Close
Faqja 35 prej 43 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 429
  1. #341
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    MOS NDRYSHO!

    Për shumë kohë kam qenë një njeri nevrotik.
    Isha plot ankth, i ligështuar dhe egoist.
    E the gjithë vazhdonin të më thoshin se duhej të ndryshoja.
    E të gjithë vazhdonin të më thoshin sa isha nevrotik.
    Dhe unë fyhesha nga fjalët e tyre, por isha dakord me ta,
    dhe doja të ndryshoja, por asnjë ndryshim nuk arrita,
    megjithëse mundohesha me të gjitha forcat e mia.
    Ajo që më shkaktonte më shumë dhimbje,
    ishte fakti që edhe miku im më i dashur
    vazhdimisht me përkujtonte se isha nevrotik.

    Edhe ai më thoshte gjithmonë se duhej të bëja gjithçka
    që ishte e mundur për një ndryshim.
    Unë isha dakord edhe me të dhe nuk isha fare i zemëruar me të.
    Ndihesha në praninë e tij krejtësisht i pafuqishëm dhe i paguximshëm.
    Pastaj një ditë ai më tha: “Mos ndrysho; rri si je.
    Nuk ka rendësi që të ndryshosh apo jo. Unë të dua ashtu siç je;
    Nuk mund të bëj asgjë pa ty, nuk mund të mos dua!"

    Ato fjalë qenë si një muzikë e mrekullueshme për veshët e mia:
    “Mos ndrysho! Mos ndrysho! Mos ndrysho!...Unë të dua siç je!”
    Dhe u qetësova! Dhe u ndjeva i gjallë.
    Dhe, gjëja më e çuditshme, ndryshova!

    Tani e di mirë se nuk kisha mundësi të ndryshoja me të vërtetë,
    nëse nuk do të kisha gjetur dike që do të më kishte dashur,
    edhe nëse nuk do të kisha ndryshuar.

    E Ti po më do kështu, o Hyji im?!

  2. #342
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    DEMI I EGËRSUAR.

    Një herë mësuesi ishte i zhytur në lutje,
    dhe nxënësit e tij u afruan dhe i pyetën:
    “Zotëri, na mëso të lutemi”. Dhe ja çfarë tha...
    Një ditë dy burra kalonin nëpër një fushë
    kur panë një dem të egërsuar. Menjëherë filluan të vrapojnë,
    në drejtim të rrethimit më të afërt, të ndjekur nga kafsha.
    Por e kuptuan sa më shpejt se nuk kishte shpëtim për ta.
    Atëherë një prej tyre bërtiti më të madhe ndaj tjetrit:
    “S’kemi ç’të bëjmë më! Asgjë nuk mund të na shpëtojë!
    Sa më shpejt, thuaj një lutje”.
    Dhe tjetri në kthim: “Kurrë nuk jam lutur në jetën time
    dhe nuk di lutje të përshtatshme për një situatë të tillë”.
    “S’ka gjë! Demi është duke na goditur: të gjitha lutje mund të shkojnë mirë!”
    Dakord, do të them lutjen që recitonte babai im përpara drekës:
    Të falënderojmë, o Zot, për ushqim që jemi duke marrë!”

  3. #343
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    ZJARRI.

    Gjashtë veta, rastësisht u gjinden në errësirë
    në një natë të akullt, në një ishull të pabanuar.
    Secili prej tyre shtrëngonte në duart e veta një copë druri.
    Nuk kishte dru tjetër në atë ishull, të zhytur në mjegullën e detit.
    Në qendër një zjarr i vogël fikej dalë-ngadalë
    për mungesë të lëndës djegëse.
    Ftohti bëhej gjithmonë e më shumë i padurueshëm.

    Vetja e parë ishte një grua,
    por dridhja e flakës e ndriçoi fytyrën e një emigranti të zi.
    Gruaja e pa. Shtrëngoi grushtin e vet përreth drurit
    që e kishte në dorë duke menduar:
    “Pse do ta harxhoj drurin tim për ta ngrohur një përtac
    që erdhi këtu për të vjedhur bukë dhe punë?”

    Burri që ishte afër asaj gruaje,
    e pa një njeri që nuk ishte anëtar i partisë së tij.
    Kurrë në jetë nuk do ta kishte shkapërderdhur drurin e vet
    për një kundërshtar politik.

    Vetja e tretë ishte veshur shumë keq.
    Ai u mbështoll edhe më shumë
    me kapotën e vet të lyer dhe të zhyer,
    duke e fshehur në të drurin e vet.
    Ai që ulej afër tij ishte me siguri shumë i pasur.
    Dhe mendonte: “Pse duhet ta harxhoj drurin tim për një pasanik përtac?”.

    Pasaniku ulej atje duke menduar për pasurinë e vet,
    për villet e veta, për katër veturat e veta dhe
    për llogarinë bankare me të vërtetë të pasur.
    Bateritë e celularit ishin të shkarkuara.
    Duhej ta ruante drurin e vet me çdo kusht
    për ta mos harxhuar për këta njërës dembel dhe të paaftë.

    Fytyra e zeza të emigrantit shprehte një dëshirë hakmarrjeje
    në dritën e dobët të zjarrit tashmë të fikur.
    Ai e shtrëngonte me të gjitha forcat e veta drurin e vet.
    E dinte mirë se të gjithë ata të bardhët e përbuznin.
    Nuk do ta kishte vënë kurrë drurin e vet në gacë të zjarrit.
    Kishte ardhur me në fund ora e hakmarrjes.

    Anëtari i fundit i atij grupi të mjerë
    ishte një njeri koprrac dhe plot parashikimesh.
    Nuk bënte asgjë pa fitime.
    “Të japësh vetëm atij që të jep”
    ishte motoja e tij e preferuar.
    “Do të ma paguajnë shtrenjtë këtë copë druri”, mendonte ai.

    I gjetën kështu,
    me drunjtë e veta shtrënguar në duart e veta,
    të palëvizshëm në vdekje nga ngrirja.
    Nuk kishin vdekur për ftohtin nga jashtë,
    kishin vdekur për ftohtin e brendshëm.



    Ndoshta edhe në familjen tënde,
    në bashkësinë tënde,
    përballë teje ka një zjarr që fiket.
    Sigurisht ti e shtrëngon një copë druri
    në duart e veta.
    Çfarë do të bësh me atë dru?

  4. #344
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    BUJKU I VJETËR.

    Një bujk i vjetër kishte një kalë të vjetër
    që i shërbente për ta lëvruar tokën.
    Një ditë kali iku, në një vend kodrinor.
    Miqve të tij, që vinin për ta ngushëlluar për fatkeqësinë,
    ky ua jepte këtë përgjigje: “Fatkeqësi? Fat i mirë? Kush e di?”.
    Pas një javë kali u kthye,
    duke marrë me vete nga kodrat
    një kope kuajsh të egër,
    dhe këtë herë fqinjët
    e përgëzuan fshatarin për fatin e tij.
    Por përgjigjia qe: ““Fatkeqësi? Fat i mirë? Kush e di?”.
    Pastaj ndodhi që djali i tij,
    duke kërkuar që ta shtrojë një prej atyre kuajve të egër,
    u rrëzua dhe e ktheu një këmbë në një mënyrë të rëndë.
    Të gjithë menduan se kjo gjë ishte me të vërtetë një fatkeqësi e madhe.
    Por bujku nuk mendonte kështu
    dhe reagimi i tij i vetëm qe: “Fatkeqësi? Fat i mirë? Kush e di?”.
    Disa javë pas kësaj gjëje,
    ushtria hyri në fshatin
    duke vendosur për të gjithë të rinjtë të aftë
    shërbimin ushtarak të detyruar.
    Por kur e panë djalin e fshatarit me këmbën e thyer,
    e lanë në paqe. Kjo qe një “fatkeqësi? Një fat i mirë? Kush e di?”.


  5. #345
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    THELBËSORJA NË JETË.

    Një ditë një fëmijë sforcohej për të ngritur një gurë të madh’
    Por nuk mundte ta lëvizte.
    Babai i tij, që e shikonte, i tha më në fund:
    “A je i sigurt që je duke e përdorur të gjitha forcat e tua?”
    “Po!” bërtiti fëmija.
    “Nuk është e vërtetë, nuk e kërkove ndihmën time!”

  6. #346
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Mbreti dhe Fshatari Plak

    Një herë mbreti Matia,
    ndërsa kishte dalë për
    të parë se si rronte populli i tij i varfër,
    takoi një fshatar plak.
    Mbreti kishte me vete tërë oborrin:
    të gjithë zotërinj të fuqishëm.
    Mbreti përshëndeti plakun:
    -Nderim për ty, o plak!
    -Nderim gruas sime.
    -Sa lek fiton ?
    -Gjashtë lek, madhëri.
    -Sa vetë jeni ?
    -Dy.
    -Ç’i bën katër të tjerët ?
    -I hedh poshtë.
    Mbreti vazhdon ta pyesë :
    -Dhe kur të bëhen tridhjetë e dy ?
    -Tashmë janë vetëm dymbëdhjetë.
    -Dhe cjapi mundet të përtypë?
    -Patjetër, madhëri.
    -Mirë, plak,- tha mbreti,- zoti të bekoftë. -
    Kuptimin e bisedës sonë nuk duhet t’ia tregosh askujt,
    përderisa të mos shohësh përsëri fytyrën time.
    Dhe duke vazhduar të ecë u kthye drejt shpurës që e shoqëronte :
    -Atëherë zotërinj, cili është në gjendje të më shpjegojë
    ç’bisedova me plakun, do t’i fal një tokë të madhe.
    Zotërinjtë donin të zbulonin kuptimin,
    por të gjithë që provuan nuk mundën dot.
    Kështu që u kthyen te plaku dhe filluan ta pyesnin. Por ai u tha :
    -A nuk dëgjuat që mbreti tha se nuk mund të them asgjë, deri sa të mos e shoh prapë?
    Por ata këmbëngulën dhe, për ta bindur, i premtuan se do ta shpërblenin mirë.
    -Mirë, -tha plaku,- më jepni dhjetë monedha të arta.
    -Atëherë përse i the mbretit “nderim gruas sime?”.
    -Sepse gruaja më lan teshat dhe teshat e lara tregojnë nderim.
    -Vërtetë, -thanë zotërinjtë, -po përse i hedh poshtë lekët?
    -Do t’jua them për dhjetë monedha ari.
    Pasi i dhanë lekët, u përgjigj:- Sepse me dy rroj unë, katër ia jap tim biri, njësoj sikur t’i hedh poshtë.
    -Dhe tridhjetë e dy, si ka mundësi të bëjnë dymbëdhjetë?
    -Ua them për dhjetë monedha ari.
    I dhanë dhjetë monedha të tjera.
    -Sepse kur isha i ri kisha tridhjetë e dy dhëmbë, kurse tani vetëm dymbëdhjetë.
    -Pa shiko, as që e kishim menduar,- thanë zotërinjtë.- Po atëherë, cjapi si ia bën që përtypet?
    -Ua them për dhjetë monedha ari.
    Pasi i mori edhe ato, tha:
    -Në këtë mënyrë si po përtyp paratë tuaja.
    U turpëruan zotërinjtë dhe të zemëruar i thanë plakut :
    -Prit kur t’i themi mbretit që na i tregove të gjitha, pa e parë prapë atë!
    -Si nuk e kam parë prapë?
    Ja ku është, në të gjitha këto monedha ari është fytyra e tij.
    Ai pikërisht për këtë nguli këmbë, të mos jua tregoja, deri sa të më paguanit mirë.
    Atëherë zotërinjtë nuk dinin ç’të thoshnin më, e lanë plakun dhe shkuan të arrinin mbretin.


  7. #347
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    JOAKIM MURAT.

    Kur u bë mbreti i Napolit,
    gjëra e parë që bëri Joakim Murat,
    qe vizita e burgut.
    Për të festuar ndodhinë
    u vendos që mbreti
    do ta kishte falur dhe liruar një të dënuar.
    Por kush?
    Mbreti i ri foli me shumë të burgosurit
    që të gjithë deklaroheshin të pafajshëm.
    Të gjithë, përveç vetëm një.
    “Madhëria Juaj, unë jam fajtor, -tha -.
    dhe është e drejtë që të kryej dënimin e merituar”.
    “Kriminel i keq! – tha mbreti – është një gjë shumë e keqe
    që ti të jesh me këta njërëz të mirë.
    Ka rrezik që t’i korruptosh të gjithë!
    Shpejt! Shko jashtë!”
    Dhe ia fali dënimin.

  8. #348
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    KOPRRACIA.

    Një koprrac, duke dëgjuar se kishte një njeri më koprrac se ai,
    shkoi në shtëpinë e tij me qellim që të bëhet nxënësi e tij.
    Sipas zakoneve, ai duhej t’ia bënte një dhuratë mësuesit;
    prandaj ia çoi një shishe plot me ujë në të cilën kishte
    vënë një copë karton të prerë në formë të një peshku.
    Koprraci i madh nuk ishte në shtëpi, dhe nusja e tij
    e pranoi nxënësin.
    “Ja një peshk, dhuratë e përvuajtur e nxënësit të ri” tha mysafiri.
    Nusja e koprracit mori peshkun, duke e falënderuar,
    dhe ia ofroi një filxhan çaji të zbrazët, duke e ftuar atë që ta pijë çajin.
    Kur ai e pati pirë çajin, nusja e koprracit i vizatoi dy unazë në ajrin
    dhe e ftoi ta marrë një ëmbëlsirë.
    Pikërisht në këtë çast hyri në shtëpi koprraci i madh,
    dhe, duke parë se nusja vizatonte dy unazë,
    bërtiti i zemëruar: “Çfarë janë këta harxhime? Dy ëmbëlsira?
    Mund të mjaftonte një gjysmë unaze!

  9. #349
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    SI NË NJË PASQYRË.

    Një ditë, në mbrëmje, një fshatar u ul te dera e shtëpisë së tij
    për të shijuar freskun e mbrëmjes.
    Afër shtëpisë së tij kishte një rrugë që shkonte në një fshat.
    Një burrë, që kalonte për këtë vend, e pa fshatarin dhe mendoi:
    “Ky njeri është sigurisht një përtac, një dembel: nuk punon
    dhe e kalon gjithë ditë i ulur në prag të shtëpisë...”
    Pas disa minuta kaloi edhe një tjetër. Ky mendoi:
    “Ky njeri është një donzhuan. Rri i ulur atje për t’i parë vajzat
    që kalojnë dhe ndoshta për t’i bezdisur”.
    Më në fund një i huaj që shkonte në fshatin, tha me veten:
    ‘Ky njeri është sigurisht një punëtor i madh.
    Punoi me mund gjithë ditën dhe tani shijon pak qetësi pas punës së rëndë”.
    Me të vërtetë ne nuk mund ta dimë shumë gjëra mbi fshatarin
    që ishte i ulur në prag të shtëpisë së tij...
    Por mund të themi shumë gjëra për ata njërës
    që kaluan në këtë rrugë duke shkuar në fshatin:
    i pari ishte një njeri dembel i lindur,
    i dyti nuk ishte një njeri i mirë, ishte një plot vese,
    i treti ishte një punëtor i madh.

    Gjithçka thua, flet për ty; pikërisht kur ti flet për të tjerët (Paul Valery).

  10. #350
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    QIELLI NË NJË DHOMË.

    Në shtëpinë time ka dy dhoma, dy krevate, një dritare e vogël dhe një mace e bardhë.
    Në shtëpinë time hamë bukë vetëm në mbrëmje
    kur babai im kthehet në shtëpi me çantën plotë me bukë dhe me peshk të thatë.
    Në shtëpinë tonë jemi të gjithë të varfër, por babai im i ka sytë bojëqielli,
    nëna ime i ka sytë bojëqielli, vëllai im i ka sytë bojëqielli, edhe unë i kam sytë bojëqielli,
    edhe macja i ka sytë bojëqielli.
    Kur jemi të gjithë të ulur për darkë – në shtëpinë tonë duket që është qielli.

    Një vajzë 8 vjeçare nga S. Jose (Kostarika)

Faqja 35 prej 43 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •