Close
Faqja 15 prej 43 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 429
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    THITHLOPËT.

    Në një anë të parkut të madh,
    në një shkurrore me pemë dhe shkurre
    plot me lule dhe me fryte me shumë ngjyra,
    kishte një pellg uji i mbuluar
    me zambak të ujit me ngjyrë të bardha dhe ngjyrëtrëndafil.
    Në atë pellg uji jetonte një familje thithlopësh:
    babai, nëna, dhe vogëlushi i tyre shumë i gjallë.

    Ishtë një familje e lumtur.
    “Je vogëlushi më i bukur i botës”,
    ia thonte nëna thithlopë vogëlushit të saj,
    që pastaj gurgullonte i gëzueshëm
    dhe i lumtur në ujin.
    E pastaj e mbyte atë me të puthura.
    “Ti je nëna më e bukur e botës”
    i përgjigjte thithlopa e vogël
    dhe i lumtur vraponte të zhytej në ujin e freskët të pellgut.
    Babai thithlopë i shikonte me krenari familjen e tij,
    buzët e pellgut plot me lule të çelura,
    ujin e errët dhe e freskët
    dhe thonte: “Jetojmë në vendin më magjiplotë e botës”.
    Një ditë jeta e qetë e familjes u pështjellua nga një seri britmësh.
    Vinin nga një grup vajzash
    që shetitnin në shtegu që e rrethonte pellgun.
    “Iiih! Sa erë e keqe!”
    “Duket një plehërishtë...le të largohemi prej këtu!”.
    “Oh! Sa ujë i qelbur!”.
    “Ah! Shikoni këta thithlopë të frikshëm!”.
    “Ç’vend i ndytë!”.
    “Dhe ai vogëlushi, krejt i dekurajuar, ç’ kreatyra të llahtarshme!”.
    Babai dhe nëna thithlopët u zhytën
    edhe më shumë në baltë, me turp.
    Vogëlushi u fshiu nën një gjethë zambanuk të ujit,
    i zemërlëshuar dhe i prekur në sedër.
    Në pellg lumturia u zhduk për gjithmonë.


    Kjo ndodh çdo ditë.
    I thonte nëna fëmijës së vet:
    “Shikoje, o i dashur i nënës,
    atë vogëlush kurrizdalë:
    si është qesharak, komik!”.
    I thonte biri vogëlushit kurrizdalë:
    “Hajde këtu, që ta prek gungën tënde hajmali!”
    Dhe vogëlushi kurrizdalë e ulte kokën
    dhe pastaj largohej me vrap.
    E kështu çdo ditë.
    E kjo edhe pse zemra e tij nuk kishte urretjen.
    Dëshironte vetëm të jetë normal.
    Si gjithë të tjerët.
    Por, për fakt të keq, ishtë kurrizdalë.
    “Kurrizdalë! Kurrizdalë...”
    dëgjonte gjatë ditës, ëndërronte natën.
    Atëherë deshi të flinte përgjithmonë,
    që të mos dëgjojë më këto fjalë
    që t’i harronte ato.
    U helmua vetë.

    RAOUL FOLLEREAU

    Torrkerry

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DJE DHE SOT.

    “Jezusi erdhi në Nazaret,
    atje ku ishte rritur
    dhe, sipas dokes së vet,
    të shtunën hyri në sinagogë
    dhe u ngrit për të lexuar.
    I dhanë librin e Isaisë profet.
    Kur e hapi librin, gjeti vendin ku shruan:

    ‘Shpirti i Zotit është mbi mua:
    sepse ai më shuguroi!
    Ai më dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin,
    T’u shpall robërve çlirimin,
    të verbërve dritën e syve;
    t’i lëshojë në liri të ndrydhurit,
    të shpall vitin e hirit të Zotit’.

    E mbylli librin, ia dha shërbëtorit dhe u ul.
    Të gjithë në sinagogë i drejtuan sytë në të.
    Atëherë u tha:
    ‘Sot shkoi në vend kjo pjesë e Shkrimit shenjt
    që e dëgjuat me veshët tuaj’...

    Kjo fjalë i mbushi me zemërim të gjithë në sinagogë...


    Atëherë, si zakonisht, të diellën, në kishë
    prifti çohet për të lexuar.
    Ia japin librin atij.
    Ai e hap dhe lexon:
    ‘Kam qenë i dërguar
    që t’ia them të varfërve
    që kanë një fat të mirë
    sepse janë të varfër;
    që t’ia shpallë robërve
    që do të rrinë në burg;
    që t’i lajmëroj të verbërit
    që nuk do tu rikuperohet drita e syve;
    që t’ua heq të ndrydhurve
    atë që rrin prej lirisë së tyre;
    që ta shpall se ky vit
    do të jetë krejtësisht si gjithë të tjerët...’.
    Prifti e mbyll librin dhe ulet.
    Në kishën të gjithë i ngulin sytë në të.
    Prifti thotë: ‘Sot gjithçka është në rregull...’
    Atëherë në kishë marrin frymë lirisht,
    Të gjithë ndjeshmërisht të kënaqur.

    Ndoshta nuk është pikërisht kështu,
    por pse nuk duhet të mendojmë për këtë?

    Torrkerry

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË PARK.

    Një fëmijë donte ta njihte Hyjin.
    E dinte mirë që ishte një udhëtim i gjatë
    për të arritur atje ku banon Hyji.
    Për këtë një ditë futi në një shportë
    ëmbëlsira, marmalatë dhe pije,
    dhe i filloi kërkesat e veta.
    Kishtë ecur vetëm për 300 metra
    kur e pa një grua të moshuar
    të ulur mbi një bankë në parkë.
    Ishte e vetme dhe ishte duke shikuar disa pëllumbesha.
    Fëmija u ul afër asaj dhe e hapi shportën e vet.
    Ishte duke pirë pijen e vet
    kur mendoi që ndoshta ajo grua kishte uri,
    dhe atëherë ia ofroi asaj një prej ëmbëlsirave.
    Gruaja mirënjohëse e pranoi atë
    dhe i buzëqeshi fëmijës.
    Buzëqeshja e saj ishte shumë e bulur,
    aq e bukur sa fëmija ia ofroi një ëmbëlsirë tjetër
    për ta parë përsëri buzëqeshjen e saj.
    Fëmija ishte gojëhapur!
    U ndal shumë kohë duke ngrenë dhe duke buzëqeshur.
    Në perëndim të diellit fëmija, i lodhur,
    u çua në këmbë, gati për t’u kthyer në shtëpi,
    por prap u kthye mbrapa,
    vrapoi kah gjyshja dhe e përqafoi atë.
    Ajo, pasi e përqafoi edhe ajo atë,
    e përshendeti me buzëqeshjen më e bukur të jetës së saj.
    Kur fëmija arriti në shtëpinë e vet,
    dhe e hapi derën,
    nëna e tij u habit duke parë fytyrën e tij plot më gëzim,
    dhe e pyeti atë: “O bir, çfarë ke bërë që je aq i lumtur?”.
    Fëmija i përgjigj: “Sot kam drekuar me Hyjin!”,
    dhe përpara që nëna i thonte atij diçka,
    shtoi: “Dhe a e di ti?
    Ai ka buzëqeshjen më të bukur që unë kam parë deri tani!”.
    Edhe gruaja e moshuar arriti në shtëpinë e saj
    me një fytyrë ndriçuese për lumturi.
    Biri i saj u bë i habitur për shprehjen paqeje
    e shtypur në fytyrën e saj dhe e pyeti:
    “O nënë, çfarë ke bërë sot që të ka bërë aq të lumtur?”.
    Dhe nëna iu përgjigj:
    “Sot kam drekuar me Hyjin, në parkë!”,
    dhe përpara që biri i saj t’i thoshte asaj diçka,
    shtoi: “Dhe a e di ti?
    Ai është më i ri që una kisha menduar përpara!”.

    A e dini?
    Hyji është më i ri se sa mendoni
    dhe e ka një buzëqeshje të mahnitshme.

    Torrkerry.

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PA JUSTIFIKIME TË KOTA.

    Një të dielle, të dera e kishës, u var ky lajmërim:
    “Që të gjithë të kanë mundësi të vijnë në kishë të diellën të ardhshme,
    e kemi organizuar “një të dielle speciale, pa justifikime të kota”.
    Do të vendosen disa krevatë në sakristi për të gjithë ata që thonë:
    “E diella është e vetmja ditë e javës në të cilën mund të flejmë gjumë”.

    Do të përgatitet një sekcion speciale me kolltuqe të butë
    për ata nuk i gjejnë bankat e rehatshme.
    Një kolir do të ofrohet atyre që sytë i kanë mjaft të lodhur
    pasi e kanë kalur gjithë natën duke e parë televizionin.
    Një helmetë mbrojtëse do t’u jepet të gjithë atyre që thonë:
    “Nëse do të shkoj në kishë, çatia mund të më rrezohet mbi kokë”.
    Batanie mjaft të ngrohtë do t’u jepen atyre
    për të cilët kisha është miaft e ftohtë
    dhe ventilatore atyre që thonë se ajo është shumë e ngrohtë.
    Do t’i kenë në dispozicion disa kartela regjistruese të pikëve
    ata që duan t’i regjistrojnë ata persona
    që “shkojnë gjithmonë në kishë, por janë më të keqinj se të tjerët”.
    Kushërinj dhe miq do të thirren në ndihmë të zonjave
    që nuk mund njëkohësisht të shkojnë në kishë dhe të përgatisin drekën.
    Do t’u shpërndahen shenja dalluese me mbishkrimin
    “Kam dhënë tashmë”, atyre që shqetësohen shumë për lëmoshën.
    Në një anijatë do të mbillen pemë dhe lule
    për ata që e shohin Zotin vetëm në natyrën.
    Mjekë dhe infermiere do të merren me ata persona
    që sëmuren gjithmonë dhe vetëm në të diellën.
    Do të jepen aparatë akustike për ata që nuk arrinë ta dëgjojnë pretkun
    dhe tapë për veshet për ata që e dëgjojnë.
    Kisha do të jetë e stolisur bukur njëkohësisht
    me yjët e Krishtilindjes dhe me zambakët e Pashkëve
    për ata që e kanë parë gjithmonë dhe vetëm kështu”.


    “Dhe u kthye te nxënësit, i gjeti fjetur
    dhe i tha Pjetrit: “Si kështu s’mundet
    të rrini zgjuar me mua as për një orë të vetme?
    Rrini zgjuar dhe lutuni
    të mos bini në tundim,!
    Shpirti, vërtet, është i gatshëm,
    por trupi është i ligshtë” (Mat 26,40-41).
    Sot, të rrimë zgjuar me Jezusin,
    u bë një lloj denimi me punë të detyruar.
    Zoti na jep amshimin.
    Ne i japim disa minuta dhe shpeshherë jo me pëlqim.

    Torrkerry.

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËRRALLA.

    Aki Gahuk kishte qenë një shef i fortë,
    pastaj u plak, si të gjithë, dhe kur fillon kjo histori
    ishte bërë i rrudhët, i thinjur, dhe i dridhshëm.

    Bijtë e tij ishin të rritur, të martuar dhe e kishin braktisur babain e tyre.
    E ushqenin me pahir.
    Plaku nuk arrinte më të lëvizte
    dhe fëmijët ia çonin atij të mbeturat e drekës dhe të darkës së tyre.
    Dhe ishin të qejfprishur sepse ai vazhdonte të plakej dhe nuk vdiste.
    Por Aki Gahuk ishte lidhur me force të madhe me jetën:
    dëshironte absolutisht të jetojë.
    I kalonte ditët e tija në bregun e një liqeni,
    i ulur mbi një gur të gjerë dhe të sheshtë.
    Bënte meditime dhe koka e tij e thinjur shndriste nga rrezet e diellit.
    Uji i freskët e ndihmonte atë, që t’i harrojë dhembjet dhe dobësitë e veta.

    Koha kalonte. Plaku tashmë rrinte gjithnjë te bregu i liqenit.
    Bijtë e tij nuk e kërkonin më,
    dhe nipat e tij, kur vinin te liqeni për të luuajtur nën hijen e pemëve të larta,
    ia gjuhanin atij gurët.
    Aki Gahuk i shikonte pa ankesë.
    Trupi i tij u ngurtësua.
    Dalëngadalë, në një mënyrë të pandjeshme, ndryshoi.
    Rrudhat e tij u bëne luspa,
    lëkura e tij u bë më e trashë dhe e ndritshme.
    Krahet dhe këmbët e tij, më parë të ngathët,
    morën përsëri muskuj dhe forcë.
    Koka e tij duke qenë për shumë kohë e shtrirë në gur, u rrafshua.
    Sytë e tij, duke pritur pa ndërprerë ardhjen e fëmijëve të vet,
    mezi dolën nga gropat e tyre.
    Fuqitë e tij u bënë të gjera,
    dhe dhëmbët u bënë përsëri të mprehtë.
    Bijtë e Akit Gahuk u shqetësuan shumë
    duke i parë ndryshimet e babait dhe e ftuan të kthehet në shtëpi.
    “Shumë vonë, tha plaku , ju nuk keni pasur mëshirë për mua
    kur isha një plak i mjerë dhe i dridhshëm.
    Atëherë u bëra një kreatyrë e re.
    Nuk jam më anëtar i familjes tuaj.
    Do të banoj në lumë dhe pasardhesit e mi do të jenë të pangopur
    dhe fëlqitë e tyre do të mund t’i dërmojnë edhe njerëzit
    dhe unë do t’ia jap atyre lejen të hanë ju dhe fëmijët tuja,
    dhe fëmijët e fëmijëve tuaj”.
    Kështu foli Aki Gahuk në bregun me diell të lumit.
    Aki Gahuk, plaku të cilin nuk e donin fëmijët e vet,
    e bëri për veten një koracë
    që të mos vuajë më për shkak të thatësisë së zemrës së bijëve të tij,
    dhe u bë i egër, sepse nuk e konsideronin më një njeri.

    “Ashpërsia e pleqëve i nxit të rinjtë, dhe ashpërsia e të rinjve i bën pleqtë si krokodilët” (Fjalët e urta nga Borneo)

    Torrkerry

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Be_sa
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    25
    Den Milman

    Së shpejti pas lindjes së vëllait, vëllau i vogël filloi t'i lus prindët që ta lënë vetëm me bebën e vogël. Prindët frikoheshin se ndoshta, si dhe shumë katërvjeçarë tjerë, është gjeloz dhe se dëshiron ta godas apo ta lëkund, prandaj nuk i lejuan një gjë të tillë. Ndërkaç, ai nuk tregonte kurrëfarë shenje të gjelozisë. Ndaj bebës ishte i butë dhe gjithnjë e më shumë dëshironte të mbetej vetëm me vëllaun e tij. Më në fund ia lejuan prindët.

    Gjithë gëzim dhe shend vrapoi në dhomën e bebës duke e mbyllur derën, por dera pak u hap, që mjaftonte që prindët kurreshtarë të mund të shohin e të përgjojnë. Panë se si djaloshi i vogël me lehtësi dhe ngadalë i afrohet vëllait të vet, e vendos fytyrën e tij mbi të tijën dhe qetë fletë:

    -Bebë, më thuaj se çka dëshiron Zoti. Unë po filloj të harroj.

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LORO, 15 VJEÇ

    Pse e keqja dhe vuajtja në një botë
    të krijuar nga një Hyji i drejtë dhe i gjithpushtetshëm?
    Pse vuajtja e fëmijëve të pafajshëm?
    Pse këto ndjenja braktisje,
    pse këto shkretëtira të brendshme,
    pse këto netë të irnuar në të cilat vdes shpresa?

    Pastaj bëra një ëndërr.
    Ecja në një plazh, krah për krah me Zotin.
    Hapat tanë lënin gjurmë në rërë,
    dy rreshta gjurmësh: të miat dhe ato të Zotit.
    Më ra ideja – ishtë vetëm një ëndërr –
    që secili prej këtyre hapave do të përfytyronte një ditë të jetës time.
    Atëherë u ndalova dhe u ktheva për të shikuar
    të gjithë ato gjurmë që humbeshin në largësi.
    Dhe vërejta që herë pas here,
    përveçse dy rreshta gjurmë, vetëm një mbetej në rërë.
    E shqyrtova kështu përsëri të tërë jetën time.
    Por, surprizë! Kalimet me një rreshtë të vetëm
    korespondonin me momentet më të vështira të ekzistimit tim:
    ditë plot me ankth dhe padurim,
    ditë plot me egoizëm dhe me humor të keq,
    ditë plot me prova dhe me dyshime,
    ditë të pakuptueshme, dhe të padurueshme.
    Atëhetë u ktheva te Zoti me një ton vërejtjeje të rëndë:
    “Ti na ke premtuar që do të qëndrosh me ne të gjitha ditët.
    Pse nuk e mbajte premtimin tënd?
    Pse më ke lënë të vetëm në momentet më të keqija të jetës time,
    në ditët kur kisha më shumë nevojë për praninë tënde?”
    Zoti buzëqeshi:
    “Biri im, vogëlushi im,
    nuk kam ndaluar të të doja as një moment të vetëm.
    Gjurmët të lëna në rërë në një rreshtë të vetme
    në ditë më të vështira të jetës tënde, janë të miat...
    Në ato ditë unë të kam mbartur në krahët e mi”.

    Torrkerry

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KUSH E DO BIRIN?

    Pasaniku dhe djali i tij ishin mbledhës të palodhshëm të pikturave artistike.
    Në koleksionin e tyre kishin piktura të shumta dhe të shumëllojshme –
    që nga Pikaso deri tek Rafaeli.
    Shumë herë qëndronin së bashku dhe mahniteshin përpara këtyre bukurive mahnitëse.

    Plasi lufta e Vietnamit.
    Birit iu desh të shkonte në luftë.
    Luftoi heroikisht dhe vdiq duke shpëtuar bashkëluftëtarin.
    Lajmi për vdekjen e birit i tronditi thellë babain.

    Kaloi një muaj.
    Para Kërshëndellave dikush i trokit babait në derë.
    Ky ishte një djalë i ri.
    Rrinte përpara derës me një pako në duar.
    Djaloshi tha: “Ju nuk më njihni, zotwri.
    Unë jam ushtari të cilit biri Juaj ia shpëtoi jetën.
    Ditën e vdekjes ai shpëtoi shumë jetë.
    Derisa mua më mbarti në strehimore,
    plumbi e goditi në zemër dhe vdiq.
    Shumë herë më foli për ju dhe për dashurinë tuaj për artin”.

    Djaloshi ia shtriu pakon:
    “E di se kjo për ju nuk ka një vlerë të madhe.
    Unë nuk jam piktor i madh, por e di se biri juaj do që këtë gjë tua jap”.
    Babai hapi pakon.
    Ishte portreti i birit të tij.
    Djaloshi e kishte pikturuar.
    Babai u çudit sa beshnikërisht e kishte paraqitur birin e tij.
    Piktura paraqiste në mënyrë të mrekullueshme personalitetin e birit.
    Qau. Falënderoi djaloshin dhe desh ta paguajë për pikturën.
    Djaloshi refuzoi:
    “Në asnjë mënyrë, zotëri.
    Unë më asgjë dhe në asnjë mënyrë
    nuk kam mundwsi tw paguaj atw qw biri juaj bwri pwr mua.
    Kjo është dhuratë”.

    Babai e mori pikturën dhe e vendosi në vend.
    Të gjithë vizitorët të cilët vinin që nga ajo ditë së pari
    i çonte tekpiktura e birit, e vetëm pastaj tekpikturat tjera artistike.

    Pas disa muajve babai vdiq.
    Doli shpallja për ankandin e shitjes së veprave artistike.
    Erdhën shumë njerëz me ndikim të cilët ishin tronditur
    nga kaq shumë vepra artistike të cilat kishin mundësi t’i blinin për koleksionet e tyre.
    Në fron ishte piktura e birit.
    Anekëndësi goditi me çekiç:
    Fillojmë licitacionin me portretin e birit. Sa jepni?”
    Mbretëroi heshtja.
    Atëherë bërtiti njëri nga radhët e fundit:
    “Dëshirojmë të shohim fotografitë me vlerë! Tejkaloni këtë!”
    Drejtuesi i shitjes nguli këmbë:
    “A ka ofertë për këtë portret?
    Të fillojmë! 100 dollar, 200 dollar?”
    Atëherë dikush bwrtiti: “Nuk erdhëm për këtë portret.
    Duam Van Goghun, Rembrandtin!
    Neve na interesojnë veprat e vërteta artistike!”.
    Anekëndësi nuk turbullohej: “Biri! Kush e do birin?”.
    Kopshtari tha:“Jap 10 dollar për këtë portret!”
    Nuk ishte mundësi të jepte më shumë sepse vërtetë ishte i varfër.
    Drejtuesi i shitjes tha: “Kemi ofertën prej 10 dollarëe!kush i jep 20?”
    Njerëzit hidhwroheshin:
    “Jepjani për 10 dollar! Duam të shohim mjeshtrit e mëdhenj!”.
    Anekwndwsi vazhdoi:
    “Oferta është 10 dollar! Kush i jep 20?”
    Njerëzit u hidhëruan edhe më shumë.
    Nuk donin pikturën e birit.
    Donin pikturat më me vlerë për koleksionet e tyre.
    Anekëndësi godit me çekiç:
    “E para, e dyta, e treta! Shitet për 10 dollar!”.
    Dikush nga radha e dytë bërtiti:
    “Tani të vazhdojmë me koleksionin!”.
    Anekëndësi e lëshoj nga dora çekiçin:
    “Më vjen keq! Anekëndi u krye”.
    Njeriu i çuditur pyeti: “Ç’u bë me pikturat?”.
    Anekëndësi i përgjigji: “Më vjen keq!
    Kur më thirrën që të drejtoj këtw shitje,
    ma zbuluan kushtin e pazakonshëm të shkruar në testament.
    Mu desh ta mbaj të fshehur deri në këtë moment.
    Vetëm portreti i Birit duhej të shitej këtu.
    Blerësi i portretit të birit trashëgon mbarë pasurinë,
    përfshi këtu edhe të gjitha pikturat.
    Ai që merr birin i merr të gjitha”.


    Para dymijë viteve Hyji e dërgoi Birin e vet që të na shpërblej
    duke vdekur me vdekje të tmërrshme në kryq.
    Porosia e Hyjit që na jep neve sot,
    wshtë e ngjashme me atë të shitjes.
    “Biri! Biri! Kush e do Birin? Kush përcaktohet për Birin?
    A kuptoni? Kush merr Birin, i merr të gjitha”.

    AUTORI I PANJOHUR

    Torrkerry

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUANI DHE MIZA E VOGËL.

    Në breg të lumit, një mizë e vogël flinte gjumë.
    Por nga thellësia e pyllit arriti tek ajo një ulërimë e mbytur dhe e fuqishme.
    Miza e vogël mjerisht u friksua tmerrshme.
    Një luan i madh, i gjërë dhe i trashë, duke e kërkuar darkën e vet,
    ulërinte me tërë forcë deri në kupë të qillit.
    Miza e vogël ulëriti edhe ajo e indinjuar:
    “Ehila! Mbylle gojën! Çfarë është kjo zhurmë!?
    A nuk mund t’i lejoni të flejnë gjumë në paqë njerëzit e mirë?
    Ç’drejtë keni që të rrini këtu?”
    Luani u zemërua: “Ç’drejtë kam? Drejtën time! Unë jam mbreti i pyllit.
    Unë bëj atë që më pëlqen, them atë që dua,
    haj atë që më pëlqen mua, shkoj kudo që dua, sepse unë jam mbreti i pyllit!”

    “Kush e tha se je mbret ? – e pyeti e qetë miza e vogël.
    “Kush e tha?...” – ulëriti luani –
    “Unë e them këtë, sepse unë jam më i forti, e të gjithë kanë frikë për mua”.
    “Por unë, vetëm që ta bëj ty një shembull,
    nuk kam frikë për ty, prandaj ti nuk je mbret”.
    “Nuk jam mbret? Thauje përsëri, nëse ke kurajën!”.

    “Sigurist, e përsëris atë. Dhe nuk do të jesh mbret
    nëse nuk do të luftosh kundër meje dhe nëse nuk do të më fitosh mua!”
    “Të luftoj me Ty? – gulçoi luani duke u qetësuar pak –
    Kush e ka dëgjuar ndonjëherë një gjë të tillë?
    Një luan kundër një mize të vogël!?
    O gjë e vogël dhe pavyeshme, me një frymë do të dërgoj prapa diellit!”
    Por nuk dërgoi askënd askund.
    Frymëzoi, dhe i impenjoi të gjitha forca e veta.
    Ajo që fitoi, qe një mizë e vogël që përkundej mbi nje fije bari
    dhe bërtiste: “Unë jam më i fortë se ti! Unë jam mbret!”.
    Atë edhe luani u çmend,
    u hodh përpara me gojën e hapur për ta ngrënë mizën,
    por u ngreu vetëm një tufë bari.
    Dhe miza dinake ku ishte?
    Pikërisht në një vrimë të hundës të luanit
    dhe atje filloi ta guduliste dhe t’i shponte hundën.
    Luani godiste kokën në pemë,
    u plagos me thonjtë e vetë, bënte gjurmë
    dhe ulëriste...: “Vaj ! O Hunda ime! Hunda ime e mjerë!
    Ki mëshirë! Dil prej këndej!Je ti mbreti i pyllit, je ti gjithçka ti don!...
    Por dil nga hunda ime!” – qau në fund luani.

    Atëherë miza e vogël doli nga hunda e luanit,
    që i mundur dhei përvujtëruar, u zhduk në pjesët me të brenshme të pyllit.
    Miza e vogël filloi të festoj ngjarjen:
    “Jam mbreti! Mbret! Mbret! Mbret!
    E kam mundur luanin! Bëra që të largohej!
    Jam më i forti, më dinaku! Unë!”.
    Por duke bërë këtë festë të madhe,
    nuk e vuri re se u mbështoll në diçka të hollë e të lehtë,
    por njëkohësisht shumë të fortë...
    fije të gjata e të bardha, mezi të padukshmë në bari,
    e që e mbështollën trupin e insektit
    duke i lidhur këmbët e tij, krahët e tij.
    Mërimanga arriti me tetë këmbët e vet,
    duke thënë: “Ç’ngacmues i shijshëm për darkën!...”.


    Të mëdhenj apo të vegjel,
    mendjemedhenjtë janë gjithmond budallenj!

    Torrkerry

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ANIJA LUFTARAKE.

    Një anijë luftarake e patrullonte një sektor veçanërisht të rrezikshëm të detit Mesdhetarë. Kishte erë të fortë. Dukshmëria ishte e pakët, me stome mjegulli.
    Kështu kapiteni rrinte në urë komandimi
    për të kontrolluar më mirë aktivitetet e ekuipazhit.
    Pak pas perëndimit të diellit, vrojtuesi nga pika e tij në urë, bërtiti:
    “Drita në anë të djathtë të anijes”.
    “Është ndalur, apo largohet” - bertiti edhe kapiteni.
    “Ështe ndalur, kapiteni” i përgjigji atij vrojtuesi.
    Kjo do me thotë se anija luftarake ishte në kurs përplasjeje me atë anije.
    Kapiteni i dha urdhër shenjënuesit:
    “Tregoje asaj anije: jemi në kurs përplasjeje,
    ju këshilloj që ta ndryshoni kursin për 20 gradë”.
    Arriti përgjigja afërsisht me këto terma:
    “Është e këshillueshme që t’ia ndërroni ju kursin për 20 gradë”.
    Kapiteni tha: “Transmeto: unë jam një kapiten,
    ndërroni kursin si ju kam urdhëruar!”
    “Unë jam një detar i klasës së dytë – qe përgjigja –
    Do të bëni mirë nëse do ta ndërroni kursin për 20 gradë”.
    Tani kapiteni u zemërua së tepërmi
    dhe tha: “Transmeto : ‘Jam një anije ushtarake: ndërrone kursin si ju kam urdhëruar”.
    Përgjigja qe e thjeshtë: “Unë jam një fener!”.
    Anija ushtarake e ndërroi kursin.

    Jezusi tha: “Ti je Pjetër-Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj (Mat. 16,18).
    Nuk mund ta shkatërrojmë Kishën. Mund vetëm të shkojmë të ndeshemi kundër saj.

    Torrkerry

Faqja 15 prej 43 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •