Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    E Diela XIX-te Gjate Vitit

    Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dieles sė 19-tė “B”
    (1Mbr 19,4-8; Ef 4,30-5.2; Gjn 6,41-51)





    “ Kujdesuni jo pėr ushqimin qė prishet, po pėr atė qė qėndron pėr jetėn e amshuar” (Gjn 6,27). Javėn e kaluar, nė pjesėn e ungjillit Jezusi na la me kėtė fjalė, vėrtetėsia e sė cilės ėshtė e pohuar paradoksalisht edhe nga ata qė nuk besojnė. Albert Camus, ateist, ka shkruar: “Toka nuk i mjafton njeriut”. Roger Garaudy, edhe ai ateist, po thellėsisht nė krizė, arrin deri tek lutja: “Na ktheni Krishtin. Jeta e tij e vdekja e tij na pėrkasin edhe neve”.

    Kėto fjalė janė ofshamė ndershmėrie. Nė tė vėrtetė, nė asnjė njeri mund tė shuhet pritja e diēkaje qė tejkalon e qė shkon pėrtej kėsaj jete tokėsore: fjala e Jezusit ėshtė kaq e konfirmuar nga eksperienca e njerėzimit tė tė gjitha kohėrave, nga besmitarė e jo besimtarė.

    Po si mund tė gjejmė e sigurojmė ushqimin qė qėndron e siguron jetėn e ashmuar? Jezusi pohon: “Unė jam buka e gjallė zbritur nga qielli” (Gjn 6,51). Nė tjetėr rast, Jezusi thotė: “Para se tė ishte Abrahami, Unė Jam” (Gjn 8,58). E nė darkėn e mbrame, duke u lutur, Jezusi shprehet kėshtu: “ O Atė, bota nuk tė njeh, por une ty tė njoh” (Gjn 17,25). E Filipit i pėrgjigjet: “Filip, kush mė ka pa mue, e ka pa Atin. Mė bėsoni: unė jam nė Atin e Ati ėshtė nė mua; nėse jo, sė paku besojeni kėtė pėr shkak tė veprave tė mia” (Gjn 14,9-10).

    Kurrė, askush nuk ka folur kėshtu. Kurrė asnjė themelues religjionesh (fesh) nuk ka pohuar tė ketė qenė Biri i Zoti. Prej mėse dy mijė vjetėsh, fjalėt e Jezusit shkandullojnė e magjepsin: “Krishti ėshtė dashur deri nė adhurim dhe urrejtur deri nė ēmenduri”, ka vrejtur ndershmėrisht Blaise Pascal.

    Kuptimi i Fjalėve tė Jezusit ėshtė i qartė. Thotė Ai: “Unė jam Biri i Zotit, unė jam Jeta e Amshuar qė kėrkoni, unė jam ajo qė ēka i mungon paqes tuaj, unė jam Dhurata qė Ati ju bėn, unė jam Pėrgjigja problemeve tuaja”. Pėr atė qė beson nė Krishtin, kėto fjalė konfirmohen rregullisht nė jetėn e pėrditshme. Pėr atė qė nuk beson, Krishti mbetėt enigmė e Ungjilli dritė e pashpjegueshme. Do tė them mė shumė: pėr atė qė nuk beson nė Krishtin – janė fjalėt e Pascalit – jeta e vdekja mbesin tė padeshifrueshme”.

    Dalin jashtėzakonisht tė vėrteta fjalėt e F. Werfelit, njė hebreu bashkėkohor i joshur nga Krishti. Ai ka deklaruar: “Unė njoh vetėm njė problem: Kush ėshtė Jezu Krishti?”

    Pėrgjigjen nė kėtė pyetja na ndihmon ta gjejmė Bibla.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    E diela XIX gjatė vitit (B)


    Jezu Krishti – Buka e jetės

    I krishteri jeton prej eukaristisė. Burimi dhe kulmi i jetės sė krishterė dhe Kishės nė pėrgjithėsi ėshtė eukaristia – Mesha shenjte – Korpi dhe Gjaku i Jezu Krishtit. Kjo ėshtė dhurata mė e madhe qė Hyji ia dha njerėzimit. Tė krishterėt e parė ishin tė njohur nė mbarė botėn pikėrishtit nė bashkėsinė e kremtimit tė eukaristisė – Ndarjes sė bukės. Nė kėtė tubim eukaristik ēdo i krishterė edhe sot e fiton bukėn hyjnore – dhuratėn mė tė madhe tė Hyjit dhe ėshtė shenjė dalluese e pėrkatėsisė sė krishterė.

    Porosia biblike e tė dieleve zakonisht mirret nga tri leximet, njė nga BV dhe dy nga BR. Nė kėto lexime gati se pėrherė ėshtė e pranishme njė porosi qė nė BV shtrohet dhe diskutohet, kurse nė BR bėhet aktuale dhe shtjellohet mė njė frymė mė tė lartė dhe mė tė pėrsosur. Kėtė gėrshėtim e gjejmė nė leximet e kėsaj tė diele.

    Nė leximin e parė kemi nynykatjen e popullit tė izraelit nė shkreti kundėr Moisiut dhe Aronit, gjegjėsisht kundėr Zotit, sepse nė shkretirė ishte ballafaquar me mungesėn e ushqimit. Populli i Izraelit kishte dal nga robria e Egjiptit dhe tanimė ishte nė liri rrugės nėpėr shkreti kah toka e premtuar tė cilėn ia kishte premtuar Hyji. Lirimi i tyre nga robėria kishte ndodhur nė mėnyrė tė mrekullueshme, pėrkatėsisht me intervenimin e Zotit faraoni i Egjiptit kishte lėshuar pé dhe e kishte lėshuar popullin tė dal nga Egjipti. Populli i Izraelit kishte fituar lirinė. Liria, dalja nga robėria kishte sjellė gjėra tė reja dhe sfida tė paprovuara. Nga “siguria” nė Egjipt kishin kaluar nė “pasigurinė” e lirisė nė shkreti. Vėshtirėsitė e lirisė shpeshherė janė mė tė rėnda se ato tė robėrisė. Kėtė e dėshmon edhe populli kur ngritet kundėr Moisiout duke thėnė se, nė Egjipt kemi pasur me bollėk bukė dhe mishė kurse tani vdesim nga uria, pse na keni nxierr na rahatia nė pasigurinė e shkretirės. Kjo nynykatje, ky kundėrshtim e dėshmon njė fakt dhe realitet shumė tė rėndėsishėm e delikat qė vazhdimish ėshtė i pranishėm nė bashkėsitė, shoqėritė e dala nga robėritė e diktaturat. Madje, populli i rritur nė robėri nuk ėshtė i pjekur pėr ta jetuar lirinė. Shkretira nė bibėl simbolizon pastrinė e `mykut` tė robėrisė, njėllojė katarsis shpirtėrorė dhe proces qė duhet medoemos tė kalohet, qė tė mund tė arrihet liria e mirėfilltė - apo siē e thekson Shkrimi shenjt, pėr tė arritur nė Tokėn e premtuar. Prijėsi i popullit, qė nė kėtė rastė ėshtė Moisiu, pėrballėt mė njė akuzė tė rėndė e shumė tė vėshirė, kėrkohet tė gjindet njė rrugėdalje dhe tė shafiten zėrat kundėrshtarė nė popull. Tani, nė rrjedhėn e realitetit tė ri dhe shkaktarit tė lirisė, qė ishte vetė dora e Hyjit, Moisiu i drejtohet Hyjit dhe e lutė tė intervenojė pėr ta ushqyer popullin e revoltuar. Faktikisht njė gjė e tillė ndodh pėrherė, ai qė ka intervenuar tė ndėrrohet robėria apo diktatura me lirin, ai edhe duhet tė kujdesohet pėr ecuarinė e mbarė tė lirisė.

    Zoti e bėnė mrekullinė dhe e ushqen popullin me manėn. Kjo mrekulli do t`i qetėsoj pėr njė kohė zėrat e shqetėsuar tė popullit. Por, liria nėpėr shkretirė do tė sfidojė edhe mė tepėr popullin qė do tė jetė shkas pėr kryengritje kundėr Moisiut dhe kundėr Zotit. Kjo e dėshmon njė tė vėrtetė tė pakontestueshme se sa vėshtirė ėshtė tė edukohet njė popull i dal nga zgjedha e robėrisė dhe sa vėshtirė ėshtė tė jetohet liria e vėrtetė. Mana nė shkretirė si ushqim pėr popullin e zgjedhur ėshtė njė prototip pėr ushqimin eukaristik. Etėrit e kishės shpeshherė kanė bėrė krahasime dhe kanė njohur manėn si paraprijėse tė eukaristisė.

    Nė ungjill kemi njė pjesės tė diskutimit mes popullit dhe Jezusit pėr bukėn e jetės qė e jep vetė Jezu Krishti, pėrkatėsisht ajo bukė ėshtė vetė Jezu Krishti.

    Populli qė kishte pėrjetuar mrekullinė e bukėve tė shumėzuara, ishte pandėrprerė nė entuziazmin e bukės dhe nė pritje tė njė mrekullie tjetėr tė ngjajshme. Jezusi i thėrret qė mos tė bengosen tepėr pėr bukėn qė mund tė prishet por pėr bukėn qė qendron pėr pėrjetėsi.

    Kėtė bukė do ta jap Biri i Hyjit, i dėrguari i Atit. Kjo ndėrlidhet mirė me bisedėn qė e ka bėrė Jezusi me Samaritanėn (Gjn 4, 14), kur Jezusi i thotė se, ujin qė ai e jep do tė shuan etjen pėr amshim. Samaritanja ja lyp Jezusit atė ujė qė tė pi vazhdimisht. Tė njėjtėn gjė e kėrkuan edhe hebrenjėt nga Jezusi kur iu tha se kush e ha bukėn qė e jep ai nuk do tė ketė mė kurrė uri. Nė kėtė kontekst, Jezusi apelon te populli qė tė angazhohet nė grumbullimin e bukės dhe ujit hyjnor, pėrkatėsisht pėr shuarjen e etjes shpirtėrore.

    Burimi dhe dhuruesi i kėsaj buke dhe kėtij uji ėshtė Jezu Krishti, dhe pėr ta fituar kėtė bukė dhe kėtė ujė duhet tė veprojmė sipas vullnetit tė Zotit dhe t`i besohet Birit qė ai e dėrgoi. Moisiu nė shkretirė nuk ishte dhėnėsi i manės/bukės, por Zoti, Ati qiellor ishe ai qė e dhuroi manėn nė shkretirė. Moisiu ishte vetėm ndėrmjetėsues. Kurse nė BR Jezusi ėshtė ai qė e jep bukėn nga qielli. Dhe aq mė tepėr, “Unė jam buka e jetės. Kush vjenė tek unė, nuk do tė ketė mė kurrė uri, kush beson nė mua nuk do tė ketė mė etje.” (6, 35). Jezusi paraqitet si dhėnės i bukės sė jetės dhe ai qė shuan etjen pėrgjithmonė. Me ushqimin e bukės eukaristike – me korpin dhe gjakun e Jezu Krishtit – qenia njerėzore fiton jetėn. Dhe siē pėrmend edhe Shėn Pali, Krishti na rilindi pėr jetė tė re, e braktisėm njeriun e vjetėr dhe u veshėm me njeriun e ri. Jeta e re ėshtė rezultat i asaj qė i krishteri ėshtė i ushqyer mė korpin dhe gjakun e Krishtit. Ky ushqim tė vesh me jetė tė re. Eukaristia apo mesha shenjte ka mbajtur gjallė me shekuj kishėn, atėherė kur kisha ka pėrjetuar kriza tė mėdha e atėherė kur ka ra nė agoni, pėrherė jetėn e ka fituar pikėrisht nėpėrmjet Eukaristisė shenjte. Jezusi ėshtė buka e jetės, dhe nuk ka tjetėr burim tė jetės pėrveē Jezu Krishtit. Me tė dhe nėpėrmjet tij ne e fitojmė, e ripėrtrijmė dhe e plotėsojmė jetėn.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •