Pyetja e parė:
Pėrse qajmė kur ndodhemi pėrballė njė skenė prekėse, kur soditim njė pjesė tragjike?
Ēka tė bėjė me ne, me shpirtin tonė, emocionet tona, kur shikojmė njė film dhe momenti na i rrėmben lotėt me forcė? Ju kujtohet Pretty Woman qė i pėlcitėn zorrėt nga e qara ndėrsa vėshtronte traviatėn?
Ēka tė bėjė dhimbja qė shohim nė njė ekran edhe pse ėshtė nė ekran? Tek e fundit pse nuk mundim ta shndėrojmė nė njė soditje tė mirėfilltė e cila tė shtrihet si njė hapėsirė ndarėse, si njė largėsi sigurie,(sterilitet emocionesh qė mund tė shprehet edhe si vrarje kohe) pėr ti shpėtuar shtjellės, joshjes, ngashėnjimit rrėmbyes, pasojat e tė cilės aty pėr aty i ndiejmė thellė, aq sa pėr tė ardhmen sigurojmė njė mbresė e cila mund edhe tė pėrkufizohet si tė shndrohesh nė atė ēfarė kėrkon. Kjo, tė shndėrohesh nė atė ēfarė kėrkon ėshtė njė pohim qė ndoshta fle diku nė thellėsi tė qenies e qė zgjohet e ngacmuar nga ndodhia, subjekti i filmit. Zbulojmė njė vetvete tjetėr nga njė dhimbje qė shohim e qė nuk na pėrket. Mendoj se na pėrket nėse ripohojmė ēka u ha mė sipėr.
Sikundėr thotė Agostino tek libri i tretė i rrėfimeve, tek kap i dytė, kur flet pėr shfaqjet teatrale dhe ku njeriu kėrkon vuajtjen duke parė ngjarje tragjike e tė zymta, pėr tė realizuar kėnaqėsinė. Duket se shpirti njerėzor ka ndryshuar shumė pak. Mendimi ndihmon tė zbulosh analogjinė e qenies njerėzore:
Nuk ka pėr qėllim tė tė nxitė tė vish nė ndihmė tė atij qė vuan, ndėrsa shikon njė skenė, por tė vuash edhe ti, tė joshesh nga vuajtja...
Duke u nisur nga fjalėt e fundit tė thėnies sė filozofit, pyetja e dytė i shpėton rėndomėsisė.
Pėrse duhet tė joshemi nga vuajtja, nėse kjo shkakton dhimbje?
Krijoni Kontakt