Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mbi Universitetin e Prishtines.

    Nga Shtypi mora kete shkrim qe mendoj se eshte me rendesi per ceshtjen shqiptare meqense flet per universitetin e Prishtines, dikur qendra me e madhe ne boten shqiptare e kultures ne pergjithsi dhe e shkencave albanologjike ne vecanti..

    Dicka sot.. nuk shkon mire ne ate Universitet..

    Le te lexojme kete diskutim..
    -------------------

    Nė vend tė ankesės, letėr e hapur Rektorit tė Universitetit tė Prishtinės


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinė, 22 korrik 2002 / Enver Hasani

    Filozofia policore e lidershipit universitar

    Miku qė mė tregoi se mė kishit shkarkuar nga posti, tė cilin unė pėrndryshe e kam braktisur pėr tė mos legjitimuar parregullėsitė tuaja aty, filloi tė qeshte, nė ndėrkohė qė unė i thash se duhej tė qante, jo pėr mua por pėr pozitėn e mjerė nė tė cilėn e keni sjellur Universitetin e Prishtinės, gjė tė cilėn nuk kanė arritur ta bėjnė as armiqėt mė tė ashpėr tė Kosovės dhe interesit tė saj nacional. Z. Rektor, ju keni stėrkequr tė gjitha kriteret humane tė cilat e mbajnė njė institucion tė lartė arsimor, duke i futur nė njė thes, siē thotė populli, politikanin dhe politologun, shkenctarin dhe policin, dhunuesin dhe tė dhunuarin. Shkurt, ju z. Rektor, i keni futur nė njė thes tė dijshmit dhe tė padijshmit. Zaten nėn lidershipin tėnd as qė ka pasur mundėsi tė ndodhė ndryshe. Vetėm ju keni duruar dhe pranuar lojėn e kuluareve dhe tė intrigave nė menaxhimin e njė institucioni kaq serioz siē ėshtė Universiteti i Prishtinės. Unė jam viktima mė e freskėt e tiranisė sė fjalėve tė rrugės, e kėtij varianti mė obskur e primitiv tė menaxhimit policor.

    Nuk kanė qenė tė pakėt ata qė kanė kėrkuar nga unė sqarime rreth njė deklarate tė cilėn mė heret e pata dhėnė, duke ju akuzuar pėr futjen e metodave policore nė menaxhimin e Universitetit tė Prishtinės. Nuk ėshtė se kjo nuk qe vėrejtur mė heret nga tjerėt. Arsyeja qė kėrkohej sqarimi nga unė kishte tė bėnte me kontekstin thelbėsor dhe kohor tė deklaratės sime. Pra pėr arsye tė faktit tė thjeshtė se unė nxirrja nė shesh njė filozofi menaxhimi, e pėrdorur nė UP nė vijimėsi qė nga mbarimi i luftės mė 1999. Nė tė vėrtetė, qė nga momenti kur u futa nė Kosovėn e ēliruar dhe u bashkova me kolegėt e mi tė UP-sė, asnjėherė nuk mė ka rastisur tė vėrejė transparancė nė procesin e emėrimeve ose shkarkimeve, avancimeve ose degradimeve nė kuadėr tė UP-sė, por ēdoherė vetėm pėrdorim tė metodave tinėzare dhe largė syve tė publikut, metoda menaxhimi qė u kanė hije vetėm qyqarėve dhe tė padijshmėve dhe qė kanė karakterizuar kohėt pėr tė cilat ne deri vonė kemi besuar se i kemi lėnė prapa shpinės sonė, nė dosjen e historisė.

    Kush mė vonė e kush mė heret, kuadrot me tė sipkatura tė kėtij Universiteti, tė rinjė e tė vjetėr, u eliminuan nga vendi i ndikimit nė UP, mbi bazėn e po kėsaj filozofie policore, duke i hapur kėshtu rrugėn proceseve krejt denigruese e retrograde brenda njė institucioni kaq vital nacional. Mbase kjo spjegon faktin pse asgjė nuk ndėrmmiret nė UP, pėrkundėr skandaleve tė pėrditshme qė ndodhin. Papėrgjegjėsia ėshtė bėrė rregull mbi tė cilėn bazohet, si cdo logjikė policore, menaxhimi i UP-sė, kurse linēi bulevardesk i njerėzve, moto e punės suaj aty. Mbase dikush do tė donte qė kėtė reagim timin ta paraqesė si njė gjė personale ose “luftė gjeneratash”. Kėtu, nė fakt, fjala ėshtė pėr dallim substancial konceptesh, tė cilat as nuk lidhen me moshė e as me ēėshtje personale, por me botėkuptime krejt tė ndryshme ndaj fenomeneve qė na rrethojnė. Kėto fenomene, tė cilat nė rastin konkret lidhen me gjendjen e pėrgjithshme nė UP, ju i shihni nga prizmi i sundimit me njerėz, kurse unė dhe, besoj shumė, pjesa dėrrmuese e punėtoreve universitar nė Kosovė, si menaxhim intelektual kompetent tė njė institucioni tė lartė dhe tė ndieshėm arsimor, pra me Universitin tonė tė vetėm. Kėtu ėshtė dallimi mes meje, punėtorėve universitar nė Kosovės, dhe teje e stafit tend.


    Shkarkimet ditėve tė vikendeve

    Se kjo ėshtė kėshtu si them unė shihet fare qartė nga njė shkarkim qė ju e bėtė ditėn e shtunė tė datės 20 korrik 2002, pėrkudnėr faktit qė unė ka kohė qė kam dhėn dorėheqjen nga posti i Shefit tė Departamentit tė Shkencave Politike dhe Administratės Publike. Ata qė kanė pak logjikė e dinė se kur dikush jep dorėheqje, shkarkimi bėhet i panevojė sepse humb objekti pėr vendimmarrje. Kjo, megjithatė, nė rektoratin tėnd nuk ėshtė kėshtu. Kėtė rregullė elementare duhet t’ua mėsosh atyre qė janė nė ngarkesė tė ēėshtjeve juridike.

    Vendimi juaj, z. Rektor, ėshtė pasojė e filozofisė suaj, nėse mund tė thuhet fare se menaxhimi policor ndėrmjetėsohet ngė filozofia, tė instauruar nė UP, ku nuk dihet asgjė tjetėr pos pėr “shkarkime e ngarkime” prapa syve tė publikut dhe ate ditėve tė pushimit, kur tė gjithė pushojnė dhe janė tė habitur prej shijimit tė bukurive qė na sjellė jeta. Dy kolegėt tjerė nga i njėjti Departament morėn “vėrejtje” (nuk di nėse ėshtė e fundit pėr ta, apo liderėt e “Tabir Sarajit” do tė jenė tė mėshirshėm ndaj kėtyre kolegėve edhe pėr do kohė), pikėrisht si nė kohėt e vjetra. Ju, z. Rektor, na kursyet nga etiketimi kėsaj radhe dhe nuk na quajtėt “revizionist” ose njerėz tė ngjashėm me kėtė. Ju, z. Rektor, pranuat qė Rėktorati i UP-sė tė shėndrėrrohet nė organ ndjekjeje tė kuadrove universitarė, nė njė prototip tė ish komiteteve tė partisė komuniste. Qė tė jemė mė i qartė, ne tre jemi njerėz qė kemi marr gradat shkencore jashtė UP-sė dhe qė botojmė rregullisht, bashkė mė shumė kolegė tjerė, jashtė Kosovės nė revsitat e huaja akademike. Ju kėtyre njerėzve, tanimė ėshtė e qartė, u keni shpallė luftė. Ėshtė fat i madhe pėr tė gjithė ne, megjithatė, qė kohėt janė krejt tjera, sado qė mjaft rėnd do t’i ndiejmė dhe paguajmė pasojat negative tė restaurimit tė filozofisė sė revolucioneve kulturore.

    Jo vetėm kaq, por kjo ka edhe pasoja tė thella politike

    Kur mė lutėn, dy vite mė parė, qė tė japė kontributin tim nė krijimin e Departamentit tė Shkencave Politike dhe Administratės Publike, unė pata pranuar me knaqėsi tė madhe, pėrkundėr faktit qė akoma jetoja jashtė Kosovės. Kur u bė themelimi, puna mbeti nė gjetjen e kuadrit. Publikut kosovar i kujtohet se ēfarė atmosfere e intrigave ka qenė gjatė procesit tė pėrzgjidhjes sė kuadrit. Nuk u desh shumė kohė qė edhe menaxhimi i kėtij Departament tė futet nė vorbullėn e menaxhimit policor, ashtu si pjesa tjetėr e UP-sė Kėtė lojė, unė nuk pranova ta luaj. Nuk e kam pranuar kurrė gjatė jetės sime. As qė do ta pranojė ndonjėherė. Nuk mund e tė mos e them sėrish, kėtu me kėtė rast , se fjala megjithatė nuk ėshtė pėr fate individuale, por pėr veprime qė kanė pasoja katastrofale politike pėr tė ardhmėn e Kosovės si tėrsi.

    Besoj se nuk ka nevojė askush tė bindet se Kosova pas vėnies nėn administrim ndėkombėtar mė 1999 ka hyrė nė procesin e testimit tė aftėsive tė saj pėr shtetformim. Ky test ėshtė mė i dukshmi nė sferėn e arsimit ku pak a shumė kosovarėt i kanė duart e lira dhe janė pėrgjegjės kryesor pėr gjendejn aty. Universitei i Prishinės ka qenė nė kėtė drejtim shembull tipik i lirisė sė veprimit. Nė vijim tė kėsaj duhet shikuar sjellja policore dhe e papėrgjegjshme nė lidershipin e UP-sė, ku ju jeni pėrgjegjės kryesor z. Rektor. Sė paku formalisht dhe sipas pozitės qė keni zaptuar. Kosova nuk ua ka borgjė, z. Rektor, qė tė luani mė statusin final tė saj duke lėnė pėrshtypje tė gabuar nė sytė e botės sė qytetėruar sikur ne jemi tė paaftė pėr tė formuar njė shtet dhe pėr tė qeverisur me vetveten. Kjo si po veproni ju nuk ėshtė veēse njė dėshmi pėr mosdhėnien e provimit tė pjekurisė sonė pėr ndėrtimin tė shtetit tė Kosovės. Zaten shteti me metoda policore as nuk ndėrtohet, e as qė mund tė mbahet.

    Koha do tė dėshmojė shumė shpejt se kjo qė ėshtė duke u bėrė nė UP jo vetėm qė ka qenė e dėmshme deri nė fund, por dhe se do tė duhet tė pėrpilohet njė plan dhe program i ri rehabilitimi me qėllim tė sanimit tė pasojave tė shkaktuara nga lideshipi juaj dhe politika universitare tė cilėn keni pranuar ta zbatoni nė UP. Ky Departament, nga i cili mė me dėshirė do tė mė largonit fare ashtu qė as mėsim mos tė mbajė, nuk ėshtė veēse njė pasqyrė e gjendjes sė pėrgjithshme kaotike qė ekziston nė UP dhe pėr ēka pėrgjegjės kryesor jeni ju. Tė panumėrta janė argumentet qė flasin se menaxhimi policor e ka sjellė Universitetin e Prishtinės nė pikėn mė tė ulėt tė mundėshme, kurse punėtorin universitar dhe studentėt nė mėshirėn e lloj-lloj bashibuzuku e jokompetenti.

    Nė fakt, nėn lidershipin tuaj aty as qė ka pasur mundėsi tė jetė ndryshe. Pėr po kėtė arsye, unė as qė do tė bėjė ankesė individuale, sepse shkarkimi im ėshtė vetė kulmi i kollapsit tė cdo norme morale nė UP. Rasti im ėshtė vetė triumfi i padijes dhe mendjes totalitare tė proveniencės sė majtė. Fati im nuk ka si mos tė jetė i njejėt me gjendjen e paperspektivė nė UP, tė krijuar nga ju. Fitorja e juaj don tė thotė rrėnim i ardhmėrisė, jo vetėm tė UP-sė, por edhe tė Kosovės si tėrsi. Kjo e bėnė tė pakuptim cdo aneksė individuale, prandaj flini tė qetė sepse nuk do tė ankohem individualisht pasi tė kemė marrur vendimin tuaj pėr shkarkimin tim. Por, do ta mbaj njė kopje me xhelozinė mė tė madhe, pėr tė ruajtur kujtimin e njė kohe tė mjerė, tė njė kohe kur vlerat e mirėfillta qenė tė pėrmbytura e padija mbuloi njė institucion tė lartė arsimor, gjė qė mė sė paku do tė duhej tė ndodhte, kur padija ndrydhi dijen dhe perspektivėn. Pėr fat tė mire, vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    UP

    Shkruan: Besim KRASNIQI
    ---------
    FENOMENI I PĖRKATĖSISĖ PARTIAKE EDHE NĖ UP?

    UDHĖHEQJA E UP-sė DUHET TĖ DEPOLITIZOHET SA MĖ PARĖ...!


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ju z.rektor i UP-sė duhet ta dini mirė se nė Kosovė qė nga 12.qershori 1999 ėshtė vendosur rendi i ri demokratik dhe diferencat nė mendime dhe veprime janė pjesė e jetės plurale, natyrisht tė bazuara nė fakte relevante, dhe mu shkrimet "kontestuese" tė z.Idriz Morina hapin njė debat qė ėshtė nė interes tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė sė Kosovės. Ju si pėrgjegjės kryesor pėr tė gjitha ato qė kanė tė bėjnė me UP-nė, duhet tė jeni tė gatshėm tė pranoni debatin publik pa ngritje tensionesh, dhe tė sqaroni opinionin se pse dy shkrimet "kontestuese" tė gazetarit z.Idriz Morina janė sipas jush "kontestuese" dhe jo tė merreni me medota diferencuese tė njohura nga koha e "bashkim-vėllazėrimit", duke kėrkuar gazetarė tjerė tė cilėt do t'ju shkonin juve pėrshtati.


    Shkruan: Besim KRASNIQI

    Kėrkesa absurde dhe cinike e rektorit tė UP-sė z.Zejnel Kelmendit e datės 5.08.2002, (nr.423), me tone urdhėruese drejtuar redaksisė sė gazetės kombėtare "Bota sot" nė Prishtinė pėr tė "caktuar njė gazetarė tjetėr pėr tė pėrcjellė punėn e Universitetit" nė vend tė gazetarit tė shkėlqyeshėm z.Idriz Morinės, bie padyshim nė kundėrshtim tė plotė me parimet e shumėsisė sė mendimeve respektivisht me parimet e pluralizmit dhe tė fjalės sė lirė.


    Tendencat e rektorit tė UP-sė z.Zejnel Kelmendi pėr neutralizimin e pėrhapjes sė parregullsive brenda UP-sė me zėvendėsimin e z.Idriz Morina me njė gazetar tjetėr, jep arsye edhe mė tė mėdha pėr dyshime mbi sinēeritetin, profesionalitetin, ambiciet pėr reforma dhe mbi paanėsinė e tij partiake.

    Kėrkesa e lartėpėrmendur e z.Kelmendi shpreh qartė dėshirėn e rektorit pėr monopolizimin e veprimtarisė sė tij dhe tė disa bashkėpuntorėve tė tij brenda njė klani tė caktuar me ide dhe interesa tė pėrbashkėta thellėsisht politike, metodė kjo e njohur qė nga koha e monizmit jugosllav, kur ēdo kundėrpropozim apo kundėrshtim eventual kishte pasoja tė rėnda.

    Se si erdhi nė krye nė UP-sė z.Zejnel Kelmendi e dimė tė gjithė, sikurse qė dihen publikisht edhe identifikimet dhe lojaliteti i tij politik me PDK-nė si dhe servilizmi i tij i pafshehur ndaj veprimeve "reformuese" tė ish-administratorit ndėrkombėtar tė UP-sė z.Majkėl Daxner, andaj kjo kėrkesė e tij, pėrveq se artikulon tendencat e qarta pėr zhdukjen e gjurmėve tė matrapazllėqeve dhe keqpėrdorimit eventual tė detyrės sė tij si rektor universiteti, padyshim qė ka edhe prapavijė politike derisa nga tė gjithė dihet se gazeta kombėtare "Bota sot" ėshtė halė nė sy pėr bllokun partiak tė PDK-sė.

    Ju z.rektor i UP-sė duhet ta dini mirė se nė Kosovė qė nga 12.qershori 1999 ėshtė vendosur rendi i ri demokratik dhe diferencat nė mendime dhe veprime janė pjesė e jetės plurale, natyrisht tė bazuara nė fakte relevante, dhe mu shkrimet "kontestuese" tė z.Idriz Morina hapin njė debat qė ėshtė nė interes tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė sė Kosovės.

    Ju si pėrgjegjės kryesor pėr tė gjitha ato qė kanė tė bėjnė me UP-nė, duhet tė jeni tė gatshėm tė pranoni debatin publik pa ngritje tensionesh, dhe tė sqaroni opinionin se pse dy shkrimet "kontestuese" tė gazetarit z.Idriz Morina janė sipas jush "kontestuese" dhe jo tė merreni me medota diferencuese tė njohura nga koha e "bashkim-vėllazėrimit", duke kėrkuar gazetarė tjerė tė cilėt do t'ju shkonin juve pėrshtati. Zotėri Zejnel Kelmendi, ju lutemi tė sqaroni opinionin tonė pse shkrimet e z.Idriz Morina janė "tendencioze" dhe tė "pavėrteta", sillni argumentet e juaja nė shesh dhe tregohuni kėsaj rradhe vėrtetė respektues dhe pėrkrahės "i parezervė" i fjalės sė lirė.

    Mirėpo, ju si personalitet krejtėsisht i politizuar, i cili merret mė shumė me "politikė ditore" se sa me veprimtari shkencore e profesionale, ėshtė mjaft diskutabile se a mund tė largoheni nga ndikimi i "politikės partiake" dhe t'i kushtoheni seriozisht problemeve dhe reformimeve mė se tė domosdoshme nė Universitetin e Prishtinės, gjė qė mendojmė se ato probleme nuk janė tė vogla sikurse edhe reformimet qė janė mė se tė domosdoshme. Pėr kėtė po bindemi sa herė qė mbahen provimet pranuese nė UP, ku ndodhin parregullsi dhe ato duhet tė pėrsėriten. Kjo ėshtė vetėm njėra nga ēėshtjet kompromituese dhe irrituese pėr UP-nė, pėr tė cilėn ka shkruar edhe gazetari "i padėshiruar" i kombėtares "Bota sot" z.Idriz Morina.

    Zotėri Zejnel Kelmendi, lexuesit besnik tė gazetės kombėtare "Bota sot" kanė respekt tė veēantė pėr gazetarėt e saj, mu pėr faktin se gazetarėt e "Bota sot" posedojnė ndershmėri njerėzore, pėrgaditje profesionale, posedojnė ndjenjėn e sakrificės si dhe guximin intelektual pėr ta shprehur publikisht realitetin mbi ēėshtjet e caktuara, dhe kėtu qėndron edhe "formula magjike" se pėr ēfarė arsye kjo gazetė ėshtė vazhdimisht numėr njė nė gazetarinė e Kosovės. Prandaj, nė mesin e tyre shkėlqen edhe emri i gazetarit z.Idriz Morina, ndaj tė cilit Ju z.rektor keni borxh moral.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Universiteti i Prishtinės- prona e PDK-ės

    28 arė tokė tė Universitetit u ėshtė "dhuruar" 6 ligjėruesve universitarė

    28 arė tokė tė Universitetit uėshtė "dhuruar" 6 ligjėruesve universitarė, tė cilėt kėtė tokė e kanė kaluar nė pronė private me "bekimin" e Drejtorarit tė Kadastrės, Gjeodezisė dhe Pronėsiė tė Komunės sė Prishtinės. Bordi i UP-sė, me njė vendim, mė 9 korrik 2003,
    u ka ndarė 28,14 arė tokė dy prorektorėve tė UP-sė Arsim Bajramit dhe Musli Bajraktarit, tre dekanėve Selim Dacit, Fejzullah Krasniqit e Bajram Nurajt, si edhe ligjėruesit Hajredin Kuēi.........

    Kėtė ata e kanė bėrė duke u bazuar nė njė vendim qė kanė nxjerrė strukturat e dhunshme komunale serbe gjatė vjeteve 90

    "Nuk mund tė bėhet kalimi i tokės nė pronė tė personave fizikė dhe sidomos nuk mund t'i jepet askujt falas, sepse toka mund tė jepet vetėm nė shfrytėzim", thotė Lulzim Nixha, drejtor i Drejtoratit Komunal tė Planifikimit, Urbanizmit dhe Ndėrtimit.
    Lulzim Nixha pohon se toka shoqėrore nė shfrytėzim u jepet institucioneve apo fabrikave dhe jo qė tė ndėrtohen nė tė shtėpi private. "Fleta e posedimit tregon pronėsinė e njė trualli dhe nėse ėshtė regjistruar nė emėr tė tyre dhe mė pas ėshtė vėrtetuar nė kadastėr, atėherė kjo tokė figuron si pronė e kėtyre personave", pohon ai.

    Megjithėkėtė, Nixha thotė se ligjėruesit universitarė nuk kanė kėrkuar leje ndėrtimi, edhe pse disa prej tyre janė nė fazėn pėrfundimtare tė ndėrtimit tė shtėpive..........



    Lexoni me teper:

    http://www.tjeterqysh.com/aktuale12.htm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 06-10-2004 mė 03:47

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Arsim Bajrami

    Profesor i rregullt i Fakultetit Juridik
    Funksionet nė Kuvendin e Kosovės :

    -Prorektor i Universitetit tė Prishtinės
    -Grupi Parlamentar i PDK-sė
    -Kryesues nė Komisionin pėr Ēėshtje Gjyqėsore, Legjislative dhe Korrnizėn Kushtetuese


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    india ..ish lavdia e kurores Britanike..sic i thoshin dikur.. fitoj pamvaresine ne saje te nje Lideri te madh e te urte sic ishte Mahatma Gandi..po natyrisht dhe fale demokracise qe lulezonte ne Angli..

    Pse ish i madh Gandi..

    per shume arsye por me kryesorja sepse ai ishte model i njeriut te sakrifices..

    Nje carcaf qe mbeshtillte trupin ..nje dhi qe prodhonte dy pika qumesht.. dhe nje kok plaku inteligjent mbi supet kock e lekure..kjo ishte PASURIA e Gandit..

    Gandi ishte vete me jeten e tije misherim i Principeve te cilat i trumbetonte ne Popull dhe u be i besueshem.. u be nje BUDA i gjalle..

    Me figuren e tij prej shenjtori ne llojin e vet Ai beri per vehte jo vetem kombin e tij por dhe armikun.. pra Britanine e madhe.. e cila nje dite e la Indine shtet te pamvarur..

    Ne Kosove na mungon nje lider i tille..

    Qe tu kerkosh enveristave qe kan zaptuar Rektoratin e Universitetit (dhe kte e kam kuptuar une ktu e vite me pare) qe te jene model te thjeshtesise e te ndershmerise duhet tu vesh perballe nje Model.

    Jo vetem Universitetit por gjithe jetes Kosovare i duhet nje Model.. Model i njeriut te sakrifices..qe ate cka thote e ka bindje e ka menyre jetese..

    PDK eshte nje bashkim horrash.
    eshte nje mafie e neo-enveristave te llojit gangsterr qe imitojne Nano Meto Edvinat.. e Tiranes..

    Cdo dite qe atyre u lihet shteg ata bejne perpara ne strategjine e tyre.. qe eshte Enverizimi i Kosoves e kjo eshte nje lloj enverizimi pak special.. qe nuk e perfshin Pamvaresine por eshte nje lloj instalimi origjinal..i nje diktature pa shtet te pamvarur..

    Eshte si nje epidemi mbytese qe viktime te saje ka nje popull ..e pikerisht popullin e vete..

    PDk eshte bashkesi e atyre qe qeshin me lotet e Nanes se Sabaetes e Drinit..me lotet e fmive te Ukes e Tahirit..me fatkqsine e humbjes se Fehmi aganit.. e te masakrimit te familjes se Nebaete Kelmendit.. etj..

    Eshte nje Hero ne Kosove qe askush nuk guxon ta permendi..por qe une do e permend me respektin me te madh..

    Eshte Rasim Shala..
    Kur ish ceshtja me iba rezistence Armikut Serb..ai e beri.. e kur erdh ne pyetje denoncimi i krimeve perseri ai i vetmi ndoshta guxoj e doli kunder Mafies por dhe kunder nje opinioni servil e te ndyre te "mbrojtjes se Clirimtareve"..

    Rasim Shala i vetem pa u perkrahur nga Askush denoncoj kriminelin Sali Veseli qe beri pergatitjen dhe ekzekutimin e Ekrem Rexhes..ose komandant Drinit..

    Ai e di se c'vuajtje i ka shkaktuar vehtes e familjes per hir te nje Parimi te madh.. te mos pajtimit me Krimin..

    Ku eshte LDK ?

    I erdh Rugoves Nano e Moisiu ne Prishtine e ai nuk guxoj ti thote..
    Pse ma vrate Ministrin Ahmet Krasniqi..
    Ai shkoj ne Tirane e perseri nuk guxoj tu kerkoj llogari shtetareve te Tiranes..pse e vrate Kolonel Ahmet Krasniqin..

    Kjo eshte qendrim i dobet.. dhe frikanjos..

    Keshtu nuk udhehiqet nje Popull duke i trajtuar si bajga te harruara te vraret nga krimi..

    Ku shkoj 3 % ?

    Pse nuk japin llogari Rugova e Bukoshi?

    Si mundet te kaloj aq lehte kjo paturpesi e mos dhenjes llogari per fatin e miliona dojcmarkave qe per dekada me radhe mblodhi Fondi i 3 %?

    Duke heshtur Rugova dha nje shembull te keq.
    Ai i hoqi te drejten vehtes te jete flamurtar i anti-Korrupsionit..
    E kush me shum se ai duhej ta kishte faqen e bardhe qe te mbronte principet..kryesore te nje Shteti qe ai perpiqet ta realizoje...

    Ai smund te quhet njeriu i Anti-Krimit kur ai nuk guxon te kerkoje llogari per te vraret nga Mafia..
    Ai nuk mund te jete modeli i Anti-Korrupsionit kur akoma nuk foli per avullimin pa gjurme te 3%..

    Pikerisht kjo politike pa principe.. e ka bere LDK-ne te qullet e te pa vendosur e si rezultat u ka dhene guxim Mafies se PDK-AAK-se ose perbindeshit vrases-hajno-Enverist AAK-PDK te fitojne terren ne Kosove aq sa te jene de facto Zoterit e Kosoves..

    Dhe e keqja e ketij perbindeshi eshte se jan Zoter te Popullit te Kosoves e jo realizues te Shtetit te Kosoves..
    Pra jane Mafie qe vret cilindo Shqiptar por qe Shtet te pamvarur nuk i japin Shqiptareve..
    Plumba dhe vec plumba..

    Pra korrupsioni ne Universitet eshte vec nje pjese e korrupsionit ne Kosove..

    E kjo vjen se ska nje Gand..

    Mora shembull Rugoven sepse atij i takonte ky Rol..

    Eshte e veshtire te gjindet nje carcaf e dhi-mbajtes e Vill e benz-braktises i llojit Gandi ne mesin e nje populli te majmur ne epoken Titiste..te qejfit e pallhanes..

    Kjo mungese e nje Gandi ndihet tmerresisht dhe ne Shqiperi..

    Sa per banditet Qose Demac e sorrollop as qe i mendoj ata ne role Gandi perkundrazi ata jane pjese e bile truri i Perbindeshit hajno enverist.. qe po i merr frymen Kosoves..

    qashtu..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Nuk eshte e rastesishme kur Oto fon Habsburg e quante Rugoven:
    'Gandi i Evropės".


    Nuk besoj se Oto e quante keshtu prej dashnis qe e kaplonte kur shihte buzeqeshjen e ti,
    apo nga ngjajshmeria e shallit (qe mbante Rugova) me carcafin e Gandit te hedhun rreth qafes!!!


    Mgjth.Letrat hidhen cdo here ne adresen e njejte
    ... "send to: z.Rugova",to Rugova...

    A pytet vrasesi pse po me vrane,
    apo pse ma vrave babane,gjyshin,motren,shoket me te mire,bashkpatriotet...popullin????!!


    Andaj,kuptoje se z.Rugova nuk eshte njeri qe pyet vrasesit:PSE!
    dhe ky PSE-hi edhe me pak nenkupton frikacakun!

    Rugova e di mire se me te tille has ne rexhi/"pergjigje"hollywoodi,
    has ne qelbje...asgja me shume.
    Pergjigjen e di secili,
    pse ateher kerkon t`ia ndegjosh zerin?

    Pse-hin nuk ia shtroi as millosheviqit,
    ashtu qe mos prit se do e bej nje gabim te tille n`adres t`nanosit,demaqit,e kapaqit.


    Vie koha per te gjitha ...

    Me vjen keq qe disa njerez nuk e njohin Ibrahim Rugoven dhe nuk dine ta vleresojne punen e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 06-10-2004 mė 07:55

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Veprimtaria akademike e mėsimore do tė jetė e hendikepuar nėse nuk pėrcillet edhe me tė arritura shkencore Kėshtu ka deklaruar rektori i Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajrami nė njė intervistė dhėnė radios Blue Sky ka foluar pėr sfidat dhe objektivat e kėtij Universititeti drejt arritjes sė njė shkalle tė lartė tė reformimit. Nė kėtė aspekt Bajrami ka shprehur pėrkushtimin e tij nė arritjen e ngritjes sė nivelit tė mėsimdhėnies dhe shtimit tė kualitetit mėsimor duke mos lėnė anash punėn shkencore sepse, ėshtė shprehur ai, veprimtaria akademike dhe mėsimore do tė jetė e hendikepuar ose e mangėt nėse nuk pėrcillet edhe me tė arritura shkencore.

    Rektori i Universitetit te Prishtines Prof.Dr.Arsim Bajrami

    “UP-ja ėshtė nė proces tė zhvillimit tė reformave, nė njė process tė krjimit tė njė identiteti tė ri dhe tė njė standardizimi tė shėrbimeve qė ofron. UP-ja nė tė kaluarėn ka qenė mė shumė se sa njė institucion edukativ, ka pasur edhe njė rol politik – avancimi i Kosovės dhe emancipimi politik tė shqiptarėve ka qenė shumė i lidhur me kėtė universitet. Tani universiteti ka nevojė qė tė shndėrrohet vetėm nė njė vatėr akademike, tė lirohet nga misioni politik dhe nė kėtė fazė tė ndryshimeve ne sfidohemi me shumė probleme, do tė thoja edhe me disa ngecja dhe unė e kuptojė kėrkesėn e studentėve dhe disa pedagogėve qė procesi tė ecė me shpejtė dhe tė stabilizohet. Siē e dini ka katėr vite qė ne kemi pranuar proceset e Bolonjės dhe nė pikėpamje tė disejnimit teorik, unė mendoj se kemi model tė mirė, por akoma jemi shumė larg standardeve evropiane, akoma kemi shumė probleme dhe tani ne po sfidohemi me disa projekte strategjike qė do ta mundėsojnė stabilizimin e reformave dhe arritjen e standardeve qė do tė mundėsojnė qė UP tė aderojė plotėsisht nė procesin e Bolonjės nė afatin kohor deri mė 2010”, ka theksuar rektori Bajrami, nė fillim tė bisedės pėr radion tonė.

    B. Sky ; Po deri ku ka arritur ky process i reformimit ?

    Bajrami ; Kemi disa tė arritura tė dukshme. Si e arritur e parė janė skemat e reja akademike, ne kemi pranuar skemat e Bolonjės 3+2 +3, njė model evropian edhe kemi disejnuar planprograme tė reformuara edhe pse jo tė pėrkryera. E arritura e dytė ėshtė fillimi i ndėrrimit tė metodės sė ligjerimit, ka filluar tė pėrdoret ligjermimi interaktiv, dhe, e arritur e tretė ėshtė fillimi i njė procesi tė ndėrkombėtarėzimit, ne kemi shumė ardhje - shkuarje tė professorėve tė jashtėm dhe atyre vendor, ndėrkaq ngecjet kryesore janė tek kualitetet dhe cilėsia e punės, akoma nuk e kemi kėtė nė nivelin se ēfare duhet tė jetė dhe reforma vitin e ardhshėm do tė sfidohet nė kėtė pikė. Duhet ta sigurojmė njė kualitet tė mėsimdhėnies dhe problem tjetėr qė vėshtėrson gjendjen nė universitet ėshtė vazhdimi i gjendjes shumė tė rėndė materiale tė mėsimdhėnėsve, po edhe tė standardit tė studentėve. Ėshtė kėrkesė e jona qė ta fusim njė frymė tė re tė menaxhimit dhe tė ndėrmarrėsisė dhe tė mundėsohet qė UP-ja tė futet nė njė konkurencė nė sferėn e arsimit tė lartė tė universiteteve private duke i dhėnė atij mundėsinė qė vetė tė krijojė burime dhe ti menaxhojė ato me kritere profesionale, me rritjen e kapaciteve tė veta zhvillimore. Dhe, sfida e tretė ėshtė puna shkencore e cili ėshtė akoma nė nivel shumė tė ulėt, nė dhjetė vitet e fundit jemi sfiduar vetėm nė mėsimdhėnje, sikur ėshtė lėnė pak anash puna shkencore, tani po provojmė t’i ringjallim kapacitetet shkencore sepse veprimtaria akademike dhe mėsimore do tė jetė e hendikepuar ose e mangėt nėse nuk pėrcillet edhe me tė arritura shkencore.

    B.Sky ; Ēėshtja e pagesės sė semestreve pėr disa studentė ėshtė e papėrballueshme, a do tė ketė ndonjė ndryshim rreth kėsaj shume ?

    Bajrami ; Organet e UP-sė dhe unė si rektor jemi koshientė se standardi i studentėve ėshtė shumė i ulėt dhe mundėsia e pagesave te cilat janė relativisht tė larta, pėr disa kategori, ėshtė ēėshtje shumė problematike. Nė kėtė drejtim unė si rektor sė shpejti organeve tė UP-sė do t’iu propozoj njė pako ose rregullore pėr njė asistencė sociale tė studentėve tė rrezikuar dhe nė kėtė drejtim ne do t’i propozojmė Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale nėnshkrimin e njė memorandumi bashkėpunimi duke ofruar shumė koncensione disa kategorive tė studentėve nė mėnyrė qė studimet e tyre tė jenė tė pėrballueshme, nė mėnyrė tė veēantė pėr ato kategori qė janė tė prekura drejtpėrdrejt nga lufta, por edhe pėr ato me asistencė sociale. Por, ajo qė ėshtė pozitive ėshtė koshienca e studentėve qė edhe ata e kanė kuptuar se mėsimi i reformuar e ka edhe koston e vet dhe ne duhet t’i pėrshtatemi edhe praktikės ndėrkombėtare ku njė pjesė e studentėve paguajnė shpenzimet e veta dhe kėrkojnė tė marrin edhe shėrbime kualitative.

    B. Sky ; Sa i pėrket thėnjes se UP-ja ėshtė e politizuar, sa qėndron kjo ?

    Mendoj se nė fazėn e tranzicionit shoqėria kosovare ishte e politizuar, vazhdon tė jetė e politizuar ndoshta pėr shkak tė njė shtypje tė egėr dhe nė kėtė fazė tė gjitha institucionet apo sferat e jetės e kanė njė shkallė tė lartė tė politizimit. Universiteti nuk ka bėrė pėrjashtim nė kėtė drejtim dhe ai ėshtė pėrfshirė me njė politizim. Ajo qė duhet ta pėrsėrisė ėshtė se universiteti nga roli qė ka pasur tani duhet tė shndėrrohet vetėm nė njė vatėr educative – arsimore, dhe, nė strategjinė time tė zhvillimit tė universitetit pėrfshihet edhe njė proces i plotė i depolitizimit. Me shembull personal kam dashur ta jap kontributin edhe pse kam qenė njė figurė politike dhe qė nga momenti kur kam marrė pėrgjegjėsinė e udhėheqjes sė universitetit kam deklaruar nė mėnyrė tė parevokueshme dorėheqjen nga tė gjitha postet partiake, duke pėrfshirė kėtu edhe mandatin tim nė Parlamentin e Kosovės, sepse kam dashur qė me shembullin tim tė inkurajoj edhe tė tjerėt nė universitet, ti pėrkushtohen tėrėsisht universitetit sepse udhėheqja e njė universiteti public, siē ėshtė UP-ja, kėrkon njė sfidė qė kėrkon njė pėrkushtim dhe angazhim tė plotė tė njerėzve qė marrin poste udhėheqėse.

    B. Sky ; Me ardhjen tuaj nė kėtė detyrė shihen disa ndryshme nėpėr fakultete ; ėshtė ndaluar pirja e duhanit, ēfarė plane kemi me tutje ?

    Kam njė strategji shumė tė specifikuar me afate kohore pėr 12 muajt e ardhshėm, tani jam duke e implementuar pjesėn qė ka tė bėjė me 30 ditėt e para, pastaj do tė filloj ta implementoj programin tremujor. Ideja ime ka qenė qė tė bėj pėrpjekje pėr ta vendosur njė ambient akademik dhe njė kulturė akademike, sepse edhe vetė studentėt edhe ne profesorėt nuk kemi qenė tė kėnaqur me nivelin e ambienteve tona edhe pse hapsira e UP-sė ėshtė mbi mesatarėn e regjionit, flas pėr godinėn dhe nė kėtė drejtim jam shumė i kėnaqur qė pakoja e masave qė ka miratuar Senati ėshtė mirėpritur.

    Kėtu ėshtė fjala pėr katėr vendime ; vendimi pėr ndalesėn e pirjes sė duhanit dhe alkoolit; - ndalesėn e shitjes sė artikujve ushqimor; - pėr mbajtjen e njė evidence dhe tė nje evluimit tė tė gjithė profesorėve.

    Kėto janė pritur mirė, nuk janė masa administrative, por janė masa nė tė mirėn e studentėve dhe profesorėve. Ne nuk kemi pritur respektimin e plotė dhe tė menjėhershėm tė tyre, por kemi menduar se me kėto masa do tė fillojė njė proces i vėndosjės sė njė kodi akademik tė sjelljes nė hapėsirat universitare. Unė jam shumė i kėnaqur me nivelin e respektimit tė tyre dhe menjėherė do ta propozojė edhe programin dymujor, i cili pėr qėllim do tė ketė ngritjen e nivelit tė mėsimdhėnjės dhe shtimin e kualitetit tė mėsimit, ushtrimeve dhe aspekteve tjera.

    B. Sky ; Ju pėrmendet disa nga planet e juaja, por a keni ndonjė plan me afatgjatė rreth UP-sė ?


    Bajrami ; Unė shoh tri procese nė universitet ; i pari ėshtė ai i implemtimit praktik tė ndryshimeve nė universitet. Ne nuk mund tė flasim mė tutje pėr aspektet teorike tė reformės, sepse ato janė tė mbyllura me Ligjin mbi arsimin e lartė, me statutin dhe me modelin, kėshtu qė procesi i parė qė duhet tė tregohet ėshtė rritja e kualitetit dhe cilėsisė sė mėsimdhėnjes, ky ėshtė tregues i suksesit.

    Porcesi i dytė qė parashihet ėshtė menaxhimi i ri i universitetit. UP-ja nuk duhet tė trajtohet vetėm si njė shpenzues i buxhetit public, por edhe si njė ndėrmarrje me karakter profitabil i cili i realizon tė hyrat vetanake nga puna shkencore, puna me ekonomi, me sfera tjera, tė hyrat nga studentė.

    Procesi i tretė qė duhet tė zhvillohet ėshtė ringjallja e punės shkencore sepse ne kemi resurse humane qė ta funksionalizojmė kėtė proces.
    Nė vitin 2005 reforma duhet tė stabilizohet, qė ėshtė process. Reforma nuk mund tė mbyllet ashtu siē dėgjojmė nagnjėherė, por ėshtė njė proces i vazhdueshėm dhe shumė i pėrgjegjshėm qė duhet tė korrektohet nė kohė dhe unė pres qė viti 2007 tė jetė afati i fundit ku UP-ja duhet t’i plotėsojė standardet e Bolonjės
    Orientim imi ėshtė vendosja e raporteve shumė korrekte dhe bashkėpunuese me MASHT-in. Nė tė kaluarėn kemi pasur mosėmarrėveshje dhe fėrkime qė UP-ja i ka quajtur tė pėrfunduara. I kuptoj, ato mund tė kenė qenė edhe pak nga fėrkimet politike. Tani ne dėshirojmė tė vendosim raporte korrekte bashkėpunimi, institucionale, sepse arsimi i lartė ėshtė pėrgjegjėsi edhe e qeverisė. Tė sigurosh njė arsim tė lartė tė avancuar dhe kompatibil nuk do tė thotė se do tė plotėsohet vetėm njė standard pėr Kosovėn, por ta sigurosh edhe njė mirėqenie pėr tė ardhmėn e rinisė sonė.

    B.Sky ; Mesazhi juaj pėr vitin 2005

    Bajrami ; Pėrmes radios suaj tė gjithė studentėve tė UP-sė dhe tė gjithė profesorėve dhe punonjėsve ju uroj vitin 2005 me shpresė se ky vit do tė sjell shumė tė mira pėr Kosovėn, nė mėnyrė tė veēantė pėr UP-nė, do tė sjellė njė proces tė stabilizimit tė reformave, njė proces tė pėrmirėsimit tė pozitės materiale dhe do tė thoja tė sjellė shumė risi qė rinisė sonė do t’i kthejė motivin pėr tė studiuar nė UP dhe pėr tė qenė krenar me dijėn dhe shėrbimin qė marrin nga ne.

    Intervistoi Rrezarta Zekaj
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rektori Bajrami: "Universiteti duhet t'iu kthehet studentėve"
    Pėrfaqėsues tė organizatave studentore sė bashku me rektorin e UP-sė, Arsim Bajramin debatuan sot rreth pėrgatitjes pėr konstituimin e mekanizmave institucionale qė do tė artikulojnė interesat e studentėve, sigurimin e kushteve pėr punėn e organizatave studentore si dhe pėr organizimin e zgjedhjeve pėr Parlamentin studentor.


    Nė bazė tė statutit tė UP-sė, Parlamenti Studentor ėshtė organ i lartė i cili shpreh interesat e organizatave tė ndryshme studentore. Pėr kėtė arsye takimi i sotėm ėshtė fokusuar rreth marrėveshjes sė konstituimit tė kėtij Parlamenti. Rektori i UP-sė Arsim Bajrami foli pėr rolin e studentėve nė reformimin e Universitetit dhe arritjes sė kualitetit e cilėsisė. "Roli juaj tani ėshtė i pazėvendėsuseshėm nė procesin e reformimit, pėrgjegjėsia pėr zhvillimin e universitetit duhet tė jetė e pėrbashkėt , nuk mund tė ketė progres nė UP pa kontribut dhe pjesėmarrje tė studentėve, sepse po e pėrsėrisė tezėn time kryesore tė strategjisė “ Universiteti duhet t'iu kthehet studentėve”,theksoi Bajrami.Pėrfaqėsuesėve tė organizatave studentore iu ėshtė shpėrndarė njė projekt rregullore pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė Parlamentit studentor. Rreth organizimit tė zgjedhjeve pėr parlament rinor, kryetari i Unionit tė Pavarur tė studentėve, Sejdi Hoxha propozoi qė nė muajin maj tė mbahen kėto zgjedhje. Nė kėtė takim rektori Bajrami u dha kohė dy javė organizatave studentore qė tė analizojnė rregulloren pėr mėnyrėn e zgjedhjes, punėn dhe organizimin e parlamentit studentor pranė Universitetit tė Prishtinės. Ėshtė bėrė e ditur se Parlamenti studentor do tė ketė 28 anėtarė dhe zgjedhja do tė bėhet me anė tė rregullave tė zgjedhjeve parlamentare, nė mėnyrė qė organizatat qė dėshirojnė tė marrin pjesė nė zgjedhje duhet tė licensohen pranė UP-sė.


    RTK 27/01/2005 13:32:05
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Llap

    Mos fut kot lajme te kosovapressit per "lartmadherin" tuje partiak Arsim Bajramin
    se e qelbe edhe kete teme!
    Te lus si vellaun!

    Eshte lehte te besh copy-paste vetem pse e sheh emrin e ti tuj figuru aty
    ai flet kot dhe njeherit e shkaterron univerzitetin e Prishtines edhe ate te Tetoves.

    Ishte para nje muaji ajo pjesa kur studentet hidhnin pleh ne oborrin e rektoratit dhe e quanin Arsim Bajramin "Kosh per pleh"!E ke pa?Krejt me duket se ti nuk e dike se ai zgjodhi veten rektor univerziteti???

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Llap

    Mos fut kot lajme te kosovapressit per "lartmadherin" tuje partiak Arsim Bajramin
    se e qelbe edhe kete teme!
    Te lus si vellaun!

    Eshte lehte te besh copy-paste vetem pse e sheh emrin e ti tuj figuru aty
    ai flet kot dhe njeherit e shkaterron univerzitetin e Prishtines edhe ate te Tetoves.

    Ishte para nje muaji ajo pjesa kur studentet hidhnin pleh ne oborrin e rektoratit dhe e quanin Arsim Bajramin "Kosh per pleh"!E ke pa?Krejt me duket se ti nuk e dike se ai zgjodhi veten rektor univerziteti???
    RTP
    Une po shkruaj e po i postoi shkrimet qe kane te bejn me Univerzitetin e Prishtines
    per te cilen eshte hapur kjo teme me ket emer dhe Rektor i keti Univerziteti mos e paqe dit eshte:

    Rektori i Universitetit te Prishtines Prof.Dr.Arsim Bajrami

    E nuk po flasim per ate kohen tande te arte kur ne ket univerzitet e kishe radivoje papoviqin he burreci qe ishe edhe ti po mundoheshe te me ndalosh mos te shkruaj per Univerzitetin e Prishtines!!!
    shko atje ku do gjejsh per uuniverzitetin e llapoves a kraleves a.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 14:52
  2. Kosova me kod tė ri ndėrkombėtar postar
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 07:40
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2005, 09:58
  4. Projektvizionet pėr qendrėn e Prishtinės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2003, 05:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •