Besoj se po mban akoma NOD32 si antivirus, apo jo? Disa postime me siper te thashe te instaloje Avira AntiVir sepse nga eksperienca ime ky antivirus heq disa gjera qe antivirusat e tjere si NOD32, Norton, Kaspersky as qe nuk i diktojne fare. Dhe kete mund ta provosh edhe me rezultatet e testeve te fundit. Gjithsesi, perpara se ta instalosh, meqe do ta mbash fort NOD32 tend, bej nje prove me kete BootCD te Avira-s, http://dl.antivir.de/down/vdf/rescuecd/rescuecd.exe . Pra te duhet nje CD-Writer, nje CD bosh dhe programi qe do te shkarkosh nga adresa qe te dhashe. Kur ta hapesh programin duhet thjesht te percaktosh vendin e CD-se dhe pastaj digje, d.m.th. hidhe ne CD.
Nise kompjuterin me CD brenda, dhe nese nuk futet automatikisht ne programin e CD-se atehere duhet te zgjedhesh Boot me CD, dhe jo me HDD. Zakonisht kompjuteri ta tregon vete ne fillim se me ēfare do te nisesh. Nese hyn ne program, bej nje skanim te plote te kompjuterit dhe 'Delete' ose "Move to quarantine" gjithe objektet e dyshimta qe te dalin. Mundohu te zgjedhesh mundesite me te larta te skanimit, d.m.th. high detection heuristics, all files etj., nese programi t'i jep keto mundesi permes konfigurimit ose ndertimit.
Edhe nje gje, derisa e di qe ke nje lloj virusi ne kompjuter eshte mire qe t'i ruash dokumentet e tua te rendesishme ne nje vend tjeter te jashtem.
Dhe pse nuk i poston rezultatet e Hijackthis kur te thuhet? P.sh. ti thua se dy ore kompjuteri punonte normalisht, dhe pastaj filloi i njejti problem. Nese do i kishe postuar rezultatet gjate atyre dy oreve qe punoi normalisht atehere do te ishte me e qarte se kush proces po nderhyn qe e prish ritmin.
Krijoni Kontakt