Close
Faqja 7 prej 43 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 429
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Roi dhe mawlo, ju falenderoj per histori. Jane shume te bukura.

    Torrkerry

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    LUTJA

    “O i dashur Jezusi Fëmijë,
    unë të falënderoj për vellaun tim të vogël të sapolindur.
    Por unë të kisha kërkuar një qen.
    Agimi.



    Andrea kishte vetëm një dëshirë të madhe:
    një bicikletë, bicikleta të verdhë
    që kishte parë në një vitrinë në qytet.
    Nuk arrinte ta harronte atë:
    e shihte në ëndërr,
    në qumshtin me kafe,
    në figurën e Karlit të madh të librit të historisë.
    Por nëna e Andres kishte shumë borxhe
    dhe shpenzimet shtoheshin çdo ditë.
    Ajo nuk mundëte ta blejë një bicikletë të shtrenjtë
    aq sa atë të ëndërruarën e Andreas.
    Çdo mbrëmje Andrea filloi ta shtonte një frazë lutjeve të veta:
    “Kujtohu të bësh që ta kem bicikletën e verdhë
    për Krishtilindje.Amen”.
    Çdo mbrëmje nëna e dëgjonte këtë lutje
    dhe e lëkundte kokën me trishtim.
    Nëna e dinte që festa e lindjes së Jezusit
    nuk do të kishte qenë e lumtur për Andrean.
    Andrea nuk do ta kishte marrë bicikletën
    e do të kishte qenë shumë i zhgënjyer.
    Arriti dita e Krishtilindjeve
    e Andrea nuk e mori bicikletën.
    Atë mbrëmje fëmija u gjunjëzua
    si zakonisht
    afër krevatit të vet për tu lutur.
    “Andrea – i tha me shumë dhëmshuri nëna,
    mendoj se je i pakënaqur,
    pse nuk e more bicikletën.
    Shpresoj që të mos jesh zemëruar me Zotin,
    që nuk u ka përgjigjur pozitivisht lutjeve të tua”.
    Andrea e shikoi nënën dhe i tha:
    “Oh jo, mami.
    Nuk jam i zemëruar me Zotin.
    Ai u ka përgjigjur lutjeve të mia.
    Zoti më ka thënë : “JO!”.

    Torrkerry

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Verberi e vertete

    Nje peralle e moçme persiane,
    tregon per nje njeri qe kishte nje mendim te vetem:
    te kishte sa me shume ar,
    sa me shume te ishte e mundur.
    Ky mendim e mundonte
    dhe ia turbullonte shpesh zemren.
    Nuk mendonte per asgje,
    vetem te kishte sa me shume gjera te arta.
    Kur kalonte prane vitrinave te dyqaneve te qytetit te tij,
    ndalej vetem prane dyqaneve qe shisnin florinj.
    Nuk shihte gjerat e tjera te mrekullueshme.
    Nuk shihte njerezit qe kalonin prane tij,
    nuk shihte asnjehere qiellin blu,
    aromat e luleve dhe gjithçka tjeter qe e rrethonte.
    Nje dite nuk mundi te rezistonte me:
    hyri me vrap ne nje argjendari dhe filloi te
    mbushte xhepat me byzykyke te arte, unaza, varese etj.
    Natyrisht, ndersa dilte nga dyqani,
    u kap nga policia.
    E derguan ne rajon dhe policet e pyesnin:
    "Po si ka mundesi qe mendoje se mund te vidhje kaq lehte?
    Dyqani ishte plot me njerez".
    "Me te vertete - u pergjigj teper i hutuar,
    une nuk shihja asgje, shihja vetem florinjte".

    "Kane sy dhe nuk shohin", thote nje fraze ne Bibel
    duke iu referuar zotave te rreme.
    Mund te thuhet per shume persona sot.
    Jane te verbuar nga gjerat e shkelqejne me shume:
    ato qe publiciteti i perditshem ben qe te kalojne ne syte e tyre,
    qe i hipnotizojne plotesisht ato.
    Nje dite, nje mesuese gjate ores se saj te mesimit
    beri nje njolle te zeze ne qender te nje flete te madhe te bardhe
    dhe ia tregoi nxenesve te saj.
    "Cfare shihni - i pyeti?".
    "Nje njolle te zeze! - u pergjigjen te gjithe se bashku".
    "Pate te gjithe njollen e zeze qe eshte shume e vogel - tha mesuesja
    dhe askush nga ju nuk vuri re tere kete flete te bardhe".

    Jeta ka shume momente:
    suksesi i vertete qendron po i pe te gjitha.
    Mos rreziko te humbesh fleten e bardhe,
    per te ndjekur nje njolle te vogel te zeze.

    Pershendetje. mawlo

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DUART E Zotit, Hyjit.

    Një mësues udhëtonte
    me një prej nxënësvë të tij,
    që duhej të kujdesej për deven.
    Një mbrëmje arritën tek një bujtinë,
    dhe nxënësi, që ishtë shumë i lodhur,
    nuk e lidhi deven.

    “O Zoti, Hyji im,
    -luti ai duke shkuar në krevat –
    Ti kujdesu për deven:
    ta besoj ty atë”.
    Të nesërmen, në mëngjes,
    deva ishte zhdukur.

    “Ku është deva?”
    e pyeti mësuesi nxënësi.

    “Nuk e di” përgjigj nxënësi.
    “Duhet t’a pyesësh Zotin.
    Dje isha kaq i lodhur
    që Atij ia kam besuar deven tonë.
    Nuk është faji im nëse ajo iku,
    apo e kanë vjedhur.
    E kam pyetur pikërisht Zotin
    që të kishte kujdes për të.
    Ai e ka fajin.
    Ti më nxiton
    që ta kem gjithmonë besim të plotë
    në Zotin, apo jo?”.

    “Ke gjithmonë besim më të madh në Zotin,
    por më parë lidhe deven tënd”
    u përgjigj mësuesi.
    “Sepse Zoti nuk ka duar tjera
    përveç duarve tua”.

    Torrkerry

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    E kam vrare per nje cope buke

    Nje njeri qe nuk shkonte ne kishe
    prej 20-vjetesh,
    u afrua me zemren qe i rrihte fort p
    rane nje rrefyesetorjeje.
    U ul ne gjunje, dhe pas nje momenti hezitimi,
    tregoi mes lotesh:
    "I kam duart te lyera me gjak.
    Ka ndodhur gjate luftes ne Rusi.
    Cdo dite vdiste nje nga te mite.
    Na kishin thene qe do vrisnim
    cdo njeri qe hynte ne zonen tone.
    Aty ku isha une, ndodhej nje vajze e vogel
    dhe nje grua e moshuar.
    Vajza e vogel me syte jeshi
    u afrua afer meje dhe tha:
    Buke! Me jepni nje cope buke!
    Vajza u perkul para meje
    dhe une mendova se ajo po merrte nje arme.
    E qellova dhe ajo u shtri pertoke.
    Kur u afrova.
    pashe qe vajza e vogel
    shtrengonte ne duart e saj nje cope buke.
    Kisha vrare nje vajze te vogel, nje te pafajshme
    qe me kishte ofruar nje cope buke.
    Pas kesaj ngjarje te rende,
    fillova te pi per te harruar.
    Po si mund te harroja valle?
    A mund te me fale Zoti?".

    Ai qe ecen neper rruge
    me pushken plot me fisheke
    do te perfundoje duke qelluar.
    Ne qofte se gjeja e vetme
    qe ke ne dore eshte nje cekic,
    perfundon duke i pare te tjeret sikur te ishin gozhda.
    Dhe e kalon diten duke qelluar me cekic.

    Pershendetje. Miradia

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËRRALLA E PESHKUT TË VOGËL, TË ARTË.

    Ishte nje herë një peshk i vogël, i artë,
    që një ditë i mori me vete shtatë talentat e veta,
    dhe shkoi larg, për të kërkuar një fat më të mirë.
    Nuk kishtë shkuar akoma shumë larg,
    që gjeti një ngjalë që i tha atij:
    “Or, ti, zoti peshkth, ku po shkon?”
    “Po shkoj në kërkim të fatit tim”,
    - i përgjigji me krenari peshku i vogël.
    “Erdhe në pikën e saktë” i tha ngjala.
    Me katër talenta, vetëm me katër talenta,
    ti mund të blesh këtë pendë
    të mrekullueshme dhe shumë të shpejtë,
    me të cilën do të mundesh të udhëtosh me një shpejtësi të dyfishtë”.
    “Oh, është një aferë shumë e dobishëme”
    tha peshkthi i artë i mrekulluar.
    Pagoi, e mori perdën dhe notoi më shpejtë se më parë.

    Arriti shumë shpejtë në territorin e një sepije të madhe,
    që e thirri atë.
    “Or, zoti peshkth, ku po shkon?”
    “Po shkoj në kërkim të fatit tim”,
    i përgjigj peshkthi i artë.
    “E ke gjetur fatin tënd, o zotëri peshkth, - i tha sepia –
    me një çmim fare të lirë,
    unë mund t’ia shes ty këtë helikë,
    e kështu do të udhëtosh edhe më me shumë shpejtësi”
    Peshku i vogël i artë e bleu helikën
    me paratë që i mbetej atij
    dhe nisi përsëri me një shpejtësi të dyfishuar.
    Arriti shumë shpejtë përballë një peshkaqeni,
    që e përshendeti atë:
    “Or, zoti peshkth, ku po shkon?”.
    Po shkoj në kërkim të fatit tim” -i përgjigj peshku i vogël i artë.
    “E gjete fatin tënd. I bie për shkurt”
    i tha peshkaqeni duke ia treguar grykën e vet të hapur –
    kështu do të fitosh shumë kohë”.
    “Oh, falëminderit shumë”
    - i tha pehskthi i artë –
    dhe hyri në gojën e peshkaqenit,
    ku pastaj u tret pa vështirësi.


    Ai që nuk e di mirë çfarë kërkon, mbaron lehtësisht ku ai nuk do.

    Torrkerry

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    Gjalle apo vdekur?

    Ne nje dite te bukur vere,
    nipi i vogel i nje shkencetari te madh,
    shkoi te takonte gjyshin e tij.
    Ne dore, te cilen e mbante te fshehur pas shpine,
    djali i vogel shtrengonte nje zog te vogel
    qe e kishte marre kapur teksa fluturonte.
    Me syte qe i shkelqenin iu drejtua gjyshit:
    "Zogu i vogel qe une kam ne dore,
    eshte i gjalle apo i ngordhur?".
    "I ngordhur - u pergjigj gjyshi".
    Djali i vogel hapi doren
    dhe e leshoi zogun
    i cili filloi menjehere te fluturonte.
    "Gabove - i tha djali i vogel duke qeshur gjyshit te tij".
    Ne qofte se gjyshi do te ishte pergjigjur
    qe zogu ishte gjalle,
    djali do ta kishte shtrenguar fort ne doren e vet
    dhe zogu do te kishte ngordhur.
    Gjyshi e pa drejt e ne sy nipin e tij te vogel
    dhe me shume dashuri i tha:
    "A e sheh, pergjigjja ishte ne doren tende!".

    Vdekja dhe jeta e pasosur
    jane ne duart tona.
    Edhe zgjedhjet me te vogla dhe te thjeshta
    qe ti sot i ben do te percaktojne
    fatin tend ne jeten e pasosur.
    Nje lutje shume popullore ukrainase thote:
    "Tiraneve Zoti u dha morra,
    te vetmuarve iu dha qen,
    flutura femijeve, vizione grave, derra burrave.
    Ndersa ne na dha nje shqiponje
    e cila me krahet e saj
    te mund te na coje deri tek Ai".

    Pershendetje. Miradia

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Trendafili

    Poeti i njohur gjerman Rilke,
    per nje periudhe jetoi ne Paris.
    Per te shkuar ne Universitet
    pershkonte çdo dite,
    nen shoqerine e nje vajze franceze,
    nje rruge shume te frekuentuar.
    Ne nje qoshe te kesaj rruge
    qendronte gjithmone nje grua e moshuar
    qe iu kerkonte lemoshe njerezve qe kalonin.
    Gruaja ulej gjithmone ne te njejtin vend
    qendronte aty si nje statuje e palevizshme,
    me syte te mbyllur duke zgjatur doren.
    Rilke nuk i jepte asnjehere asgje,
    ndersa mikja e tij franceze i jepte shpesh ndonje monedhe.
    Nje dite mikja e tij franceze,
    shume e habitur e pyeti mikun e vet poet:
    "Perse nuk i jep asgje kesaj
    grua te moshuar dhe te varfer?".
    "Duhet t´i dhurojme ndonje gje zemres se saj,
    jo duarve te saj, - u pergjigj poeti.
    Nje dite me pas, Rilke arriti me nje trendafil
    te sapo çelur, ia vendosi ne dore
    dhe i beri me shenje ndersa largohej.
    Ne ate çast ndodhi diçka e papritur:
    gruaja e moshuar, hapi syte, e shikoi poetin,
    u ngrit nga toka, iu afrua dhe i puthi doren.
    Pastaj u largua duke shtrenguar trendafilin ne kraharorin e saj.
    Per nje jave te tere askush nuk e pa me.
    Pas 8-ditesh, gruaja u shfaq perseri
    e ulur ne qoshe ne te njejtin vend.
    E heshtur si gjithmone.
    "Me thuaj si ka jetuar ajo
    gjithe keto dite qe nuk ka marre asgje?,
    - e pyeti poetin mikja e tij franceze.
    "Me trendafilin - iu pergjigj poeti".

    "Ekziston vetem nje problem,
    nje i vetem ne kete toke.
    Si t´i japim njerezimit nje domethenie shpirterore.
    Eshte e domosdoshme qe njerezimi
    te mund te hedhe nga lart
    diçka qe i perngjan nje kenge gregoriane.
    Nuk mund te vazhdohet te jetohet vetem duke
    u shqetesuar per politiken, bilancet dhe fjalekryqet.
    Nuk eshte e mundur te shkohet perpara keshtu.
    (Antoine de Saint-Exupery)

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    DORDOLECI

    Ishte një herë një gardalinë.
    Ai u plagos nga një gjahtar në një krahë.
    Për një kohë arriti të mbijetojë,
    me atë që e gjente për tokë.
    Pastaj i tmerrshëm dhe i ftohtë, arriti dimri.
    Një mëngjes shumë të ftohtë,
    duke kërkuar diçka për ta vënë në sqepin e vet,
    gardalina u mbështet mbi një dordolec.
    Ishte një dordolec shumë i dalluar,
    mik i ngushtë me laraska, korba dhe shume zogjë tjerë.

    Trupin e kishte me kashtë gruri,
    dhe e kishte atë të mbështjellur
    me një kostum ceremonial të vjetër;
    koka ishte një kungull i madh me ngjyrë portokalli;
    dhëmbët ishin bërë me kokrra misri;
    si hundë kishte një karotë dhe dy ara si sy.
    “Çfarë të ka ndodhur, gardalinë?, e pyeti dodoleci,
    i sjellshëm si gjithmonë.
    “Shoh keq – i tha gardalina
    -Ftohti po më vret dhe unë nuk e kam një shtëpi.
    Për të mos folur për ushqimin.
    Mendoj që të mos ta rishoh pranverën”.
    “Mos ki frikë!
    Gjejë strehë këtu nën xhaketë.
    Kashta ime është e thatë dhe e ngrohtë”.
    Kështu gardalina gjeti një shtëpi në zemrën prej kashte të dordolecit.
    Mbetej problemi i ushqimit.
    Ishte gjithmonë më e vështirë për gardalinën t’i gjejë rushke apo fara.
    Një ditë në të cilën gjithçka dridhej mbi një mbulesë e acartë të brymës,
    dordoleci i tha me shumë butësi gardalinës:
    “Gardalinë, haji dhëmbët e mia:
    janë fara mishi shumë të shijshme”>
    “Por ti do të jesh pastaj pa gojë!”.
    “Do të dukem shumë më i urtë!”.
    Dordoleci mbeti pa gojë,
    por ishtë shumë e kënaqur që miku i tij gardalinë të jetojë.
    Dhe i buzëqeshte atij me sy të arrave.
    Pas disa ditë e njëjta gjë i ndodhi hundës së karotës.
    “Haje, ka shumë vitamina”, i tha dordoleci gardalinës.
    E njëjta gjë u takoi pastaj arrave që i shërbenin si sy.
    “Do të më mjaftojnë tregimet e tua”, thoshte dordoleci.
    Më në fundi, dordoleci ia ofroi gardalinës edhe kungullin
    që i shërbënte si kokë.
    Kurr arriti pranvera,
    dordoleci nuk ishte më.
    Por gardalina ishte e gjallë dhe fluturoi në qiellin e kulluar.

    “Ndërsa po hanin,
    Jezusi mori bukën i dha lavdi Hyjit,
    e theu, ua dha nxënëzve të vet e tha:
    ‘Merrni, hani: ky është korpi im!’” (Mt 26,26)

    Torrkerry

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DY NJERËZ QË E PANË ZOTIN.

    Në një fshat jetonin dy njerëz
    vazhdimisht në luftë njerin me tjetrin:
    çdo pretekst ishte i mirë për të luftuar kundër tjetrin.
    Jeta ishte bërë e padurueshme për ta.
    Edhe bashkëfshatarët vuanin shumë për këtë çështje.
    Një ditë disa pleqtë folën me njërin prej tyre
    duke i thënë: “Ka vetëm një zgjidhje.
    Duhet që të shkosh ta shohësh Hyjin”.
    “Dakord! Po ku?”.
    “Asgjë nuk është më e lehtë.
    Mjafton që ti të ngritesh atje lart, në malë.
    Atje do ta shohësh Zotin”.
    Njeriu u nisi me pabesim për në takim me Zotin.
    Marshoi shumë ditë
    dhe arriti në majtën e malit.
    Zoti ishte atje dhe e priste atë.
    Njeriu i fërkoi sytë disa herë, por kot:
    nuk pati dyshim fare.
    Zoti e kishte fytyrën e armikut të tij grindës dhe antipatik.
    Askush nuk e di çfarë Zoti i tha atij.
    Por, kur u kthye në fshatin e vet,
    ai nuk ishte më si më parë,
    ishte një njeri tjetër.
    Por edhe pse tani ishte i butë
    dhe e kërkonte pajtimin me fqiun e tij,
    gjithçka kalonte në një mënyrë të keqe,
    sepse tjetri kërkonte gjithmonë pretekste të reja për tu grindur përsëri.
    Pleqtë i thanë edhe atij: “Shko edhe ti në malë për ta shikuar Zotin”.
    Ai nuk donte të shkojë,
    por pleqtë e bindën edhe ai u ngjit në malin e lartë.
    Dhe edhe ai në lartësi të malit,
    zbuloi që Zoti kishte fytyrën e armikut të tij.
    Pas kësaj, gjithçka ndryshoi
    në atë fshat dhe paqja mbretëron atje


    “Ti nuk do ta kesh asnjë idhull të gdhendur”,
    përsërit shpesh herë Bibla.
    Kështu nuk tolerohet fare asnjë imazh i Zotit,
    nga populli hebre: do të ishte idhujtari.
    Por tolerohet një imazh, vetëm një: imazhi i njeriut,
    sepse Zoti e krijoi sipas imazhit dhe përgjasimit të vet.
    Atëherë: “Nëse don ta shohësh Zotin, shikoje vëllaun tënd!”.

    Torrkerry

Faqja 7 prej 43 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •