Per te vleresuar nje antivirus shikoje ne keto gjeraPostuar mė parė nga AIR_MJ
1.A ka databaze te madhe me firma kodesh diktuese te viruseve(signatures)
Antivirusat me databaze kodesh mbi 80 mije jane te mire
2.Me diktimin e nje virusi, a te jep opsione heqjeje,levizjeje ne virus vault,sherimi etj?
3.A ka programi nje databaze te veten per informacion per virusin e diktuar si dhe procedurat perkatese te heqjes?
4.A ka kompania e antivirusit forum te vecante ne faqen e saj,per problemet e updates,heqjes se virusave,informacion per virusat?Shiko Help menune e programit.Programet me cilesi kane nje prezantim te shkelqyer te funksioneve butonave dhe detaje ne operim.
5.A e ngarkon shume kompjuterin nje antivirus i instaluar?Shiko ne taskmanaxher per proceset exe te antivirusit.Mund te jene 2 ose tre procese.Mblidhi vlerat e memorjes ne kb qe ato perdorin.Nqs vlera del mbi 20 mb atehere ka probleme.E rendon kompjuterin
6.A ka opsione skanimi antivirusi me klik te djathte te nje skedari specifik?
7.A eshte i qarte,i thjeshte ne prezantimin e butonave dhe i lehte ne perdorim?
8.A eshte i shpejte ne skanim.Kjo del vetem me krahasim te dy antivirusave ose me teper.Disa antivirusa mund te japin opsion te nje skanimi"smart" si dhe opsionin e nje skanimi te thelle dhe te plote.Zakonisht keto lloj antivirusash me opsione skanimi smart dhe te thelle jane te mire(kujto programin adaware qe e ka nje opsion te tille dhe e di se ku te kerkoje, e di se ne cilen direktori instalohen spywaret dhe i gjen dhe i heq) .Skanimet e shpejta smart jane me te mira pasi shkurtojne kohe ne gjetjen e virusave dhe heqjen.Skanimi i thelle zgjat me shume si kohe,kontrollohet disku ne cdo byte element.Skanimi i thelle ka nje problem pasi rrit shancet per ndonje alarm fallco per virus(false pozitivet).
Mire eshte te shmangen programet qe kane funksione antivirale te bashkuara me miniprograme mbrojtese firewall.Eksperienca ka treguar qe programe te tilla kane nxjerre gjithmone probleme me funksionimin e disa programeve,aplikacioneve,si dhe jane shkak i shume mesazheve te gabimit ne windows.Pervec kesaj e rendojne me shume kompjuterin.Disa programe antivirus e lene pa kontrolluar
sektorin e diskut me skedaret e fjetur(hibernated files).Per te minimizuar kete faktor negativ mire eshte qe kur skanohet me antivirus,te behen exit te gjitha programet qe mund te jene aktive ne task manaxher dhe nuk jane te windowsit.
Te mbyllen aplikacione,skedare te hapur.Te mbyllen dritaret e windowsit.
Si mund te gjesh cili program antivirus eshte me i mire per kompjuterin tend.
Gjeja me e mire qe mund te besh,pervec rekomandimeve ne postet ne kete forum
eshte te instalosh disa programe antiviruse nje nga nje.Ne 12 muaj te vitit instalo
nje program antivirus si prove 30 dite dhe pastaj ne fund te muajit e cinstalon.
Muajin tjeter instalon nje antivirus tjeter dhe e shikon me prove 30 dite.Mbaj shenim per cdo antivirus,cfare te pelqen me shume dhe cfare problemi mund te kete.ne fund te vitit ke arritur te kontrollosh 12 programe antivirus.Shiko shenimet qe ke mbajtur dhe arrin te gjesh me saktesi kush eshte me i miri i mbeshtetur ne fakte.Nga kjo ke dy perfitime:1.Arrin nje njohje te mire te funksionimit te programeve antivirus si dhe krijon nje pervoje personale se si te merresh me pastrimin e antivirusave. 2.Nuk ke nevoje te kerkosh per krak serial programi,nuk ke nevoje te regjistrosh as te blesh program antivirus.Duke cinstaluar nje antivirus program prove nje muaj dhe instaluar nje tjeter muajin ne vazhdim mund ta kalosh gjithe vitin.Me poshte ke 12 programet antivirus me te njohurat
1.Norton
2.Mcafee
3.Panda
4.Kaspersky
5.Nod32
6.BitDefender
7.EZ Antivirus
8.RAV
9.PC-cilin
10.Sophos
11.Trend Micro
12.DrWeb
Krijoni Kontakt