FSHEHTËSIA E PARAJSËS.
Një samuraj i shëndoshë dhe i fortë
shkoi për ta takuar një murg me shtat shumë të vogël.
“Murg”, i tha “më mëso se çfarë janë parajsa e ferri”.
Murgu i ngriti sytë,
e pasi e shikoi samurajin,
iu përgjigj me përbuzje:
“Të mësoj ty se çfarë janë parajsa e ferri?
Nuk mund të të mësoj asgjë,
sepse ti je i papastër
e të vjen një erë e keqe
e tehu i briskut të rrojës të është ndryshkur.
Je çnderim për kastin* e samurajve.
Hiqmu sysh, se nuk mund ta duroj praninë tënde”.
Samuraji u tërbua.
Askush nuk kishte guxim t’i fliste
një samuraji me fjalë të tilla.
Filloi të dridhej,
fytyra iu skuq nga hidhërimi
e nuk arrinte të shqiptonte asnjë fjalë.
E nxori nga këllëfi shpatën
dhe e ngriti lart
duke u përgatitur që ta vriste murgun.
“Ja, ky është ferri”,
i murmuriti murgu.
Në atë moment samuraji u mposht.
Sa dhimbshuri, sa trimëri
kishte treguar ky burrë i vogël
për t’i dhënë këtë mësim,
për t’i treguar se ç’është ferrri!
E uli shpatën ngadalë
dhe plot me mirënjohje,
e papritmas i mbushur me paqe të brendshme.
“E ky është parajsa”,
murmuriti murgu.
Torkerry
Krijoni Kontakt