Close
Faqja 17 prej 43 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 429
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËR KË?

    Një histori çifute tregon sesi një Rabin i urtë dhe që e druante Zotin,
    një mbrëmje, pas një dite të kaluar duke medituar librat e profecive të vjetra,
    vendosi të dalë në rrugë për të bërë një shëtitje të çlodhshme.

    Duke ecur ngadalëngadalë në një rrugë të vetmuar,
    takoi një roje që ecte përpara dhe mbrapa,
    me hapa të gjatë dhe të vendosur,
    përballë gardën e një prone të pasur.

    “Për kë ec ti?” – e pyeti Rabini atë, me kureshtje.

    Roja ia tha atij emrin e pronarit.
    Pastaj, menjëherë pas kësaj,
    e pyeti Rabinin: “Po ti, për kë ec ti?”.
    Kjo pyetje – vijon historia - e godit thellë zemrën e Rabinit.


    Po ti, për kë ec Ti?
    Për kë janë të gjitha hapat dhe afshet e kësaj dite?
    Për kë jeton ti?
    Ti mund të jetosh vetëm për dikë!
    Për çdo hap, sot ripërsërite emrin e tij.
    Kur nuk do ta kesh pasur një ditë aq të bukur!

    Torrkerry

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KUR MBARON NATA?

    Një Rabin i moshuar i pyeti njëherë nxënësit e vet
    si mund të njihet momenti i saktë kur mbaron nata dhe fillon dita.

    “Ndoshta kur mund të dallohet
    pa vështirësi një qen nga një dele?”.

    “Jo”- përgjigji Rabini.

    “Ndoshta kur mund të dallohet
    pa vështirësi një pemë hurmësh nga një pemë fiqsh?”.

    “Jo”- përgjigji Rabini.

    “Mirë po! Por kur atëherë?”
    – E pyesin Rabinin nxënësit së bashku.

    Rabini u përgjigji: “Është kur,
    duke shikuar fytyrën e një njeriu,
    ti e sheh fytyrën e një motre apo të një vëllau.
    Deri në këtë pikë, është akoma natë e errët në zemrën tënde”.


    “Kemi mësuar të fluturojmë si zogjtë, të notojmë si peshqit, por nuk e kemi mësuar artin për të jetuar si vëllezër” (Martin Luther King).

    Torrkerry

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MUSHKONJA.

    Një nënë e re, në dorë me një lopatëz për t’i larguar mizat,
    e përndjekte një mushkonjë që fluturonte nëpër shtëpi.
    Aleksi, një fëmijë tre vjeçar, e kapi nënën për fustanin dhe i tha:
    “Lëre atë që të jetojë!”
    “E pse? Pastaj ajo na pickon!”.
    “Po! Por ajo na bën shoqëri!”.

    Diamanti më i çmueshëm i botës,
    ishte në fillim i shëmtuar nga një plasaritje.
    Pronari kishte vendosur që t’i bëjë me të
    një grusht diamantesh industriale,
    por një prerës gurësh të çmuara,
    me një durim të pakufishëm
    e duke punuar shumë kohë,
    e ndërroi atë plasaritje në një trendafill të shkëlqyeshëm:
    atë që të gjithë ne e admirojmë,
    të gdhendur në diamantin.
    Jeta është plotë më surpriza.
    Ka ditë të bukur dhe ditë të këqija.
    Ka probleme dhe vështirësi që bëjnë që të vuajmë.
    Por gjithë këto na mbajnë të zgjuar.
    Dhe shpeshherë na detyrojnë
    ta heqim jashtë pjesën më të bukur që është në ne!

    Torrkerry

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PROFESORI DHE VARKATARI.

    Një ditë një prej profesorëve më të mëdhenj të Universitetit,
    kandidat për çmimin Nobel,
    i famshëm në tërë botën,
    arriti në buzë të një liqeni.

    E pyeti një varkatarë që ta çojë atë
    me varkën e tij ta bëjë një shëtitje në liqe .
    Kur u larguan mjaft nga bregu i liqenit,
    profesori filloi t’i bëjë shumë pyetje.
    “E di ti historinë?”
    “Jo!”
    “Atëherë e ke humbur një çerek të jetës tënde”
    – i tha profesori atij.

    “E di astronominë?”
    “Jo!”
    “Atëherë edhe dy çerekë të jetës tënde i ke humbur”.

    “E di filozofinë?”
    “Jo!”
    “Atëherë – vazhdoi profesori –
    i ke humbur tre çerekë të jetës tënde”.

    Papritur u bë një stuhi e madhe.
    Varka e vogël, në mes të liqenit,
    kërcente si një lëvozhgë arre.
    Me një ulërimë më të fortë se atë të erës,
    varkatari e pyeti profesorin:
    “ Di notin?”
    “Jo!” –përgjigji profesori.
    “Atëherë tërë jetën tënde e ke humbur!”

    Ka shumë rrugë,
    shpeshherë të bukura e tërheqëse,
    që të çojnë te vdekja.
    Vetëm një është rruga nëpër jetën,
    atë të Zotit.
    Mos e humbas nga sytë atë
    që më të vërtetë është esenciale.

    Torrkerry

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FESTA NË KËSHTJELLË.

    Fshati në afërsinë e kështjellës u zgjua nga gjumi
    nga zëri i kasnecit të zotit të kështjellës
    që e lexonte një lajmërim në shesh.
    “Zoti ynë i dashur i fton të gjithë nënshtetasit të mirë dhe besnikë
    që të marrinë pjesë në festën për ditëlindjen e tij.
    Secili prej pjesëmarrësve do të ketë një surprizë të këndshme.
    Ai njëkohësisht ua kërkon të gjithëve një hir:
    secili që do të marrë pjesë në festë,
    le të jetë aq i mirë që të mbartë një sasi ujë
    për ta mbushur reservuarin e kështjellës që është bosh...”
    Kasneci e lexoi shumë herë lajmërimin,
    pastaj, i shoqëruar nga rojat e veta, u kthye në kështjellën.

    Në fshati filluan thashethemet më të ndryshme
    “Vaj! Është tirani që të gjithë ne e njohim”.
    “Ka mjaft punëtorë që mund t’ia mbushin rezervuarin e tij...
    Unë do ta mbart një gotë ujë, e mjaft!”
    “ Ah, jo! Ai ka qenë gjithmonë i mirë dhe bujar.
    Unë do ta çoj në kështjellë një fuçi plot me ujë!”
    “Unë ...një gishtëz!”
    “Unë një vozë!”.
    Ditën e festës një procesion i çuditshëm njerëzish ngriti te kështjella.
    Disa i shtynin me gjitha forca e tyre fuqi të rënda
    apo, të lodhur, i mbartin kovët të mëdha plot me ujë.
    Të tjerër, duke i tallur shokët, i mbartin
    enët të vogla ose një gotë në një tabaka.
    Procesioni hyri në kështjellën.
    Secili e zbrazte enën e vet në vozin e madhe,
    e vendoste atë enë në një vend
    e pastaj më gëzim shkonte në sallën e banketit.
    Berr të pjekur në hell dhe vera,
    vallëzime dhe kënga vinin njëri pas tjetrit,
    dhe kur u bë nata, zoti i kështjellës
    i falënderoi të gjithë me fjalë të bukura,
    i përshendeti, dhe u tërhiq në apartamentin e vet.
    “Dhe surpriza e premtuara? – murmurisin disa të zhgënjyer.
    Disa tjerët e tregonin një gëzim të vërtetë:
    “Zoti ynë na ka dhënë një festë të shkëlqyeshme!”.
    Secili prej tyre, përpara se të shkoj në shtëpi,
    kaloi në atë vend të caktuar, për ta marrë enën e vet.
    U zbërtyen atëherë zërat që u bënë menjëhërë më të forta.
    Britme gëzimi, po edhe zemërimi.
    Enët u mbushën plot e përplot me monedha të arta!
    “Ah! Nëse do ta kisha mbartur më shumë ujë...”.


    “Jepni e do t’iu jepet:
    masë e mirë, e dendur, e tundur,
    me grumbull do t’iu jepet nën sjetull tuaj:
    sepse me atë masë që të matni,
    do t’iu matet edhe juve në kthim” (Lk 6,38).


    Torrkerry

  6. #166
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-03-2009
    Vendndodhja
    djalli po fle i qete,mos e merni mundimin ta zgjoni ;) POSHTE FEJA ISLAME & KRISHTERE, POSHTE GREQIA, TURQIA,RUSIA,SERBIA, ITALIA!!!! RROFTE SHQIPERIA :)
    Postime
    54
    Urime per temen,
    lexova disa pjese shum shum tbukra.

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga GaLLaT Lexo Postimin
    Urime per temen,
    lexova disa pjese shum shum tbukra.
    Faleminderit per komplimentet.

    Torrkerry

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TRE ÇIBUKË

    Një burrë indian, i moshuar dhe shumë i urtë
    ua jepte këtë këshillë të rinjve të fisit së tij:
    “Kur je me të vërtetë i zemëruar me dike
    që të ka ofenduar rëndë
    dhe e vendos që do ta vrasësh atë,
    për ta larë fyerjen me gjak,
    përpara që të nisësh për ta kryer punën,
    ulu, mbushe plot e përplotë llullën me duhan dhe pi.
    Kur do ta kesh pirë llullën e parë,
    do ta kuptosh se vdekja,
    duke pasur parasysh gjithçka,
    është një ndëshkim mjaft i rëndë për fajn e marrë.
    Do të vendos atëherë që do të jetë më mirë
    nëse do të shkosh tek ai për t’ia dhënë një të rrahur vendase me dru.
    Përpara që ta shtrengosh në dorë një lloz të madhe,
    ulu përsëri, mbushe edhe një llullë të dytë
    dhe pie atë krejt.
    Në fund do të mendosh se disa fyrje të rënda
    do të mund të mjaftojnë,
    dhe kështu do të mund të zëvendësosh rrahjet me dru.
    Mirë! E kur do të jesh në rrugë për të shkuar
    Për ta sharë atë që të ka ofenduar,
    mbushe për të tretën herë llullën,
    pie atë, e kur do ta kesh mbaruar edhe atë,
    do të kesh vetëm një dëshirë:
    që të shkosh për t’u pajtuar me atë person”.


    Murgët e një manastiri kishin shumë vështirësi
    për të jetuar në paqe dhe harmoni me njeri-tjetrin.
    Shpeshherë plasnin grindje, sherre,
    edhe për arsye të kota.
    E ftuan atëherë një mjeshtër shpirtëror
    që pohonte që e njihte një teknikë të sigurtë
    për ta sjell harmoni dhe dashuri në çdo lloj grupi.
    Atyre mjeshtri ua zbuloi sekretin e tij:
    “Çdo herë që je me dike,
    ose çdo herë që je zemëruar me dike,
    duhet t’ia thotë vetvetës:
    “Unë jam duke vdekur,
    dhe edhe ky njeri është dukë vdekur.
    Nëse do të meditosh seriozisht këto fjalë,
    çdo hidhërim do të zhdukët.
    Torrkerry

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BURIMI.

    Në një fshat islamik të Libanit,
    një grup i vogël njerëzish u bë i krishterë.
    Menjëherë u mbyllen për ta të gjitha dyert e komunitetit.
    Burrat nuk mund të rrinin me burrat e tjera
    në sheshin e fshatit për ta pirë një ciigare
    apo për t’i shkëmbyer disa fjalë.
    Gratë nuk mund më të marrin ujë nga burimi i fshatit.
    Të krishterë të rinj u detyruan të bënin një pus për vete.

    Një ditë burimi i fshatit u shterre dhe nuk kishte më ujë.

    Atëherë të krishterë të rinj i ftuan bashkëfshatarët
    që të vinin të nxirrnin ujë në pusin e tyre.
    Kanë bërë edhe më shumë;
    te shtëpitë e tyre e vendosën një tabelë me këtë shkrim:
    “Këtu banojnë disa të krishterë”.
    Kështu të gjithë e dinin që në këtë shtëpi
    do ta kishin gjetur ujin e freskët,
    por edhe një ndihmë dhe një buzëqeshje.



    “Më në fund, jeni të gjithë një mendimi, të dhimbshëm, plot dashuri vëllazërore, të mëshirshëm, të përvuajtur. Mos e ktheni të keqen me të keqe, as fyerjen me fyerje! Por përkundrazi, bekoni, sepse për këtë edhe u grishët: që të trashëgoni bekimin.

    E njëmend: “Kush dëshiron ta dojë jetën dhe të shohë ditë të mira, le ta ruajë gjuhën nga e keqja dhe buzët nga fjalët gënjyese, t’i ikë të keqes e të bëjë të mirën, ta kërkojë paqen e të shkojë pas saj”.

    Sepse: “Sytë e Zotit priren mbi të drejtët dhe veshët e tij dëgjojnë me vëmendje lutjet e tyre, kurse fytyra e Zotit sillet kundër atyre që bëjnë të keqen”.

    Kush do t’iu bëjë keq nëse do të jeni të zellshëm të bëni të mirën? por, edhe nëse ndoshta do t’iu duhet të vuani për shkak të drejtësisë, të lumët ju! Frikësimin e tyre aspak mos e druani as mos u trazoni, veçse adhuroni në shenjtëri në zemrat tuaja Krishtin Zot! Jini gjithmonë të gatshëm t’i jepni përgjegje gjithsecilit që prej jush kërkon arsyen e shpresës që është në ju” (1Pt 3,8-15).

    Torrkerry

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    EDUKIMI ATËRORË

    Në klasën e dytë të shkollës fillore,
    Mësuesja i pyeti nxënësit:
    Për babain e tyre!.
    Babi im është i fortë,
    Është një inxhinjer
    Tjetri:babai im është shumë intiligjent,
    Jep mësim në universitet.
    Tjetri:babi im është shumë i pasur,
    Ka një ferrari.
    I fundit tha: babai im kur kthehet i lodhur nga puna,
    Më merrë në krah, më përqafon,
    Më shtrëngon në gjoksin e vetë,
    Dhe më puthë shumë fortë,ai më do shumë.
    Mësuesja e pyeti atë: e bënë me të vërtetë çdo ditë?!
    Çdo ditë jo!
    P.sh: dje nuk e bëri!
    E pse ? tha mësuesja!
    Ka hapur derën, ka shikuar nënën në sy,
    Më ka shikuar mua në sy dhe ka thënë:
    Këtu diçka sot nuk ka shkuar mirë.
    Fëmija iu përgji:nuk e kisha dëgjuar nënën!


    “Hyji është Atë, një Atë i mirë, i mëshirshëm, i ngadalshëm në zemërim,
    Hyji është ... Nëna ime”... Papa Gjon Pali I.

    Torrkerry

Faqja 17 prej 43 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •