Close
Faqja 24 prej 43 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 429
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UNË NUK JAM I MARRË

    Një ateist ra nga një shkëmb i thepisur.
    Ndërsa rrokullisej poshtë,
    arriti të kapte degën e një peme të vogël,
    dhe mbeti i varur mes qiellit dhe shkëmbinjve
    300 metra më poshtë,
    i vetëdijshëm se nuk mund të rrezistonte gjatë.
    Atëherë pati një ide.
    “O Zot!”, thirri me sa zë kishte.
    Qetësi! Asnjë përgjigje.
    “O Zot!”, thirri përsëri.
    “Nëse egziston, më shpëto
    dhe unë të premtoj se do të besoj në ty
    dhe do t’i mësoj të tjerëve besimin.
    Të premtoj se do të bëj çfarëdo të më kërkosh”.
    Përsëri qetësi!
    Menjëherë pas u tremb
    kur dëgjoi një zë të fuqishëm
    që gjëmonte në humnerë.
    “Thonë të gjithë kështu kur janë në hall”.
    “Jo, o Zot, jo!” thirri ai, duke marrë zemër.
    “Unë nuk jam si të tjerët.
    Nuk e shikon se kam filluar të besoj,
    sepse kam arritur të dëgjoj zërin tënd?.
    Tani nuk duhet të bësh asgjë tjetër
    veçse të më shpëtosh
    dhe unë do ta shpall emrin tënd
    deri në kufinjt e tokës
    duke vër në praktikë çdo fjalë tënden
    sado që ajo të më kushtojë”.
    “Mirë, mirë”, tha zëri.
    “Do të të shpëtoj.
    Lëshoje degen se të mbaj unë”.
    “Ta lëshoj degën?”,
    bërtiti njeriu i tronditur.
    “Po unë nuk jam i marrë ta lëshoj degën!”.

    Torrkerry

  2. #232
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . KLLAUNI

    Në dhomën e punës së një psikiatri të famshëm,
    një ditë u paraqit një njeri
    mjaft i drejtëpeshuar, serioz dhe elegant.
    Por, pas disa fjalive që tha,
    mjeku menjëherë e kuptoi
    se ai njeri ishte thellësisht i dëshpëruar
    nga një ndjenjë e thellë e melankonisë
    dhe nga një trishtim i vazhdueshëm e tundues.
    Mjeku ia filloi punës së tij terapeutike
    më një vetëdije të plotë.
    Në fund të bisedës i tha pacientit të ri:
    “Përse nuk shkon sonte në cirkun
    që sapo ka arritur në qytetin tonë?
    Gjatë shfaqes së cirkut
    luan një kllaun shumë i famshëm
    i cili e ka argëtuar
    dhe e ka bërë të qeshë
    më se gjysmën e botës:
    këto ditë të gjithë flasin për të,
    sepse është i pashoq e i shkëlqyeshëm.
    Shko dhe shihe shfaqjen e tij.
    Shko, se me siguri ka për të të bërë shumë mirë.
    Ke për ta parë”.
    Atëherë pacienti i tij shpërtheu
    në një vaj të thekshëm duke thënë:
    “Unë jam kllauni për të cilin e keni fjalën”.

    Torrkerry

  3. #233
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPELLA E KALTËRT.

    Ishte një njeri i varfër e i thjeshtë.
    Në mbrëmje, pas një ditë pune të ashpër e të lodhshme
    po kthehej në shtëpi.
    Ishte i martuar, por edhe shumë i shqetësuar.
    Shikonte me inat njerëzit që kalonin me makina
    ose ata që ishin ulur në restorant.
    “Ja, këta mund të thonë për vete se janë mirë”
    - thoshte ai.
    “Këta nuk dinë se ç’është vuajtja...
    Për ta gjithçka është lule e trëndafila.
    Ehe, po ta kishin në shpinë kryqin* (vuajtjet) që kam unë!”.
    Zoti i kishte dëgjuar gjihmonë
    ankimet e këtij njeriu, me shumë durim.
    Një mbrëmje vendosi ta priste para derës së shtëpisë së tij.
    “O, je ti, o Zot?”,
    tha njeriu kur e pa.
    “As mos e merr mundin të më qetësosh.
    Ti e di mirë se sa i rëndë është kryqi
    të cilin ma ke ngarkuar që ta bart.”
    Njeriu ishte më i hidhëruar se kurrë.
    Zoti i buzëqeshi me plot mirësi:
    “Eja me mua! Po të jap një mundësi tjetër
    që të mund të zgjedhësh kryqin që ti do” - i tha.
    Njeriu papritmas u gjend në një shpellë të kaltër.
    Kishte një arkitekturë hyjnore.
    Dhe ishte e mbushur plot e përplot me kryqe:
    të vegjël, të mëdhenj, të mbushur me gurë të çmuar,
    të lëmuar, të shtrembër...
    “Këta janë kryqet e njerëzve”, tha Zoti. “Zgjidhe një”.
    Njeriu e hodhi në një mënyrë të vrazhdë kryqin e vet
    në një kënd të shpellës
    dhe pasi i fërkoi mirë duart, filloi zgjedhjen.
    E provoi së pari një kryq të lehtë,
    porse ishte shumë i gjatë dhe zinte shumë vend.
    E vuri në qafë një kryq të ipeshkvit,
    por ishte shumë shumë i rëndë
    prej peshës së pëgjegjësisë e të flijimit.
    Një kryq tjetër, i lëmuar e i pëlqyeshëm
    në shikim të parë,
    por sapo e vuri në shpinë
    filloi ta therte sikur të ishte
    i mbushur plot me gozhda.
    E mori një kryq argjendi, që shëndriste,
    por e ndjeu veten se si pushtohej
    nga një ndjenjë e çuditshme vetmie dhe braktisjeje.
    E lëshoi menjëherë.
    Provoi dhe riprovoi,
    por çdo kryq kishte ndonjë të metë.
    Pas shumë e shumë provave dhe përpjekjeve
    më në fund, prej një këndi gjysëm të errët,
    e nxori një kryq të vogël,
    pak të vjetëruar nga përdorimi.
    Nuk ishte shumë i rëndë e as që zinte shumë vend.
    Dukej sikur të ishte bërë pikërisht për të.
    Njeriu e vuri në krah me një ndjenjë ngadhënjimi.
    “Po e marr këtë!”, klithi me gëzim
    dhe doli me vrap nga shpella.
    Zoti e shikoi me shikimin e tij shumë të ëmbël.
    E në atë moment, njeriu vërejti
    se e kishte marrë pikërisht kryqin e tij të vjetër,
    atë kryq që e kishte flakur tej
    kur hyri në shpellë
    dhe të cilin e kishte bartur gjatë tërë jetës.

    Torrkerry

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DY MIQTË

    Njëri quhej Frank dhe ishte njëzet vjeçarë.
    Tjetri, që ishte më i ri, quhej Ted
    dhe ishte tetëmbëdhjetëvjeçarë.
    Gjithmonë rrinin së bashku
    dhe ishin miq të ngushtë që nga shkolla fillore.
    Vendosën që së bashku të shkojnë në ushtri.
    Kur u nisën, i premtuan vetvetes dhe prindërve
    se do të kujdeseshin për njëri-tjetrin.
    Patën fat dhe përfunduan në të njëjtin batalion.
    Batalioni i tyre qe dërguar në luftë.
    Ishte luftë e tmerrshme
    në mes rërës së zjarrtë të shkretëtirës.
    Për disa kohë Franku dhe Tedi mbetën
    në kampim të mbrojtur nga aviacioni.
    Por, një natë erdhi urdhëri
    që të ecnin përpara në territorin e armikut.
    Ushtarët ecën përpara tërë natën,
    nën kërcënimin e një zjarri të tmerrshëm plumbash dhe artilierie.
    Në mëngjes batalioni u bashkua në një fshat.
    Por Tedi nuk ishte.
    Franku e kërkoi në çdo vend,
    në mes të të plagosurve,
    në mes të të vdekurve.
    Më në fund e gjeti emrin e tij
    të shkurar në listën e të humburve.
    U paraqit tek komandanti.
    “Kërkoj leje të dal në fushëluftim
    që të marr mikun tim”, tha.
    “Është rrezik tepër i madh”,
    i përgjigj komandanti.
    “Atje jashtë është luftë e ashpër
    e mund të të humbas edhe ty”.
    Por, Franku prapë se prapë doli.
    Pas disa orësh e gjeti Tedin të plagosur rënde,
    me një plagë vdekjeprurëse.
    E vuri në shpinë dhe filloi ta bartë.
    Por një plumb e goditi edhe atë.
    Edhe pse i plagosur arriti të shkojë deri tek batalioni i vet.
    “A thua ia vlente të shkosh për të shpëtuar një të vdekur?”
    i bërtiti komandanti.
    “Tani po ju humbas që të dyve.”
    “Po”, përshpëriti
    “sepse para se të vdiste Tedi më tha:
    O Frank, e kam ditur se do të vije’.

    Torrkerry

  5. #235
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Dardania antike,
    mirë ke bere ta dergosh postimin tend ne temat e tjera, por ketu me te vertete nuk ka vend. Ketu postohen tregimet qe kane nje kuptim qe mund te meditohet per te kuptuar dicka me te thelle per jeten tone.

    Me nderime.

    Torrkerry

  6. #236
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    RRJETA E PESHKIMIT

    Fjordi ishte zhytur në qetësinë e thellë të natës polare.
    Uji përplasej lehtë në breg të detit. I mbështjellë me një vaktësi erëmirë të shtëpisë së tij të drurit, Hansi peshkatar thurte rrjetën për peshkimin e stinës së ardhshme. Ishte në fillimin e punës. Gruaja e tij e dashur, tashmë pushonte në varrezat e vogla afër kishës.
    Papritur jehuan disa të qeshura të hareshme. Dera u hap dhe hyri Guandelina, vajza e dashur e tij, që mbante për dore Erikun, vëllanë e saj të vogël.
    “Guandelinë, tani je në pushime verore. A ke dëshirë ta marrësh e ta thurësh rrjetën e peshkimit për stinën e ardhshme, ndërsa unë po shkoj ta rregulloj barkën.”
    “Posi, o baba!”
    Orët kalonin. Guandelina punonte me qëndrueshmëri e vullnet, lak pas laku, nyje pas nyje. Por, ditëve u shtoheshin ditët. Litari ishte i ashpër. Gjilpëra për përshkim ishte i vrazhdë, e duart i dhimbnin gjithnjë e më shumë. Shoqet e saj afroheshin afër derës: “Guandelinë, eja të lozim së bashku!”. Gojëzat e rrjetës zbuteshin gjithnjë e më shumë, nyjet ishin gjithnjë e më të çliruar, ndërsa litari gjithnjë e më i padepërtueshëm.
    Arriti pranvera. Fjordi shndriti me rrezet e para të diellit. Peshkimi filloi prapë. Shumë krenar për punën që kishte bërë e bija e tij, shumë e dashur, Hansi peshkatar e ngarkoi rrjetën e re të peshkimit në lundrën e tij të vjetër.
    “Eja me mua, Eriku im i vogël, për peshkimin tonë të parë!”
    Plot me gëzim djaloshi kërceu dhe hipi në lundër. Lundra rrëshqiti mbi ujë. Rrjeta u zhyt në valët e detit. Eriku duartrokiste duke parë peshqit se si kërcenin në rrjetën e mbushur plot e përplot.
    “Peshkim i shkëlqyeshëm! Më ndihmo ta nxjerr rrjetën, o bir!”
    Ndërsa Eriku po e tërhiqte rrjetën, duke i dhënë me sa fuqi kishte, e i mposhtur nga pesha e rëndë e rrjetës ... plluf - ra në ujë, mu në mes të rrjetës.
    “S’ka gjë!”, mendoi baba Hansi, ndërsa me shpejtësi e tërhiqte rrjetën në lundër. “Rrjeta është e qëndrueshme. E ka thurur Guandelina ime vetë me duart e saj: Eriku do të dalë së bashku me peshq!”
    Rrjeta doli prej ujit me lehtësi. ... Në fund kishte mbetur vetëm një e çarë e madhe. Nyjet e lidhura keq ishin hapur. Leqet që nuk ishin thurur mirë ishin zgjeruar. Ndërsa Eriku i vogël tashmë pushonte në fund të detit.
    “Ah, po ta kisha lidhur çdo nyje me dashuri!”, qante me dëshpërim Guandelina.

    Në jetën e përditshme thuret rrjeta e amshimit. Çdo ditë është një nyje. Mund edhe të mos i kushtosh rëndësi fare, porse dita e peshkimit do të vijë e do të varet edhe prej asaj se si ke gërshëtuar këtu poshtë, e sot.

    Torrkerry

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> TORRKERRY me kujtove nje shprehje : "Neglizhenca ndihmon ne humbjen e perfeksionit shpirteror". Kjo eshte e vertete.
    > Ne jeten e njeriut ndodh shpesh qe njeriu eshte koshent per rendesine e nje veprimi te caktuar por nga neglizhenca nuk e kryen. Dhe kjo me kalimin e kohes kalon ne zakon. Nje zakon i mire eshte litar shpetimi ndersa nje zakon i keq eshte nje gur i lidhur qe deshiron te te coje ne fund te detit.
    > Me pak fjale duhet vendosmeri ne menyre qe te mos kemi zakone te keqija por vetem te mira.
    La verita' ti rendera' libero!

  8. #238
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SI MUND TA GJEJ ZOTIN.

    Çdo ditë nxënësi i bënte të njëjtën pyetje mësuesit të vet:
    “Si mund ta gjej Zotin?”.
    Dhe çdo ditë e merrte të njëjtën përgjigje misterioze:
    “Duhet ta dëshirosh”.
    “Por unë e dëshiroj me gjithë zemrën time, apo jo?
    Atëherë, përse nuk e gjej?”
    Një ditë ndërsa mësuesi ishte
    duke u larë në lum së bashku me nxënësin e tij,
    e zhyti kokën e nxënësit në ujë
    dhe e mbajti të zhytur
    ndërsa ai përplasej dëshpërueshëm për t’u liruar.
    Të nesërmën ishte mësuesi
    ai që e filloi bisedën:
    “Përse përplaseshe në atë mënyrë
    kur ta mbaja kokën të zhytur në ujë?”
    “Sepse kërkoja me vrull dhe dëshpërim ajrin!”
    “Kur të jepet hiri ta kërkosh Zotin,
    ashtu sikurse e kërkoje ajrin,
    atëherë do ta gjesh”.

    Torrkerry

  9. #239
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SI MUND TA GJEJ ZOTIN.

    Çdo ditë nxënësi i bënte të njëjtën pyetje mësuesit të vet:
    “Si mund ta gjej Zotin?”.
    Dhe çdo ditë e merrte të njëjtën përgjigje misterioze:
    “Duhet ta dëshirosh”.
    “Por unë e dëshiroj me gjithë zemrën time, apo jo?
    Atëherë, përse nuk e gjej?”
    Një ditë ndërsa mësuesi ishte
    duke u larë në lum së bashku me nxënësin e tij,
    e zhyti kokën e nxënësit në ujë
    dhe e mbajti të zhytur
    ndërsa ai përplasej dëshpërueshëm për t’u liruar.
    Të nesërmën ishte mësuesi ai që e filloi bisedën:
    “Përse përplaseshe në atë mënyrë
    kur ta mbaja kokën të zhytur në ujë?”
    “Sepse kërkoja me vrull dhe dëshpërim ajrin!”
    “Kur të jepet hiri ta kërkosh Zotin,
    ashtu sikurse e kërkoje ajrin,
    atëherë do ta gjesh”.

    Torrekerry

  10. #240
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MIU

    Një mi shtëpiak, bujar dhe i sjellshëm
    e me pamje të hijshme
    ndërsa po i ikte maces
    një ditë të bukur
    përfundoi në qilarin e një shtëpie të pasur.
    Atje, për shkak të errësirës,
    përfundoi brenda një pellgu të një brandy të shkëlqyeshëm
    që kishte dalë nga një shishe druri të rrokullisur për tokë.
    Miu i mirë së pari i dha një të lëpirë atij lëngu aq kurreshtar.
    I pëlqeu shija.
    Kishte një shije të fortë dhe të vendosur,
    zbriste në fyt si zjarr.
    Pasi kishte “pirë” pellgun,
    miu u drejtua,
    rrahu gjoksin me grushta,
    e egërsoi fytyrën
    dhe bërtiti me të madhe:
    “Ku është maçoku?”.

    Torrkerry

Faqja 24 prej 43 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •