. NJË POEZI DASHURIE
Një ndër poezitë e dashurisë më të bukura të kohëve të fundit
është shkruar nga një vajzë amerikane.
Është e titulluar: “Gjërat që nuk i bëre”.
Ja:
“A të kujtohet dita kur e mora në huazim
makinën tënde të re dhe e njollosa?
Mendova se do të më vrisje, por ti këtë nuk e bëre.
A të kujtohet ajo ditë kur të mora pothuajse me zor në plazh
e ti më thoje se do të binte shi... dhe ra shi?
Mendova se do të më qortoje:
“A të thashë se do të bjerë shi!”.
Por ti këtë nuk e bëre.
A të kujtohet rasti kur unë flisja me të gjithë për të të bërë xheloz,
dhe më në fund ti u bëre xheloz?
Mendova se do të më braktisje, por ti këtë nuk e bëre.
A të kujtohet ajo ditë kur e lëshova tortën
e dredhëzave mbi tapetin e makinës sate?
Mendova se do të më rrihje, por ti këtë nuk e bëre.
A të kujtohet rasti kur harrova të tregoj
se në festë duhet ardhur me kostum e ti erdhe i veshur me jeans?
Kam menduar se do të hiqje dorë prej meje, por ti këtë nuk e bëre.
Po, ka shumë gjëra që ti nuk i ke bërë,
por ke qenë gjithmonë i durueshëm me mua,
më ke dashuruar dhe je kujdesur për mua.
Ka shumë gjëra për të cilat kam pasur dëshirë të të kërkoj falje
kur ti të ktheheshe nga Vjetnami.
... Por ti nuk u ktheve.
Është rregull e artë: në botë do të kalosh vetëm një herë.
Atë çka duhet të bësh, bëje menjëherë sepse i njëjti rast nuk do të përsëritet më... ndoshta ndonjë rast i ngjashëm po, por ai që të kalon një herë nuk kthehet më.
Torrkerry
Krijoni Kontakt