Close
Faqja 26 prej 43 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 429
  1. #251
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KËTU JAM REHATSHËM.

    Një njeri ishte i ulur në kabinën e një treni.
    Në çdo stacion ngrihej
    duke shikuar në dritare me padurim,
    pastaj ulej dhe ofshante
    duke e shqiptuar me murmurim emrin e stacionit.
    Pas pesë apo gjashtë stacioneve,
    një bashkudhëtar që ishte ulur afër tij,
    e pyeti i brengosur: “Diçka nuk është në rregull, zotëri?
    Më dukeni tmerrësisht i shqetësuar”.
    Njeriu e shikoi e pastaj u përgjigj:
    “Të them të drejtën,
    ka kohë që më ishte dashur ta ndërroja trenin,
    sepse jam duke udhëtuar në drejtim të gabuar.
    Por, këtu jam kaq rehatshëm e në të nxehtë, saqë...”.

    Torrkerry.

  2. #252
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PREDIKIMI I SHËN FRANÇESKUT SË ASIZIT.

    Një ditë ndërsa po dilte nga kuvendi,
    shën Frannçesku takoi fra Gjinepron.
    Ishte një frat i thjeshtë e i mirë
    të cilin shën Françesku e donte shumë.
    Kur e takoi i tha:
    “Fra Gjinepro, eja të dalim në qytet e të predikojmë”.
    “Ati im”, u përgjigj, “ti e di mirë
    se unë nuk kam shumë përvojë?
    Si do t’mund t’u flas njerëzve?”.
    Por, meqenëse shën Françesku ngulte këmbë,
    fra Gjinepro pranoi.
    E kaluan gjithë qytetin
    duke u lutur në heshtje për ata që punonin
    nëpër dyqane e kopshte.
    I buzëqeshën fëmijëve,
    posaçërisht atyre më të varfërve.
    I shkëmbyen disa fjalë me pleq.
    I përkëdhelën të sëmurët.
    I ndihmuan një gruaje
    që barte një enë të madhe
    të mbushur plot me ujë.
    Pasi e kaluan disa herë mbarë qytetin,
    shën Françesku tha:
    “Fra Gjinepro, është koha të kthehemi në kuvend”.
    “E predikimi ynë?”.
    “E përfunduam predikimin... E përfunduam”,
    u përgjigj me buzëqeshje shenjti.

    Nëse në xhep mban një aromë myshku nuk ke nevojë t’u thuash të gjithëve. Aroma e vet do të flasë në vendin tënd. Shën Gjon Bosko i mësonte fëmijët e tij se në çka përbëhej shenjtërimi. “Të bëhesh shenjt”, u thonte “nuk do të thotë të bësh vepra të jashtëzakonshme. Shenjtërimi është: t’i kryesh në mënyrë të jashtëzakonshme gjërat e thjeshta e të përditshme”.
    Predikimi më i mirë je ti.


    Torrkerry

  3. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJË SHTATORE.

    Dikur në një bjeshkë jetonte një njeri
    që kishte një shtatore
    që ishte vepër arti e një artisti të vjetër.
    E kishte hedhur në një kënd,
    me fytyrë për tokë,
    e nuk i kushtonte aspak kujdes.
    Një ditë kaloi andej pari një njeri
    që vinte nga qyteti.
    Meqë ishte njeri i kulturës,
    kur e pa shtatoren,
    e pyeti pronarin se a ishte i gatshëm t’ia shiste.
    Pronari qeshi dhe tha:
    “E kush është aq i marë
    që të blejë një gur të papastër
    e kaq të zbehtë siç është ky?”.
    Njeriu i qytetit tha:
    “Të jap këtë monedhë argjendi në këmbim”.
    Pronari mbeti i befasuar dhe shumë i kënaqur.
    Njeriu i qytetit e mori me vete,
    e vuri mbi shpinë të elefantit
    dhe e çoi në qytet.
    Pas disa kohësh
    njeriu i bjeshkëve zbriti në qytet,
    e ndërsa po kalonte afër një ndërtese,
    pa një turmë njerëzish të bashkuar
    e një njeri në mes tyre
    që po bërtiste me të madhe:
    “Ejani e shikojeni shtatoren më të bukur
    e më të mrekullueshme në botë.
    Dy monedha argjendi, vetëm dy monedha argjendi
    e mund të sodisni veprën e mrekullueshme
    të një artisti të madh,
    një kryevepër të artit botërorë”.
    Kështu njeriu i bjeshkëve pagoi dy monedha
    për të parë shtatoren
    që ai e kishte shitur për një monedhë”.

    K. Gibran

    Torrkerry

  4. #254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar më parë nga torrkerry Lexo Postimin
    KËTU JAM REHATSHËM.

    Një njeri ishte i ulur në kabinën e një treni.
    Në çdo stacion ngrihej
    duke shikuar në dritare me padurim,
    pastaj ulej dhe ofshante
    duke e shqiptuar me murmurim emrin e stacionit.
    Pas pesë apo gjashtë stacioneve,
    një bashkudhëtar që ishte ulur afër tij,
    e pyeti i brengosur: “Diçka nuk është në rregull, zotëri?
    Më dukeni tmerrësisht i shqetësuar”.
    Njeriu e shikoi e pastaj u përgjigj:
    “Të them të drejtën,
    ka kohë që më ishte dashur ta ndërroja trenin,
    sepse jam duke udhëtuar në drejtim të gabuar.
    Por, këtu jam kaq rehatshëm e në të nxehtë, saqë...”.

    Torrkerry.
    Lum kush nderron tren sa me shpejt!!!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  5. #255
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DHURATË PËR KRYMJESHTRIN

    Një kryemjeshtër po punonte prej shumë vitesh
    në një ndërmarrje të madhe ndërtimore.
    Një ditë, mori një urdhër nga drejtori i ndërmarrjes
    të ndërtonte një vilë ekzemplare sipas një projekti
    që atij i pëlqente më së shumti.
    Mund ta ndërtonte në një vend ku dëshironte ai vetë
    dhe me materialin që i pëlqentë atij më së shumti
    e mos të brengosej aspak për shpenzime.
    Puna filloi mjaft shpejt.
    Por, duke e shfrytëzuar këtë besim të verbër që kishin në të,
    kryemjeshtri vendosi të përdorte materiale të vjetra
    e të dorës së dytë,
    të merrte punëtorë të paaftë
    që të mund t’i paguante me një pagë të ulët,
    e që kështu të mund të fitonte të hollat që do t’i kursente.
    Kur vila mori fund,
    gjatë një feste të vogël
    kryemjeshtri ia dorëzoi çelësat e hyrjes drejtorit të ndërmarrjes.
    Drejtori ia ktheu çelësat me një buzëqeshje,
    e duke ia shtrënguar dorën i tha:
    “Kjo vilë është dhurata jonë për ty
    në shenjtë nderimi e mirënjohjeje
    për punën që bën në ndërmarrjen tonë”.

    Këto ditë që tash i jeton, janë tullat e shtëpisë sate të ardhshme...

    Torrkerry

  6. #256
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Lum kush nderron tren sa me shpejt!!!

    Faleminderit, Dielli_ime.
    Jashtezakonisht e rendesishme eshte qe ta nderrojme tren ne momentin e duhur:
    Per ty qe je e re: "Jeta jone varet nga dy apo tre "PO", ose "JO" te thene ne moshen 16-18 vjecare.
    Urime.

    Torrkerry

  7. #257
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga torrkerry Lexo Postimin
    DHURATË PËR KRYMJESHTRIN

    Një kryemjeshtër po punonte prej shumë vitesh
    në një ndërmarrje të madhe ndërtimore.
    Një ditë, mori një urdhër nga drejtori i ndërmarrjes
    të ndërtonte një vilë ekzemplare sipas një projekti
    që atij i pëlqente më së shumti.
    Mund ta ndërtonte në një vend ku dëshironte ai vetë
    dhe me materialin që i pëlqentë atij më së shumti
    e mos të brengosej aspak për shpenzime.
    Puna filloi mjaft shpejt.
    Por, duke e shfrytëzuar këtë besim të verbër që kishin në të,
    kryemjeshtri vendosi të përdorte materiale të vjetra
    e të dorës së dytë,
    të merrte punëtorë të paaftë
    që të mund t’i paguante me një pagë të ulët,
    e që kështu të mund të fitonte të hollat që do t’i kursente.
    Kur vila mori fund,
    gjatë një feste të vogël
    kryemjeshtri ia dorëzoi çelësat e hyrjes drejtorit të ndërmarrjes.
    Drejtori ia ktheu çelësat me një buzëqeshje,
    e duke ia shtrënguar dorën i tha:
    “Kjo vilë është dhurata jonë për ty
    në shenjtë nderimi e mirënjohjeje
    për punën që bën në ndërmarrjen tonë”.

    Këto ditë që tash i jeton, janë tullat e shtëpisë sate të ardhshme...

    Torrkerry
    >>> Komplimente, shume e bukur.
    La verita' ti rendera' libero!

  8. #258
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË VEND TË TIJ.

    Sebastiani, një eremit* (murg i krishterë që braktisë çdo gjë
    duke jetuar në vetmi dhe duke iu kushtuar
    lutjes dhe meditimit të Fjalës së Zotit)
    plak, lutej zakonisht në një shenjtërore të vetmuar
    që gjendej në një luginë.
    Në atë shenjtërore nderohet një kryq
    i cili e kishte marrë titullin “Krishti i hireve”.
    Vinin njerëz prej shumë vendeve për të kërkuar hire dhe ndihmë.
    Sebastiani plak vendosi
    që një ditë t’i kërkonte një hir,
    dhe pasi u gjunjëzua para kryqit iu lut kështu:
    “O Zot, kam dëshirë që të vuaj së bashku me ty.
    Më lejo që të marr vendin tënd.
    Kam dëshirë që të rri unë në kryq”.
    Mbeti në qetësi me sy të drejtuar drejt kryqit
    dhe priste një përgjigje.
    Papritmas Krishti i kryqëzuar i lëvizi buzët dhe i tha:
    “Miku im, e pranoj dëshirën tënde,
    por vetëm me një kusht:
    çfardo që të ndodhë, çfardo që të shohësh,
    duhet të rrish gjithmonë në heshtje e të mos flasësh asgjë”.
    “Të premtoj, o Zot, se nuk do të flas në asnjë mënyrë”.
    E kështu u bë ndërrimi.
    Askush nga shtegtarët që vinin aty
    nuk e vuri re se tani në kryq ishte i gozhduar Sebastiani,
    ndërsa Zotëria ishte ulur në vendin e eremitit
    i veshur me rrobat e tija.
    Besimtarët vazhduan të vinin e të luteshin
    duke kërkuar hire,
    ndërsa Sebastiani heshtte
    duke i mbetur besnik premtimit që kishte bërë.
    Derisa një ditë...
    Arriti një i pasur dhe, pasi u lut,
    e harroi në shenjtërore një trastë plot me monedha ari.
    Sebastiani e vuri re,
    por arriti të përmbahej e nuk bëri zë.
    Nuk tha gjë as pas një ore,
    kur arriti një i varfër i cili,
    pas lutjes e vrejti trastën me monedha ari
    dhe i pabesueshëm për një fat të tillë,
    e mori trastën dhe shkoi.
    Nuk foli as kur arriti një djalosh i ri
    i cili u gjunjëzua dhe filloi të kërkonte
    që ta ruante në udhëtimin e gjatë që po fillonte nëpër det...
    Por... Nuk arriti të përmbahej
    kur e pa se u kthye me vrap pasaniku
    e, meqë mendonte se ishte djaloshi i ri
    ai që ia kishte marrë trastën me monedha ari,
    filloi të bërtasë me zë të lartë
    duke thirrë rojet për ta burgosur.
    Atëherë, u dëgjua një britmë: “Ndaluni!”.
    Të befasuar, të gjithë e kthyen shikimin drejt kryqit
    dhe e vunë re se prej tij vinte zëri.
    Atëherë, Sebastiani u shpjegoi se si ishte zhvilluar ngjarja.
    Në të dëgjuar fjalët e Sebastianit,
    i pasuri u lëshua në vrap për ta gjetur të varfërin,
    ndërsa djaloshi me shpejtësi
    shkoi për ta zënë anijen me të cilën duhet të udhëtonte.
    Kur në shenjtërore nuk ishte më askush,
    atëherë Krishti u kthye drejt Sebastianit
    dhe i tha: “Zbrit menjëherë nga kryqi.
    Nuk je i denjë të zësh vendin tim.
    Nuk arrite të rrish në heshtje”.
    “O Zot”, u përgjigj Sebastiani,
    “po unë nuk duhej të lejoja një padrejtësi të tillë?”.
    “Ti nuk e di”, i tha Krishti,
    “se për pasanikun ishte më mirë
    të humaste trastën me monedha ari,
    sepse me ato të holla ai dëshiron
    të paguaj një vrastarë për të marrë gjakun.
    Ndërsa i varfëri, në të kundërtën,
    kishte shumë nevojë për ato të holla,
    sepse ka një grua dhe pesë fëmijë
    e para dy ditësh i është djegur
    edhe kasolla e vogël që e kishte.
    Për sa i përket djaloshit,
    po ta kishin ndalur do ta çonin në gjyk,
    ku do të shpallej i pafajshëm
    dhe nuk do të arrinte të udhëtonte me atë anije,
    e kështu do të shpëtonte jeta e tij,
    sepse në këtë moment anija e tij është
    duke u fundosur në det të thellë
    dhe i vetmi që duhej të shpëtonte nga përmbysja
    ishte pikërisht ky djalosh i ri”.

    Është vështirë t’i njohim planet e Zotit. Shumë gjëra që ne na duken padrejtësi e vuajtje, në realitet janë shpëtim dhe burim lumturie për shumë të tjerë. Kështu ndodhi edhe para dy mijë viteve kur Jezusi po vdiste në kryq: të gjithëve u dukej një gjë e marrë dhe e pakuptim, por në realitet vdekja e tij i parapriu ringjalljes në të tretën ditë e kështu ne e fituam lirinë nga mëkati dhe hapjen e derës së parajsës ku do të jemi të lumtur në amshim.


    Torrkerry

  9. #259
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MALI

    Një ditë shpërtheu zjarri në një mal
    shumë të vizituar nga turistët.
    Të gjithë ikën të kapluar nga frika e tmerri.
    Mbetën vetëm një i verbër e një i çalë.
    I kapluar nga frika dhe me bindje se po ikte,
    i verbëri shkonte pikërisht drejt zjarrit.
    “Mos shko andej?”, i bërtiti i çali.
    “Do të përfundosh drejt e në zjarr!”.
    “Më thuaj atëherë,
    nga duhet të shkoj që të shpëtoj nga zjarri?”,
    e pyeti i verbëri.
    “Unë mund ta tregoj udhën”,
    iu përgjigj i çali,
    “por nuk mund të vrapoj.
    Nëse ti më merr në shpinë,
    unë mund të të tregoj udhën
    ndërsa ti të vraposh.
    Kështu unë do të jem për ty sy,
    e ti për mua këmbë
    e do të shpëtojmë së bashku”.
    I verbëri e ndjeku këshillin e të çalit
    e kështu te dy shpëtuan së bashku.

    “Ose do të shpëtojmë së bashku, ose nuk do të shpëtojmë aspak”.
    Dostojevski.

    Torrkerry

  10. #260
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJË DJALOSH I ÇUDITSHËM.

    Një pronar i një ferme të madhe blegtorale
    kishte shumë nevojë për një ndihmës
    i cili do të kujdesej për stallën e për fermën e tij.
    Sipas traditës, në ditën e festës së fshatit filloi të kërkojë.
    E vuri re një djalosh 16-17 vjeçar
    i cili po sillej në mes të panairit.
    Ishte një tip i gjatë e i thatë
    e që nuk dukej shumë i fortë.
    “Si quhesh, djalosh?”.
    “Alfred, zotëri!”.
    “Jam duke kërkuar dikë që dëshiron të punojë në fermën time.
    A merr vesh ndopak në punët bujqësore”.
    “Po, zotëri. Unë jam në gjendje të fle në gjumë
    gjatë një nate me erë e furtunë”.
    “Si the?”, e pyeti fshatari i befasuar.
    “Unë fle gjumë gjatë natës me erë e furtunë”.
    Fshatari e tundi kokën dhe shkoi.
    Pasdite vonë fshatari e takoi prapë Alfredin
    dhe i bëri të njëjtën pyetje.
    Përgjigja e Alfredit ishte e njëjta:
    “Unë fle gjumë gjatë natës me erë e furtunë”.
    Atij i nevojitej një ndihmës
    e jo një djalosh i cili mburret se fle në gjumë në një natë me erë e furtunë.
    U mundua të kërkonte prapë,
    por, nuk gjeti askënd të gatshëm që të punonte në fermën e tij,
    sepse të gjithë e dinin se sa punë e vështirë ishte.
    Kështu vendosi ta merrte Alfredin i cili prapë i tha:
    “Mos u merakos, zotëri, se unë fle gjumë gjatë natës me erë e furtunë”.
    “Mirë, mirë. Do të shohim se çfrarë di të bësh”.
    Alfredi punoi në fermë disa javë me radhë.
    Pronari i tij ishte shumë i zënë me punë
    e nuk kujdesej për punën që bënte djaloshi.
    Një natë u zgjua nga një erë e furishme.
    Era e fortë ulërinte në mes pemëve
    e poshtë në oxhak dhe i tundte ashpër dritaret.
    Fshatari u hodh menjëherë poshtë nga shtrati.
    Stuhia e fortë mund të ketë hapur dyert e stallës
    e mund të ketë shqetësuar lopët e kuajt,
    mund të ketë shkapërderdhë sanën dhe kashtën
    e mund të ketë shkaktuar shumë dëme të tjera
    siç bënte zakonisht në në ato anë.
    Vrapoi me të shpejtë dhe trokiti në derën e Alfredit,
    por nuk mori përgjigje. Trokiti edhe më fort.
    “Alfred, zgjohu! Eja e më ndihmo,
    para se era e fortë të shkatërrojë çdo gjë!”.
    Por, Alfredi flinte në një gjumë të thellë
    dhe nuk përgjigjej në thirrjet e dëshpruara të pronarit.
    Fshatari nuk kishte kohë për të humbur,
    meqë Alfredi nuk bënte zë,
    vendosi të mirrej vet me atë punë
    dhe u lëshua me vrap nëpër shkallë,
    e kaloi me shpejtësi lëmën dhe arriti tek ferma.
    Atje e priste një befasi e madhe.
    Dyert e stallës ishin të mbyllura në mënyrë të qëndrueshme
    dhe dritaret të ngujuara mirë.
    Sana e kashta ishin të lidhura në mënyrë të tillë
    saqë era nuk mund t’i shpërndante asesi.
    Kuajt ishin në një vend të sigurt
    ndërsa lopët e pulat rrinin të mbylluara mirë e shumë të qeta.
    Jashtë era fryente me tërbim.
    Ndërsa, brenda të gjitha shtazët rrinin të qeta e të sigurta.
    Papritmas, fshatari shpërtheu në një të qeshur shumë të fortë.
    E kuptoi se ç’kuptim kishin fjalët e Alfredit kur i thoshte :
    “Unë fle gjumë gjatë natës me erë e furtunë!”.
    Djaloshi i ri e bënte mirë punën e tij të përditshme.
    Sigurohej në mënyrë që çdo gjë të ishte në rregull.
    I rregullonte e i mbyllte mirë dritaret
    dhe kujdesej shumë për kafshët.
    Përgatitej çdo ditë për momentin e furtunës.
    Për këtë arsye nuk frikësohej më.

    E ti? Ti a mund të flesh i qetë në një natë të gjatë me erë e furtunë... që është jeta e jote.

    Torrkerry

Faqja 26 prej 43 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •