Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1

    Hey më në fund mbërrita në mesin tuaj dhe unë!

    Po provoj dhe unë të prezantohem !





    Jam lindur e rritur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku kam kaluar fëmijërine dhe një pjesë të rinisë.



    Jetoj këtu në Gjenevë me princin tim të mrekulleshëm 3 vjeçar .



    Sa për gjëndjen shoqërore , bëj pjesë në atë grup njerëzish të cilët i ka pushtuar moda e fundit e këtyre viteve që po vjen rrëmbimthi dhe tek shqiptarët , pra e divorcuar.



    Shkollimi im ka qenë në degën pedagogjike , gjë që më ka ndihmuar ta ushtroj si profesion , ndoshta jo vërtet mësuese por aty afër, edhe ketu ku jam. Më pëlqen shumë dega e psikologjisë dhe jam duke u interesuar nëse ekziston mundësia e ndjekjes së universitetit psikologjik këtu në Gjenevë nëpërmjet internetit, sepse kështu s’do kisha nevojë të shkëputesha nga puna, ndryshe nuk besoj se e përballoj jetesën pa punë ?!



    Punoj edukatore fëmijësh në një kopësht .



    Hobi tek unë është radhitja e ndonjëhertë e vargjeve , që janë më të bukura në momente emocionesh dhe që janë më të zbehta në momente bosh.



    Dëshira ime është ( nuk e di sa e realizoj dot) të përfundoj studimet në psikologji dhe në një të ardhme të kthehem në Shqipëri me një kabinet timin në këte fushë.



    Ëndërra ime është të fitoj llotarinë e të bëj Le Tour du Monde d.m.th turnenë botërore duke udhëtuar.



    Në këtë forum më pëlqen pothujse gjithçka që e përbën atë.



    Dhe më në fund do doja të përshëndetja të gjithë shqiptarët kudo janë , pa dallim feje apo krahine.



    (uuuuuuufffffffffffffff, më në fund iu përgjigja të gjitha pikave se si të mund të prezantohemi në forum . )

  2. #2
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    Mireseerdhe ne forum Elna.
    Jemi dhe komshije vecse na ndajne 400 km

    Shpresoj tja arrish kesaj endrre dhe me sa di une mundesh dhe nepermjet internetit.
    E sigurt nuk jame nuk dua te blefoj por kam nji shoqe qe ka te njejten pune si ty dhe ajo enderron te njejten gje por sic e dime zvicra eshte qe po deshe dicka duhet tja arrish me forcat e tua dhe ndihma e komunes eshte zero.
    Nejse do e pyes e do te coj mail.
    Prezantimi eshte super por dicka i mungon

    Kalofsh sa me mire ketu mes nesh.

    Ada
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  3. #3
    OBEN OHNE Maska e MISTRECE22
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    211
    Elna, mire se erdhe dhe nga mua!

    Jakalofsh sa me mire ne mesin tone dhe te uroj mbaresi ne piksynimet e tua.
    Gjithashtu, per princin tend, fat e shendet.
    :brire
    PARTY KA GJITHMONE TE DREJTE!

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar MISTRECE22 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    Original! Maska e twist
    Anëtarësuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    ku me do mu
    Postime
    203
    Mireserdhe Elna!!
    Te uroj qe te realizohen te gjitha endrrat dhe qe tia kalosh sa mire mes nesh...
    prezantim i lezetshem

    gjithe te mirat twist
    The man is back.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar twist për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e Steve
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    61
    Elna ku je moj qytetarja ime? ku ka si Durresi, mirserdhe ne mesin tone, te uroj fat dhe suksese te me teperta......Pershendetje nga steve.!
    Shqiponja

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Steve për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #6
    Flm të gjithëve për mikpritjen tuaj në forum.

    Ada komshia
    E di që i mungon diçka prezantimit , por sinqerisht kam që në ora 23 e mbrëmjes që mundohem të vë foton time si dhe një ku jam me princin tim të vogël , por nuk ia arrij dot. Ishalla ndonjëri më shpjegon si vendoset fotoja, kështu që nuk mbetem dhe unë injorante në kët e fushë , ose mbase ndonjëri di si vendoset , le të më thotë t'ia dërgoj fotot në e-mail dhe le ti vendosë.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elna Durrësi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #7
    Original! Maska e twist
    Anëtarësuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    ku me do mu
    Postime
    203
    Elna po pate veshtiresi me bashkangjitjen e fotos dergoje ne kete email onelove266@hotmail.com qe ta vendos une

    bye
    The man is back.

  12. #8
    i/e regjistruar Maska e Benyy
    Anëtarësuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    zvicer
    Postime
    7
    Pershendetje te gjitheve apo vetem ty Elana!

    Them keshtu sepse as e marr vesh fare se ku do perfundoj ky shkrim imi ke ty apo tek te gjithe.
    Une besoj se po sikur vetem ke ty do vije ky, do ta kuptosh sepse edhe ti e di qe une posa u futa ne ketu ne kete forum dhe me thene te drejeten nuk me duket keq fare.
    Prezatimi yt sic e pashe ishte i kendshem shume me pelqeu me verte.
    Shpresoj se do me mesosh dhe mua te beje kete gje se as po marr vesh se ku duhet , thashe me duket deh me pare.

    Pershendetje
    per ty benny

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Benyy për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #9
    GO MILAN GO Maska e EndTironci
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    365
    Elna mir se erdhe nforum lalo jakalofsh mir mes nesh
    Forca Milan Kick Juventus @$$ And Win Champion League

  15. #10
    Original! Maska e twist
    Anëtarësuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    ku me do mu
    Postime
    203

    ..

    Kjo zonjusha simpatike ketu eshte Elna Durresi mireserdhe Elna
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    The man is back.

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar twist për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Policia zbardh vrasjen mafioze në Tiranë të Vajdin Lamaj
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 15-10-2024, 16:19
  2. Me ne fund mberrita!
    Nga Danger Boy në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 12:15
  3. Mberrita ne Kanada!
    Nga Gege Toska në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 16:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •