MIUSHI DINAKË.
Një miush që ishte duke dalë nga strofulla e vet,
e pa një mace që zinte pritë atje jashtë.
U kthye me vrap në fund të strofull
dhe e ftoi një mik të dalin së bashku te një thes grurë.
“Do të kisha shkuar edhe vetëm” – i tha –
“por nuk mund të mohoj unë një shoqëri aq të dalluar!”.
“Shumë mirë” - i përgjigji miku – “do të vij me ty. Kalo përpara!”.
“Unë?” – i tha miushi – “Absolutisht jo!
Nuk do ta parakaloj një mi të famshëm dhe fisnik si ti!
Unë do të vij pas zotërisë suaj...!”.
I mashtruar nga fjalët e tij plot me shumë respekt,
miku e parakaloi atë,
dhe, duke dalë nga strofulla e vet,
u kap nga macja, që me shumë qejf
u largua me viktimën e vet në dhëmbë.
Tjetri doli pa problemë.
Ka njerëz që të hedhin poshtë mbi kokë
nga kati i pestë një saksi lulesh,
dhe pastaj thonë: “Ja, të japë si dhuratë një saksi trendafillesh”.
Torrkerry
Krijoni Kontakt