PËR KË?
Një histori çifute tregon sesi një Rabin i urtë dhe që e druante Zotin,
një mbrëmje, pas një dite të kaluar duke medituar librat e profecive të vjetra,
vendosi të dalë në rrugë për të bërë një shëtitje të çlodhshme.
Duke ecur ngadalëngadalë në një rrugë të vetmuar,
takoi një roje që ecte përpara dhe mbrapa,
me hapa të gjatë dhe të vendosur,
përballë gardën e një prone të pasur.
“Për kë ec ti?” – e pyeti Rabini atë, me kureshtje.
Roja ia tha atij emrin e pronarit.
Pastaj, menjëherë pas kësaj,
e pyeti Rabinin: “Po ti, për kë ec ti?”.
Kjo pyetje – vijon historia - e godit thellë zemrën e Rabinit.
Po ti, për kë ec Ti?
Për kë janë të gjitha hapat dhe afshet e kësaj dite?
Për kë jeton ti?
Ti mund të jetosh vetëm për dikë!
Për çdo hap, sot ripërsërite emrin e tij.
Kur nuk do ta kesh pasur një ditë aq të bukur!
Torrkerry
Krijoni Kontakt