Close
Faqja 33 prej 43 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 429
  1. #321
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    E QESHURA E MADHE E RIMZAIT

    Thuhet se çdo mbrëmje
    mjeshtri i madh zen Rimzai,
    si gjest të fundit para se të flinte,
    shpërthente në një të qeshur
    të madhe e të thekshme
    që jehonte nëpër korridore
    dhe dëgjohej në të gjitha ndërtesat
    që rrethonin manastirin.
    Dhe gjëja e parë që bënte
    kur agonte dita
    ishte shqyerja nga të qeshuri
    me kaq zhurmë sa zgjonte
    të gjithë murgjit
    edhe ata që e kishin gjumin e rëndë.
    Nxënësit e tij e pyetën disa herë
    se cili ishte shkaku i atyre të qeshurave,
    por ai nuk deshi ta thotë.
    E kur vdiq mori me vete në varr
    edhe sekretin e tij.

    Torrkerry

  2. #322
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA VEPRIMI NË TË QESHUR

    Mësuesi ishte në mënyrë të veçantë i përzemërt
    prandaj nxënësit e tij i kërkuan t’iu shpjegonte fazat
    që kishte kaluar në kërkim të Hyjt.
    “Para së gjithash Zoti më mori për dore”, tha,
    “në Qytetin e VEPRIMIT, ku qëndrova për disa vite.
    Pastaj Ai u kthye
    dhe më çoi në Qytetin e DHIMBJES;
    jetova atje derisa zemra ime u pastrua
    tërësisht nga çdo lidhje e gabuar.
    Atëherë u gjenda në Qytetin e DASHURISË,
    flakët zhuritëse të së cilës KONSUMUAN
    edhe gjurmën më të vogël të egoizmit tim
    dhe keshtu arrita në Qytetin e QETËSISË
    ku para syve të mi plot befasi,
    u zbuluan misteret e jetës dhe të vdekjes”.
    “Qe ajo faza e fundit e kërkimit tuaj?”
    “Jo”, u përgjigj mjeshtri, “një ditë Zoti tha;
    ‘sot do të të çoj në vendin më të shenjtë të Tempullit
    në vetë zemrën e Zotit’,
    dhe e pashë veten në Qytetin e të QESHURËS”.

    Torrkerry

  3. #323
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VJOLISNISTI DHE MUZIKA

    Thoshte një violinist
    me famë botërore
    në lidhje me suksesin e tij
    në koncertin për violina të Bethovenit:
    “Kam një muzikë të mahnitshme,
    një violinë të mahnitshme
    dhe një hark po aq të mahnitshëm.
    S’më mbetet gjë tjetër
    veçse t’i bashkoj
    dhe unë të mënjanohem”.


    Torrkerry

  4. #324
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    VAJZA.

    Një vajzë po e priste aeroplanin në një aeroport të madh.
    Me qenë se i duhej të priste gjatë ,
    vendosi që të blinte një libër që ta kalonte kohën.
    Bleu librin dhe një kuti me biskota.
    U ul në vendin ku rrinë zakonisht persona të rëndësishëm
    në mënyrën që askush të mos e pengonte.
    Afër saj ishte karrigeja me biskota
    dhe një karrige më tej një person tjetër i cili lexonte gazetën.
    Kur ajo filloi të merrte biskota ,
    edhe zotëriu nga karrigeja tjetër mori një.
    Ajo u habit pa masë , por nuk tha asgjë ,
    vetëm vazhdoi të lexonte librin.
    Me vete po mendonte - Sikur të kisha pak guxim ,
    deri më tani do ta grushtoja.
    Secilën herë që ajo merrte nga një biskotë,
    këtë e bënte edhe zotëriu pa u mërzitur fare.
    Vazhduan kështu deri sa në kuti nuk mbeti
    vetëm një biskote e vetme dhe vajza mendoi:
    Më intereson të di se çfarë do të bëjë ai tani!!!
    Zotëriu e mori biskotën e fundit dhe e ndau në dy pjesë .
    " Kjo me të vërtetë është e tepërt ,
    filloi të mendojë më nervozë vajza ,
    mori sendet e veta , librin , çantën
    dhe shkoi drejt daljes së vendit ku priste .
    Kur u ndje më mirë ,
    pasi që tejkaloi nervozën ,
    u ul në një vend ku nuk ishte askush
    që të mos kishte më asnjë ndodhi të tillë të papritur .
    E mbylli librin dhe e hapi çantën që ta fusë brenda ,
    dhe në momentin kur shikoi brenda ,
    pa një kuti me biskota të pahapura fare.
    U turpërua sikur të ishte një hajneshë
    dhe atëherë e kuptoi se kutia me biskota kishte qenë e zotëriut
    që kishte qenë ulur në karrigën pranë të sajës ,
    por i cili pa asnjë shqetësim , neevozë apo brengë
    e ndau edhe biskotën e fundit me të ,
    krejtësisht ndryshe nga ajo ,
    që ndjehej e lënduar në krenarinë personale dhe ndjenjat e veta.
    PËRFUNDIMI: Sa herë në jetën tonë ne kemi ngrënë
    dhe do të hamë biskotën e huaj ,
    dhe këtë nuk e kemi ditur
    dhe nuk do ta dimë kurrë ?
    Para se të vijmë në ndonjë përfundim të shpejtë
    dhe para se të fillojmë të mendojmë keq ,
    shikoni me kujdes detajet ,
    shpeshherë situatat nuk janë të atilla
    siç na duken neve në shikimin e parë!!!

  5. #325
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    PËLLUMBI.

    Pëllumbi i egër shkoi një ditë të pijë ujë në burim.
    Aty në ujë pa një bletë.
    Ai mori me sqep një flet lisi dhe e lëshoi në ujë.
    Bleta hipi mbi fletë dhe shpëtoi.
    Një gjahtar ishte fshehur aty afër.
    Ai ngriti pushkën që ta vrasë pëllumbin.
    Por bleta e kuptoi dhe i shkoi mu në hundë.
    Gjahtari u tremb dhe lëvizi.
    Pëllumbi e dëgjoi dhe fluturoi.

    Ai që do të bëjë për të tjerët një gjë të mirë edhe shumë të vogël
    me siguri nuk do të humbë shpërblimin e vet.

  6. #326
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    V.D.

    Një burrë, vodhi një tufë delesh, por u diktua dhe u kap.
    Njerëzit, i vunë një damkë ne ballë,
    me qëllim që ta demaskojnë
    dhe poshtërojnë para gjithë komunitetit.
    Damka që i vunë në ballë përbehej nga dy shkronja
    “V.D “, pra, vjedhës delesh.
    Ajo që ndodhi më tej,
    është se personi në fjalë vendosi të heqë dorë
    nga zanati i vjetër dhe të pendohej.

    Kështu, ai e mori seriozisht këtë punë,
    filloi të ndihmojë hallexhinjët,
    u gjendej pranë nevojtarëve,
    vizitonte të sëmurët, sillej ngrohtë me jetimët,
    u falte dashuri njerëzve etj…
    Fillimisht njerëzit e shihnin me dyshim,
    por me kalimin e viteve u mësuan...
    Dikur, një fshatar sheh një burrë të moshuar
    të damkosur në ballë në një qoshk të rrugës.
    Kushdo që kalonte, e përshëndeste,
    e përqafonte dhe i puthte duart në shenjë respekti.
    I çuditur nga kjo sjellje e njerëzve,
    ai pyet një djalë të ri mbi kuptimin e dy shkronjave
    të damkosura në ballin e atij të moshuari të çuditshëm.
    I riu ja ktheu: “Nuk e di,
    pasi kjo ka ndodhur shumë kohë më parë.
    Por mendoj se kuptimi i tyre është: “Vatër dashurie.”
    Pasi u fal dashuri njerëzve.

    MORALI:

    Ajo që shpesh herë e gjykojmë si fundin e gjithçkaje,
    në fakt, është thjesht fillimi i diçkaje të re dhe të bukur.
    Fjalët nuk kanë asnjë kuptim, përveç kuptimit që duam ne t’u japim.
    Mënyra e vetme që njerëzit të flasin mirë për ty
    është t’u shërbesh me dicka të mirë

  7. #327
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Pëllumbi i plagosur

    Një pëllumb, çdo mëngjes, linte zogjtë në çerdhe
    dhe fluturonte për të kërkuar ushqimin.
    Një ditë, ca gjahtarë e diktuan pëllumbin
    në arën me grurë dhe e qëlluan.
    Pëllumbi i plagosur u fut në një shpellë.
    Befas dëgjoi një hungërimë drithëruese.
    Një luan qëndronte mbi kokën e tij.
    Pëllumbi mendoi se i kishte ardhur fundi.
    Nga larg dëgjoheshin krismat e armëve të gjahtarëve,
    mbi kokë i qëndronte luani.
    Luanit i erdhi keq për zogun e plagosur dhe u largua.
    Kur u qetësua, pëllumbi mendoi me dhimbje
    se nganjëherë njerëzit janë më të egër se egërsirat
    dhe se egërsirat janë më zemërgjera se njerëzit.

  8. #328
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Luani, dhelpra dhe gomari

    Luanit nuk po i ecte më gjahu dhe thirri dhelprën ta ndihmonte.
    Dhelpra e dëgjoi më vëmendje dhe doli nga shpella.
    Në një lëndinë takoi një gomar
    dhe i tha se mbreti i pyllit po e priste në një takim mbretëror.
    Gomari nxitoi të shkonte në shpellën mbretërore.
    Kur gomari shkeli në shpellë,
    luani u hodh mbi të dhe e zuri nga gryka.
    Luani hëngri me nxitim për të shuar urinë
    dhe pas pak shkoi tek burimi për të pirë ujë.
    Dhelpra përfitoi nga ikja e luanit
    dhe sa hap e mbyll sytë i hëngri trutë gomarit.
    -Ku janë trutë e gomarit? Nuk po i shoh, -
    tha luani kur u kthye nga burimi.
    -Nëqoftëse gomari do të kishte tru,
    nuk do të vinte me këmbët e tij në shpellën tuaj, -
    i tha dhelpra.

  9. #329
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    NJË PRINDER

    Një prindër me të birin vajti në arë.
    Donte ta shihte grurin e pjekur.
    I biri e pyeti:
    "O Atë, pse janë kërrusur kaq poshtë disa kallinj?
    Pse janë ngritur përpjetë disa të tjerë?"
    I Ati këputi disa kallinj e tha:
    "Shih këta! Sa të mirë janë! Këta që përkulen,
    janë mbushur plot me kokrra.
    Shih këta të tjerët! Sa të pavlefshëm janë!
    Këta që mbajnë kryet përpjetë, s'kanë kokra.

    Me punë dhe me lodhje japin frytë, edhe pse përkulemi nën peshën e punës.
    Ata që luhaten mbi të tjerët me kotësi, duke vrapuar nga mengjesi deri në mbremje,
    duke shkatërruar sot atë që kanë bërë dje, sa të pavlefshëm janë.

  10. #330
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    I THATË NË SHI

    Dikush ftoi Nastradinin të gjuanin së bashku
    por i dha një kalë që ishte shumë i ngadaltë.
    Nastradini nuk tha asgjë.
    Shumë shpejt gjahtarët e lanë shumë pas
    dhe nuk mund ta shihnin.
    Ndërkaq filloi të binte shumë shi
    dhe nuk ekzistonte asnjë strehë përreth.
    Të gjithë ata që merrnin pjesë në gjah u bënë qull.
    Por Nastradini, sapo filloi shiu,
    hoqi rrobat e tij dhe i palosi.
    Në vazhdim u ul mbi rrobat e palosura.
    Kur shiu pushoi , u vesh
    dhe u kthye në shtëpinë e atij që e kishte ftuar
    dhe i kishte dhënë kalin e ngadaltë.
    Asnjeri nuk mund të kuptonte se si nuk ishte aspak i lagur.
    Pavarësisht shpejtësinë e kuajve të tyre ,
    asnjeri nuk ishte arritur të gjente strehë në atë fushë.
    Nastradini u tha, se arsyeja që ai ishte i thatë, ishte kali që i dhanë.
    Ditën tjetër i dhanë një kalë të shpejtë
    dhe i zoti i shtëpisë mori kalin e ngadaltë.
    Përsëri ra shi.
    Kali i të zotit të shtëpisë ishte kaq i ngadaltë
    saqë ai u lag më shumë se cdo herë tjetër,
    ndërsa kthehej në shtëpi me hap kërmiu.
    Nastradini bëri të njëjtën gjë si radhën e kaluar.
    Kur u kthye në shtëpi nuk ishte i lagur fare.
    – I gjithë faji është i joti, i bërtiti i zoti i shtëpisë.
    Më bëre ti hipja atij kali të tmerrshëm.
    – Ndoshta edhe ti nuk bëre dicka nga ana jote për këtë problem,
    në mënyrë që të mund të mbetesh pa u lagur, i tha Nastradini.

Faqja 33 prej 43 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •