Close
Faqja 32 prej 43 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 429
  1. #311
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZEMRA E ZOTIT

    Një katekiste u kishte treguar fëmijëve të katekizmit
    shëmbëlltyrën e djalit të humbur,
    por kishte vur re se shumë prej nxënësve ishin hutuar.
    Atëherë u kishte kërkuar që ata të shkruanin përbledhjen e tregimit.
    Njëri prej tyre shkroi kështu:
    “Një njeri kishte dy djem,
    por djali të parë nuk i përqentë të rrinte në shtëpi,
    dhe kështu një ditë u largua,
    duke marr me vete të gjithë të hollat.
    Por, pas pak kohe të hollat i përfunduan,
    e djaloshi vendosi të kthehej në shtëpi
    sepse nuk kishte as për të ngrënë.
    Kur po arrinte, i ati i tij e pa
    dhe shumë i lumtur
    e mori një shkop e vrapoi drejt tij.
    Gjatë rrugës e takoi djalin tjetër,
    atë të mirin, i cili e pyeti
    se ku po shkonte me kaq vrap
    e me atë shkop në dorë:
    “Është kthyer vëllau yt, ai kopuk e faqezi,
    pas atyre gjërave që ka bër i meriton ca të rrahura të mira”.
    “A ke dëshirë që të ndihmoj edhe unë, babë?”.
    “Po si jo”, u përgjigj babai.
    E kështu, te dy së bashku
    i dhanë një të rrahur të mirë.
    Së fundi babai e thirri një shërbëtor
    dhe i tha që ta therte viçin e majmë
    e të bënte një gosti të madhe,
    sepse më në fund i ishte plotësuar dëshira
    që kishte për ta rrahur të birin e tij
    që i kishte bër një të keqe kaq të madhe.

    Është vështirë për të gjithë ta kuptojmë logjikën e zemrës së Zotit.

  2. #312
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TRE DJEMT

    Tri gra shkuan tek kroi për të mbushur ujë.
    Buzë burimit, mbi një gurë ishte i ulur një plak
    i cili i sodiste dhe më qetësi e dëgjonte bisedën e tyre.
    Gratë po i lavdëronin bijtë e tyre.
    “Djali im”, thoshte e para, “është kaq i zgjuar e i shkathët
    saqë askush nuk mund të matet me të”.
    “Djali im”, thoshte e dyta, “këndon si një bilbil.
    Askush në botë s’mund të matet me zërin e tij”.
    “E ti, ç’thua për të birin tënd?”,
    e pyetën gruan e tretë, e cila rrinte në heshtje.
    “Nuk di se ç’të them për djalin tim”, u përgjigj gruaja.
    “Është djalë i mirë, si të gjithë të tjerët.
    Nuk din të bëje asgjë të veçantë...”.
    Kur enët e tyre u mbushën,
    tri gratë u nisën për në shtëpi.
    Plaku i përcolli një pjesë të rrugës.
    Enët ishin të rënda, e krahët e grave mezi i bartnin.
    Dikur u ndalën që të pushonin shpinën e tyre të lodhur nga pesha e rëndë.
    U erdhën në takim tre djelmosha të rinj.
    I pari pa pritë e pa kujtuar u hodh në duar
    dhe u sill disa herë me këmbë të ngritura në ajër,
    pastaj bënte kërcime të rralla e të njëpasnjëshme.
    Grate e shikonin të mahnitura: “Sa djalë i shkathët!”.
    Djaloshi i dytë ia mori një kënge.
    Kishte një zë të shkëlqyeshëm
    e që i ngjante bilbilit në degë gjatë stinës pranverore.
    Gratë e dëgjuan me lot për faqe:
    “Është një engjull i vërtetë!”.
    Djaloshi i tretë u nis drejt së ëmës së tij,
    ia mori enën e rëndë
    dhe filloi ta barte duke ecur pranë saj.
    Gratë iu drejtuan plakut: “Atëherë, çfarë na thua për djemt tanë?”.
    “Djemt tuaj”, klithi i befasuar plaku. “Unë pash vetëm një djalë!”.

    “Do t’i njihni prej fryteve të tyre”. (Mt 7, 16)

  3. #313
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    GABIMI I IPESHKVIT ËRIGHT

    Shumë vite më përpara
    një ipeshkëv nga bregu lindor i Shteteve të Bashkuara
    vizitoi një Universitet të vogël privat në bregun perëndimor.
    Ai u mikprit në shtëpinë e rektorit,
    i cili ishte një mësues i ri i fizikës dhe i kimisë,
    me ide përparimtare.
    Një ditë drejtori thirri për darkë anëtarët e fakultetit të tij,
    në mënyrë që të merrnin fryte nga urtësia dhe përvoja e ipeshkvit.
    Në përfundim të darkës biseda u qëndrua mbi fundin e botës
    dhe ipeshkvi pohoi se nuk mund të ishte e largët.
    Një ndër arsyet e tija të kësaj ideje
    ishte se tashmë në natyrë nuk kishte asgjë për t’u zbuluar më
    dhe që të gjitha shpikjet e mundshme ishin shteruar.
    Drejtori i kundërshtoi në mënyrë të sjellshme.
    Shpjegoi që, sipas tij njerëzimi ishte në prag të shpikjeve të reja.
    Ipeshkvi e sfidoi drejtorin të thoshte një nga këto.
    Drejtori atëherë tha se ishte i bindur se pas disa viteve
    njerëzit do të mësonin të fluturonin.
    Ipeshkvi ia plasi të qeshurit me të madhe:
    “Marrëzira, i dashuri im” tha, “marrëzira.
    Po të ishte në planet e Zotit, që ne të fluturonim,
    Ai do të na kishte dhënë flatra.
    Fluturimi është vetëm për zogjtë dhe për Engjëjt”.

    Emri i ipeshkvit ishte Ëright. Kishte dy fëmijë Orville dhe Ëilbur, shpikësit e avionit të parë.

  4. #314
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    GUXIMI I NJË MIU

    ... meqë mungon gjëja e vetme e rëndësishme...

    Tregon një përrallë e vjetër indiane
    që një mi jetonte në një gjendje ankthi
    nga frika që kishte nga macet.
    Një magjistar pati mëshirë për të
    dhe e shndërroi në një mace.
    Atëherë pati frikë nga qentë.
    Magjistari e shndërroi në një qen.
    Pastaj ai filloi të kishte frikë nga panterat
    dhe magjistari e shndërroj në një panterë
    por kështu ishte i frikësuar nga gjuetari.
    Atëherë magjistari u dorëzua.
    E shndërroi edhe një herë në një mi
    dhe i tha: “Nuk ka asgjë
    që unë mund të bëj për të të ndihmuar,
    sepse ti ke zemrën e një miu”.

  5. #315
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . TË VALLËZOSH PA PASUR KËMBËT

    Në një kamp përqëndrimi jetonte njëherë një i burgosur,
    i cili edhe pse ishte i dënuar me vdekje,
    ndjehej i lirë dhe pa frikë.
    Një ditë filloi t’i binte kitarrës në mes të oborrit të burgut.
    U mblodh një turmë e madhe për ta dëgjuar,
    sepse magjia e muzikës së tij i komunikonte të gjithëve guximin e tij.
    Kur drejtori i burgut e vuri re, e ndaloj atë që mos t’i binte më kitarës.
    Megjithatë ditën tjetër historia u përsërit:
    i burgosuri këndonte e i binte kitarës,
    i rrethuar nga një turmë edhe më e madhe.
    Rojet e tërbuara e morën dhe i këputën gishtat.
    Ditën tjetër ai përsëri provoi të këndonte
    e t’i binte kitarrës ashtu siç kishte mundësi:
    me duart e prera e të përgjakura.
    Këtë herë njerëzit duartrokisnin në kulmin e entuziazmit.
    Rojet e morën përsëri dhe i thyen kitarrën.
    Të nesërmen ai këndoi me të gjitha forcat e tija.
    Sa i pastër dhe i lartë ishte këndimi i tij.
    Të gjithë i bashkuan zërat e tyre me të tijin
    dhe ndërsa po këndonin
    zemrat e tyre bëheshin të pastërta
    dhe shpirti i tyre i pazbatueshëm porsi i tiji.
    Këtë herë rojet e burgut u nevrikosën kaq shumë
    sa që ia prenë gjuhën.
    Në kamp ra një qetësi e thellë,
    gati në shenjë pavdekshmërie.
    Me një çudi të madhe nga të gjithë,
    ditën tjetër ai ishte përsëri në vendin e tij
    dhe kërcente në ritmin e një muzike të qetë
    që vetëm ai mund ta dëgjonte.
    Shpejt të gjithë e kapën për dore
    dhe filluan të kërcenin rreth figurës së tij të gjymtuar
    dhe të përgjakur ndërsa rojet qëndronin të shtangur nga habia.

  6. #316
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PALLATI SI HAN.

    Një sufi* me paraqitje të egër
    u paraqit në hyrje të pallatit.
    Askush nuk guxoi ta ndalonte
    ndërsa po drejtohej drejt fronit
    mbi të cilin ulej mbreti Ibrahim ben Adam.
    “Çfarë do?” e pyeti mbreti.
    “Një vend për të fjetur në këtë han?”
    “Ky nuk është një han, është pallati im”.
    “Mund të di kujt i përkiste më përpara kjo ndërtesë?”.
    “Babait tim, që tani ka vdekur”.
    “Dhe ky vend ku njerëzit strehohen
    për një kohë të shkurtër
    dhe pastaj ikin,
    doni të më thoni se nuk është një han?”

    Jemi të gjithë në pritje për t’u nisur!

  7. #317
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . MREKULLIA E LONGJINOS

    Kur shkretëtirat e Egjiptit
    ishin vendbanimi i atyre burrave të shenjtë
    të quajtur etërit e Shkretëtirës,
    një grua e sëmurë me kancer në gji
    shkoi në kërkim të njerit prej tyre,
    një farë Abbà Longjino,
    meqë ai kishte famë si shenjt e shërues.
    Ndërsa gruaja përshkonte bregun e detit,
    takoi pikërisht Longjinon
    që po mblidhte dru për zjarr
    e tha: “Atë i shenjtë, mund të më tregoni
    se ku jeton shërbëtori i Zotit Abbà Longino?”
    Longjino u përgjigj:
    “Përse e kërkon atë plak mashtues?
    Mos shko tek ai sepse do të të bëjë vetëm keq.
    Çfarë problemi ke?”
    Ajo i shpjegoi përse bëhej fjalë.
    Ai e bekoi dhe e përcolli duke i thënë:
    “Shko tani dhe Zoti me siguri do të të shërojë.
    Longjino nuk do të të kishte ndihmuar në asnjë mënyrë”.
    Kështu gruaja iku,
    me besimin se ishte shëruar,
    gjë e cila u verifikua para fundit të muajit,
    dhe vdiq shumë vite më vonë
    pa e ditur se kishte qenë Longjino ai që e kishte shëruar.

  8. #318
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LAILA DHE RAMA

    Laila dhe Rama ishin të dashuruar,
    por ishin akoma shumë të varfër për t’u martuar.
    Jetonin në fshatra të ndryshëm,
    të ndarë nga një lumë i madh e plot krokodilë.
    Një ditë Laila mori vesh se Rama ishte i sëmurë rëndë
    dhe nuk kishte askënd për ta mjekuar.
    Vrapoi në breg të lumit
    dhe iu lut barkëtarit ta çonte nga ana tjetër,
    edhe pse nuk kishte para për t’a paguar.
    Por barkëtari i lig refuzoi
    duke i vënë si kusht që të kalonte natën me të.
    Gruaja e shkretë qau dhe u dëshpërua,
    por më kot dhe kështu,
    nga dëshpërimi pranoi propozimin e barkëtarit.
    Kur më në fund arriti tek Rama,
    e gjeti atë gati duke vdekur.
    Qëndroi me të për një muaj
    dhe e mjekoi derisa u shërua.
    Një ditë Rama e pyeti si kishte mundur ta kalonte lumin
    dhe ajo, e paaftë për t’i gënjyer të dashurit të saj
    i tregoi të vërtetën.
    Kur Rama e dëgjoi ngjarjen u tërbua,
    meqë e konsideronte virtytin më të çmuar se vetë jetën.
    E dëboi nga shtëpia dhe nuk deshi ta shihte kurrë më.

  9. #319
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MBLEDHËSJA E XHAMAVE NË PLAZH

    Një familje prej pesë personash
    po kënaqej një ditë pranë plazhit.
    Fëmijët laheshin në det dhe ndërtonin kështjella rëre,
    kur u shfaq në largësi një grua plakë.
    Flokët gri i fluturonin bashkë me erën
    e rrobat ishin të pista dhe të grisura.
    Murmuriste diçka me vete
    e ndërkohë mblidhte objekte në rërë
    dhe i fuste në një thes.
    Prindërit i thirrën fëmijët pranë vetes
    dhe i porositën ata të mos i afroheshin plakës.
    Kur kaloi pranë tyre,
    duke u përkulur herë pas here
    për të mbledhur gjëra,
    ajo i buzëqeshi familjes.
    Por ata nuk ia kthyen përshëndetjen.
    Shumë javë më vonë morën vesh
    se ajo plakë prej kohësh
    kishte marrë përsipër detyrën
    për të mbledhur copëzat e xhamave nëpër plazh
    për t’u shmangur fëmijëve plagosjen e këmbëve.

    Torrkerry

  10. #320
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PRIFTI QË NUK MENDONTE KURRË KEQ PËR ASKËND

    Ishte një herë një prift kaq i shenjtë
    saqë nuk mendonte kurrë keq për asnjeri.
    Një ditë u ul në një restorant
    për të porositur një filxhan me kafe,
    që ishte gjithçka mund t’i lejonte vetes
    meqë ishte ditë agjërimit,
    kur, me habinë e tij të madhe,
    pa në tryezë pranë një të ri,
    pjesëtar i famullisë së tij,
    që po hante një byftek gjigant.
    “Shpresoj të mos ju kem skandalizuar Atë”,
    tha i riu me një buzëqeshje.
    “Ah! Mendoj se ti ke harruar se sot është ditë agjërimi”,
    u përgjigj prifti.
    “Jo, jo. Më kujtohet shumë mirë”.
    “Ndoshta atëherë je i sëmurë dhe doktori ta ka ndaluar të agjërosh”.
    “Aspak. Jam shumë mirë me shëndet”.
    Prifti çoi syrin drejt qiellit dhe thirri!
    “Çfarë shembulli na jep kjo gjeneratë e re, o Zot!
    A e sheh se si ky i ri preferon më mirë
    të pranojë mëkatet e veta se sa të gënjejë?”.

    Torrkerry

Faqja 32 prej 43 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •