Close
Faqja 2 prej 43 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 429
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    POR NE RRIMË MBI UJË.

    Mbreti Milinda, një mbret shumë i fortë, ia tha një meshtari të moshuar:
    “Ti thua se njeriu që bëri çdo të keqe të mundshme për 100 vjet dhe e kërkon falje prej Zotit përpara vdekjes, do të fitojë mundësinë të rilindë në qiell.
    Dhe nëse një njeri bën vetëm një krim dhe nuk pendohet, do të shkojë në ferr.
    A është kjo e drejtë? A janë ndoshta 100 krime më të lehta se një e vetme?”

    Meshtari i dha këtë përgjigje: “Nëse unë do ta marrë një gurë të vogël sa syri im, dhe e vë në sipërfaqen e liqenit, do të fundoset apo do të rrijë mbi ujë?”

    “Do të fundoset (mbytet)” përgjigji mbreti.
    “Dhe nëse do t’i marrë 100 gure të mëdhej,dhe i vë në një barkë dhe e shtyj barkën në liqe, a do të fundosen (mbyten) apo do të rrinë mbi ujë?”
    “Do të rrinë mbi ujë”.
    “Atëherë 100 gurë dhe një barkë janë më të lehtë se një gurë i vogël?”
    Mbreti nuk dinte çka do të përgjigj. Dhe meshtari i moshuar shpjegoi:
    “Kështu, o mbret, u ndodh edhe njerëzve. Një njeri, edhe pse mëkatoi shumë, nëse mbështetet në Zotin, nuk do të fundoset në ferr. Përkundrazi njeriu që bën keq edhe një herë të vetme, dhe nuk e kërkon mëshirën e Zotit, do të birret”.

    Torrkerry

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FTESË.

    Një njeri i pasur, pronar i një kështjelle, bëri një festë të madhe dhe i ftoi të gjithë banorët e fshatit, që shtrihej afër murëve të qytezës së tij.
    Por mendoi se kantinët e verës, edhe pse shumë të mbushura, nuk do të kishin pasur mundësi ta shuajnë etjen e një morie aq të madhe njerëzish.
    Ky njeri fisnik u kërkoi një nder banorëve të fshatit: “Do ta vëmë në qendër të oborrit, ku do të gostitemi, një enë të madhe.
    Çdonjëri prej jush le ta sjellë verën sipas mundësive të tij, dhe le ta derdhë në enë.
    Të gjithë pastaj mund të marrin verën sa u nevojtet, dhe do të mjaftojë për të gjithë”.
    Një fshatarë, përpara që të niset për tek kështjella, mori një katruve, dhe e mbushi me ujë, duke menduar: “Pak ujë në një enë të madhe nuk do të vërehet …Askush nuk do ta dijë këtë!.
    Kur arriti në festë e derdhi “verën” e tij në enën e përbashkët dhe u ul në tryezë.
    Kur të parët shkuan për ta nxjerrë verën, nga ventili i enës doli vetëm uji.
    Të gjithë kishin menduar të njëjtë gjë. Dhe kishin sjellur vetëm ujë.

    Nëse nuk kënaqemi për këtë botë, është shkaku sepse mjaft njerëz sjellin vetëm ujin.
    E gjithë krijesat vuajnë për këtë.

    Torrkerry

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HIJA

    Ditën e parë shkollore,
    në një fshatë të shkretë,
    një fëmijë ecte për në shkollë,
    herët në mëngjes,
    së bashku me nënën e vet.
    Fëmijë ishte krejt i marrur
    prej hapave të mëdha
    të hijes së vet
    të projektuar nga djelli i mëngjesit
    që bëntë që ai të duket e të ndiet
    një vigan lart më shumë se 30 metra.
    Menjëherë nëna u ndal.
    E shikoi djalin drejtë në sy
    dhe tha: “O biri im,
    mos e shiko hijen tënde në mëngjes,
    shikoje në mesditë”.

    Torrkerry.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DHELPRA.

    Një dhelpër, duke e kundruar hijen e vet
    herët në mëngjes, tha:
    “Sot për drekë do të haj një deve”.
    Për gjithë mëngjesin endej andej-këndej
    e kërkontë deven që do të hajë.
    Në mesditë, duke parë hijen e vet, tha:
    “Për këtë herë, mirë,
    një mi do të më mjaftonte”.

    Torrkerry

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BETIMI

    Një perandor i lashtë kinezë
    bëri një ditë një betim solemnë:

    “Do t’i pushtoj dhe do t’i fshij
    nga mbretëria ime të gjitë armiqtë e mi”.
    Mbas pak kohe, nënshtetasit e tij, të çuditur
    e panë Perandorin e tyre
    që shetiste nëpër kopshtet e pallatit mbretëror
    me armiqtë e tij më të ashpër,
    duke i marrë për krahë,
    duke qeshur me ta,
    dhe duke bërë shaka së bashku..
    “Por,- i tha i mrekulluar një obortar –
    nuk kishe premtuar që do të kishe fshirë
    nga mbretëria jote të gjithë armiqtë e tu?”
    “Me të vërtetë isha betuar dhe e kam bërë,
    - përgjigj Perandori -.
    Bëra që të gjithë të ndryshohen
    dhe të bëhen miq të mi!”.

    Torrkerry

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    I nderuar Torrkerry,
    historite qe ju shkruani jane me te vertete shume te bukura dhe shume domethenese.
    Po ju dergoj edhe une nje histori.
    Nje njeri po ecte nje dite
    pergjate bregut te detit dhe po meditone.
    "O Zot - thonte - sa i madh dhe
    i vertete je ti. Gjithmone me ke ndihmuar dhe me
    ke qendruar prane.
    Te jam shume mirenjohes edhe pse e di
    qe nuk te meritoj".
    Vazhdonte te ecte dhe
    ndonjehere kthente koken pas
    dhe shihte mbi rere kater gjurme,
    dhe mendonte dy jane te miat dhe
    dy jane te Zotit.
    Ai e udhehiqte ngado.
    Kete ritual e perseriste cdo mengjes.
    Kaluan shume kohe dhe ky njeri
    pesoi nje fatekeqesi ne familje.
    Ne nje aksident rrugor i vdiq djali i vetem.
    Por ai perseri vazhdonte te luste Zotin dhe
    vazhdonte te dilte cdo mengjes ne breg te detit.
    Nje dite teksa po lutej iu drejtua Zotit dhe i tha:
    "Cdo dite o Zot te jam lutur,
    por jam ndjere vetem dhe
    kur ktheja koken pas nuk shihja
    me kater gjurme por vetem dy.
    A mos valle me ke braktisur?"
    Atehere Zoti qeshi dhe i tha:
    "Po si mund ta mendosh nje gje te tille biri im,
    une te kam qendruar gjithmone prane,
    edhe ne momentet me te veshtira.
    Kur t'i ke pare vetem dy gjurme
    ne breg te detit ato kane qene te miat,
    pasi une te kam mbajtur ne krahe - iu pergjigj Zoti".
    Duhet te besojme se Zoti eshte gjithmone prane nesh.
    Nje gje nuk duhet ta harrojme kurre:
    "Zemra e nenes dhe syte e Zotit nuk na braktisin kurre!".

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mawlo për postimin:

    ExTaSy (27-03-2021)

  8. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Falëminderit, Mawlo.
    Te lutem! Shkraij disa histori çdo ditë për vëllezërit dhe motrat e tua.

    Torrkerry

  9. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    I nderuar Torrkerry,
    po Ju shkruaj nje histori tjeter.
    Nje dite ne nje kishe te madhe ne Itali
    po celebrohej sakramenti i Krezmimit.
    Ipeshkvi qe celebronte kete sakrament filloi te pyeste femijet.
    Iu afrua nje vajze te vogel dhe e pyeti:
    "Cfare di ti per Krishtin?".
    Vajza u hutua dhe nuk foli.
    Ai atehere filloi ta ndihmonte dhe i tha:
    "Ne emer te Atit, te Birit e te ... - dhe priti
    qe vajza te pergjigjej".
    Vajza u mendua pak dhe tha
    dhe per habi te te gjithe pjesemarresve u pergjigj:
    "Te nenes".
    Sa e rendesishme ishte per kete vajze te vogel
    Virgjera Mari!
    Pershendetje. Mawlo

  10. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Komplimente, mawlo!
    Nje edhe neser.
    Zoti te bekofte.

    Torrkerry

  11. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BETIMI 2 (16)

    Një burrë kishte vendosur që të punojë livadhin e vogël afër shtëpisë së tij, për të realizuar një qilim të gjelbër “all’inglese”.
    I kushtohej qilimit të gjelbër gjithë kohën e lirë.
    Gati arriti qëllimin e vet, kur, në pranverë, pa që në qilimin e tij lindnin disa tarasakë, me lulet e tyre të verdha dhe shkelqyse.
    Sa më shpejt kërkoi t’i shkul me gjithë rrënjë.
    Por, të nesërmen dy lule tjera të verdha binin në sy në qilimin e gjelbër të tij.
    Shkoj të blejë një helm të fuqishëm. U bë kot!
    Nga ky moment, jeta e tij u bë një luftë e vazhdueshme kundër atyre luleve të verdha aq të forta, që çdo pranverë ishin gjithmonë më shumë. (shumëfishoheshin)

    “Çfarë duhet të bëj akoma?” – i tha një ditë, i zemëruar dhe i zhgënjyer gruas të vet.
    Ajo e qetë, i përgjigj: “Pse nuk provon që t’i duash ato?”.
    Burri e bëri këtë provë. Dhe pas një kohë të shkurtë, ato lule të verdha i dukeshin atij si një dorë të një artisti të madh në qilimin e gjelbër të livadhit të tij të vogël.
    Dhe filloi të jetë i lumtur.

    Sa persona të ngacmojnë, të nervozojnë! Pse nuk kërkon t’i duash?

    Torrkerry

Faqja 2 prej 43 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •