MOS NDRYSHO!
Për shumë kohë kam qenë një njeri nevrotik.
Isha plot ankth, i ligështuar dhe egoist.
E the gjithë vazhdonin të më thoshin se duhej të ndryshoja.
E të gjithë vazhdonin të më thoshin sa isha nevrotik.
Dhe unë fyhesha nga fjalët e tyre, por isha dakord me ta,
dhe doja të ndryshoja, por asnjë ndryshim nuk arrita,
megjithëse mundohesha me të gjitha forcat e mia.
Ajo që më shkaktonte më shumë dhimbje,
ishte fakti që edhe miku im më i dashur
vazhdimisht me përkujtonte se isha nevrotik.
Edhe ai më thoshte gjithmonë se duhej të bëja gjithçka
që ishte e mundur për një ndryshim.
Unë isha dakord edhe me të dhe nuk isha fare i zemëruar me të.
Ndihesha në praninë e tij krejtësisht i pafuqishëm dhe i paguximshëm.
Pastaj një ditë ai më tha: “Mos ndrysho; rri si je.
Nuk ka rendësi që të ndryshosh apo jo. Unë të dua ashtu siç je;
Nuk mund të bëj asgjë pa ty, nuk mund të mos dua!"
Ato fjalë qenë si një muzikë e mrekullueshme për veshët e mia:
“Mos ndrysho! Mos ndrysho! Mos ndrysho!...Unë të dua siç je!”
Dhe u qetësova! Dhe u ndjeva i gjallë.
Dhe, gjëja më e çuditshme, ndryshova!
Tani e di mirë se nuk kisha mundësi të ndryshoja me të vërtetë,
nëse nuk do të kisha gjetur dike që do të më kishte dashur,
edhe nëse nuk do të kisha ndryshuar.
E Ti po më do kështu, o Hyji im?!
Krijoni Kontakt