Muzikantėt e qytetit
Tė ngushta rrugėt e kėtij qyteti, e megjithatė duket sikur dritė shpėrthen prej qosheve tė tyre, aty ku disa shpirtra ngulen bashkė me mikeshat e tyre, veglat muzikore e pėrpiqen tė sjellin pak atmosferė muzikore nė qytetin qė po pėlcet nga vapa. Edhe kur bie shi gjejnė vend ata bashkė me mikeshat nėn strehėt e gjera tė dyqaneve me drita qė mė shpejt seē duhet i mbyllin dyert pėr njerėzit e etur pėr konsum. Si lypės ngjajnė kėta shpirtra muzikantė, por asgjė nė fakt nuk i lejon tė quhen tė tillė; ata janė lypėsa klasi siē ndoshta i quajnė qytetarėt e kėtij vendi, qė i ndalojnė kėmbėt para dashnorėve tė xhazit, ėndėrronjėsve tė muzikės klasike, dėshiruesve tė muzikės latine apo asaj evropiano-lindore. Harron se ku je tek ecėn e vetėm prej ndonjė tingulli tė cuditshėm qė cjerr ajrin tė bėhet ti lėvizėsh syte. Nė kėto ēudi qė burojnė nga ajri bėjnė pjesė ato tė njė violine qė qan nė duart e njė burri tė vjetėr, qė kapelėn ka lėshuar pėrtokė, me rrethin e kthyer pėrpjetė nga duart e njerėzve. E lėviz harkun nė njė formė tė tillė qė vetėm muzika e dėshiruar i mungon ajrit e vetėm njė tkurrje tė timpanit tė veshit iu shkakton njerėzve qė kalojnė atypari, pėrvec mėshirės qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr i bėn tė ndėrgjegjshėm se ky njeri ekziston. E kam ndjerė aq herė nė veshė, por pėrshtypjen mė tė madhe ma ka lėnė njėherė, kur njė tjetėr burrė, rreth tė tridhjetave, i nervozuar, nga hiēi ngriti zėrin dhe i thirri: Zotėri e kuptoni qė ju nuk kini aspak vesh muzikor e asaj violine nuk dini ti bini! E tha dhe u largua duke lėvizur koken nė shenjė proteste, duke lėnė plot habi nė sytė e njerėzve qė kalonin po pėrgjatė asaj rruge. I shkreti violinist, i ndali gishtat e lėvizjen e vrullshme tė kokės, e heshti violinėn pėr pak ēaste nė pritje tė largimit tė burrit tridhjetėvjecar e sikur asgjė tė mos kish ndodhur vazhdoi me po tė njėjtin pasion tė nxirrte tinguj ējerrės dhe tė levizte kokėn me njė buzeqeshje tė lodhur nė fytyren qė unė i jepja mė shumė se 50 vjec. Ndoshta i kish mbetur veē ajo violinė, se rrobat tė jepnin pėrshtypjen se askush nuk kujdesej mė pėr tė.
I mjeri, i mungon rrugėve qė unė shkel qė prej disa muajsh. Megjithėse vera ka ardhur e ėshtė ngrohtė, ai nuk duket nė asnjė qoshe, ndoshta ka nderruar vendqėndrim, ndoshta endja e ka cuar nė njė tjetėr qytet. Tani nė rruget me diell tė vetėm kanė mbetur tingujt jocjerrės tė muzikantėve qė vetėm lypės nuk janė. E turistėt kėnaqen e duartrokasin, ndėrkohė qė nė buzė shkojnė ftohtėsinė e kėndshme tė akulloreve, dyqani shitės i tė cilave ėshtė i vetmi qė njerėzve ia mban dyert hapur deri natėn vonė.
Krijoni Kontakt