Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1

    Arkitektët e forumit... më ndihmoni!

    Përshëndetje,

    Për prezantimin e një punimi studimesh mbi një institucion fëmijëror "ideal", me grupin e punës ku bëj pjesë, kemi projektuar "Qëndrën e Jetës Fëmijërore" ideale ( sipas nesh ). Kemi bërë maketin e prezantimit 3D, i cili prezanton aspektin e jashtëm të projektit. Na mungon prezantimi i sallave të këtij maketi. Menduam ti prezantojmë me programin e microsoftit "PowerPoint". Asnjëra nga pjesëtaret e grupit të punës nuk ka aftësitë e duhura informatike për të realizuar projektin në kompjuter. Kjo vështirësi do na ulte cilësinë e prezantimit, ndaj nëse ndokush ndjehet se mund të na ndihmojë mund të më kontaktojë direkt këtu ose në mp që të mund të skanoj planin tonë artizanal, për të bërë montimin informtik.

    Falenderimet e mia paraprake për ndihmën tuaj.

    Mbrëmje të mirë

    Elna.

  2. #2
    Power Point nuk eshte i veshtire...mjafton te punosh pak dhe ja del pa problem.

  3. #3
    Vështir Për Ta Kuptuar Maska e Dj_PiRoMaN
    Anëtarësuar
    10-02-2006
    Vendndodhja
    TeToVë
    Postime
    362
    Pershendetje
    jam ne shkolle te mesme profesionale
    Teknik Arkitektonik ( Arkitektur ) jam viti IV ( Maturant )
    edhe ne kemi punuar me maketa por ashtu prezantime nuk kemi bere ... vetem i kemi prezantuar per patrionatin e shkolles
    do te kisha lutur te kontaktosh me mua
    besoj se i duhemi njeri -tjetrit
    ps.kam disa template te bukura per Power Point s'eshte problem
    Loneliness brings pain and pain makes you a genius... ;)

  4. #4
    Përshëndetje.

    Falenderime për leximin dhe ndihmën e propozuar.

    Duket se nuk jam qartësuar. Ok. Edhe njeherë. Studimet e mia nuk kanë lidhje me arkitekturën direkt. Ato kanë lidhje me edukimin dhe menaxhimin e botës fëmijërore. Në një nga kurset po formohemi për ndërtimin e projekteve institutionale që i përgjigjen nevojave të fëmijës. Në ndërtimin e projektit, grupi i punës ku bëj pjesë ka imagjinuar që përvec anës ligjore dhe profesionale bën pjesë edhe ana teknike e arkitekturës.

    Pra, duhet te hedh në kompjuter një plan ndërtimi të animuar 3D. Në këtë plan prezantohen disa salla: kuzhina dhe salla ngrënies e një dimensioni për 40 fëmijë, salla polivalente, salla krijimtarisë, salla motorike, salla pikturës dhe në fund salla madhe e spektkeleve që njëkohësisht është dhe salla e pianos dhe teatrit. Në këto salla mobilimi është i përshtatshëm për tre grupe moshe. P.sh për fëmijë 2 deri 6 vjeç , për fëmijë 6 deri 12 si dhe për të rriturit që do shoqërojnë fëmijët. Specifika e këtij projekti qëndron pikërisht tek mobilimi i brëndshëm i tij, pra ergonomia dhe përshtatja e mobilimit sipas moshës dhe zhvillmit të fëmijës.

    Aspektin e jashtëm të këtij projekti ne e kemi realizuar 3D në sallën tonë të kreativitetit. Maketi është i përfunduar. Aspektin e brëndshëm e kemi në letër të vizuatuar me laps. Këtë plan do donim ta gjallëronim me animation informatik sikur të ishte i vërtetë. Për përdorimin e PowerPoint nuk është problem. Ndërsa për realizimin e këtij plani e kemi problem. Duhet program special dhe dije specifike. Njëherë që plani është reaizuar në programin special, mundemi ta marrim nga aty e ta bashkangjisimin në programin PowerPoint për prezantimin. Pra ndihma që kërkoj eshtë gjallërimi i një plani të shështë në plan 3D informatik.

    Falenderime paraprake

    Elna.

    p.s. Piroman, ti ndoshta punon me program të tillë. Sipas mendimit tim tek fusha tënde e formimit hyn.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 26-09-2008 më 09:00

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Te duhet nje koleksion fotografik i pamjeve te dhomave sallave si fillim pastaj keto i kthen ne animacion me flash.
    Menyre tjeter eshte te marresh pamje per cdo mur perfshire mobiljet perballe,orendite cfare ka.Pamjet i fut te gjitha ne fotoshop,i ben crop per barazi ne permasa dhe me pas nderton panorame 3 D fikse ose animacion.
    Mund te besh ndryshime ne ngjyra midis objekteve dhe mureve per ti pasur ne harmoni duke perdorur programin color style.
    ----
    Te duhen pamje fotografi te gatshme.Nqs nuk ka atehere ke dy opsione.
    1.Kompozim i idese se mobilimit per cdo salle ne leter.Aty futen forma e salles
    objektet cfare do kete,dhe ngjyrat.Sipas skices nderton sallen me objektet ne photoshop.
    2.Opsion tjeter eshte qe sipas skices gjen imazhe ne gogel te salles,objekteve qe duhen.Keto pamje duhet te jene te vecuara,pra nje fotografi vetem 1 salle,nje fotografi tjeter vetem nje tavoline,nje pamje tjeter nje vazo lule,nje pamje tjeter nje karrige per kalamaj etj.Te gjitha keto imazhe i konverton ne
    gif format transparent.Pastaj me fotoshop ben organizimin e ketyre objekteve.
    Hap sallen bosh si pamje dhe aty fut objektet,i levis ne pozicione te caktuara
    i permason,zvogelon pak deri sa salla e kompletuar te duket mire.
    Me programin color style u ben ndryshimin ngjyrave te objekteve.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    Përshëndetje.

    Falenderime për leximin dhe ndihmën e propozuar.

    Duket se nuk jam qartësuar. Ok. Edhe njeherë. Studimet e mia nuk kanë lidhje me arkitekturën direkt. Ato kanë lidhje me edukimin dhe menaxhimin e botës fëmijërore. Në një nga kurset po formohemi për ndërtimin e projekteve institutionale që i përgjigjen nevojave të fëmijës. Në ndërtimin e projektit, grupi i punës ku bëj pjesë ka imagjinuar që përvec anës ligjore dhe profesionale bën pjesë edhe ana teknike e arkitekturës.

    Pra, duhet te hedh në kompjuter një plan ndërtimi të animuar 3D. Në këtë plan prezantohen disa salla: kuzhina dhe salla ngrënies e një dimensioni për 40 fëmijë, salla polivalente, salla krijimtarisë, salla motorike, salla pikturës dhe në fund salla madhe e spektkeleve që njëkohësisht është dhe salla e pianos dhe teatrit. Në këto salla mobilimi është i përshtatshëm për tre grupe moshe. P.sh për fëmijë 2 deri 6 vjeç , për fëmijë 6 deri 12 si dhe për të rriturit që do shoqërojnë fëmijët. Specifika e këtij projekti qëndron pikërisht tek mobilimi i brëndshëm i tij, pra ergonomia dhe përshtatja e mobilimit sipas moshës dhe zhvillmit të fëmijës.

    Aspektin e jashtëm të këtij projekti ne e kemi realizuar 3D në sallën tonë të kreativitetit. Maketi është i përfunduar. Aspektin e brëndshëm e kemi në letër të vizuatuar me laps. Këtë plan do donim ta gjallëronim me animation informatik sikur të ishte i vërtetë. Për përdorimin e PowerPoint nuk është problem. Ndërsa për realizimin e këtij plani e kemi problem. Duhet program special dhe dije specifike. Njëherë që plani është reaizuar në programin special, mundemi ta marrim nga aty e ta bashkangjisimin në programin PowerPoint për prezantimin. Pra ndihma që kërkoj eshtë gjallërimi i një plani të shështë në plan 3D informatik.

    Falenderime paraprake

    Elna.

    p.s. Piroman, ti ndoshta punon me program të tillë. Sipas mendimit tim tek fusha tënde e formimit hyn.
    Ajo qe kerkoni juve me sakte, eshte Modelim dhe Animim ne 3D i INTERIERIT, si dhe procesi i ndertimit i treguar skematikisht me ane te Animimit? Apo e kam gabim?

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Ajo qe kerkoni juve me sakte, eshte Modelim dhe Animim ne 3D i INTERIERIT, si dhe procesi i ndertimit i treguar skematikisht me ane te Animimit? Apo e kam gabim?
    Përshëndetje dhe...

    shumë falje për vonesën në përgjigje.

    Kam përshtypjen se kjo është. Them kam përshtypjen sepse jam ca e papregatitur nga arkitektura dhe bazat teknike të ndërtimit të një projekti skematik.

    Falenderime të gjithëve

    Elna

  8. #8
    Ripërshëndetje.

    Ja një aspekt i parë i ndhmës për mua .

    Eshtë Aktualisht:

    cedce 1.jpg (23.6 KB)


    Do të bëhet:

    cedce 2.jpg (20.1 KB)

    Do dëshëroja fiktivisht që të gjitha ndërtesat në brendësinë të hapësirës së gjelbërt të fshihen. Në vend të tyre të integrohet "ndërtesa" nga fotot e mëposhtme si dhe objektet e tjera ne të. :

    cedce 3.jpg (30.0 KB)

    Fatkeqësiht nuk arrija ti bashkanfjisja fotot poshtë tekstit... Shpresoj se ndonjëri që është i familjarizuar me animacionin skematik do të mund të orientohet. Ndërkohë po vazhdoj sjelljen e pjesës së dytë të fotove. Ky skedar mbante vetëm tre foto.

    Falenderime paraprake

    Elna.

    p.s... jam pak e përhumbur midis projektit të shkruar dhe projektit të figuruar, kështu që kërkoj falje për ç'orientimin në të shkruar a sqaruar .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #9

    Vazhdim ...

    i fotove të maketit tonë të famshëm .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #10
    Pra ideja është që në një ish stadium në një nga zonat e qytetit ku banoj, të ndërtohet një qëndër e zgjimit kulturor fëmijëror për ti ofruar fëmijëve të kësaj zone një hapësirë kulturore konstruktive si dhe etnografike (me sjellje nga kulturat e mbarë botës). Gjithashtu, për të mbajtur një vazhdimësi me gjendjen e mëparshme të këtij ish-stadi, menduam ta linim fushën e futbollit njejtë si gjatë ndeshjeve. Gjithashtu dhe një pjesë të ish- mureve të vjetra ta shndërronim në mur -eskalade ( ngjitje) për të eskaladuar fëmijët.

    Realisht ky stadium është miratuar për park gjelbërimi. Mua dhe grupit tim të punës na duhej një vendndodhje për projektin tonë,kështu që fiktivisht zgjodhëm këtë vend .

    Foto e mëposhtme është nga lagja ku ndodhej ish-stadiumi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 08-10-2008 më 14:22

  11. #11
    Nëse dikush ndjehet të bëjë një montazh imazhor me këto të dhëna, do i isha mirëjohëse.

    Mbrëmje të mirë

    Elna.

Tema të Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Cila është Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo në forumin Pyetje - përgjigje
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  3. Projekte te veçanta dhe arkitektët e forumit
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 12:45
  4. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •