ARTI I HAPAVE TĖ VEGJĖL
Nuk po tė lus o, Zot, pėr mrekullina dhe vegime, por pėr fuqi nė jetėn e pėrditėshme. Ma mėso artin e hapave tė vegjėl.
Mė baj tė sigurtė nė ndarjen e kohės. Mė mbush me ndjeshėninė me pėrcaktu se ēka ashtė shumė e randėsishme, e ēka ėshtė mė pak e randėsishme.
Tė lutem pėr urti qė tė pėrcaktoj pėrmbajtje dhe masė, qė gjatė jetės tė mos rrėshqas, por qė me urti ta pėrcaktoj orarin ditor, ta vėrej dritėn dhe lartėsinat, qė ndėkohė tė gjej kohė pėr bukurinė, artin dhe kulturėn.
Mė lejo qė ta kuptoj se ėndėrrat pėr tė kaluarėn dhe ardhmėninė nuk qojnė larg. Mė ndihmo qė drejtpėrdrejt tė veproj mirė, qė momentin e tanishėm ta njoh si mė tė randėsishmin.
Mė ruaj prej qėndrimit naiv se nė jetė duhet tė rrjedh qdo gja mirė. Mė mbush me njohuninė e zgjume se vėshtirėsinat, dėshtimet dhe grushtimet janė ndjekėsit e pėrhershėm tė jetės, me tė cilėt rritemi dhe formohemi.
Mė pėrkujto se zemra shpeshherė e turbullon arsyen. Nė momentin e duhun mi dėrgo shokėt tė cilėt me durim do tė ma thonė tė vėrtetėn.
Ty dhe njerėzve do tu lejoj qė tė mė flasin. Tė vėrtetėn nuk mund tia themi vetvetes, ajo na tregohet. Ti e din se sa na duhet shoqnia. Mė ban tė tė jem i rritun pėr kėtė, mė tė bukurėn, mė tė kėrkueshmen dhe mė tė ndjeshmen dhuratė.
Mė jep imagjinatė tė mjaftueshme qė nė momentin e duhun, nė adresėn e saktė ta dėrgoj pakon e mirėsisė me letrėn pėrcjellėse ose pa tė.
Krijo prej meje njeriun i cili do tė lėvroj thellė sikurse ania, qė ti prek edhe ata tė cilėt janė nėn.
Mė liro prej frikės qė ta lėshoj jetėn. Mos mė jep atė ēka unė dua, por atė ēka mė duhet.
Ma mėso artin e hapave tė vegjėl.
Antoine de Saint-Exupery
Krijoni Kontakt