Pas suksesit ne operan Trovatore, tenori shqiptar Josif Gjipali vazhdon te magjepse publikun europian me kordat e tij. Kete here vleresimin e ka marre ne Berlin, ne konkursin prestigjoz "Placido Domingo", ne te cilin ka fituar vendin e dyte. Cmim, i cili i ka siguruar tenorit shumen prej 30 mije dollaresh. Ambiciet e 30 vjecarit dhe karriera e tij ne vendin fqinj Itali, mes ovacioneve ne shfaqje dhe koleksionit te trofeve.
Tenori shqiptar Josif Gjipali ka fituar vendin e dyte ne konkursin "Operalia" per kengetaret e rinj te operas nen siglen "Placido Domingo". Nje vend nderi, i cili i ka siguruar Gjipalit jo vetem nje shkalle me lart ne boten e "belcantos" boterore, por dhe 30 mije dollare ne llogarine e tij bankare. Vendin e pare te konkursit prestigjoz te mbajtur ne Berlin ne fund te muajit korrik, e ka zene soprano italiane Adriana Damato, te ciles i kane vajtur dhe cmimi prej 50 mije dollaresh. Josif Gjipail, tenori i cili perpiqet te projektoje jeten e re mes Tiranes dhe Italise, eshte nje nder tenoret kryesore te Teatrit e Operes ne Tirane, por nderkohe axhenda e tij eshte e mbushur me shfaqje ne shtetin fqinj. Marrja e cmimit "Titto Gobbi" i siguroi Gjipalit hapjen e shume dyerve. "Gjithmone me ka pelqyer Italia, meqe eshte dhe me e veshtira, me ate tradite te shkelqyer, qe ka ne fushen operistike. Eshte e vertete qe pas cmimit kam pasur disa koncerte, oferta dhe audicione", tregon Gjipali. Opera Boheme me rolin e Rudolfit, me pas disa shfaqje ne Barcelone, sipas programit te Agjensise romane Opera International, Govengarden ne Londer, Ballo in maschera dhe se fundmi Trovatore ne Ravena. Etapa tjeter e tij operistike do te jete Japonia, ku pritet te nenshkruaje disa kontrata, per shfaqje si "Trovatore", "Boheme", "Ballo in maschera" etj. Gjipali ka interpretuar me emra te njohur te muzikes operistike si; sopranot Andrea Gruber, Mishel Krajder, apo dirigjentet Daniel Oven e Daniele Gatti.
A.NIKA
http://www.albasoul.com/vjeter/modul...ticle&sid=1126
Krijoni Kontakt