Close
Faqja 8 prej 43 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 429
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    59
    QYTETI QË E KISHTE HUMBUR KUJTIMIN.

    Një herë, në një qytet të vogël,
    të njëjtë si shumë qytete të tjera,
    filluan të ndodhin shumë gjëra të jashtëzakonshme.
    Fëmijët harronin ta bënin devuarat,
    të rritur harronin ta heqnin këpucet
    përpara që të shkonin në krevatë
    për të fjetur gjum;
    në këtë qytet njerëzit nuk u përshëndesnin më njeri-tjetrin.
    Dyert e Kishës rrinin të mbyllura;
    këmbanat nuk binin më.
    Askush nuk i dinte më lutjet.
    Por një të hëne, në mëngjes,
    mësuesi i pyeti nxënësit e vet:
    “Pse dje s’keni ardhur në shkollë?”.
    “Por dje ishte e diellë! – përgjigjën ata – të diellë nuk ka mësim”.
    “E pse?” – u pyeti atyre përsëri mësuesi.
    Nxënësit nuk dinin çka do të përgjigjnin.
    Afrohej Krishtilindja.
    “Pse e bien këtë harmoni të ëmbël?”
    “Pse mbi pemën ka kandilat e ndezur?”
    Askush nuk e dinte.
    Dy miq u zinin: u ofenduan
    më fjalë të keqija deri në të shtjerun.
    “Tani nuk kam më miq”
    - mendonte i dëshpëruar një prej tyre.
    Dhe nuk dinte çka të bënte.
    Qyteti i vogël bëhej gjithmonë
    më e mjegulltë dhe e trishtuar.
    Njerëzit çdo ditë ishin më shumë egoistë dhe grindës.
    “Kam përshtypje që kam harruar diçka” – përsërisnin të gjithë.
    Një ditë frynte një erë e fortë,
    aq e fortë që i lëvizte këmbënat e Kishës.
    Këmbëna më e vogël binte me forcë.
    Papritmas njerëzit u ndaluan
    dhe shikuan lartë.
    Dhe një njeri tha me një zë të fortë:
    “Ja çka kemi harruar: Hyjin!”.

    Torrkerry

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FUSHA

    Një atë u dha në trashëgimi bijëve të vet një fushë gruri.
    Dy vëllezërit e ndanë me drejtësi arën.
    Njëri ishte i martuar dhe kishte shumë fëmijë;
    ky ishte edhe shumë i varfër.
    Tjetri ishte shumë i pasur dhe nuk ishte i martuar.
    Një herë, në kohën e korrjes,
    vëllau i pasur nuk mundte të flinte gjum,
    dhe natën mendonte në vete:
    “Unë jam i pasur,
    për çka do të më shërbejë gjithë ky grurë i fushës time?
    Vëllau im është i varfër,
    dhe ka nevojë për shumë grurë për familjen e vet”.
    U ngrit nga shtrati,
    dhe shkoi në pjesën e vet të arës,
    mori një sasi të madhe duajsh të grurit të vet,
    dhe i çoi në fushën e vëllaut.
    Të njëjtë natën, vellau i tij mendoi:
    “Vellau im s’ka as grua as fëmijë.
    E vetmja gjë në të cilën mund ta gjejë gëzim,
    është pasuria e tij.
    Unë dua ta shtoj pasurinë”.
    U ngrit nga krevati,
    shkoi në pjesën e vet të arës
    dhe i çoj një sasi të madhe duajsh në fushën e vëllaut.
    Kur të dy, heret në mëngjes,
    shkuan në fushën e vet,
    u habitën sepse gruri nuk u ishte pakësuar.

    E përsëritën të njëjtën gjë disa herë.
    Çdonjëri prej tyre e mbarte grurin e vet
    në fushën e tjetrit.
    E çdo mëngjes zbulonin që gruri nuk pakësohej.
    Por një natë të dy vëllezërit,
    të ngarkur me shumë duajë të grurit
    u takuan te kufiri i arave të tyre.
    Kuptuan menjëherë çka kishte ndodhur
    dhe u përqafuan me njëri-tjetrin.
    Në këtë moment dëgjuan një zë nga qielli:
    “Ky vend, në të cilin u deftua shumë dashuri vëllazërore,
    meriton të zgjedhet
    për ta ndërtuar mbi të një tempull,
    tempullin tim: tempullin e dashurisë.
    Dhe, në fakt, mbreti Salomoni
    e zgjodhi këtë vend
    për ta ndërtuar tempullin e Zotit.

    Sot, mbretit Salomonit do të arrinte
    ta gjente akoma një vend për tempullin e vet?

    Torrkerry.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LËMOSHA

    Një ditë, shumë kohë përpara, në Angli,
    një grua e vogël, e veshur me një palë rrobe të shqyera,
    përshkonte rrugicat e një fshati,
    dhe duartrokiste në dyert e shtëpive,
    duke kërkuar lëmoshë.
    Nuk i ecte fati, këtë ditë.
    Shumë e ofendonin,
    tjerët e nxitnin qenin
    që ajo të largohej sa më shpejt.
    Disa ia hedhnin në prehër
    bukën e mykur dhe patatet e kalbura.

    Vetëm dy pleq, që banonin
    në një shtëpi të vogël në periferi të fshatit,
    e morën në shtëpi këtë grua të varfër.

    “Ulu pak, dhe ngrohu” i tha plaku,
    ndërsa gruaja e tij përgatiste
    një tas qumshtë të ngrohtë
    dhe një rriskë të madhe buke.
    Dhe ndërsa gruaja po hante,
    dy pleq i shkëmbyen disa fjale me të
    dhe i dhanë pak gëzim.
    Të nesërmen, në këtë fshat
    ndodhi diçka e jashtëzakonshme.
    Një korrier mbretëror e mbarte në çdo shtëpi një ftesë
    për t’i thirrur të gjithë familjet në kalanë mretëror.
    Ftesa e papritur dhe e menjëhershme
    krijoi shumë rrëmujen në fshat,
    dhe në pasdite, të gjithë,
    të veshur bukur me rrobat e festës,
    shkuan në kalanë mbretërore.
    Hynë në një sallë mense madhështore,
    dhe çdonjëri pati vendin e vet.
    Kur u ulën të gjithë,
    kamarieret me livre filluan të shërbënin gjellët në piata.
    Menjëherë filluan murmurimët
    të inatosur dhe të acartë jo të fshehta mirë.
    Kamarierët, në fakt, ia hedhin atyre
    në piata patate të kalbura, grurë, dhe bukë të mykur.
    Vetëm të dy pleq merrnin në piatat e tyre,
    me shumë lezet gjellët shumë të shijshme.
    E papritur hyri në dhomë gruaja e vogël
    me rroba të shqyera.
    Të gjithë heshtën dhe u shtangën.
    “Sot, u tha ajo, keni gjetur pikërisht
    atë që më keni ofruar dje”.
    U zhveshi rrobat të grisura që e mbulonin atë.
    Nën rrobat të shqyera,
    vishej me një rrobë të artë, me gurë të çmueshëm.

    Ishte mbretëresha.

    Torrkerry.

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KAPITALI YT PËR PARAJSË.

    Një njeri i pasur arriti në parajsë.
    Para së gjithash bëri një gjiro në treg
    dhe i habitur pa se gjithçka shitej shumë lirë.
    Menjëherë mori qesën dhe filloi
    ta porosiste gjërat më të bukura që i shihte atje.
    Kur arriti momenti për të paguar,
    ia dha Engjellit, nëpunësit arkën,
    një paketë kartëmonedhe të masës së madhe.
    Engjelli buzëqeshi dhe tha:
    “Më vjen keq, por kjo para nuk ka asnjë vlerë!”.
    “Çfarë?” pyeti i habitur njeriu i pasur.
    “Këtu ka vlerë vetëm paraja
    që në tokë u dha falas” përgjigj Engjelli.

    Sot, mos e harro kapitalin tënd për parajsë.

    Torrkerry.

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MËSIMI

    Një fëmijë ishte zbuluar
    duke e thënë një gënjeshtër
    babai i tij, i butë dhe modernë,
    e dinte që ajo rrenë
    në veçanti nuk ishte e rëndësishme,
    por e dinte mirë
    që shumë i rëndësishëm
    ishte koncepti moral,
    i shprehur në Bibël,
    me fjalët “mos bëj dëshmi në rremë...”.
    Kështu ai e ndërpreu atë të gënjente ,
    u ul së bashku me të Birin,
    dhe filloi t’i shpjegonte atij
    me fjalë të thjeshta,
    pse ai duhej të thoshte gjithmonë të vërtetën,
    dhe vetëm të vërtetën,
    të dalë çka të dalë,
    edhe sikur qielli të përmbyset...
    U ra zilja e telefonit.
    Fëmija, duke kërkuar ta bëntë atin për vete,
    tha: “Shkoj unë!”.
    Dhe me vrap shkoi për t’iu përgjigjuar telefonit.
    U kthye pak më vonë:
    “Është siguruesi, babi!”.
    “Uh! Pikërisht në këtë moment?
    Thuaj atij që nuk jam në shtëpi!”.

    Është aq e thjeshtë të japesh dëshmi të rremë!

    Torrkerry

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PAS BOMBARDIMIT

    Gjatë luftës së fundit të tmerrshme,
    aeroporti i Bagdad-it dhe zonat në periferi të tij
    u bënë një grumbull gërmadhash.
    Ndër pllakat e mëdha dhe llamarinat
    u dëgjua dikush që qante i dëshpëruar.
    Shkuan për të parë kush ishte.
    Ndër gërmadhat e një hangari
    rrinte në këmbë një barakë e vogël.
    Brenda kësaj barake
    me të vërtetë
    dikush qante me gashërim.
    E hapën derën.
    Brenda kësaj barake të prishur
    ishte Zoti.
    Iste Ai që qante.
    Askush nuk guxonte të bëj asgjë.
    Vetëm një fëmijë u afrua te Hyji.
    E kapi për dore e i tha:
    “Mos qaj. Unë jam me Ty, nga ana jote”.

    Torrkerry

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    Pak Argjend

    "Rabi, çfare mendon per parate?,
    e pyeti nje i ri mesuesin".
    "Shiko dritaren, tha mesuesi.
    Çfare sheh nga dritarja?".
    "Shoh nje grua me nje femije,
    nje karroce me dy kuaj,
    nje fshatar qe po shkon ne treg".
    "Mire. Tani shiko veten ne pasqyre.
    Çfare sheh?".
    "Çfare do qe te shoh Rabi. Veten time natyrisht shoh".
    "Tani mendo: dritarja eshte e bere prej xhami
    por edhe pasqyra eshte prej xhami.
    Mjafton nje shtrese teper e holle argjendi
    mbi xham dhe njeriu sheh vetem vetveten".

    Jemi te rrethuar nga njerez
    qe i kane shnderruar ne pasqyra dritaret e tyre.
    Mendojne se shohin "jashte" dhe
    vazhdojne te kundrojne vetveten.
    Mos lejo qe dritarja e zemres tende
    te behet nje pasqyre.

    Miradia

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    Nuk jam ne shitje

    Nje çift i ri bashkeshortesh hyri ne nje dyqan te bukur
    lojrash ne qender te qytetit.
    Burri dhe gruaja pane per nje kohe te gjate
    lojrat shumengjyreshe qe ishin te renditura
    mjaft bukur neper dollape.
    Kishte kukulla qe qanin dhe qe qeshnin,
    lojra elektronike, kuzhina te vogla
    qe gatuanin torta dhe pica.
    Nuk moren asnjehere nje vendim.
    U afruan prane nje shitesjeje mjaft te kendshme.
    "Shiko, filloi gruaja, ne kemi nje vajze te vogel
    por per arsye pune jemi shpesh larg shtepise
    dhe ndodh edhe shpesh ne mbremje".
    "Eshte nje femije qe qesh pak
    vazhdoi burri".
    "Duam t'i blejme diçka qe ta beje te lumtur,
    vazhdoi gruaja, sepse kur ne nuk jemi ne shtepi
    ajo ndjehet mjaft e trishtuar dhe nuk qesh kurre".
    "Me vjen shume keq, u pergjigj shitesja
    por ne nuk shesim prinder".

    Te vendosesh te kesh nje femije
    eshte si te kesh nje detyrim shume te madh
    ndaj tij, aq sa mendja njerezore mund ta imagjinoje.
    Te gjithe te vegjelit vijne tek ne
    me nje bilete ftese per gjithe jeten qe thote:
    Me ke thirrur. Jam ketu. Çfare me jep?".
    Ketu fillon çdo detyre edukative.

    Miradia

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    Surpriza

    Kishte qene gjithmone i pasur,
    mjaft i heshtur,
    shume i ashper me gruan dhe femijet,
    kishte qene anetar i nje levizjeje raciste
    dhe gjithmone kembengulte qe
    "ata qe kishin ngjyren e lekures ndryshe nga ai vete
    duhet te qendronin vetem me njeri-tjetrin!".
    Por, sic iu ndodh te gjitheve,
    nje dite ai vdiq.
    Arriti ne deren e Parajses dhe trokiti.
    Nje Engjell e priti me dashamiresi
    dhe i beri me shenje qe te ulej ne sallen e pritjes
    dhe te priste rradhen.
    Aty prane ishte nje kompjuter dhe ky njeri
    u afrua prane kompjuterit dhe shkroi emrin e tij.
    Ne ate moment ne ekranin e kompjuterit
    ai lexoi keto fjale:
    "Me vjen keq, por ju duhet
    te shkoni me pare ne Ferr!".
    "E pamundur - mendoi me vete.
    Gjithmone kam qene nje njeri i shkelqyer
    dhe shembull per te tjeret!".
    "Nuk mund te bej asgje - iu pergjigj engjelli!".
    "Dua te flas menjehere me Ate! - tha njeriu
    dhe u ngrit ne kembe dhe u drejtua per te dale nga porta
    qe ishte pas shpatullave te engjellit".
    "Mund ta besh - tha engjelli.
    Do te jete nje surprize e bukur".
    "Perse - tha njeriu?".
    "Sepse ngjyra e lekures se Tij eshte e zeze
    - buzeqeshi me dashamiresi engjelli".

    Kur te arrijme atje "lart"
    duhet te jemi te pergatitur per surprizat qe na presin.

    Miradia

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPELLA

    Shën Pakomiu donte ta njihte kuptimin e jetës
    dhe i meditonte çdo ditë Fjalët e Zotit
    dhe të dijetarëve për t’i zbuluar sekretet e tyre.

    Një natë Zoti Hyj
    ia plotësoi dëshirën dhe ia dërgoi atij një ëndërr.
    Pakomiu pa që bota ishte një shpellë
    shumë e madhe e zeza dhe e errët.
    Në të njerëzit lëviznin me hamendje,
    duke u përplasur, e ndonjë herë u plagosur,
    duke i shkëlur këmba,
    dhe humbur shpresën çdo ditë e më shumë,
    dhe të zhgënjyer sepse nuk arrinin ta gjenin një rrugëdalje.
    Pastaj, në një çast.
    Papritmas një burrë ose një grua e ndriçoi një ditë,
    një dritë shumë e vogël,
    por nuk ekziston errësira aq e thellë
    që të mos jetë e mundur edhe nga një dritë shumë e vogël.
    Me një dritë mund të gjindet gjithmonë një rrugë për të dalë,
    dhe kështu të gjithë fillojnë ta ndjekin personin
    që e kishte atë dritë në dorë.
    Në fillim fare u mblidhon,
    duke u penguar me njeri-tjetrin,
    pastaj kërkuan të rreshtonin njëri pas tjetrit.
    Por ishin shumë,
    dhe errësira ishte shumë e thellë,
    dhe drita ishte mesi e duksme.
    Në fund fare e gjetën zgjidhjen e përshtatshme:
    u kapën të gjithë për dore.

    Kapi për dorë ata që janë afër teje,
    dhe shtrehgoji ata,
    sepse drita është e vogël dhe errësira gjithmonë më e thellë.

    Torrkerry

Faqja 8 prej 43 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •