
Postuar më parë nga
kafiri
Hej “FireSoul” më duket se nuk jeni i sinqertë me “I Kthyeri” dhe për atë që ju po i thoni, ky është postimi im parë në këtë pjesë të forumit por më ndiq pak me poshtë dhe do të arsyetoj pse.
Po përpiqem t’ju citoj diçka nga një libër që po lexoj sëfundmi dhe titullohet “Tema Islame” me autor “Salih Kurdi” në faqen 71 ai thotë: “Kush e mëson shkathtësinë e gjuajtjes (me armë) e pastaj e harron atë nuk është njëri prej nesh.” (Muslimi)
Xhihadi është rruga e vetme e drejtë përmes cilës muslimanët mund ti arrijnë qëllimet e tyre. All-llahu, ‘azze ve xhel-l, na sqaron këtë: Juve u është bërë obligim lufta (xhihadi), ndonëse ju e urreni atë. Por mund që jut a urreni një send, e ai është shumë I dobishëm për ju, dhe mund që jut a doni një send e ai është dëm për ju (2:216).
Pejgameri, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, thote: “Jam dërguar para ditës së Gjykimit me shpatë, derisa (njerëzit) të mos i robërojnë vetëm Një All-llahu të Madhërishëm i cili nuk ka të barabartë; furnizimi im gjendet nën hijen e heshtës sime ndërsa poshtërimi i godet ata që më kundërshtojnë; dhe kush identifikohet me një popull, atëherë ai është njëri prej tyre!” (Ahmedi)
Rruga e xhihadit është e vështirë dhe e mundimshme. Atë mund ta mbajnë vetëm besimtarët e sinqertë dhe të fortë, për të cilët Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, si përgjigje në pyetjen cilët njerëz janë më të mirët thotë: “Ky është mu’min I cili në rrugën e All-llahut lufton me jetën dhe pasurinë e vet”. (Buahriu).
Gjithashtu po citoj nga faqja 139: Transmetohet nga Ebu Hurejre, radij All-llahu ‘anhu, të ketë thënë: “Kishte ardhur një njeri tek Resulullahu, sal-l All-llahu alehi ve sel-lem, dhe I kishte thënë “Më udhëzon për ndonjë vepër që është baraz me xhihadin.” Ai kishte thënë: “Nuk ka vepër të tillë.”
Nëse i lexon edhe ti o Gostivar dhe ti Fisnik bëni zamet të mi komentoni pak sepse mua më duken shumë të frikshme.
Edhe diçka tjetër që ja vlen ta diskutojmë, po ju citoj nga faqja 66.
“Nuk ka asgjë të përbashkët midis islamit dhe demokracisë; islami në asgjë nuk pajtohet me demokracinë”. Dhe në vazhdim “Për në muslimanët nuk është e lëjuar ta krahasojmë Sheriatin me ligjet kafirike dhe jo islamike e le më të besojmë se midis Sheriatit të All-llahut dhe një sistemi të përbotshëm ekziston ndonjë lidhje e afërt e cila e trajton në mënyrë direktë rregullimi shoqëror (i cili është në lidhje të pandashme, kuptohet, me besimin islam). Nuk guxojmë as të mendojmë se Sheriati ka pika të përbashkëta me sistemet kafirike”.
Po të citoj sërisht faqe 60. “Ndërsa sa i përket lirisë së besimit dhe që njeriu në kuadër të demokracisë mund të besojë çka të dojë, ajo është mashtrim i kulluar dhe asesi nuk është në pajtim me fenë tonë, islamin. Për shëmbull, nëse muslimani e ndryshon besimin dhe bëhet dëshmitar i jehovës, krishter d.m.th kafir, nuk mund t’i themi se ka bërë mirë ngase ai është i lirë të besojë çka të dojë. Përkundrazi, kush e braktis islamin konsiderohet dezertor ndaj të cilit duhet të zbatohet ekzekutimi i menjëhershëm. Në rast se pëndohet, do të lirohet nga ky dënim, mirëpo nëse këmëgulë në kufrin dhe devijimin e tij, duhet goditur me shpatë pas qafe. Pejgamberi, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush e braktisë fenë (islamin) vrajeni!” (Buhariu)
Më është urdhëruar të luftoj kundër njerëzve derisa të mos dëshnojnë se nuk ka zot pos All-llahut dhe ta kryejnë namazin!(Buhariu dhe Muslimi). “Jam dërguar para ditës së Gjykimit me shpatë, derisa (njerëzit) të mos i robërojnë vetëm Një All-llahu të Madhërishëm i cili nuk ka të barabartë; furnizimi im gjendet nën hijen e heshtës sime ndërsa poshtërimi i godet ata që më kundërshtojnë; dhe kush identifikohet me një popull, atëherë ai është njëri prej tyre!”(Ahmedi)”
Nuk po ju citoj më sepse si thashë edhe më lart më ka hyrë frika, por n.q.s dëshironi po ju thëm se në fund të librit jepet edhe nje kushtetutë me Kalifin si udhëheqë, më Sherihatin si ligj, me islamin si fe dhe me nënështrimin e të gjithve ndaj kësaj gjëje.
Të gjitha citimet janë bërë nga libri i kthyer në shqip nga boshnjakishtja dr.sc. Selim Sylejmani, dhe botuar nga shtëpia botuese “Drita e jetës” Gjilan, me tirazh 500 copë të cilin e kam blerë tek xhamij tek rruga e kavajës.
Krijoni Kontakt