Close
Faqja 31 prej 43 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 429
  1. #301
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PASURIA E VLEFSHME

    Një pasanik arriti në parajsë.
    Gjëja e parë që bëri ishte një kalim nëpër treg
    e i befasuar vuri re se mallrat shiteshin me çmime shumë të ulta.
    Menjëherë e vuri dorën në xhep,
    nxori kuletën
    dhe filloi të porosiste gjërat më të bukura që shihte.
    Në momentin kur duhej të paguante,
    i zgjati një grusht të hollash të mbushur plot e përplot engjëllit
    që shërbente si shitës.
    Engjëlli buzëqeshi:
    “Më vjen keq, zotëri,
    por këto të holla këtu nuk kanë vlerë”.
    “Si është e mundur?”, u befasua pasaniku.
    “Këtu vlejnë vetëm të hollat
    që gjatë jetës tokësore
    u keni dhuruar të tjerëve”, iu përgjigj engjëlli.

    Torrkerry

  2. #302
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HUMNERA E MADHE

    Një njeri gjithmonë i pakënaqur
    murmuriste kundër Zotit duke thënë:
    “E kush ka thënë se çdonjëri
    duhet ta bartë kryqin e vet?
    A thua nuk është e mundur
    që t’i shmangemi në ndonjë mënyrë?
    Jam mërzitur me hapat e mi të përditshëm!”.
    Zoti i mirë iu përgjigj me një ëndërr:
    Kështu, ai ëndërroi se jeta e njerëzve në tokë
    ishte një kortezh i pafund.
    Çdonjëri ecte duke e bartur kryqin e tij mbi shpinë.
    Ngadalë dhe hap pas hapi.
    Edhe ai bënte pjesë në rreshtin e gjatë
    dhe ecte përpara me shumë vështirësi
    duke e bartur kryqin e tij.
    Pas pak kohe vuri re
    se kryqi i tij ishte tepër i gjatë:
    për këtë arsye e kishte vështirë
    të përparonte në udhëtim.
    “Mjafton që ta shkurtoj pak,
    e kështu do të vuaj me siguri shumë më pak”,
    tha me vete.
    U ul mbi një gur anësor
    dhe, me një të prerë të vendosur,
    e shkurtoi një copë të madhe të kryqit.
    Kur vazhdoi udhën,
    vuri re menjëherë
    se mund të ecte shumë më shpejt e më lehtë.
    Dhe pa pasur shumë vuajtje
    arriti atje ku njerëzit thonin
    se ishte caku i kortezhit të njerëzve.
    Ishte një humnerë:
    një plagë e gjërë në tokë,
    një e çarë pas së cilës fillonte
    “toka e lumturisë së amshuar”.
    Ishte një pamje e magjishme
    ajo që shihej në bregun tjetër të humnerës.
    Por, nuk kishte as urë kaluese
    për të kaluar në bregun tjetër.
    Porse njerëzit arrinin ta kalonin me shumë lehtësi.
    Çdonjëri e merrte kryqin e tij
    që e kishte mbi shpinë,
    e mbështeste njërin kënd në njërin breg
    ndërsa këndin tjetër në bregun tjetër të humnerës
    e pastaj kalonte duke ecur mbi të.
    Kryqët dukeshin se ishin
    të krijuar me masë të përpiktë:
    arrinin pikërisht nga njërit breg në tjetrin.
    Kalonin të gjithë.
    Por ai jo.
    E kishte shkurtuar kryqin e tij
    e tani ishte tepër i shkurtër
    kështu që nuk arrinte deri në bregun tjetër.
    Filloi të qante i dëshpëruar:
    “Ah, po ta kisha ditur...”.
    Por, tashmë ishte tepër vonë
    e ankimi nuk shërbente për asgjë.

    Torrkerry

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Te falenderoj per postimet.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. #304
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PSE ZOTI KA PAK MIQ
    Shën Tereza e Aviles,
    pikërisht në çastin e brengosjeve më të mëdha,
    qe goditur nga një dhimbje e madhe në këmbë.
    Iu ankua Zotit:
    “O Zot, pas gjithë atyre problemeve e vuajtjeve,
    më mungonte vetëm edhe kjo gjë!”.
    Zoti iu përgjigj: “Terezë, unë kështu sillem me miqtë e mi”.
    E ajo: “Tash e kuptoj pse ke aq pak miq!”.

    Torrkerry

  5. #305
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Te falenderoj per postimet.
    Faleminderit shume.

    Torrkerry

  6. #306
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DUART E ZOTIT

    Një mësues udhëtonte me një nxënës
    i cili e kishte për detyrë të kujdesej për devén.
    Një natë, pasi arritën në një bujtore,
    nxënësi ishte aq i lodhur saqë nuk e lidhi devén.
    “O Zot i dashur
    - u lut ndërsa shtrihej në shtrat -,
    kujdesu ti për devén, po ta lë ty në roje”.
    Në mëngjes devéja ishte zhdukur.
    “Ku është devéja?”, e pyeti mësuesi.
    “Nuk e di”, u përgjigj nxënësi.
    “Duhet ta pyesësh Zotin!
    Dje isha aq i lodhur saqë ia besova Zotit devén.
    Nuk është me siguri faji im nëse ka ikur
    apo nëse e kanë vjedhur.
    Me shumë qartësi i kam kërkuar Zotit
    që ai të kujdesej për të.
    Ai është përgjegjës.
    Po edhe ti vet gjithmonë më ke mësuar
    që të kem besim të plotë në Zotin, apo jo?”.
    “Duhet ta kesh besimin më të madh në Zotin,
    por më parë lidhe devén tënde”,
    iu përgjigj mësuesi.
    “Sepse Zoti nuk ka duar të tjera,
    përpos duarve tua”.


    Torrkerry

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BAMBÚJA

    Në një kopsht të mrekullueshëm, rritej një bambú me një qëndrim bujar.
    Zotëria i kopshtit e donte më shumë se të gjitha pemët e tjera.
    Vit pas viti, bambúja rritej dhe bëhej e fortë dhe e bukur.
    Bambúja e dinte se Zotëria e donte dhe për këtë arsye ishte shumë e lumtur.
    Një ditë Zotëria iu afrua bambúsë së tij shumë të dashur
    dhe i tha: “Bambúja ime e dashur, kam shumë nevojë për ty”.
    Pema e mrekullueshme e ndjeu se kishte ardhur momenti për të cilin ishte krijuar,
    dhe tha, me gëzim të madh: “O Zotëria im, jam e gatshme. Bëj me mua çfarë të duash”.
    Zëri i Zotërisë ishte i rëndë: “Për të të përdorur më duhet të të rrëzoj”.
    Bambúja u frikësua: “Të më rrëzosh, Zotëri?
    Mua që jam pema më e bukur e kopshtit tënd.
    Jo, të lutem, jo! Shërbehu me mua, e më përdor për gëzimin tënd, por mos më rrëzo”.
    “Bambúja ime e dashur”, vazhdoi Zotëria,
    “nëse nuk të rrëzoj, nuk mund të shërbehem me ty”.
    Kopshti u mbulua me një qetësi të thellë.
    Edhe era u ndal e nuk fryente më.
    Bambúja e uli me ngadalë kurorën e saj të mrekullueshme
    dhe pëshpëriti: “Zotëri, nëse nuk mund të më përdorësh pa më rrëzuar,
    atëherë më rrëzo”.
    “Bambúja ime e dashur”, i tha prapë Zotëria,
    “jo vetëm se më duhet të të rrëzoj,
    por duhet që edhe t’i presë degët dhe gjethet e tua”.
    “O Zotëria im, ki mëshirë për mua, të lutem.
    Shkatërroje bukurinë time, por më le degët e gjethet!”.
    “Nëse nuk i pres ato, nuk mund të shërbehem me ty”.
    Dielli e fshehu fytyrën e tij pas një reje të dendur,
    e një flutur e frikësuar u ngrit dhe u largua me fluturim.
    Duke u dridhur, bambúja tha me zë të mekur:
    “O Zotëria im, preji, preji të gjitha”.
    “Bambúja ime e dashur, më duhet të bëj edhe më shumë.
    Më duhet që të të çaj në mes e të ta nxjerr zemrën.
    Nëse nuk e bëj këtë gjë, nuk mund të të përdor”.
    Bambúja u përkul deri poshtë në tokë dhe murmuriti:
    “O Zotëri, çaj e shqyej e bëj me mua atë që ti dëshiron”.
    Kështu Zotëria i kopshtit e rrëzoi bambúnë e tij të dashur,
    ia preu degët dhe gjethet, e çau në dy pjesë dhe ia shkuli zemrën.
    Atëherë, e mori dhe e çoi afër një gurre ku buronte ujë i freskët,
    afër fushave të tija të cilat po vuanin nga thatësira.
    Me shumë kujdes e vuri në gurrë dhe kështu e lidhi burimin,
    me anë të bambúsë së tij të dashur,
    dhe e drejtoi ujin drejt fushave të tij të thara.
    Uji i pastër, i freskët dhe i ëmbël filloi të rridhte nëpër trupin e bambúsë
    dhe arriti në fusha.
    Në ato fusha u mboll grurë, misër dhe oriz:
    e kështu atë vit korrja ishte shumë e frytshme.
    Kështu bambúja u shndërrua në një bekim të madh,
    edhe pse ishte e rrëzuar dhe e copëtuar.
    Kur ishte pemë e mrekullueshme,
    jetonte për vetvete dhe shkëlqente në bukurinë e saj.
    E copëtuar, e plagosur dhe e shëmtuar,
    u shndërrua në një kanal,
    të cilin Zotëria e përdori që ta bënte të frytshme fushën e tij.

    Ne i quajmë “vuajtje”. Zoti i quan: “Kam nevojë për ty”.

    Torrkerry

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2010
    Postime
    365

    shkelqyeshem

    Valla Torrkerry nuk di chka me thane tjeter, di se vetem nje mendje e shendritur nga vete Zoti din mej ba gjith keto porosi te bukura me ane te ketyre historinave te vogla por nikosisht me domethanje te madhe. Te lumt, Zoti ta shperbleft mundin njeqind fish. Vech perpara se puna e juej ka nje vlere te pa chmueshme. Pagja e Zotit kjoft me ty.

  9. #309
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË DËGJO, O HYJ!

    Më patën thënë se ti nuk ekziston
    e unë si një idiot, u besova.
    Por, një natë më parë, prej fundit të një grope
    që e kishte hapur një bombë,
    e pashë qiellin tënd.
    Papritmas kuptova se më kishin gënjyer.
    Po të isha munduar të shikoja mirë
    gjërat që i ke krijuar ti,
    do ta kisha kuptuar menjëherë se njerëz të tillë
    nuk pranojnë ta quajnë macen mace.
    Çudi që më është dashur
    të vij këtu, në këtë ferr
    që ta gjëj kohën për ta shikuar fytyrën tënde!
    Unë të dua, në mënyrë të tmerrshme...
    ja, ajo që dëshiroj dua që ti ta dish.
    Pas pak ka për të filluar një betejë e tmerrshme.
    Kush e di?
    Është e mundur që të vij tek ti edhe sonte.
    Nuk kemi qenë shokë të mirë deri tani
    e unë e pyes vetën, o Zoti im,
    a thua ti do të më pritësh te dera.
    Shiko: ja se si po qajë!
    Pikërisht unë, unë të qaravitem?
    Ah, po të kisha njohur më parë...
    Të shkomë! Më duhet të shkoj.
    Sa gjë qesharake:
    pasi të kam takuar nuk kam më frikë të vdes.
    Mirupafshim!

    (Lutja e gjetur në çantë shpine të një ushtari të vdekur me 1944 gjatë luftës në Montecassino).

    Torrkerry

  10. #310
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KURORA ME MARGARITARË

    Posa arriti në parajsë,
    një shenjt fitoi si shpërblim një kurorë të artë.
    I lumtur për këtë shpërblim
    filloi të shetiste nëpër udhët
    e mrekullueshme të qiellit
    dhe vuri re, pak i befasuar,
    se pjesa e madhe e shenjtërve të tjerë
    bartnin kurora të mbushura me diamantë
    e me gur të çmueshëm.
    Me pak dëshprim në zë, pyeti:
    “Përse kurora ime nuk e ka asnjë margaritar?”.
    Një engjull iu përgjigj:
    “Sepse ti nuk e ke fituar asnjë.
    Margaritarët janë lotët
    që shenjtërit i kanë derdhë
    gjatë jetës së tyre tokësore.
    Ti nuk ke qajt kurrë”.
    “E si kam mundur të qajë”, pyeti shenjti,
    “kur isha aq i lumtur në dashurinë e Zotit?”.
    “Kjo është një gjë e madhe”, i tha engjulli.
    “E në fakt, kurora jote është e arit.
    Por gurt e çmuar u përkasin vetëm atyre që kanë qajtur”.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 25-10-2011 më 14:56

Faqja 31 prej 43 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •