Sot nė mesditė nė Shenjtėroren e Zojės Rruzare nė Pompei tė Italisė dhe nė tė gjitha Kishat nė mbarė botėn, ėshtė lutur Nėna Qiellore, Zoja Rruzare pėr paqen universale.




( 8.05.06 )

Sot, nė Shenjtėroren e Pompeit nė Itali, gjatė njė kremtimi tė kryesuar nga vikari i Papės, Kryeipeshkvi Angelo Komastri, u tha lutja tradicionale drejtuar Zojės Rruzare me pjesėmarrje tė mijėra e mijėra besimtarėve. Po kėshtu edhe nė Kisha tė mbarė botės, nė mes ditė ėshtė lutur Nėna Qiellore, Zoja Rruzare. Kjo ngjarje Lidhet me njė traditė tė lashtė, qė nis nė vitin e largėt 1571.
Mė 7 tetor 1571 nė Lepanto, nė ngushticėn qė ndan Gjirin e Patrasit nga Korinthi, koalicioni i formuar nga Venediku, Spanja dhe Shteti papnor arriti njė fitore tė paparė deri nė atė kohė kundėr flotės turke, tė pėrbėrė nga 274 anije e tė komanduar nga Ali Pasha. Anijet u mbytėn tė gjitha ndėrsa komandanti mbeti i vrarė gjatė betejės. Ishte njė ngjarje qė pati jehonė tė jashtzakonshme nė gjithė botėn e krishterė, gjė qė e shtyu papėn Piu V tė caktonte njė festė falėnderimi, e cila u quajt "Shėn Maria e Fitores".
Kjo festė mė 1716 u shtri nė mbarė Kishėn universale dhe u fiksua pėrfundimisht mė datėn 7 tetor nga Shėn Piu X nė vitin 1913. Festa e Zojės Rruzare, siē u quajt mė pas - do tė pėrmblidhte tė gjitha festat e Zojės dhe misteret e Krishtit, qė pati gjithnjė pranė Nėnėn e tij tė Virgjėr.
***
Ndėrsa Lutja e Pompeit nisi tė pėrhapej, para sė gjithash, nga intuita profetike qė Bartolomeo Longo, avokat i ri italian, pati nė njė nga rrugėt fshatarake tė Pompeit, si ishte kthyer nė rrugėn e Zotit, pas njė periudhe tė shkurtėr hutimesh rinore. Zoja i tha se duhet t’ia kushtonte jetėn devocionit tė Rruzares dhe pėrhapjes sė saj, duke e bėrė luginėn e Pompeit vend kushtuar Jezusit e Zojės sė Bekuar e pikė referimi pėr gjithė Kishėn. Pas kėsaj ngjarjeje tė 2 tetorit 1872, Bartolomeo Longo bleu njė truall pėr ngritjen e Shenjtėrores, me pėlqimin e ipeshkvit tė Nolės. Guri i parė i kėtij tempulli qe vėnė pikėrisht mė 8 maj tė vitit 1976, pranė rrenojave tė Pompeit tė lashtė, i cili qe mbuluar me hi e llavė nga shpėrthimi i vullkanit Vezuv.
***
Kėto rrenoja duket sikur flasin, sikur qortojnė, sikur thonė: fati i njeriut ėshtė i pasigurtė; siguria mund tė gjindet vetėm tek Ungjilli qė shpėton, qė shėlbon! E Rruzarja ėshtė njė shtesė efikase e Ungjillit, pėr t'ia kumtuar Krishtin njė shoqėrie qė po largohet pėrherė e mė shumė nga vlerat e krishtera. Por Rruzraja ėshtė edhe lutje gjithnjė aktuale pėr tė pėrhapur mesazhin e paqes, posaēėrisht nė fillimin e njė mijėvjeēari i cili ėshtė fshikulluar nga erėrat e acarta tė luftės.
Nėn masėn vigane tė vullkanit tė Vezuvit - i cili dymijė vjet mė parė shkatėrroi tre qytete, duke fiksuar dramatikisht nė kohė hollėsitė e kėsaj historie, tė cilat na i kthen si njė dokument tė jashtzakonshėm historik nėn qiellin e hapur, nė Shenjtėroren e Pompeit, jehoi pėrsėri lutja drejtuar Zojės Rruzare, krijuar mė 1883 nga i Lumi Barto Longo me rastin e bekimit tė kėmbanės sė parė tė Bazilikės.
Tradita e pėrvitshme u pėrsėrit sot nė tremen e Shenjtnores, para fasadės kushtuar ‘Paqes universale’, me njė kremtim kryesuar sivjet nga kryeipeshkvi Angelo Komastri, vikar i Papės pėr Qytetin e Vatikanit. Pėr t’i bashkuar tė gjithė ata qė e ndjejnė veten thellėsisht tė lidhur me Nėnėn e Zotit, lutja, titulluar “Shprehje e dashurisė pėr Marinė” , thuhet njėkohėsisht nė tė pesė Kontinetet, pikėrisht nė mesditė. Beato Longo, themelues i Pompeit tė Ri, e pati quajtur “Ora e botės”.
Mijėra besimtarė u dyndėn sot kudo nė botė drejt shenjtėroreve tė Zojės Rruzare ose shenjtėroreve tė tjera mariane, ku pikėrisht nė mesditė njė kor vigan besimtarėsh, qė pėrshkoi Planetin, lartoi drejt qiellit njėzėri, tė njėjtėn lutje!
Ndėrsa nė sfondin e Pompeit tė lashtė, Rruzarja mori pėrsėri vlerė simbolike; foli pėr njė hov tė ri tė kumtimit tė krishterė nė kohėt tona. E ky kumtim, i konkretizuar posaēėrisht nė ftesėn pėr vėllazėri universale e, nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė, tingėlloi si lutje pėr paqe.
Misteret e dritės, shtuar formės klasike tė Rruzares nga Gjon Pali II, qė shoqėruan sot lutjen mariane, jehuan nė tė pesė kontinentet, ndėrsa nė elterėt e kishave tė Evropės, Azisė, Afrikės, Amerikės e Oqeanisė ndritėn si yjet qirinjtė e ndezur tek kėmbėt e Zojės Rruzare, sikur tė donin tė projektonin dritėn e Krishtit mbi konfliktet, tensionet e dramat e tė pesė kontinenteve. Nėnvizuan kėshtu intuitėn profetike tė Bartolomeo Longos, qė e lidhi fasadėn e tempullit marian pikėrisht me paqen universale, duke i ftuar tė gjithė tė jenė veprimtarė tė paqes nė gjurmėt e tė Lumit, qė diti tė bashkojė lutjen me veprimin, duke e bėrė Pompein marian, "Kėshtjellė bamirėsie". Eshtė njė intuitė qė tingėllon aktuale nė fillim tė kėtij mijėvjeēari, tė fshikulluar nga erėrat e luftės dhe tė mbrujtur me gjakun e shumė vendeve tė botės.