Close
Faqja 5 prej 43 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 429
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Porta

    Ekziton nje pikture
    shume e famshme qe paraqet
    Jezusin ne nje kopesht
    te mbuluar nga erresira.
    Me doren e majte ai ngre nje llampe
    per te ndricuar vendin
    dhe me doren e djathte troket
    ne nje dere te madhe,
    te rende dhe te forte.
    Kur piktura u shfaq per here te pare
    ne nje ekspozite,
    nje vizitor i beri me dije
    piktorit nje fakt kurioz dhe te vecante.
    "Ne pikturen tende ka nje gabim.
    Porta nuk ka doreze".
    "Nuk eshte gabim - iu pergjigj piktori.
    Ajo eshte porta e nje zemre njerezore.
    Hapet nga brenda".

    Mawlo

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    mawlo,
    historia jote eshte shume e bukur. Se bashku me lexuesit e temes te falemderoj.

    Torrkerry

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DUKA FILLUAR NGA MBARIMI.

    Duke e marrë lajmërimin e vdekjes së një miku të përbashkët.
    Shumë i pasur, një burrë i pyeti një tjetri:
    “Sa ka lërë pasuri?”.
    Dhe tjetri i përgjigj atij:
    “Gjithçka!”.

    Torrkerry

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Vendi i fundit

    Ferri ishte kompletuar, dhe jashte
    portes ishte nje rradhe e madhe
    njerezish qe prisnin per te hyre.
    Djalli ishte i detyruar te bllokonte deren
    per te gjithe njerezit.
    "Ka mbetur vetem nje vend i lire,
    dhe me llogjike i takon
    mekatarit me te madh", - tha me ze te larte djalli.
    "A ka ndonje prej jush ketu?".
    Per te gjetur me mekatarin,
    djalli filloi t´i shikonte nje nga nje
    te gjithe njerezit qe prisnin jashte.
    Pas pak, pa nje burre qe nuk e
    kishte dalluar me pare.
    "Cfare ben ti ketu?", - e pyeti.
    "Asgje. Une jam nje njeri i mire dhe jam
    ketu gabim".
    Patjeter qe ke bere dicka - i tha djalli, pasi
    te gjithe bejne dicka".
    "Ah, e di mire, - tha me bindje burri,
    une gjithmone kam qendruar larg te keqes.
    Kam pare se si njerezit i persekutonin
    njerez te tjere,
    por nuk kam marre pjese.
    Kampare se si te tjeret lejonin
    femijet te vdisnin nga uria
    dhe i shisnin si skllever,
    te vobektet qe nuk i shihnin fare me sy,
    por une asnjehere nuk kam bere nje gje te tille.
    Kurre".
    "Asnjehere asgje? - e pyeti djalli.
    Je i sigurte qe ke pare gjithcka
    dhe nuk ke bere asgje?".
    "Me syte e mi kam pare gjithcka".
    Atehere djalli i tha:
    "Hyr miku im. Vendi eshte i yti!".

    Nje njeri i shenjte po ecte
    ne nje rruge kur u perball
    me nje vajze te vogel qe po kerkonte lemoshe.
    Atehere iu drejtua Zotit dhe i tha:
    "Po si ka mundesi o Zot qe
    Ti qe je kaq i madh
    dhe i lavdishem
    e lejon nje gje te tille?
    Bej dicka".
    Ne mbremje ne lajmet ne televizor
    pa skena te tmerrshme vdekjeje,
    femije te braktisur,
    nje varferi te madhe.
    Edhe nje here iu drejtua Zotit dhe i tha:
    "O Zot sa varferi. Bej dicka!".
    Ne mbremje Zoti iu shfaq dhe i tha:
    "Une kam bere dicka. Te kam bere ty!".

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DUKE FILLUAR NGA MBARIMI (2).
    Në një vend shumë larg
    mretëronte një princ
    që i pëlqente të kapadisej
    me pasuritë e tia të jashtëzakonshme.
    Çdo ditë vishej me rroba të qendisura me ar
    dhe të mbushura me diamantë.
    Pastaj, gjithmonë në mëngjes,
    kur dielli i ndriçonte atij në fytyrë,
    dhe bënte që të ndriteshin
    me mijëra dhe mijëra shkëlqime rrobat e tija,
    dilte nga pallati mbretëror
    për të marrë nderimin e nënshtetasve të vet.
    Kjo ishte një gjë që e mbushte plot e përplot me gëzim.
    Por një ditë princi e bëri një kalërim në masditë.
    Diellin e kishte mbrapa
    dhe princi për herën e parë
    e pa hijen e vet.
    Ishte si një re e zezë
    që nuk e braktiste atë
    as për një çast.
    I zemëruar, princi e nguci kalin e vet.
    Ai nuk mundte të mbretërojë
    atje ku ishte hija e vet.
    Do të kishte shkuar në kërkim të një vendi
    ku nuk do të kishte absolutisht asnjë hije.
    Dhe për këtë vrapoi, dhe vrapoi...për shumë ditë...
    Por është akoma duke e vazhduar kalërimin e tij
    edhe sot e kësaj dite.

    Duhet të mësojmë të jetojmë
    me hijen e vdekjes afër nesh.

    Torrkerry

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË TREKËMBËSH

    Ditën e martesës së tij,
    një princ hyri solemnisht
    në kryeqytetin e mbretërisë së tij,
    me nusen e vet.
    Të dy bashkëshortet ecin përpara,
    në një karrocë të shkëlqyeshme,
    përmes turmës rreshtuar në të dyja anët e rrugës.
    Por në sheshin përballë
    hyrjes së pallatit mbretëror,
    të gjithë heshtën.
    Mbi një podium të madh
    një kriminel ishte duke u varë.
    I denuari me vdekje e kishte futur kokën në lak.
    Princesha filloi të qante.
    Princi e pyeti gjyqtarit
    nëse do të ishte e mundur të anulohet ekzekutimi,
    si një dhuratë martese për nusjen e vet.
    Përgjigja qe: “Absolutisht jo!”
    “A ka ndoshta krime që nuk mund të falen”,
    pyeti princesha shumë emocionuarë.
    Një prej këshilltarëve të princit
    e përkujtoi që, siaps nje zakoni të vjetër të qytetit,
    çdo person i denuar me vdekje mund të shpërblehet
    duke paguar një mijë dukatë.
    Ishte një shumë e jashtëzakonshme.
    Ku mund t’i gjendej gjithë këto para?
    Princi e hapi çantën e vet,
    e zbrazi atë dhe gjeti 800 dukatë.
    Princesha, duke kërkuar në kuletën e saj shumë elegante,
    gjeti edhe 50 dukatë.
    “Nuk mund të mjaftojnë 850 dukatë?” pyeti ajo.
    “Jo, ligji i do 1000 dukatë!”, përgjigjën.
    Princesha zbriti nga karroca
    e bëri një mbledhje parash për çeshtjen.
    Bëri llogari të fundit. Ishin 999 dukatë.
    Askush tjetër nuk kishte para.
    “Pra, për një dukat ky njeri duhet të vdesë?”, tha princesha.
    “Është ligji”, përgjigj gjyqtari,
    i pamëshirrshëm. Dhe i urdhëroi xhelatit që ta fillojë punën e tij.
    Pikërisht në këtë moment princesha bertiti fort:
    “Rrëmoni në xhepët e të denuarit, ndoshta diçka e ka edhe ai”.
    Xhelati e dëgjoi princeshën dhe nga xhepët e të denuarit doli një dukat ari,
    atë që mungonte për të shpëtuar jetën e tij.


    Në zemrën e çdonjërit ka ajo që mjafton për shpëtimin e jetës së tij.
    Mirësia, dashuria, lumturia në shumë njerëz janë si fitilët e fikur.
    Mjafton një shkrepëse e vogël për t’i ndezur përsëri.

    Torrkerry

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PELLGU UJI DHE PATAT E EGRA.

    Ishte një herë, në një kënd të një fushe të gjelbër dhe të pastër,
    një liqe i vogël me ujë shumë të çiltër.
    Ishte një liqe i vogël, gati një pellg uji,
    por qielli pasqyrohej në ujin e tij të pastër,
    dhe e ndryshonte në një diamant të ngërthyer
    në qilimin e gjelbër dhe të butë të livadheve.

    Dielli në ditë, hëna dhe yjet natën
    takoheshin në pasqyrë të çiltër të ujit të tij.
    Shelgjet buzë tij, lulet margerite dhe bari i kodrave përreth
    ndryheshin nga gëzimi për këtë rrezë qielli të rënë në tokë,
    që e bënte atë kënd të largët të tokës të ngjajshëm me parajsën.

    Por një ditë, me poterë dhe përplasje krahesh
    arriti në buzët e liqenit
    një tufë patash të majme dhe prepotentë.
    “kua-kua”-të të tyre, të forta dhe të pushtetshëm,
    dhe sqepet e tyre të forta
    e shkatërruan heshtjen dhe paqen të pasqyrimit të qiellit.

    Patat e egra ishin kreatyra pratike,
    nuk kujdeseshin as për përshpëritijen e ajrit
    as për pasqyrimet e kaltra të ujit të kulluar.
    U zhyten në pellgun me dhjetëra
    dhe filluan ta lërojnë fundin e tij për ta kërkuar ushqim.
    “Të gelltitnin ushqim dhe të majmeshin”
    ishte qëllimi i tyre i vetëm.
    Zhyteshin në ujë, bënin vendet të pista dhe bënin potere.

    Pendët dhe stërkitë fluturonin gjithkund.
    Gaforra, peshqit dhe të gjithë kafshet e vogla
    që jetonin në liqe, në një çast ,
    u zdukën në gushën e pangopur të patave të egra.
    Pluhuri i hollë në fund të liqenit, i turbulluar dhe i lëvizur,
    u shpërnda në ujin tani të turbullt.
    Degë, gjethë dhe algë që e filtronin ujin
    dhe e mbanin në liqenin, u shpartalluan.
    Mbrëmje, kur heshtja u kthye përsëri nëpër kodrat,
    ylli i parë e kërkoi kot shtëpinë e vet në tokë
    dhe hëna nuk pati mundësi të pasqyrojë fytyrën e vet argjendi në tokë.
    Liqeni u ndërrua në një pellg balte,
    me një erë të keqe dhe pa jetë.
    Pellgu ishtë i vdekur.
    Ajri ua çoi lajmin reve, retë yjeve, hënës dhe diellit.
    Në gjethet e shelgjeve çanin gushëkuqet dhe laureshët.
    Në këtë vend perpara të mrekullueshëm,
    qielli nuk do të pasqyrohej më.


    Një mbrëmje, pas nje darke
    ku morën pjesë disa miq,
    një nënë i tha vajzës së vet
    që t’i bëjë lutjet e që pastaj të flejë gjumë,.
    Vajza e dëgjoi nënën,
    dhe e gjunjëzuar afër krevatit të vet,
    kërkoi të lutej.
    Kthehet për të uruar natën e mirë.
    Nëna i tha:
    “A e ke thënë mirë lutjen?”
    “Jo, nuk mundem!”
    “Nuk mundem? Shko përsëri menjëherë,
    dhe bëje lutjen tënde!”.
    Vajza shkoi përsëri në dhomën e vet,
    por pas një çasti ishte përsëri në sallën e të gjithëve.
    “Atëherë, e bëre lutjen?”.
    “Ah jo, o nënë, nuk mundem!”.
    “Çfarë? Më shpjego pse nuk mundem!”.
    “Nuk mund të jem në heshtje.
    Nuk mund ta dëgjoj Atë.
    Ju të gjithë bëni shumë zhurmë”.

    Me të vërtetë, bëjmë gjithë shumë zhurmë.Kot!

    Torrkerry.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    Statuja


    Para shume kohesh ne mes te maleve
    jetonte nje burre qe kishte
    ne pronesi te tij nje statuje,
    veper e nje skulptori te madh.
    E kishte hedhur ne nje qoshe,
    te mbeshtetur per toke,
    dhe as qe kujdesej fare per te.
    Nje dite, takoi nje burre
    qe kishte ardhur nga larg
    per te vizituar qytetin.
    Ky njeri i apasionuar pas veprave te artit,
    filloi te kerkonte te gjitha
    veprat e artit qe ndodheshin ne kete qytet.
    Burri e pa dhe e ftoi ne shtepine e tij
    ku i tregoi statujen
    qe ai e kishte hedhur ne nje qoshe te shtepise se tij.
    Sapo e pa mbeti i mrekulluar
    dhe kerkoi qe ta blinte.
    Pronari i saj i tha:
    "E kush do ta bleje kete statuje
    te mbuluar me pluhur dhe balte?".
    Burri iu pergjigj:
    "Po te jap nje monedhe te argjendte
    dhe ti me jep statujen".
    Pronari i statujes mbeti i habitur
    dhe njekohesisht tej mase
    i lumtur dhe ia dha menjehere ate.
    Statuja u transportua mbi
    shpinen e nje elefanti.
    Pas shume ditesh ajo arriti ne qytet.
    Njerezit kthenin koken te habitur
    dhe burri i ftonte ata duke iu thene:
    "Afrohuni dhe shikoni
    statujen me te bukur ne bote,
    veper e nje mjeshtri shume te madh".
    Kjo statuje pas shume kohesh u
    vendos ne muzeun e qytetit
    dhe njeriu qe e kishte shitur
    per nje monedhe te argjendte
    para shume vitesh
    pagoi para per te hyre ne muze
    qe ta shikonte kete statuje.

    Sa gjera te cmuara kemi,
    por vleren nuk ia dime!

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Sa gjera te cmuara kemi,
    por vleren nuk ia dime!

    Miradia, faleminderit per mesazhin!
    Faleminderit sepse nuk me le vetem e bashkwpunon me mua.

    Torrkerry

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MOLLA.

    Çdo mëngjes mbreti i fuqishëm
    dhe shumë i pasur në “Bengodi”
    merrte nderime të nënshtetasve të tij.
    Kishte pushtuar gjithçka,
    që është e mundur dhe tani mërzitej shumë.
    Së bashku me të tjerët,
    çdo mëngjes arrinte edhe një lypës,
    që ja jepte nga një mollë mbretit.
    Pastaj, gjithnjë në heshtje, largohej.
    Mbreti, që zakonisht i merrte dhuratat më të vlershme,
    me një gjest të shqetësuar,
    e pranonte dhuratën,
    por sapo lypësi e kthente shpinën,
    mbreti e përqeshte,
    kurse e imitonin mbretin të gjithë të pranishmit.
    Lypsi nuk demoralizohej fare për këtë.
    Çdo mëngjes vinte përsëri,
    për ta dorëzuar mollën e vet në duart e mbretit.
    Ky e pranonte dhe e linte në një shportë,
    që e kishte afër fronit të vet.
    Shporta i mbante të gjitha molla,
    që lypësi i solli me mirësi dhe durim.
    E tashmë ishte plot e përplotë.
    Një ditë majmuni më i dashur i mbretit,
    e mori një prej këtyre frytëve,
    e kafshoi, pastaj e gjuajti tek këmbët e mbretit.
    Ky, i çuditur, pa që brenda mollës ishte një perlë e ndritshme.
    U dha urdhër që të hapen të gjitha molla,
    e grumbulluara në shportë,
    e gjeti në çdo mollë nga një perlë të çmueshme.
    I mrekulluar mbreti e thirri lypësin dhe e pyeti.
    Lypsi ju përgjegj:
    : “Të kam sjellur këta dhurata,o mbret,
    që ta kuptosh që jeta të ofron çdo mëngjes,
    nga një dhuratë jashtëzakonshme,
    që ti e harron dhe e prish kot dhe e hedh tutje,
    sepse je rrethuar nga shumë pasuri.
    Kjo dhuratë është dita e re që fillon”.


    Torrkerry

Faqja 5 prej 43 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •