Para disa ditesh me ra rasti te shoh nje emision,ne te cilin ishin ftuar disa te rinj,kryesisht studente.Flitej mbi zgjedhjen e shkolles se larte.Sa % kishte pasion dhe sa % kishte pragmatizem ne zgjedhjen qe kishin bere? Tema ishte interesante dhe gjitheperfshirese,por pergjigjet e atyre te rinjve me bene vertet shume pershtypje.Degjova pergjigjet e para dhe i klasifikova tek ato pergjigje qe rendom i quajme pergjigje "diplomatike".Per te qene e sinqerte me pelqyen dhe i vleresova pergjigjet qe dhane,sepse ne nje fare menyre tregojne pjekuri.Por kjo ndjesi nuk me zgjati shume sepse te gjitha pergjigjet qe erdhen me pas ishin te te njejtit tip.Me dukej sikur te gjithe kishin adaptuar te njejten menyre dhe stil te te pergjigjurit.Pavaresisht se i vleresova pergjigjet e tyre "diplomatike" do te kisha dashur qe te pakten njeri prej tyre te ishte pergjigjur ne menyre te drejtperdrejte,pse jo dhe me sinqeritet.Dikush mund te mendoje qe eshte efekti i kamerave qe i "detyron " te pergjigjen ne nje forme te caktuar,megjithate une duke pasur kontaktet qe kam, them qe nje fenomen te tille e shoh dhe ne realitetin tone te perditshem ,ate jashte kamerave.(ka raste qe as veten nuk e perjashtoj)
Cfare na shtyn te jemi te tille?
Ndoshta fakti qe duam qe gjithmone te kemi te drejte,qe te tjeret te na japin te drejte dhe atehere kur nuk kemi.
Ndoshta frika se mos te tjeret paragjykojne zgjedhjet e bera.
Ose sepse mendojme se realiteti nuk na lejon te jemi me te drejtperdrejte(per kete kam dyshimet e mia megjithate...)
Cdo kush mund te nxjerre justifikimet e veta ,megjithate i rendesishem eshte rezultati.
Dhe rezultati eshte : Nje shoqeri me individe qe nuk arrijne te jene te drejtperdrejte,me individe qe fillojne ta besojne si realitet "diplomacine" e krijuar prej tyre.Per rrjedhoje individe qe nuk arrijne te pranojne veten ,zgjedhjet e tyre dhe arsyet e verteta qe i kane cuar ne zgjedhjet qe kane bere.Shkurt individe te kompleksuar dhe nje shoqeri hipokrite,qe pelqen ta fshehe hipokrizine e vet (te cilen ne parimisht dhe moralisht e luftojme) me diplomacine (qe parimisht dhe moralisht duket e drejte)
Mesa duket ne gjithe ate lufte qe bejme per te fituar lirite dhe te drejtat humane dhe qytetare,ne kemi harruar t'i krijojme vetes lirine per te thene ate qe mendojme realisht.Ne kete lufte ne po humbim betejen e pranimit te vetvetes,te gabimeve dhe te metave tona.
E nisa me te rinjte sepse pritet qe ne te krijojme nje realitet te ri.Mesa duket eshte e veshtire perderisa ne vazhdojme te marrim mesime te vjetra.
Krijoni Kontakt