Close
Faqja 40 prej 43 FillimFillim ... 303839404142 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 429
  1. #391
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    GURI

    Tregohet se një ditë kishin dal për ta mih kopshtin babai e biri i tij Davidi tetëvjeçar. Duke mihur kopshtin pas shtëpisë hasin në një gur të madh. Babai i thotë Davidit: “Duhet ta heqim këtë gurë, nga kopshti!”. “Unë do ta heq” thotë Davidi. Dëshiron të tregohet i rëndësishëm. Dhe mundohet në çdo mënyrë ta lëviz gurin, këtë mënyrë apo në tjetrën mënyrë. Por guri nuk lëvizë dot nga vendi. Në fund Davidi pranon se nuk mund ta lëviz dhe pranoi pafuqinë e vetë.
    “Mendoj se mund ta lëvizësh dhe ta heqësh nga kopshti!” thotë babai. Në qoftë se mundohesh, mund të bësh gjithçka të duash.” Davidi rishtas mundohet ta lëviz gurin deri sa fillojnë duart t'i dhembin, dhe gati filloi të qajë.
    “Nuk mundem, nuk mund ta lëvizi” rishtas pohon Davidi. “Vërtetë babai nuk mund ta lëviz as një centimetër, u mundova me gjitha fuqitë e mia, por pa sukses!” vazhdoi Davidi.
    “Vërtetë a i ke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i ke në përdorim?” i thotë babi. Davidi bën me kokë se i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë, por babai luan me kokë se nuk është e vërtetë.
    “Biro, nuk i ke shfrytëzuar të gjitha mundësitë, se një e ke harruar. Në qoftë atë e shfrytëzon atëherë do të mundesh ta largosh gurin nga kopshti,”
    “Çka kam harruar?” pyet Davidi babain. Babai buzëqeshet dhe i drejtohet:” Këtu jam edhe unë. Ke mundur të më pyetesh që të të ndihmoj, por këtë nuk e bëre.”
    Davidi vazhdon:”Babi a po më ndihmon?” Babë e bir së bashku e heqin gurin nga kopshti me një orvatje të madhe. Ashtu ngadalë gurin e qesin jashtë kopshtit dhe bëjnë vend për kopshtin e gjelbër.
    Davidi tani buzëqeshet dhe nga gëzimi thotë: ”Babi, e lëvizëm gurin, e lëvizëm!”

    Shpeshherë çuditemi, se duhet ta bartim kryqin apo barrën vetë, çka nuk është e vërtetë. Zoti është afër nesh, vetëm pret, që t'i kërkojmë ndihmë. Zoti dëshiron që të mundohemi, se si çdo gjë të varet prej nesh, dhe njëherë i besojmë, se si të gjitha sukseset tona varen prej hirit të tij! Vetëm së bashku mund t'i tejkalojmë pengesat dhe problemet e jetës!

  2. #392
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Njeriu me kapelë në kokë

    Tregohet se një ditë, një burrë hyri në kishë me kapelë në kokë dhe kisha ishte e mbushur me besimtarë. Disa besimtarë ia tërhjekin vëmendjen se duhet hequr kapela prej kokës, se ky vend është i shenjtë. Po ashtu edhe kryetari i këshillit të kishës u munda ta bind por nuk ia arriti dot.

    Edhe famullitar gjatë meshës e vërejt burrin me kapelë në kokë, dhe pas meshe e ftoi te vetja. Pasi burri shkoi në takim me famullitarin. Megjithatë famullitari i drejtohet: ”Jam shumë i lumtur që ke ardhur në kishën tonë, dhe të ftoj edhe herave tjera që të vini në famullinë tonë.” Poashtu famullitari nuk harroi për të bërë vërejtjen:” Zakonisht në kishë hiqet kapela nga koka, dhe shpresoj se në të ardhmen do ta respektoni këtë rregull”, i thotë famullitari.
    Burri iu përgjigj: ”Shumë faleminderit zotëri. Edhe më tepër të falënderoj, që keni gjetur kohë të diskutoni me mua. Shumë mirë keni bërë që më keni ftuar, dhe të vijë në famullinë tuaj.
    Unë rregullisht marrë pjesë në meshën shenjte për çdo të diele e festa që tri vite me radhë, fatkeqësisht njerëzit vetëm sot më kanë vërejtur. Për tre vite asnjëri nuk ka folur asnjë fjalë me mua. Sot kur e kam vendosur kapelën në kokë, për herë të parë bisedoi me mua Kryetari i Këshillit. Tani pas tre viteve po bisedoj me Famullitarin. Deri tani kisha përshtypje se ju jeni tepër i zënë me punët baritore për të gjetur kohë për të biseduar me mua.”

    Vërtetë është e nevojshme që dikush të bëjnë diçka të veçantë, për të krijuar vëmendje, për të gjetur kohë për bisedë? Vërtetë, a jemi aq të zënë me punë?

  3. #393
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,839
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    VIJA LIDHËSE

    Gdhendësi i një guri varri ngriti daltën dhe tha: "Unë kam mbaruar".
    Burri ekzaminoi gurin: fotoja e babait, të dy datat 1916 dhe 2000 të ndara me një vijë prej disa centimetrash.
    Ai tundi kokën dhe tha: "Unë nuk di të shpjegoj, por mua më duket kaq pak:
    më dëgjoni, babai im ka pasur një jetë të gjatë, të plotë dhe aventureske:
    Unë do të doja të kuptoja disi diçka për fëmijërinë e tij:
    jeta në një familje të madhe, fshati plot gjelbërim dhe kafshë,
    punët e lodhshme, kënaqësia e një korrje të mirë,
    shqetësimet për stuhitë e verës dhe thatësirën ...
    Pastaj lufta, treni për luftëtarët, llogoret, plagët,
    arratisja nga një kamp burgu, takimi me nënën timeme ...
    Fëmijët që lindin, rriten, martohen
    dhe nipërit e mbesat që arrijnë njëri pas tjetrit ...
    Pastaj pleqëria e qetë, sëmundja, natyrisht,
    por edhe afeksioni, dashuria, entuziazmi, pasioni,
    ditët e gjata të punës, ankthet, shqetësimet, gëzimet ...
    Gdhendësi dëgjoi me kujdes,
    pastaj kapi daltën dhe çekiçin
    dhe me katër goditje të shpejta
    zgjati vijën midis datës së lindjes
    dhe datës së vdekjes me gati gjysmë centimetër.
    Ai u kthye nga burri dhe i tha: "A është më mirë?"


    Jeta nuk mund të jetë një vijë mes dy datave.

    Jeta përqafon çdo moment të ekzistencës tënde... dhe më gjerë.

    Ti vdes ashtu si ke jetuar.

  4. #394
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,839
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    ORA...


    Në Thajlandë, 6 veta udhëtuan në një tren.
    Njëri prej tyre ishte një prift, i veshur me një rrobë të zezë e të gjatë.
    Siç ishte e natyrshme, filluan të diskutonin mbi religionën e tyre
    dhe pas një diskutimi të gjatë, pyetja thelbësore qe vetëm një:
    Cila është feja më e mirë?
    Ai që dukej se ishte personi me më shumë autoritet,
    për të shpjeguar se në fund të gjitha religjonet janë të ngjashme,
    nxori nga xhepin e tij një Rolls Royce
    dhe tha, duke treguar me gishtin për xhepin në të cilin edhe prifti mbante orën e tij:
    "E shihni, zotëri i nderuar,
    ora ime dhe ora juaj, të dyja masin orarin:
    në orën time ora është 4.30 pasdite".
    Prifti nxori orën e vet dhe tha: "Edhe në orën time!
    Prandaj, më jep orën tënde dhe unë të jap orën time!"
    Por tjetri, mes të qeshurave të miqve të tij,
    tha: "Oh jo! Ora ime vlen më shumë, kushton më shumë!"

    Të gjithë i njohim nevojat e zemrës tonë
    dhe cila janë pjetjet thelbësore
    që i zënë mendjen tonë...
    Nga mijëra fe që ndjekin njerëzit sot,
    cila është ajo që i plotëson më mirë nevojat tona,
    dhe u jep pyetjeve tona përgjigjet më të mira
    dhe më të arsyeshme, objektivisht
    më të përshtatshme për natyrën tonë njerëzore?

  5. #395
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Dëshmitarët e rrejshëm të Jezusit

    Kam mësuar nga një tregim i imagjinuar lidhur me njerëzit e pabesë (mashtruesit) të cilët shtihen si dëshmitar e Jezusit: ''Ruhuni se mos ju mashtrojnë, sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim duke thënë: "Unë jam", dhe: "Erdhi koha". Mos shkoni, pra, pas tyre.’’...

    Tregohet se njëherë djalli i afrohet Shën Martinit për ta mbështetur në rrugën e tij. Fillimisht shfaqet si mbret, me madhërinë e shkëlqimin mbretëror, dhe i drejtohet Shën Martinit: "Martin të falënderoj shumë për besnikërinë tënde ndaj meje. Tani edhe ti duhesh ta ndjesh se edhe unë jam besnik ndaj teje. Nga tash do ta ndjesh afërsinë time. Mundesh të mbështetesh krejtësisht në mua."
    Shën Martini e pyet: "Kush jeni ju?’"
    Djalli i përgjigjet: "Unë jam Jezusi, Jezu Krishti."
    Vazhdon Shën Martini: "Në qoftë se je Jezu Krishti, atëherë ku i ke varret (plagët) e tua të kryqit?"
    Djalli i përgjigjet Martinit: "I dashuri Martin, unë vij nga lavdia e qiellit dhe për ketë nuk kam plagë."
    Shën Martini i përgjigjet; "Krishtin të cilin nuk ka plagë nuk dëshiroj ta shoh. Në Krishtin që nuk i bartë shenjat e kryqit nuk mund të mbështetem. Shporru prej meje o djall mashtrues!"

    Kriteri autentik gjatë shpalljes së Ungjillit është gatishmëria e lajmëtarit për flijim e vuajtjet të kryqit...

  6. #396
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Vlerat mashtruese

    Kam mësuar nga një tregim i imagjinuar lidhur me njerëzit prepotent dhe mendjemëdhenj, çdo gjë që e bëjnë e bëjnë për t'i parë të tjerët, duke u krahasuar me kallinjtë e grurit...

    Tregohet se njëherë babai i merr me vete dy djemtë dhe i çoi në arën me plot grurë që shkëlqenin prej kallinjve të verdh plot grurë. Duke ecur pranë arës me plotë grurë. Njëri prej djemve ndalet dhe thotë: ‘‘Shikoni se çfarë ka mes kallinjve’’. Kurse djali tjetër thotë: ’’Po të isha unë në vend babit tim, do t'i zhdukja nga toka të gjithë kallinjtë e përkulur, dhe do t'i lëja vetëm ato që janë të drejta e të gjata, që është një hijeshi për t'i shikuar me sy. Atëherë do ta kemi arën më të bukur në këtë vend.’’
    Baba iu përgjigjet: ‘‘Do të ishte diçka e mrekullueshëm po ta bëni këtë. Çfarë ekonomistash do të jeni. Budallenjtë e mi, të gjithë ata kallinjtë e përkulur, që juve nuk po iu pëlqejnë dhe nuk po ju mbushin syrin, në të vërtet ata janë më të mirët. Ata janë plot me kokrra gruri. Kurse ata të drejtit që ju duken të hijshëm e krenar, ata janë gati të zbrazët pothuajse janë kashtë e asgjë tjetër. Bijtë e mi, mbani mend një gjë, siç është dallimi mes kallinjve, ashtu është edhe mes njerëzve. Kokat e zbrazta gjithherë janë prepotent e mendjemëdhenj, dalin për t'u dukur para tjerëve...’’

    Jezusi na thotë: "Edhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj. Sepse kush do të lartësojë veten do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten do të lartësohet." (Mt 23,11-12)

  7. #397
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Shumë rrugë çojnë te Zoti

    Tregohet për një tregim të vjetër, se si dikur një mbret modest ndërtoi një pallat të mrekullueshëm por pakëz i çuditshëm. Në qendër të pallatit ishte dhoma e tij, në të cilin ishte froni i mbretit.
    Në ketë dhomë ishte vetëm një derë që hyn brenda... Kurse pallati ishte i gërshetuar me shumë korridore tipit të labirintit, të cilët lakohen rreth e rrotull që drejtohen te dera kryesore. Pasi pallati ishte i përfunduar, mbreti jep urdhër, që të gjithë qytetarët e mbretërisë le të të vijnë në pallatin e tij mbretëror.
    Mbreti rrinte në fronin e vetë, i gatshëm për t'i pritur qytetarët e vetë. Njerëzit vinin nga gjitha anët dhe qëndronin para pallatit dhe shikonin në korridoret e gërshetuara në mënyrë të çuditshme. Ata thojnë me zë: "Se asnjë rrugë nuk çon te dhoma përkatësisht te froni i mbretit!" Princi qëndronte para derës dhe i drejtonte në korridoret e gërshetuara duke iu thënë: "Brenda ju pret mbreti. Të gjitha rrugët shpien te mbreti dhe froni i tij!".

    Çdo rrugë çon te Zoti. Çdo njeri e ka rrugën e vet. Për këtë gjë Zoti ështeë i mrekullueshëm, sepse çdo njërit ia cakton rrugën e vet personale. Mos ta humbim shpresën në qoftë se rrugët janë të gërshetuara.

  8. #398
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Shkarkoje barrën

    Tregohet nga lashtësia, se Shën Pjetri kishte shprehi për të dal në shëtitje këmbë, dhe veçanti me babën e vetë Jonen, i cili i shpjegonte shumë gjëra të mira dhe të bukura që i takonin në natyrë.
    Ashtu një prej ditëve pas drekës dalin në shëtitje së bashku, pas shiut që kishte ra para disa ditëve, kurse rruga ishte bërë me baltë.
    Fatbardhësisht te dy kishin marrë çizmet e gjata nga goma. Por sa më shumë ecin dhe kalojnë nëpër baltë, ashtu balta kapet nëpër çizmet e tyre. Pas një kohët të shkurtër çizmet ishin bërë aq shumë me baltë sa u dukshin si dy shtylla dheu.
    Në një moment Pjetri ndalon dhe i thotë Jonës: "Nuk mundem më të eci!’’ Merr frymë thellë dhe thotë: ‘’Këmbët i kam aq të rënda ashtu mnzi mund t'i lëvizi, nuk mund të eci përpara më."
    "Nuk është as një farë mrekullie" - i thotë babai - "në çizmet e tua aq shumë baltë është ngjitur, që të pengon për të ecur përpara. Çizmet e tua duhet rishtas t'i çlirosh nga balta. Përndryshe nuk do t’ia arrijmë cakut."
    Pjetri e dëgjoi vërejtjen e babës dhe shkoi te lumi dhe i pastroi çizmet, ashtu në të vërtetë tani këmbët ishin shumë më të lehta dhe me lehtësi ecin përpara kah caku..

  9. #399
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,839
    Postimet në Bllog
    3

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    NJE HAJDUT.


    Një hajdut arriti te dera e parajsës dhe filloi të trokiste. Pjetri dëgjon potere dhe shikon nga dera:
    "Kush eshte atje'?
    "Unë".
    "Dhe kush je ti?" '
    "Një hajdut. Më lër të hyj në qiell!".
    "Kurrë e kurrës! Këtu nuk ka vend për një hajdut!"
    "Dhe kush je ti që të mos më lejosh të hyj?"
    "Unë jam apostulli Pjetër".
    "Unë të njoh. Ti je ai që nga frika e mohoi Jezusin tre herë para se të këndonte gjeli! Unë di gjithçka, mik"
    I skuqur nga turpi, Pjetri u tërhoq dhe vrapoi për të thirrur Shën Palin. "Pal, shko dhe fol me atë djalë në derë". Shën Pali e nxori kokën nga dera: Kush është atje? "
    "Jam unë, hajduti, më lër të hyj në parajsë"
    "Këtu nuk ka vend për hajdutët!"
    "Dhe kush je ti që nuk dëshiron të më lejosh të futem brenda?"
    "Unë jam apostulli Pal"
    "Ah! Pal! Ti je ai që shkoi nga Jeruzalemi në Damask për të vrarë të krishterë. Dhe tani ti je në Qiell!".
    Shën Pali u skuq, shkoi dhe i tregoi gjithçka Shën Pjetrit.
    "Ne duhet ta dërgojmë Evangjelistin Gjon në atë derë. Ai kurrë nuk e tradhtoi Jezusin".
    Gjoni shikoi nga dera: "Kush është atje?"
    "Jam unë, hajduti. Më lër të hyj në parajsë!"
    "Ti mund të trokasësh sa të duhësh, hajdut, por këtu nuk ka vend për mëkatarë si ti!"
    Dhe kush je ti që nuk më lejon të futem brenda? "
    "Unë jam Ungjilltari Gjon!"
    "Ah! Ti je një ungjilltar. Pse ju ungjilltarët i mashtroni njerëzit? Ju keni shkruar: Trokitni dhe do t'ju hapet. Pyesni dhe do të merrni. Unë kam trokitur për dy orë, dhe unë pyes, por askush nuk më lejon të hyj brenda Ti je gënjeshtarë. Nëse ti nuk më gjen një vend në parajsë, unë menjëherë kthehem në tokë dhe u them të gjithëve se keni shkruar gënjeshtra në Ungjill! "
    Gjoni u tremb dhe e la hajdutin të hynte në parajsë.


    Kur pedikatari u kthye përsëri në temën e Lajmit të mirë,
    një burrë e ndërpreu: "Çfarë lloj Lajmi të mirë është, nëse është kaq e lehtë të shkosh në ferr dhe kaq e vështirë të hysh në parajsë?"
    Qielli është vetëm çështje mëshire!

  10. #400
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Fuqia e uratës

    Tregohet se një herë moti, dielli e dërgon një zogë në shkretëtirë, për të kënduar. Dielli i urdhëron: “Fluturo o zog në shkretëtirë, dhe këndo pandërprerë, këndo e mos u ndal.”
    Zogu shkoi në shkretëtirë dhe filloi të këndonte...
    Shkretëtira u përmallua nga këndimi i mirë dhe filloi të shpërthejnë nga toka pemët e llojllojshme...
    Zogu vazhdon të këndojë, nga përmallimi shpërthejë nga toka, uji, lumenjtë ku e ujiten shkretëtirën. Zogu vazhdon edhe më tutje të këndojë edhe më bukur dhe më fortë.
    Nga mallëngjimi shkretëtira e shterpët dhe e thatë, fillojë të shpërthejë bari, lulet e llojllojshme dhe krejt shkretëtira u bë e gjelbër, dhe çdo gjë u gjallërua.. Nga shkretëtira e thatë dhe e vdekur u bë tokë pjellore, nga ushqehen jo vetëm kafshët por edhe njeriu!

    Fuqia e uratës është ajo arma më e fortë e njeriut, që shkretëtirën e kthen në tokë pjellore e gjelbërimi, si edhe e shkrin akullin dhe borën e polit të Veriut dhe e bënë të lulëzoi jeta.

Faqja 40 prej 43 FillimFillim ... 303839404142 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •