PROBLEMI
Një hebre i mirë erdhi një ditë me vrap tek rabbini i tij
dhe i tha: “Rabbi, ka ndodhur një gjë e tmerrshme.
Biri im dëshiron të martohet me një të krishterë!”.
“Biri yt, thua?” - iu përgjigj rabbini.
“Po a nuk e sheh birin tim.
Unë jam kryetari i bashkësisë,
të gjithë më shikojnë mua e në familjen time si shembull.
E biri im, edhe ai dëshiron të martohet me një të krishterë
e të pagëzohet”.
Hebreu i mirë heshti për një çast,
pastaj krejt i hutuar tha:
“Të gjithë vijnë tek ti me problemet e tyre,
e ti çfarë bën kur ke një problem kaq të madh sikur ky?
Ti kujt i drejtohesh?”.
“E çka mendon se duhet të bëj? I drejtohem Zotit”.
“E... e çka të tha Zoti”.
“Zoti më u përgjigj: ‘Biri yt thua? ... Po a nuk e sheh Birin tim?".
Misteri i Mishërimit është i tëri këtu:
Çkado që t’i thuash Zotit, Ai të përgjigjet: “Edhe unë!”.
Torrkerry
Krijoni Kontakt