SOKOLI I DEMBEL.
Një mbret i madh mori si dhuratë dy zogjë sokolash
që me shpejtësi ai i dha mjeshtrit të gjaut
me falkua që ti stërvisë ata.
Pas disa muajve mjeshtri ia dha lajmin mbretit
duke thënë se një prej tyre ishte i stërvitur shumë mirë.
“E tjetri?”, pyeti mbreti.
“Më vjen keq, o Mbret,
por sokoli tjetër sillet në një mënyrë jo normale,
ndoshta u kap nga një semundje e rrallë
që nuk jemi në gjendje ta kurojmë.
Askush nuk arriti që ai të lëvizë
nga dega në të cilën e vurën ditën e parë.
Një punëtorë duhet të ngritë
në pemë për ta ushqyer çdo ditë.
Mbreti i thirri veterinarët,
doktorët dhe ekspertët e çdo lloj,
por askush nuk arriti që sokoli të fluturoijë.
Ia dha detyrë obortarëve,
gjeneralëve, këshilltarëve më të urtë,
por askush nuk arriti që sokoli të lëvizste nga pema e vet.
Nga dritaria e apartamentit të tij,
mbreti e shihte sokolin e palëvishëm në pemën, ditë e natë.
Një ditë u dha një lajmërim
në të cilin ua kërkonte të gjithëve një ndihmë
për ta zgjidhur këtë problem.
Të nesërmen në mëngjes mbreti e hap dritarën
e me një habitje shumë të madhe e pa sokoli
duke fluturuar mes pemëve të kopshtit
në një mënyrë të mrekullueshme.
“Ma sillni këtu autorin e kësaj mrekullie”,
urdhëroi ai.
Pas pak kohë ia paraqitën një fshatar të ri.
“Ti bëre që sokoli të fluturojë?
Si e ke bërë? A je ndoshta një magjistar?”,
pyeti mbreti.
I frikësuar dhe i lumtur, fshatari shpjegoi:
“Nuk ka qenë një gjë e vështirë,
o Mbret. Unë kam prerë vetëm degën e pemës.
Sokoli u bë i vetëdijshëm që i kishte krahët, dhe fluturoi.
Ndonjëherë Zoti ia japë lejen dikujt që ta presë degën në të cilën gjendemi, që të kuptojmë që i kemi krahet.
Torrkerry
Krijoni Kontakt