PËRSE KENI FRIKË.
Një familje e lumtur jetonte në një shtëpi në periferi.
Por, një natë në kuzhinën e shtëpisë shpërtheu një zjarr i tmerrshëm.
Ndërsa flaka po e kaplonte mbarë shtëpinë,
prindërit dolën me vrap jashtë së bashku me fëmijët e tyre.
Në atë moment, me tmerr vunë re se mungonte djali i vogël,
një vogëlush pesë vjeçar.
Në momentin e ikjes, i tmerruar nga zjarri,
ishte frikësuar dhe ishte ngjitur në katin e sipërm.
Si t’ia bënin? Babai dhe nëna e shikuan njëri-tjetrin të dëshpruar,
dy motrat e vogla filluan të bërtasin.
Të hynin brenda në shtëpi nuk ishte e mundur...
Ndërsa zjarrëfikësit po vonoheshin.
Por, ja se atje lart në katin e dytë u hap dritarja e tavanit
dhe u duk fëmija duke bërtitur i dëshpëruar: “Babi, babi?”.
I ati i tij iu afrua me vrap
dhe i thirri me të madhe: “Hidhu poshtë!”.
Poshtë nën vete fëmija nuk shihte asgjë,
veçse zjarr dhe tym të zi,
por e dëgjoi zërin e të atit dhe iu përgjigj:
“Babi, unë nuk të shoh, nuk di se ku je...”
“Të shoh unë, mjafton që të shoh unë.
Hidhu poshtë!”, bërtiti i ati.
Vogëlushi u hodh dhe përfundoi në duart e forta të atit të tij
i cili e kapi ndërsa ai po binte.
Ti nuk e sheh Zotin. Është ai që të sheh ty. Hidhu!
Torrkerry
Krijoni Kontakt