HIJA.
Në ditën e parë të shkollës,
në një fshat të vogël afër luginës,
herët në mëngjes,
një fëmijë shkonte drejt shkollës
i shoqëruar prej nënës së tij.
Fëmija ishte kapluar plotësisht nga hapat
e gjatë të hijes së tij shumë të madhe
e cila projektohej nga dielli i mëngjesit,
i cili e bënte që ky ta ndjente veten të madh
e të gjatë më se tridhjetë metra.
Papritur nëna u ndal.
E shikoi fëmijën drejt në sy dhe i tha:
“Biri im, mos e shiko hijen tënde në mëngjes,
por shikoje në mesditë”.
Torrkerry
Krijoni Kontakt