Nga Prof. Doc. Rexhep Meidani
Ekuilibri i forcės
Nė librin e tij, me vlera tė jashtėzakonshme, "Diplomacia" Kissinger midis tė tjerash nėnvizon: "Europa u hodh nė politikėn e ekuilibrit tė forcės kur zgjedhja e saj e parė, ėndrra mesjetare pėr njė perandori universale, u pėrmbys dhe kur nga hiri i kėsaj aspirate tė lashtė lindi njė numėr i madh shtetesh, pak a shumė njėlloj tė fuqishėm. Kur njė grup shtetesh tė krijuara nė kėtė mėnyrė, janė tė detyruara tė merren vesh me njėri-tjetrin, ka vetėm dy pasoja tė mundshme: ose njėri prej tyre bėhet aq i fuqishėm, sa tė dominojė gjithė tė tjerėt dhe krijon njė perandori, ose asnjė shtet nuk e ka asnjėherė fuqinė e mjaftueshme pėr tė arritur kėtė qėllim. Nė rastin e fundit, pretendimet e anėtarit mė agresiv tė komunitetit ndėrkombėtar, mbahen nėn kontroll me anėn e kombinimeve tė tė tjerėve; me fjalė tė tjera, nėpėrmjet funksionimit tė ekuilibrit tė forcės."(f.20). Madje Talejrani, duke nėnkuptuar nė konceptin e ekuilibrit tė forcės dhe pėrcaktimin e parimit tė vetėpėrmbajtjes, theksonte se: " Nė qoftė se minimumi i forcės kundėrshtuese do tė ishte i barabartė me maksimumin e forcės agresore do tė kishte njė ekuilibėr real."
Po tė studiohen me kujdes kėto pėrcaktime tepėr analitike e kuptimplota tė konfiguracionit tė ekuilibrit tė forcės nė njė rrafsh global, mund tė nxirren disa pėrfundime nė shėrbim tė ekuilibrit edhe nė rrafshe krejtėsisht "lokale", siē mund tė ishte dhe rasti i ndonjė konfiguracioni politik, p.sh. ai i PS-sė nė Shqipėri. Dhe kėshtu, duke zėvendėsuar termat e pėrcaktimet globale me ato pjesore, pėrfytyrimi i evolucionit brenda njė force politike, siē ėshtė p.sh. PS-ja, mund tė bėhet mė i kuptueshėm. Kėshtu, nga analiza paralele nė kontekstin kissingerian rezulton se, nė pjesėn dėrrmuese tė jetės sė saj si parti politike e pluralizmit tė ri shqiptar, thelbi pėr ekuilibėr liberal e demokratik brenda kėsaj partie, edhe pse me shformime tė pjesshme, tė ndėrgjegjshme apo tė pandėrgjegjshme, ėshtė "kėrkuar" nė pėrdorimin e konceptit tė ekuilibrit tė forcės. Por po me kėtė koncept mund tė shpjegohen edhe pėrpjekjet e ndryshme, pavarėsisht nuancave, diku kolegjiale, diku komanduese, nė krijimin e konfiguracioneve tė ekuilibrit tė forcės si ai i "Polit tė Qendrės" (PSD-PAD) nė zgjedhjet e 96-ės, "Forumi pėr Demokraci" gjatė krizės sė piramidave, parabashkimi dhe mė tej bashkimi politik nė "Aleancėn pėr Shtetin" pas zgjedhjeve tė 97-ės, "Bashkimi pėr Demokraci", apo mė tej "Bashkimi pėr Fitore" mė qartė i konfiguruar nė zgjedhjet e 2001-it. Gjithashtu brenda kėtij koncepti e praktike shpjegohen edhe pėrplasjet midis grupeve nė PS, ngandonjėherė tepėr tė forta, madje dhe debatet e ashpra publike nė forumet e kėsaj partie pėr ekulibėr force apo pėr epėrsi tė pėrkohshme tė njė grupi ndaj njė tjetri, pėrfshi kėtu dhe konfliktet e lindura e krejtėsisht tė padėshiruara tė interesave, veēanėrisht nė kushtet e njė qeverisjeje mbi 5-vjeēare. Pra, zhvillime tė tilla tė lindura apo tė provokuara nga drejtues tė veēantė, nė "lojėn" e tyre pėr komandė e pushtet, mund tė shpjegohen mė sė miri nė kushtet e ushtrimit, ndoshta, edhe pa e njohur historikisht e teorikisht, tė kėtij sistemi konceptimi e ekuilibri force nė perceptimin kissingerian. Dhe mė interesantja ėshtė se lidhur me krizat, konfliktet e pėrplasjet, nė kuadėr tė kėtij sistemi tė ekuilibrit tė forcės, po nė atė vepėr Kissinger thekson: "Sistemi i ekuilibrit tė forcės nuk pretendonte tė parandalonte krizat dhe bile as luftėrat. Ai parashikonte, po tė funksiononte si duhet, tė kufizonte si mundėsinė e shteteve pėr tė sunduar tė tjerėt, ashtu dhe shkallėn e konflikteve. Qėllimi i tij nuk ishte mė tepėr paqja, sesa stabiliteti dhe pėrmbajtja."(f.21)
Natyrshėm sistemi i ekuilibrit tė forcės nuk mund tė jetė i ngurtė, apo larg kompromiseve tė arsyeshme, ndryshe ai mund tė bėhet dhe shkatėrrimtar deri nė pėrmasa katastrofike. Kjo nėnkupton edhe atė qė ky sistem gradualisht duhet tė zėvendėsohet nga sistemi i ekuilibrit (pa forcėn), d.m.th. nga vetė sistemi i ekuilibrit tė ligjshmėrive, marrėveshjeve tė shkruara, ligjeve e parimeve statuore dhe aleancore, larg ēdo prirje individuale tė instalimit tė gabuar tė politikės sė forcės, duke kryer madje "kėrcime olimpike" nga njė provė force nė njė tjetėr, me improvizime ēasti ose "qorrazi", me dėshtime apo "fitore" kohore, gjithmonė nė "emėr" tė unitetit, paqes e harmonisė "absolute"!
Parimi i politikės sė forcės
Sidoqoftė ka patur disa shenja edhe mė parė, por tashmė ato po bėhen gjithnjė e mė tė shpeshtuara, edhe pse, ndoshta, akoma nė trajtė fillestare, qė edhe nė PS po tentohet tė ndryshohet kohėt e fundit "kursi", prirja apo sistemi i konceptimit pėr tė kaluar nga ai i ekuilibrit tė forcės nė atė tė politikės sė forcės.
Por politika e forcės nuk mund tė pėrdoret si argument pėr tė mundur apo zbrapsur kundėrshtarin e oponencėn, gjoja pėr hir tė forcimit tė disiplinės sė partisė dhe vendimmarrjes sė saj, veēanėrisht nė kushtet e njė maxhorance qeverisėse. Kjo pėrbėn natyrshėm njė pagesė jo tė vogėl pėr vetė procesin e demokratizimit dhe tė liberalizimit tė mėtejshėm tė partisė, por dhe tė qeverisjes, madje mund tė bėhet vetėm nė kurriz tė tyre. Megjithatė akoma mund tė pohohet se, ndryshe nga e pėrgjithshmja e zhvillimeve tė kaluara e mė kryesore nė Partinė Socialiste me dominim konceptin e ekuilibrit tė forcės, nė Partinė Demokratike ka spikatur shumė mė herėt, madje duke filluar qė nga vitet e para e mė tej gjatė gjithė periudhės sė mėvonshme tė jetės sė saj koncepti i politikės sė forcės, qė prek nė thelb zhvillimin evolucionar demokratik e liberal dhe konkurrencėn normale brenda vetė partisė. Por, tė ushtruarit e kėsaj politike force, nga ana e saj, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, me kalimin e kohės, krijon edhe njė konfuzion absurd nė pėrzierjen e koncepteve tė izolacionizmit me ato tė misionarit, ato tė " fanarit" me ato kryqėzatėse
Koncepti i ekuilibrit.
Ekuilibri realisht i qėndrueshėm duhet tė shprehet si njė triumf i doktrinės mbi pėrvojėn pozitive morale. Ai nuk mund tė jetė as njė ekuilibėr nė trajtėn e balancės sė forcave, grupeve apo klaneve e lobingjeve, as nė trajtėn e ushtrimit tė njėanshėm tė forcės sė njė individi apo grupi mbi individė apo grupe tė tjera, por as si njė shprehje lojėrash statuore sipas dėshirės dhe interesave kohore apo, nga njera anė, me sulme tė paprincipta mediatike ndaj tė "papėrkulurve" e tė ndryshmėve nė mendim e veprim dhe, nga ana tjetėr, me "dashuri" publike tej kufijve e standardeve normale demokratike.
Pėrkundrazi, ekuilibri i vėrtetė, ėshtė, nė thelb, ekuilibri i parimeve, i moralitetit, sociabilitetit dhe qytetarisė apo ndryshe ekuilibri politik e social i moralit. Nė fakt, ky ka qenė dhe konceptimi fillestar, madje ideali pėr pjesėn e konsiderueshme tė anėtarėsisė e tė shtresimit intelektual tė thirrur apo tė bashkuar vullnetarisht nė PS. Dhe kjo frymė konceptimi moral, nė pėrputhje me zhvillimin bashkėkohor politiko-institucional e ekonomiko-social, duhet ti rikthehet nė mėnyrė kolegjiale kėsaj partie, madje sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Vetėm nė kėtė mėnyrė, pėrvoja kolektive dhe interesi i gjėrė shoqėror e qytetar, dhe jo ai i njė grupi tė vogėl individėsh, mund tė dalin pėrsėri nė plan tė parė, duke u dhėnė goditje serioze "teknologjive moderne" tė premtimeve boshe e fasadė, tė mbarsura me "show" e demagogji mediatike, atyreve tė shtyrjes pa pėrgjegjėsi nė kohė apo tė lėnies fare nė harresė. Por nga ana tjetėr, ky lloj konceptimi mbi ekuilibrin nuk nėnkupton "shkrirjen" apo barazueshmėrinė e simetrisė me antisimetrinė nė shqyrtimin e tyre pėrgjithėsues.
Gjendjet, situatat apo konfiguracionet janė simetrike nė lidhje me njė veprim apo vendim, nė qoftė se si pasojė e tyre ato mbeten parimisht tė njėjta. E kundėrta vlen pėr antisimetrinė. Pėr tė kuptuar anėn "operacionale" tė problemit qė shtrohet, po japim njė analogji krejtėsisht formale: Po ta rrotullojmė p.sh. unazėn rrethore me 180 gradė (por jo p.sh. me 90 gradė) rreth njė diametri tė saj do tė pėrftonim, pas kėtij operacioni, njė figurė tė ngjashme me tė parėn, d.m.th. tė njėjtėn "gjendje" tė kėtij objekti. Pra, unaza rrethore ėshtė simetrike nė lidhje me kėtė operacion apo veprim, por ajo mund tė rezultojė antisimetrike lidhur me operacione tė tjera
I njėjti gjykim vlen dhe pėr zhvillimet shoqėrore e politike, pavarėsisht se aty "pranohen" edhe "kthesat", "marifetet" apo "kompromiset" me 180 gradė, por nė asnjė mėnyrė, edhe nė kėto raste, nuk mund tė identifikohet ajo qė ėshtė realisht simetrike me atė qė ėshtė antisimetrike, edhe pse tė dyja ekzistojnė nė natyrė e shoqėri, madje janė tė domosdoshme me praninė e tyre kundėrshtuese. Pėrndryshe, nėpėrmjet identifikimit tė tyre, ndėrtohet njė ekuilibėr i ēekuilibruar apo njė ekuilibėr fals qė veēse mund tė dėmtojė parimet themelore tė ndėrtimit moral tė njė partie, tė njė politike parimore e transparente, tė njė shteti ligjor e tė njė demokracie tė shėndetshme, pra dhe vetė procesin e instalimit tė njė ekuilibri tė vėrtetė. Pikėrisht kėtė po vuan sot artificialisht, jo vetėm PS-ja, por dhe e gjithė politika e shoqėria shqiptare!
Krijoni Kontakt