KUSH JE TI?
Një fëmijë që quhej Riccardo, e pyeti nënën e vet:
“Kush jam unë?”
“Ti je djali im, u përgjigj nëna.
Riccardi shkoi te gjyshja dhe e pyeti:
“Kush jam unë?”
“Ti je nipi im, u përgjigj ajo.
Dhe Riccardo shkoi te vëllai dhe e pyeti:
“Kush jam unë?”
“Ti je vëllai im”.
“Shumë mirë, mendoi Riccardo, unë jam tri gjëra: Djali, nipi dhe vëllai.
Tani dua ta pyes portieren”
“Ti je një banues e pallatit”, i tha.
“Jam tashmë katër gjëra: djali, nipi, vëllai dhe banues. Dhe është vetëm ora dhjetë e mëngjesit.
Në mbrëmje sa gjëra do të jem?”
E mori një biçikletë dhe shkoi ta bëjë një gjiro nëpër qytet. Një polic rrugor i tha se ai ishte një çiklist.
Pastaj ai shkoi të blejë një gazetë te një kioskë
dhe gazetashitës i tha se ishte një klient. U takua me mësuesen e vet dhe ajo i tha se ai ishte një nxënës.
Djali, nipi, vëllai, banues në një pallat, çiklist, klient dhe nxënës. Dhe janë shtatë gjëra!
Në orët e para të pasdites ai lexoi gazetën e vet, dhe u bë një lexues;
luajti me top dhe qe një futbollist, shikoi televizionin, dhe qe një telespektator.
Pastaj e pyeti nusen e vëllait:
“Kush jam unë?”
“Ti je kunati im. Dhe je edhe xhaxhai i djalit tonë”
“Nuk dua të humb llogari, mendoi Riccardo,
Djali, nipi, vëllai, banues te një pallat, çiklist, klient nxënës,
lexues, futbollist, telespektator, kunati, xhaxhai...dhe janë dymbëdhjetë.
Para se të perëndonte dielli, shumë njërës i pyeti:
“Kush jam unë?”
“Je një çapkën, një kureshtar, një i mërzitshëm, një fëmijë” qenë përgjigjet.
Dhe ishin 16 gjëra. Riccardo shkoi të flejë gjumë i kënaqur.
Të nesërmen në mëngjes nëna e zgjoi nga gjumi duke thënë:
“Çohu, gjumash, është e diela, dhe shkojmë të bëjmë një ekskursion’.
“Shtatëmbëdhjetë me “gjumash”, u përgjigj Riccardo,
dhe nëse shkoj për një ekskursion, jam një ekskursionist
dhe janë tetëmbëdhjetë gjëra.
Tetëmbëdhjetë veta në një njeri.
A jam apo nuk jam një njeri i rëndësishëm, me vlerë?
Dhe kishte drejtë, sepse çdo person që jeton në këtë botë,
është i rëndësishëm, me vlerë!
Krijoni Kontakt