Liturgjia e Fjalės sė Zotit e dielės,
kėsaj herėt kushtuar festės sė TRINISE SHENJTE
(Leximet biblike nga: Dt 4,32-34.39-40; Rm 8,14-17; Mt 28,16-20)
Ja pėrsėri nė takimin tonė javor tė shtunės me Fjalėn e Zotit tė dielės, qė pėrkon me festėn e Trinisė Shenjte.
Pas festėn sė Rrėshajėve kremtuar tė dielėn e kaluar, me tė cilėn u mbyll cikli i kohės sė Pashkėve, me kėte tė diele, Kisha e fillon ciklin tjetėr kohor tė quajtur Gjatė Vitit dhe me njėherė na propozon festėn mė tė Madhe e mė tė mistershme tė fesė sonė tė krishterė: festėn e Trinisė Shenjte Hyjnore.
Kėshtu pra, edhe kėsaj here jemi tė bashkuar pėrmes valėve Radiofonike, nė Emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjtė, pėr ta dėgjuar Fjalėn Hyjnore tė Zotit Trini.
Tėrė jeta tokėsore e Jezu Krishtit ka qenė shfaqje e misterit mė tė bukur. mė tė thellė , mė tė pashqyrtueshėm tė Hyjit: e ky mister ėshtė Ati, Biri e Shpirti Shenjtė = Njė natyrė e vetme Hyjnore nė Tri vehtje ( nė tre persona).
Leximet biblike tė liturgjisė sė kėtij solemniteti pohojnė se Zoti ėshtė Trini Dashurie pėr tu besuar, pėr tu dėgjuar e pėr tu pranuar nė jetė.
Zoti ynė ėshtė Zot bashkėsi ; Ai do qė ne ti bashkohemi Atij e nė tė njėjten kohė na thėrret tė jemi nė bashkim edhe me tė gjithė vėllezėrit e tė afėrimit tanė.
Hyjit Atė nuk ėshtė larg nesh: pėrmes Pagėzimit, Hyji Trini vjen nė ne, qė ne tė bėhemi tempull i gjallė i pranisė sė Tij nė kohė e nė histori. Kėshtu pra, detyra e misioni ynė si besimtarė ėshtė ta lavdėrojmė Atin, Birin e Shpritin Shenjtė me lutje e sidomos ta dėshojmė me vepra tė mira, me vepra drejtėsie, dashurie e tė vėrteta.
Hyji Atė e ka dėruar nė botė tė Birin e Vet, Fjalėn e sė Vėrtetės, Jezusin, dhe Shpritin Shenjtė shenjtėrues pėr tė na bėr pjesėmarrarės tė jetės sė tij Hyjnore.
Hyji Atė bashkė me tė Birin e Tij Jezus Njėlindurin dhe me Shpritin Shenjtė, janė Njė Zot i vetėm nė Trininė e vehtjeve dhe nė Njininė e natyrės. Ai na ka zbuluar kėte mister pėrmes Jezus Krishtit, e ne besojmė dhe e dėshmojmė fenė tonė nė Hyjin e vėrtetė dhe tė pėrjetshėm, rrėfejmė Njėninė e Natyrės e Barazinė e madhėrisė sė Trinisė Hyjnore.
Tė kremtosh festėn e tė Shenjtėnueshmes Trini pėr besimtarin domethėnė ti pėrgjigjesh dėshirės pėr ta njohur Zotin gjithnjė mė tepėr, por edhe tė jesh i gatshėm ndaj manifestimit, fshaqjes sė Tij Hyjnore: Ai i pari e dėftoi veten porsi Urti, porsi Fjalė dėftuese, porsi Dashuri jetike.
Kisha na mėson qė ngaj fėmijėria tė fillojmė ēdo ditė, tė nisim ēdo vepėr, ēdo punė me shenjėn e krqyit, qė dmth. Gjithēka tė fillojmė dhe mbarojmė nė Emėr tė Shenjtėnueshmes Trini.
Me shenjėn e kryqit pėrkujtojmė misterin e Njėsisė e Trinisė sė Hyjit, dhe misterin e mundimeve, tė vdekjes e ngjalljes sė Jezusit Zot.
Edhe kremtimi mė solemn liturgjik, qė ėshtė kremtimi i meshės shenjte, Eukaristia, fillon nė emėr tė Shenjtėnueshmes Trini Hyjnore. Meshtari u drejtohet besimtarėve me kėto fjalė: Hiri i Zotit tonė Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit Atė dhe bashkimi i Shpirtit Shenjtė (qofshin pėrherė me ne).
Festa e kėsaj sė diele e Trinisė Shenjte, ėshtė kremtimi liturgjik qė meriton tė konsiderohet absolutisht si festa mė e rėndėsishme ndėr tė gjitha festat tjera.
Pėr besimtarėt, e vetmja festė qiellore ėshtė adhurimi i Trinisė Shenjte nga ana e engjėjve dhe shenjtorve, nė njė Hosana tė pėrhershėm kėngėsh e lavdėsh.
Trinia ėshtė nė ne
Jezusi tha: Unė jam nė Atin e Ati ėshtė nė mua. Edhe ne mund tė themi: Unė jam nė Trininė e Trinia ėshtė nė mua. Nė tė vėrtetė ne jemi Tempull i Zotit.
Kush mė do tha Jezusi unė dhe Ati im do tė vijmė tek ai e tė hamė darkė me tė, e do tė vendosim banesėn e pėrhershme tek ai.
Babai i Origenit (teologut tė lashtė kishtar) gjunjėzohej para fėmijut tė vet dhe nė tė e adhuronte tė Shenjtėnueshmen Trini.
Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėllimit tonė, tė ngjajshėm me ne, thotė Zoti nė momentin e krijimit tė Adamit.
Nė tė gjithė prindėrit e botės ekziston dėshira pėr tė parė nė fytyrėn e fėmijėve tiparet e veta. Mirėpo ne nuk jemi shėmbėllim imazhi i Zotit pėr tiparet fizike qė kemi pėr koken, duarėt e kėmbėt sepse Zoti nuk ka trup.
Secili ėshtė i krijuar nė shėmbėllim tė Zotit sepse ėshtė i pasijur me inteligjencė, me mendje, me vullnet, me shpirt.
Por mė shumė se njeriu si individ, ėshtė familja ajo qė i pasyron tiparet trinitare: babai, nėna, fėmija: janė tre persona tė ndryshėm, e megjithatė janė njė familje e vetme, njė gjė e vetme nė dashuri. Zoti, nė tė vėrtetė, ėshtė Familje, ėshtė Dashuri.
O Zot, Ti je Dashuria, e Vėrteta e Jeta. urtia e Zotit, e zbuluar, e dėftuar nė Jezusin i tregon njeriut tė vėrtetėn mbi veten dhe rrugėn pėr arritur deri tek Ti.
Cdo i krishterė ėshtė i thirrur ta pėrjetojė, ta shijojė kėtė pėrvojė pajtimi me Zotin, nė Jezusin, ta njohė vetveten nė fytyrėn e Zotit bėr njeri e ta jetojė nė fe dashruinė e Zotit pėr ne.
Krijoni Kontakt