Close
Faqja 13 prej 43 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 429
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    PËRRALLË NË SHQIP

    Na ishte një herë një fshatar i moshuar që punonte tokën me një dashuri dhe angazhim të madh. E donte shumë familjen e tij dhe mbi të gjitha fëmijët, të cilëve iu kishte mësuar vlerat më të rëndësishme dhe më thelbësore të jetës. Megjithatë, ata nuk e ndihmonin dhe gjithë ditën nuk mendonin asgjë tjetër vetëm se si të argëtoheshin. I moshuari punoi për shumë vite me rradhë, derisa një ditë u sëmur rëndë. Nuk mund të jetonte akoma edhe për shumë kohë, mosha dhe sëmundja e kishin dobësuar shumë.
    Pak para se të vdiste, i thirri rreth vetes të gjithë fëmijët dhe u tha atyre:
    - Fëmijët e mi, në fushë, shumë kohë më parë, kam fshehur një thesar, por tani nuk më kujtohet se ku.
    Kjo frazë e fundit i shtyu fëmijët që të gërmonin tokën për orë të tëra, ditë pas dite, javë pas jave po më kot. Thesari nuk po gjendej.
    Njëri prej tyre, pas një lodhjeje të gjatë, kuptoi që, pa dashur, kishin punuar tërë tokën dhe iu drejtua vëllezërve të vet duke iu thënë:
    - Mos të trishtohemi shumë, shikoni: toka tani është gati për t´u mbjellë, përse mos ta mbjellim?
    Dhe kështu bënë.
    Kur frutat u poqën i thirri edhe një herë vëllezërit e tij dhe iu drejtua me këto fjalë:
    - E kemi punuar tokën dhe e kemi mbjellë. Tani, më thoni, përse të mos i mbledhim këto fruta?!
    Dhe kështu, me ndihmën e të gjithëve, i mblodhën të gjitha frutat e tokës.
    Vetëm në atë moment brenda zemrës së tyre ndjenë afër babain e tyre dhe e kuptuan që kishin gjetur thesarin për të cilin ai iu kishte thënë: toka!

    mawlo

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    GJITHÇKA SHKON MIRË.

    Një ditë u shtrua në spital në repartin e terapisë intensive
    një i sëmurë me emrin Jak.
    Ishte një burrë i lartë dhe i madh
    që vuante për një kancer në eshtra.
    Edhe pse kishte dhembje të thekëshme,
    nuk u ankonte për këtë përpos nga një herë.
    Gruaja e tij e ndiqte me shumë dashuri
    dhe bënte në mënyrë që ai t’i merrte kurime më të mira.
    Pas shumë shtrime në spital për kemioterapi,
    ai i humbi energjitë e veta.
    Herën e fundit që u shtrua në spital,
    vuante aq shumë që nuk ishte e mundshme
    të ketë kujdes për të.
    Edhe mjekët ishin të vetëdijshëm për këtë
    dhe e dinin mirë që nuk kishte asgjë çka ta bëjnë për të.
    Ishte tashmë në fazën e fundit
    dhe dhembjet e tij ishin aq të mëdha
    sa që asnjë ilaç nuk mjaftonte më për ta qetësuar.
    Gruaja e tij arrinte me shumë vështirësi
    t’i kalonte e vetme me të disa minuta
    çdo herë që hynte në dhomën e tij.
    Një natë, në fund të turnit të saj,
    infermjera e bëri gjiron e fundit në repart
    dhe shkoi edhe në dhomën e Jakut.
    E hapi ngadalë derën e dhomës
    që të mos e zgjojë nga gjumi atë.
    Një rreze drite hyri nga koridori
    dhe e ndriçoi dhomën si drita e hënës.
    Infermjera shikoi në drejtim të krevatit
    dhe u habit së tepërmi.
    Jaku ishte shtrirë në kurriz,
    në pozitën që ishte më e parehatshme
    dhe më e dëmbshme për të.
    E shtrirë afër tij ishte gruaja e tij
    që ia mbështette kokën e saj mbi shpatull,
    e strukur në ije të tij si një dre të vogël afër nënës së tij.
    Flinte gjumë aq të thellë që dëgjohej frymëmarja e saj
    që dilte nga goja me një fërshëllimë të zgjatur.
    Infermjera mbeti në këmbë tek dera,
    duke e ndierë veten si një të huaj në atë vend.
    Kur ajo ishte duke u larguar,
    Jaku i hapi sytë dhe buzëqeshi
    duke thënë me një zë të ulët,
    për të mos zgjuar gruan e vet:
    “Gjithçka shkon mirë!”.


    Torrkerry

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “PSE TI JE KËTU!”

    Një vajzë u shtrua në një spital
    në fill të vdekjes për një sëmundje të rëndë.
    E dinte mirë që nuk ekzistonin kurime për të
    dhe qe mbarimi ishte afër.
    Kërkontë të ketë kurajë,
    por gjithnjë i vinte në mendje ajo pyetje:
    “Pse pikërisht unë...?”.
    Ishte vazhdimisht më e dobtë
    dhe e gatshme që t’ia nënshtrojë veten vullnetit të Zotit.
    Një ditë e vizitoi një shokë i shkollës.
    Ai ndiente veten të parehatshëm,
    kur hynte me ngurrim në dhomën e saj,
    por, duke e shikuar mirë,
    e pa në sytë e saj një dritë që shprehte lumturi.
    Duke e njohur situatën e saj shumë e tmerrshme ,
    çuni pyeti: “Pse je aq e lumtur?”
    “Sepse ti je këtu” - përgjigj vajza.

    Torrkerry

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Gjyshi i moshuar

    Ishte një herë një gjysh i moshuar që nuk shikonte mirë,
    dëgjonte më vështirësi dhe duart i dridheshin.
    Ndonjëherë kur hante, supa i binte nga goja mbi mbulesën e tavolinës
    dhe për këtë arsye nusja dhe djali me të cilët ai jetonte
    nuk dëshironin që ai të hante në një tavolinë me ta.
    Kështu që i moshuari u detyrua të hante i vetëm, në një qoshe pranë oxhakut.
    Një ditë me duart që i dridheshin më shumë se herët e tjera,
    tasi me të cilin po hante i rrëshqiti nga duart dhe iu thye.
    Nusja e qortoi rëndë dhe gjyshi i shkretë uli kokën dhe nuk foli asnjë fjalë.
    Nusja i dha një tas prej druri duke i thënë:
    “Këtë mos e thyej”!.
    Pasi mbaroi darka nipi i vogël po mundohet të ngjiste copat e tasit të thyer.
    Prindërit e panë dhe e pyetën:
    “Çfarë po bën?”. Fëmija iu përgjigj:
    “Po mundohem që të ngjis njëra me tjetrën copat e tasit të thyer,
    që kur ju të jeni të moshuar të hani me të”.
    Prindërit panë njëri tjetrin në sy dhe tepër të mallëngjyer filluan të qajnë.
    Që nga ajo ditë e ftuan gjyshin e moshuar të hante me ta
    duke e respektuar dhe dashur gjithnjë e më shumë.

    Mawlo

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VETMITARËT.

    Shumë vetmitarë jetonin në afërsi të një burimi.
    Çdonjëri prej tyre e kishte ndërtuar kasollën e vet
    dhe i kalonte ditët,
    në një heshtje më të thellë,
    duke medituar dhe duke u lutur.
    Çdonjëri prej tyre,
    i mbyllur në vetveten,
    e thërriste Zotin për të jetuar në prezencën e Tij.
    Zoti kishte dëshirë të shkonte t’i vizitonte ata,
    por nuk arrinte ta gjejë rrugën.
    Ajo që ai shihte duke shikuar atje poshtë,
    ishin vetëm pika të vogla
    larg njëra prej tjetrës
    në hapësirën e pakufishme të shkretëtirës.
    Por, për një nevojë urgjente, një ditë,
    një prej vetmitarëve shkoi te një tjetër.
    Në tokë mbeti një gjurmë e vogël.
    Të nesërmën vetmitari tjetër i ktheu vizitën mikut
    dhe gjurma u bë më e madhe.
    Edhe vetmitarët tjerë filluan
    të vizitonin më njëri-tjetrin.
    Kjo gjë ndodhi gjithmonë e më shpesh.
    Një ditë Zoti,
    gjithmonë i kërkuar dhe i thirrur në lutje të vetmitarëve,
    u shfaq nga lart
    dhe i pa shumë rrugica të vogla
    që i bashkonin kasollët e vetmitarëve.
    Shumë i lumtur, Zoti tha:
    “Tani, po! Tani e kam rrugën
    që të shkoj t’i vizitoj vetmitarët e mi”.

    Torrkerry

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MAGJISTARI I VOGËL.

    Magjistari i vogël kishte qenë gjithnjë i lumtur
    dhe me humor të mirë.
    Por në këto kohërat e fundit,
    filloi të jetë shpesh i trishtuar
    dhe kishte shumë mendime shqetësuese.
    Mollat janë të pjekura,
    dhe unë nuk kam asnjë
    që të mund ta ha
    një mollë të bukur dhe të kuqe.
    Kërpudhat janë rritur në pyll,
    por askush nuk vjen me mua
    për t’i mbledhë aso
    dhe për ta bërë më to një “pizza”.
    Dhe digjej duke menduar
    si do të ishte një gjë e bukur
    që edhe ai ta kishte një mik.
    Një ditë kaloi atje një djalë.
    Me shpejtësi magjistari i vogël
    doli nga kasolla e vet në pyll
    dhe i pyeti:
    “A do të jesh ti miku im?”.
    “Unë tashmë e kam një mik. Ka emrin Marioloni”
    – i përgjigj djali duke vazhduar rrugën e vet.
    Atëherë, i mbeti i zhgënjyer,
    magjistari shkoi ta kërkojë lepurushin,
    dhe i pyeti: “A do të jesh miku im?”.
    Por lepurushi e tundi kokën vetëm
    duke thënë “Jo! Jo”
    me një ulje të thellë të veshëve,
    e pastaj e ngriti bishtin
    dhe iku me shpejtësi.
    Kështu u sollën edhe kaproli,
    derri i egër dhe roja pyllit.
    “Aq më keq për ju!”
    – mendoi magjistari i vogël. –
    “Unë mund të më bëj për mua
    një mik të përsosur
    me një goditje të shkopit tim magjik”.
    Ngriti në një gurë të madhe,
    u mbështjoll me një veshje të bruztë
    me shumë pika të ngjashme me yje të arta,
    e ngriti shkopin magjik
    dhe e tha formulën magjike.
    Pastaj i mbylli sytë,
    sepse donte t’ia bëjë vetvetës një surprizë,
    dhe kur i hapi sytë,
    afër tij ishte një hutë i vogël.
    “Abrakadabra....!” – tha i habitur magjistari i vogël-
    “me të vërtetë do ta kisha pritur një mik më të madh”.
    “Një mik nuk mund të bëhet me një goditje të shkopit magjik”
    – deklaroi huti, -
    duke i hapur dhe i mbyllur përsëri
    sytë e saj të mëdhenj dhe rrumbullakë.
    “Një mik duhet të meritohet dhe të fitohet;
    dhe nuk ka rëndësi nëse është i madh apo i vogël”.
    Atëherë magjistari i vogël
    kërkoi të fitojë miqësinë e hutit të vogël.
    Këndonin së bashku,
    luanin së bashku
    dhe magjistari i vogël
    e shoqëronte në shetitje hutin,
    duke e marrë në dorën e vet.
    Kështu një ditë kuptuan
    që ishin dy miqtë e vërtetë,
    dhe kjo ishte një gjë e mrekullueshme.
    Por një ditë, duke shetitur nëpër pyll,
    arritën në një çeltinë,
    e ndriçuar nga rrezet e diellit
    dhe e rrethuar nga çdo anë me ahët.
    “Shiko” – i tha magjistarit menjëherë huti,
    duke ia treguar një gropë në një pemë, -
    “Atje unë dua të banoj!”
    “Por” – e kundërshtoi magjistari i vogël, -
    “Ti nuk mund të më braktisësh.
    Ti je mikesha ime”.
    “Po” – iu përgjigj hutini
    që ishte tashmë në buzët të gropës –
    “Por unë jam një hutinë
    dhe një hutinë duhet të banojë në një pemë.
    Ka qenë gjithmonë kështu!
    Të lutem. Ma jep lejen!
    Unë do të jem e lumtur.
    Dhe ai që e don më të vërtetë një mik,
    duhet ta ndihmojë atë
    që ai të jetë i lumtur”.
    “Ai që e don më të vërtetë një mik,
    duhet ta ndihmojë atë,
    që ai të jetë i lumtur”
    – përsëriti ngadalëngadalë magjistari i vogël.
    Dhe kështu mbetën miqtë për gjithmonë.


    “Një mik nuk mund të bëhet
    me një goditje të shkopit magjik.
    Një mik duhet të meritohet dhe të fitohet;
    dhe nuk ka rëndësi nëse është i madh apo i vogël”.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 21-01-2009 më 14:37

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PO, TANI MË KE KUPTUAR.


    Ia kam pyetur Zotit
    që të më çlirojë nga mendjemadhsia ime.
    Dhe Zoti më tha: “JO”.
    Tha që nuk ishtë një punë për të,
    por për mua që të më çlironi nga mendjemadhësia.
    Ja kam kërkuar Zotit
    që ta shëronte djalin tim të hendikepuar.
    Dhe Zoti tha: “JO”.
    Tha se trupi është vetëm për një kohë.
    Ia kam kërkuar Zotit duresën.
    Dhe Zoti tha: “JO”.
    Tha se duresa është fryti i vuajtjeve:
    nuk jepet, duhet të fitohet.
    Ia kam kërkuar Zotit lumturinë.
    Dhe Zoti tha: “JO”.
    Tha se Ai më jep dhuratat e tij.
    Lumturia është një detyrë për mua.
    Ia kam kërkuar Zotit
    që të më çlirojë nga vuajtjet.
    Dhe Ai tha: “JO”.
    Tha se vuajtjet na lirojnë nga epshet tokësore
    dhe na bashkojnë më shumë me të.
    Ia kam pyetur Zotit
    që të bëjë të rritet shpirti im.
    Dhe Zoti tha: “JO”.
    Tha që unë duhet të rri vetëm
    dhe që ai do të më kishte krasitur
    që t’i japë më shumë fryte.
    Ia kam kërkuar Zotit
    nëse Ai më donte mua.
    Dhe Zoti tha: “PO”.
    Ka dhënë Birin e tij të vetëm,
    që vdiq për mua
    dhe një ditë do të shkoj në qiell,
    sepse unë besoj në të.
    Ia kam kërkuar Zotit
    që të më ndihmojë t’i duam të tjerët
    si Ai më don mua.
    Dhe Zoti më tha:
    “Ah mirë! Tani më ke kuptuar!”.

    Torrkerry

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    GJITHÇKA.
    Leonardi, një fëmijë i vogël dhe çalaman,
    dhe Toma kishin ardhur në shtëpinë për fëmijën pa familje të njëjtin ditë,
    vetëm disa muaj pas lindjes së tyre.
    Punëtoret e jetimores ishin shumë të sjellshme me ta,
    por fëmijët e shkollës që frekuentonin disa herë ishin shumë të këqinj.

    Ishin shpesh të pashpirtshëm dhe të egër me Leonardin,
    që ishte shumë i druajtur,
    por Toma e dinte ta rregullonte mirë çdo gjë,
    sepse ishte një fëmijë i fortë dhe i zgjuar:
    më i miri në shkollën dhe më i gjallë në fushën sportive.
    Toma e ndihmonte Leonardin, e shoqëronte nga afër.
    E ngushëllonte dhe ia jepte kurajën atij kur kishte frikë,
    e priste gjatë shetitjeve,
    luante me të që të mos vuante në trishtim për hendikepin e tij,
    bënte që të qeshte duke i treguar histori të bukura dhe komike.
    Në jetimore vinin shpeshherë çiftet
    që t’i njihinin fëmijët dhe e çonin me vete për drekë apo për darkë,
    për ta përgatitur për një adoptim të mundshëm.
    Askush nuk kishte interes për Leonardin
    e Toma kërkonte gjithmonë justifikime dhe bënte
    që t’i kërcente delli që të mos dilte përjashtë më ndonjë çiftë.
    E kishte bërë vetëm dy herë me doktor Palin dhe gruan e tij Ana.
    Një diele doktor Pali e thirri Tomën
    dhe e shikoi në sytë: “Je një djalë shumë i shkathët!
    A do të pëlqente të vish të jetosh me ne?
    Do të ishe si u dhënë neve për pak kohë,
    por pastaj ne duam të të adoptojmë ty.
    Si një fëmijë i vërtetë! A je dakord?”.
    Toma mbeti pa gojë.
    Kishte një babë dhe një nënë, si gjithë të tjerët:
    “Oh, oh po, zotëri!” – pëshpërit me zë të ulët..
    Por papritmas gëzimi u zhduk nga sytë e tij.
    Nëse Toma do të kishte shkuar diku tjetër,
    kush do të kishte pasur kujdes për Leonardin,
    atë fëmijë të vogël dhe çalaman?
    “Unë po ju falënderoj shumë, zotëri”
    – tha ai – por nuk mund të vij, zotëri!”,
    dhe përpara që doktori të shihte lotët e tij,
    u largua më vrap.
    Pak pas kësaj, doktori e kërkoi së bashku me një punetore.
    Toma ishte duke e ndihmuar Leonardin për të mbathur këpucën speciale.
    Doktori ia hodhi një shikim depërtues Tomës:
    “Për të nuk ke pranuar që të vish tek ne, o djalë?”.
    “Po..me të vërtetë...unë jam gjithçka ai ka”
    – u përgjigji djali.

    Sigurisht për dike ti je “gjithçka ai ka”.

    Torrkerry.

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DHURATA.

    Për një rrugën ecnin së bashku
    një nënë dhe fëmija i vet.
    Fëmija kishtë në duar një embëlsirë.
    Të dy kaluan përpara një gruaje të varfër
    që e kërkonte lëmoshën
    duke ia shtrirë dorën kalimtarëve.
    Afër saj rrinte i ulur një fëmijë i papastër,
    me rrobat të ndyta dhe shumë të mëdha për të.
    Fëmija, gjithnjë duke ia shtrëngua dorën nënës së vet,
    u ndalua dhe e shikoi i hutuar fëmijën tjetër.
    Pastaj e shikoi embëlsirën
    që e kishte në duar
    si edhe nënën e vet,
    sikundër për të kërkuar lejen e saj.
    Nëna e shprehu pëlqimin e vet
    me një lëvizje të thjeshtë të kokës.
    Fëmija e shtriu dorën e vogël kah gabeli
    dhe ia dha embëlsirën atij.
    Pastaj u kthye përsëri me vrap afër nënës së vet.
    Një kalimtar, që e kishte parë gjithçka , i tha nënës:
    “Tani do t’ia blesh fëmijës një embëlsirë tjetër,
    edhe më e madhe!?”.
    Nëna i përgjigj thjeshtësisht: “Jo”.
    “Jo? E pse?”
    “Sepse ai që dhuron një gjw, rri pa atë gjë”.

    Torrkerry

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJË KOKËRR GRURI.

    Një kokërr gruri u fsheh në grunari.
    Nuk donte që të mbjellej në fushë.
    Nuk donte të vdiste.
    Nuk donte të flijohej.
    Donte ta shpëtonte vetveten.
    Nuk donte të bëhej bukë.
    Nuk donte të mbartej në një tryezë.
    Nuk donte të bekohej as të ndahej.
    Nuk do ta kishte dhënë kurrë jetën e vet.
    Nuk do ta kishte dhënë kurr gëzim.
    Një ditë erdhi fshatari:
    me pluhurin e grunarit ai e hodhi
    edhe kokrrën gruri në plehërishte.

    Torrkerry

Faqja 13 prej 43 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •