Close
Faqja 22 prej 43 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 429
  1. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FSHEHTËSIA E PARAJSËS.

    Një samuraj i shëndoshë dhe i fortë
    shkoi për ta takuar një murg me shtat shumë të vogël.
    “Murg”, i tha “më mëso se çfarë janë parajsa e ferri”.
    Murgu i ngriti sytë,
    e pasi e shikoi samurajin,
    iu përgjigj me përbuzje:
    “Të mësoj ty se çfarë janë parajsa e ferri?
    Nuk mund të të mësoj asgjë,
    sepse ti je i papastër
    e të vjen një erë e keqe
    e tehu i briskut të rrojës të është ndryshkur.
    Je çnderim për kastin* e samurajve.
    Hiqmu sysh, se nuk mund ta duroj praninë tënde”.
    Samuraji u tërbua.
    Askush nuk kishte guxim t’i fliste
    një samuraji me fjalë të tilla.
    Filloi të dridhej,
    fytyra iu skuq nga hidhërimi
    e nuk arrinte të shqiptonte asnjë fjalë.
    E nxori nga këllëfi shpatën
    dhe e ngriti lart
    duke u përgatitur që ta vriste murgun.
    “Ja, ky është ferri”,
    i murmuriti murgu.
    Në atë moment samuraji u mposht.
    Sa dhimbshuri, sa trimëri
    kishte treguar ky burrë i vogël
    për t’i dhënë këtë mësim,
    për t’i treguar se ç’është ferrri!
    E uli shpatën ngadalë
    dhe plot me mirënjohje,
    e papritmas i mbushur me paqe të brendshme.
    “E ky është parajsa”,
    murmuriti murgu.

    Torkerry

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga torrkerry Lexo Postimin
    . GJUHA DHE DHËMBËT

    Nxënësi i një filozofi
    shkoi për ta vizituar mësuesin e tij
    që ishte në shtratin e vdekjes.
    “Më lër në trashëgim pak prej urtisë sate”, i tha.
    Atëherë, plaku e hapi gojën
    dhe i tha nxënësit të shikonte brenda.
    “A e kam gjuhën?”, e pyeti.
    “Po!” iu përgjigj nxënësi.
    “E dhëmbët, a i kam ende dhembët?”
    “Jo!”, iu përgjigj nxënësi.
    “A e di përse gjuha zgjat më shumë se dhëmbët?
    Sepse është e butë dhe e lëvizshme.
    Dhëmbët bien më parë
    sepse janë të ashpër.
    Tash i ke kuptuar të gjitha ato
    që është dashur të mësosh.
    Nuk kam më asgjë për të të mësuar”.

    Torrkerry
    >>> Shume e bukur!
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . PARAJSA DHE FERRI

    Pas një jete të gjatë dhe heroike,
    një samuraj i famshëm arriti në jetën tjetër
    dhe qe caktuar për në parajsa.
    Ishte një tip plot me kurreshtje
    dhe kërkoi që të mund t’i jepte më parë një shikim ferrit.
    Një engjëll ia plotësoi dëshirën
    dhe së bashku shkuan për ta vizituar ferrin.
    Gjindeshin në një sallon shumë të gjërë
    i cili në mes kishte një tryezë
    të mbushur plot e përplot me pjata ushqimi shumë të shijshëm
    e që as në ëndërr nuk mund t’i shohësh.
    Por, ata që ishin të ulur rreth tryezës,
    ishin të zbehtë, kockë e lëkurë aq sa të futnin tmerrin.
    “Si është e mundur?”
    e pyeti samuraji engjëllin.
    “Me të gjitha ato ushqime përpara”.
    “Shiko: kur arrijnë këtu,
    çdonjëri prej tyre merr dy shkopinj
    të cilët shërbejnë për të ngrënë,
    vetëm se janë më se një metër të gjatë
    dhe duhet të kapen gjithësesi në fillim.
    Vetëm kështu mund ta marrin ushqimin
    e ta vënë në gojë”.
    Samuraji u rrënqeth nga tmerri.
    Dënimi i këtyre të shkretëve ishte i tmerrshëm
    sepse, sado që mundoheshin,
    prapë se prapë nuk arrinin kurrë
    të vinin në gojë asnjë kafshatë.
    Nuk deshi të shikonte më
    dhe kërkoi të shkonte menjëherë në parajsë,
    aty për ku ishte i caktuar.
    Këtu e priste një befasi e madhe.
    Parajsa ishte një sallon plotësisht i njëjtë me atë të ferrit.
    Brenda atij salloni të gjërë ishte një tryezë,
    plot me njerëz: e mbi tryezë
    të njëjtat ushqime të shijshme sikurse ato të ferrit.
    Jo vetëm kaq:
    ata që ishin ulur rreth tryezës
    ishin të pajisur me të njëjtët shkopinj
    të gjatë më se një metër
    e që po ashtu ishte e domosdoshme
    të kapen në fillim për të futur ushqimin në gojë.
    Kishte vetëm një dallim:
    ata që ishin të ulur rreth tryezës këtu
    ishin të shëndoshë,
    me shëndet të plotë,
    të gëzuar e shumë të lumtur.
    “Po si është e mundur?”
    pyeti samuraji.
    Engjëlli buzëqeshi:
    “Në ferr çdonjëri përpiqet të kapë ushqimin me shkopinj
    e ta fusë në gojën e vet,
    sepse kështu janë sjellur gjatë jetës së tyre tokësore.
    Këtu, në të kundërtën,
    çdonjëri e merr ushqimin me shkopinj
    e pastaj përpiqet të ushqejë të afërmin e tij”.

    Parajsa e ferri janë sot në duart tua.
    Varet prej teje se si do të sillesh këtu e sot.


    Torrkerry

  4. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BABA, TE DUA!

    Një zonjë shkruan:
    “Ka disa vjet që më ka vdekur babai
    dhe ende e ndjej brejtjen e ndërgjegjes
    pse nuk i kam thënë kurrë: Baba, të dua”.

    Torrkerry

  5. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . MAJMUNËT DHE XIXËLLONJA

    Një grup majmunësh jetonin në xhungël,
    buzë një fshati të varfër.
    Një gjë që u ngjallte kurreshtjen në mënyrë të posaçme ishte zjarri.
    Rrinin me orë të tëra
    duke shikuar flakët e kuqe
    që dridheshin në shtëpitë e në oborret e fshatarëve
    të cilët afroheshin rreth e rrotull për t’u nxehur,
    me një kënaqësi të papërshkruar që u lexohej në fytyrë.
    Një natë shumë të ftohtë,
    majmunët panë një xixëllonjë
    se si lëvizte në mes të gjetheve të një shkurreje.
    Menduan menjëherë se do të ishte një shkëndijë
    e asaj gjëje të mrekullueshme që i nxehte njerëzit,
    prandaj e morën në dorë me shumë kujdes.
    E mbuluan me bar të thatë e me degëza,
    i zgjatën duart duke i fërkuar me kënaqësi
    dhe ishin të bindur se kështu po nxeheshin.
    Njëri prej tyre filloi edhe t’i fryjë xixëllonjës
    sikurse shumë herë kishte parë se bënin njerëzit.
    Një zog me flatra të arta
    e përcillte ndodhinë lart mbi një degëz lisi.
    Plot me dhimbshuri ndaj majmunëve të shkretë
    fluturoi poshtë dhe u tha:
    “O miq të dashur,
    jeni duke gabuar,
    sepse ky nuk është zjarr.
    Është vetëm një xixëllonjë!”.
    Por majmunët e përzunë të shqetësuar
    dhe filluan t’i fryjnë xixëllonjës me më shumë zell.
    “Kujdes se është një mashtrim!”,
    vazhdoi të përsëriste zogu me flatra të arta
    dhe fluturonte rreth majmunëve
    të cilët shtyheshin njëri me tjetrin
    duke iu afruar grumbullit me bar e degëza.
    “Shkoni menjëherë e strehohuni ndokund!”
    Një majmun i acaruar shumë
    e kapi zogun me flatra të arta
    dhe e mbyti.
    Pastaj të gjithë së bashku vazhduan t’i fryjnë xixëllonjës.
    Në mëngjes të gjithë ishin të vdekur nga të ftohtët.

    Torrkerry

  6. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NE NUK SHESIM PRIND

    Një çift i ri martesor hyri në dyqanin më të bukur të qytetit
    që shiste lojra fëmijësh.
    Burri dhe gruaja i shikuan për një kohë të gjatë
    kukullat e lojrat e ndryshme me ngjyra të mrekullueshme.
    Kishte kukulla që qanin e që qeshnin,
    lojra elektrike, kuzhina të vogla që gatuanin torta të vogla e piza.
    Nuk arrinin kurrë të vendosnin se çfarë të blenin.
    Atëherë, u afrua një shitëse, që t’u ndihmonte.
    “Shikoni”, i tha gruaja,
    “ne kemi një vogëlushe shumë të vogël,
    por jemi jashtë shtëpie pothuajse tërë ditën,
    e shpesh edhe në mbrëmje”.
    “Është një fëmijë që qeshet pak”, vazhdoi burri.
    “Dëshirojmë t’i blejmë diçka që do ta bënte të lumtur”,
    tha gruaja
    “edhe atëherë kur ne nuk jemi aty...
    Diçka që mund ta gëzojë edhe atëherë
    kur është vetëm në shtëpi”.
    “Më vjen keq”,
    buzëqeshi me dashamirësi shitësja,
    “por, ne nuk shesim prind”.

    Torrkerry

  7. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    .GJËRAT QË DËSHIROVA

    Të vendosësh të kesh një fëmijë do të thotë të lidhësh marrëveshjen e borxhit më të madh që mund ta marrësh me mend. Të gjithë fëmijët vijnë tek ne me biletën thirrëse në jetë e na thonë: “Më thirre: Ja ku jam. Çfarë më jep?” Këtu fillon çdo detyrë edukative.
    Një pesëmbëdhjetëvjeçari i duket se punët qëndrojnë kështu:
    “Dëshirova qumësht,
    e më qe dhënë biberòn* (shishe qumështi e shkallëzuar).
    Dëshirova prind,
    e më qenë dhënë kukulla.
    Dëshirova të bisedoja,
    e më qe dhënë televizori.
    Dëshirova të mësoja,
    e më qe dhënë dëftesa shkollore.
    Dëshirova të mendoja,
    e më qe dhënë diturí.
    Dëshirova të kisha një shikim të përgjithshëm për gjërat,
    e më qe dhënë një ide.
    Dëshirova të jem i lirë,
    e më qe dhënë disiplina.
    Dëshirova dashurí,
    e më qe dhënë moral.
    Dëshirova një mjeshtri,
    e më qe dhënë një vend pune.
    Dëshirova lumturi,
    e më qenë dhënë të holla.
    Dëshirova liri,
    e më qe dhënë një makinë.
    Dëshirova shpresë,
    e më qe dhënë frikë.
    Dëshirova ta ndërroja jeten,
    e më qe dhënë keqardhje.
    Dëshirova të jetoj...

    Torrkerry

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ME HAPA TË VEGJËL

    Një student i ri që kishte një dëshirë të madhe
    të bënte diçka për të mirën e njerëzimit,
    një ditë shkoi tek shën Françesku i Salesit dhe e pyeti:
    “Çfarë duhet të bëj që paqja të mbretërojë në botë?”
    Shën Françesku i Salesit iu përgjigj me butësi e buzëqeshje:
    “Mos e përplas derën aq shumë...”.

    Shpesh herë janë mosmarrëveshjet e vogla që shkaktojnë probleme të mëdha. Shumë thyerje kurorash fillojnë prej çorapeve të harruar nën shtrat. Por edhe dashuritë e mëdha përbëhen prej shumë gjërave të vogla.

    Torrkerry

  9. #219
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . ME RËNDËSI ËSHTË TË VRAPOSH

    Një fjalë e urtë afrikane thotë kështu:
    “Çdo mëngjes në Afrikë, zgjohet një luan.
    Ai e di se duhet të vrapojë më shpejt se sorkadhja
    ose do të vdes nga uria.
    Çdo mëngjes në Afrikë zgjohet një sorkadhe.
    Ajo e di se duhet të vrapojë më shpejt se luani
    ose do të vdesë nën kthetrat e tij.
    Çdo mëngjes, kur zgjohesh,
    mos humb kohë duke u pyetur
    se a je luan apo sorkadhe,
    por fillo të vraposh”.

    Torrkerry

  10. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    E KE DITUR

    Në një fis indianësh,
    të rinjtë pranoheshin si të rritur
    pasi kalonin një kohë në vetmi të plotë.
    Gjatë kësaj kohe të vetmisë,
    ata duhej ta provonin vetveten
    se a janë të aftë për moshën e pjekur.
    Një herë, një prej këtyre të rinjve
    eci deri në buzë të një lugine të gjelbër prej pemëve
    dhe rrezëllues prej luleve.
    Duke shikuar bjeshkët që rrinin përreth asaj lugine,
    djaloshi vuri re një maje bjeshke të rrëpirët
    e të veshur me një bardhësì verbuese.
    “Do të vihem në provë kundër asaj bjeshke”, mendoi.
    E veshi këmishën e tij lëkurë bizonti,
    e hodhi mbi supe një mbulojë
    dhe e filloi ngjitjen lartë.
    Kur arriti në majë, e pa nën vete botën mbarë.
    Shikimi i tij endej andej e këndej pa asnjë kufi,
    ndërsa zemra e tij ishte e mbushur plot me mburrje.
    Pastaj, afër vetës dëgjoi një fëshfëritje,
    e uli shikimin dhe pranë tij vuri re një gjarpër.
    Para se djaloshi të lëvizte gjarpëri foli.
    “Jam duke vdekur,” tha.
    “Është tepër ftohtë për mua këtu lart
    dhe nuk kam asgjë për të ngrënë.
    Më vër nën këmishën tënde e më ço poshtë në fushë”.
    “Jo”, iu përgjigj djaloshi.
    “Unë i njoh mirë ata të llojit tënd.
    Ti je një gjarpër me zile.
    Nëse të marr me veti ti do të më kafshosh
    dhe kafshimi yt do të më vrasë”.
    “Jo, jo, kurrë s’do të bëja një gjë të tillë”,
    i tha gjarpëri.
    “Me ty nuk do të sillem ashtu.
    Nëse më bën këtë nder të premtoj
    se nuk të bëj asnjë të keqe”.
    Djaloshi nuk pranoi për disa kohë,
    por gjarpëri kishte një aftësi bindëse shumë të madhe.
    Më në fund djaloshi e vuri brenda nën këmishë
    dhe e mori me vete.
    Kur arritën poshtë në luginë e nxori jashtë
    dhe me shumë kujdes e vuri në tokë.
    Papritmas gjarpëri u mbështoll në vetvete,
    i dridhi zilet e veta,
    u hodh përpara dhe e kafshoi djaloshin në njërën këmbë.
    “Po ti më pate premtuar...”,
    bërtiti i dëshpëruar djaloshi.
    “E ke ditur mirë se çfarë po rrezikoje
    kur më more me vete”, tha gjarpëri duke u larguar.

    Nuk është nevoja që të provojmë helmin për t’u bindur se na vret. Janë mjaft ata të cilët kanë vdekur prej tij. Ky tregim mund t’u kushtohet të gjithë atyre që e lejojnë vetën të bien në tundim me anë të drogës, alkoolit ose të vozitjes tepër të shpejtë. “E ke ditur mirë se çka rrezikoje kur më more me vete”. Kur e bëjmë një vepër duhet të jemi të gatshëm që ta pranojmë frytin e saj.


    Torrkerry

Faqja 22 prej 43 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •