I BURGOSURI DHE BUBRRECI.
Një njeri ishte dënuar me 20 vjet burgim.
Problemi i tij kryesor ishte:
të gjente një mënyrë për të kaluar kohën.
Pas disa muajve, vuri re se në qelinë e tij
së bashku me të banonin edhe disa buburreca.
Njëri prej tyre dukej se kishte aftësi të veçanta
dhe i burgosuri vendosi ta ushtronte.
Kishte nevojë për shumë duresë,
por pas pesë viteve
bubrreci ishte i dëgjueshëm ndaj çdo urdhëri,
vallëzonte mbi një qime flokësh të tendosur
dhe e bënte salton mortale* të dyfishtë.
Pas pesë viteve që vijuan,
bubrreci arrinte të këndonte të gjitha këngët e Eurovizionit
dhe të fliste mirë katër gjuhë.
Ishte duke e mësuar gjuhën e pestë
kur i burgosuri u lirua.
E vuri në xhep bubrrecin e vlefshëm
me shpresë se do t’i shërbente
për të fituar shumë të holla
e të bëhej shumë i pasur
duke bërë me të spektakll televizive.
Pasi doli nga burgu,
shkoi drejt e në një restorant,
e pasi i piu “disa gota”
nuk i duroi tundimit
që të tregonte aftësitë e buburrecit të tij.
E vuri mbi tryezë buburrecin
dhe e thirri kamarjerin:
“Kamarjer, shikojeni këtë buburrec!”.
Kamarjeri, pa humbur as një çast
i ra bubrrecit me dorë
duke e shtypur atë në vend
duke thënë:
“Kërkojmë falje, zotëri.
Ju betohem se është hera e parë
që shoh bubrreca në restorantin tonë”.
Torrkerry
Krijoni Kontakt