Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 98
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Adriano Ēelentano

    Nje tjeter gjigand i muzikes italiane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 19-07-2007 mė 15:52

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edhe ti rrofsh moj Ditke..

    Te bukura i ka kenget qerratai..

  3. #3
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Kenget i ka pasur, i ka dhe me siguri qe do t'i kete edhe me te bukura.

    Kohet e fundit kam degjuar dhe me ka pelqyer mjaft, albumin me te fundit "Esco di rado e parlo ancora meno", qe pati rekord shitjesh vitin e kaluar ne Itali.

    Ne tetor pritet te dali albumi me i ri i tij, ne bashkepunimin e trete me kantautorin e njohur, Gianni Bella dhe te famshmin Mogol, autor te teksteve.
    .

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mogol, autori i shume prej teksteve te Lucio Battisti.

  5. #5
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Sigurisht qe kenga "Storia d'amore" eshte nje nga kenget italiane me te bukura te te gjitha koherave. Para disa vitesh, 10-15 vjet me pare, u organizua nga RAI nje konkurs per te pare se kush qe kenga italiane me e bukur. E para doli "Questo piccolo grande amore" e Claudio Baglioni-t dhe e dyta "Storia d'amore".

    Ndersa kenga "Soli" eshte nga albumi i vitit 1984. Te gjitha kenget e atij albumi u kompozuan nga kengetari tjeter shume i njohur, Toto Cutugno. Ishte ky i vetmi bashkepunim qe pati Adriano Celentano me Toto Cutugno.
    .

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    "Soli", shume e suksesshme edhe ne gojen e Cutugno-s vete!!!

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Biografia


    6 janar 1938: Adriano lind ne Milano, ne shtepine numer 14 te rruges mitike Gluck.
    Prinderit e tij jane puljeze, te transefruar ne veri per te punuar; ne Milano Adriano kalon femijerine dhe adoleshencen e vet; pas lenies se shkolles ai kryen pune te ndryshme, me i fundit dhe me e dashura eshte ajo e orendreqesit. Asgje nuk duket te jape shenje per ate qe te do te ndodhte ne daten historike te 18 majit

    1957: ne Palazzo del Ghiaccio zhvillohet festivali i pare i Rock and roll, Adriano merr pjese ne te me pjesen "Ciao, ti dirņ" i shoqeruar nga kompleksi i vet, Rocky Boys, i perbere nga Enzo Janacci, Girogio Gaber, Luigi Tenco; festivali perfundon me nje triumf te madh per Adrianon.

    1958: pjesmarrja e pare ne nje film "I frenetici"

    13 korrik 1959: fitorja ne festivalin e Ancona-s me "Il tuo bacio č come un rock" kenga dominon te gjithe klasifikimet dhe Adriano firmos nje marreveshje me nje diskograf gjerman, titullar i etiketes Jolly.
    Film: "Dai, Johnny, dai!"

    1959: pjesmarrje ne filmin "I ragazzi del Juke-Box"

    1960: pjesmarrje me rendesi ne filmin "La dolce vita" te Fellini-t; filma te tjere te atij vitit: "Juke-Box Urli d'amore", "Urlatori alla sbarra" dhe "Sanremo - La grande sfida"

    1961: Adriano eshte duke zhvilluar sherbimin ushtarak, megjithate arrin te marre pjese ne festivalin e Sanremo-s; ne cift me nje kengetar tjeter dhe kenga titullohet "24000 baci"
    Dueti mberrin ne vendin e dyte ne klasifikim, por edhe kesaj here eshte nje triumf dhe shitjet e kalojne shifren e nje milione kopjeve.

    1961 eshte nje vit me rendesi per Adrianon si nga ana profesionale ashtu dhe nga ajo afektive: Adriano largohet nga shtepia diskografike Saar dhe krijon nje personale, dhe njihet me artisten shume te bukur Claudia Moroni, ne art Claudia Mori, qe do te behet edhe gruaja e tij.
    Film: "Io bacio, tu baci", dhe "Non guardate il marianaio"

    1962: Incizon nje disk me etiketen Clan "Stai lontana da me", nje tjeter sukses; film "Canzoni di ieri, canzoni di oggi, canzoni di domani" dhe "Balliamo insieme il twist".

    1963: Disqet e Adrianos gjenden gjithmone ne krye te klasifikimeve; film "Uno strano tipo" dhe Il monaco di Monza"

    14 korrik 1964: Adriano dhe Claudia martohen naten, ne menyre sekrete, ne kishen e San Franceso-s ne Grosseto.

    17 shkurt 1965: lind femija e pare Rosita; ne 1965 del filmi i pare ne te cilin Adriano eshte njekohesisht aktor dhe regjizor: "Super rapina a Milano"

    19 nentor 1966: lind djali Giacomo; Ne festivalin e Sanremo-s te vitit 1966, Adriano paraqet nje kenge jo te zakonshme me permbejtje ekologjike: "Il ragazzo della via Gluck"; kenga perjashtohet nga juria e Sanremo-s, por nderohet nga publiku qe e vendos ne krye te klasifikimeve me nje milione kopje te shitura; kenga perkthehet ne 18 gjuhe.

    1967: Adriano dhe Claudia marrin pjese ne Cantagiro me kengen "Siamo la coppia pił bella del mondo"

    15 korrik 1968: lind vajza Rosalinda, 1968 eshte njekohesisht viti i dy sukseseve te medha: kenga "Azzurro" dhe filmi "Serafino"; po ne kete vit permendet edhe filmi "la pił bella coppia del mondo".

    1970: fiton Sanremo-n ne cift me Claudia-n me kengen "Chi non lavora no fa l'amore"

    1971: filmi: "Er Pił - storia d'amore e di coltello"

    1972: filmi "Bianco rosso e ..."

    1973: filmi: "L'emigrante", "Rugatino", "Le cinque giornate"

    1974: Adriano eshte regjizor dhe produktor, pervece protagonist ne filmin e vet "Yuppi Du", qe gjen sukses te madh edhe ne gjirin e kritikes.

    1975: filmi "Di che segno sei?"

    1976: filmi "Culastrisce nobile veneziano" dhe "Bluff - storia di truffe e di imbroglioni"

    1977: filmi "Ecco noi per esempio" dhe "L'altra metą del cielo"

    1978: filmi "Geppo il folle", ku Adriano eshte edhe regjizor, dhe "Zio Adolfo in arte Führer"

    1979: filmi: "Mani di velluto"

    1980: filmi: "La locandiera", "Qua la mano", "Sabato, domenica e venerdģ" dhe "Il bisbetico domato"

    1981: filmi: "Innamorato pazzo" dhe "Asso"

    1982: Adriano publikon nje liber: "Il paradiso č un cavallo bianco che non suda mai", i shkruar ne bashkepunim me Ludovica Ripa di Meana.
    Filmi "Bingo Bongo" dhe "Grand Hotel Excelsior"

    1983: filmi: "Segni particolari: bellissimo" dhe "Sing Sing"

    1984: filmi: "Lui č peggio di me"

    1985: filmi: "Joan Lui"

    1986: "filmi: "Il burbero"

    1987: Rai zgjedh Adrianon per te drejtuar "Fantastico 8"; ai vendos te thyeje traditen e transmetimit qe arrin rekord degjimesh dhe qe do te mbahet mend per provokimet e shumta dhe per heshtjet e gjata te Adrianos.

    1992: Emision ne Rai: "Svalutation". Filmi: "Jackpot"

    1998: nje album i madh qe shenon rikthimin e dy artisteve te medhenj: "Mina Celentano"

    1999: emision ne Rai: "Francamente me ne infischio", me te cilin Adriano rikthehet me sukses ne televizion.



    Marre dhe Perkthyer nga:

    http://www.musicalstore.it/INTERPRETI/CELENTANO-%
    20BIOGRAFIA%20.htm



    Celentano dhe e bukura e jetes se vet
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    Shume teme e mire kjo.
    un e kam kaseten e tij te quajtur azzurro, dhe shume me pelqen. kurr nuk merzitem duke e degjuar.
    me ka perlqyer shume ky kengetar.
    e kujtoja kur isha e vogel kur shihja elvis presley duke kenduar i thoja mamit a eshte ky adriano celentano?))
    gjithe te mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enkela B. : 22-07-2002 mė 19:25

  9. #9
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Nje antar shume i rendesishem i grupit "Clan" ka qene Don Backy.
    Ishte ai qe krijonte muziken dhe tekstet e famshme qe kendonte Adriano. Mbas shkeputjes nga grupi, per shkak te mosmarreveshjeve qe pati me Adrianon, pati nje karriere pak a shume te sukseshme, si ne muzike, sidomos me kengen "L'Immensita" (qe u kendua edhe nga Johny Dorelli) dhe "Casa Bianca" (kenduar nga Marisa Sania) ashtu edhe ne kinematografi. Ne Shqiperi u be i njohur me filmin "Barbaxhia".
    .

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Vaqarr plako
    Postime
    133
    Na kenaqet kur na e kujtuat Adrianon,ky tip kaq fantastik!Flm kujtdo qe i ra ne mendje
    I"M A PLAYA!

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. FC Inter
    Nga MICHI nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 503
    Postimi i Fundit: 26-05-2021, 08:27
  2. Tifozėt e Manchester United!
    Nga mancha nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 300
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 19:46
  3. INTERI me i forte i dirigjences Morati !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 07-10-2006, 10:03
  4. I pritet krahu Julio Gonzales !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 22-01-2006, 20:02
  5. Milan vs Inter
    Nga StormAngel nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 06:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •