Jo thjesht te bukura, fantastike dhe mjaft nderyuese. Te falenderoj per gjithe kete pune dhe te uroj nje vit te bekuar!
Jo thjesht te bukura, fantastike dhe mjaft nderyuese. Te falenderoj per gjithe kete pune dhe te uroj nje vit te bekuar!
Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.
NJË GRUA E JASHTËZAKONSHME.
Mauro vinte nga një familje e mirë,
me prindërit që e donin shumë,
dy vëllezër dhe një motër
që kishte sukses në jetën shkollore dhe shoqërore.
Jetonin në një lagje shumë të bukur
dhe Mauro kishtë gjithçka që një fëmijë mund të dëshirojë.
Por në shkollën fillore Mauro u dallua shpejtë si një fëmijë “special”.
Në shkollën fillore në nivelin e dytë ai ishte “i papërshtaturi, ngatërrestari”.
Në shkollë të mesmë filloi të marrë përjashtime dhe nota shumë të ulëta.
Një të diele një mësues e takoi familjen e tij
dhe u tha atyre:
“Mauro është shumë mirë në këtë periudhë. Jemi shumë të kënaqur për të”.
“Ndoshta na ngatërroni më një familje tjetër”
– tha babai – “Mauro, biri ynë s’ia shkrep fare, s’di t’i japë gomarit ujë.
Ne vëmë në pozitë të vështirë: nuk arrimë të kuptojmë pse-ne”.
Ndërsa mësuesi largohej, nëna e vërejti:
“Por, le ta kujtojm, Mauro këtë muaj të fundit nuk pati problemë.
Më shumë ka shkuar gjitherë në shkollë më herët
dhe qëndroi atje më shumë se ishte e nevojshme. Çfarë ndodh?”.
Kur arriti deftesa e parë, prindërit e Mauro-s
pritnin nota shumë të ulëta dhe vërejtje të pakënaqshme mbi sjelljen e tij.
Në të kundërtën në deftesë notat ishin më shumë se të mjaftueshme
dhe për sa i përkiste sjelljes gjithçka ishte në rregull.
Nëna dhe babai çuditeshin të mrekulluar:
“Nga kush ke kopjuar për t’i marrë këto nota?” pyeti babai me sarkazmë.
“Kam bërë gjithçka vetëm” përgjigj Mauro me përvujtëri.
Të hutuar dhe jo krejtësisht të bindur,
prindërit e çuan te shkolla për të folur me drejtorin e shkollës.
Ky u tha atyre që Mauro shkonte shumë mirë.
“Kemi një mësuese të re,e duket që ajo ka një ndikim të veçantë mbi Mauro-n”
– vazhdoi – mendoj që ju duhet ta njihni atë”.
Kur të tre iu afruan mësueses, ajo ishtë me kokën e ulur.
Pati nevojë për një kohë për të kuptuar që kishte vizita.
Kur e kuptoi, u çua në këmbë dhe filloi të bëjë shumë gjeste me duar.
“Çfarë është kjo?” - pyeti babai i zemëruar – “Gjuhë e shenjave? Kjo grua është shurdhmemece!”.
“Ja pse ajo është aq e jashtëzakonshme”
– tha Mauro, duke u vendos në qendër –
“Ajo bën më shumë se kaq, o babi. Ajo di të dëgjojë!”.
Të flasësh domëthënë të bashkëndahesh.
Të dëgjosh domethënë të duash.
Torrkerry
Torrkerry,
Paqja dashrija dhe meshira e Perendis qoft hija juaj ngado qe jeni..
Gezuar 2009.
Te lutem kete vite me shume Tregime..
Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...
Ngjashmëritë
Një motër misionare
po kuronte me shumë kujdes plagët e një të sëmuri me lebër.
E bënte punën e saj gjithmonë duke qeshur
dhe duke bashkëbiseduar me të sëmurin,
sikur të ishte gjëja më normale në botë.
Në një moment e pyeti të sëmurin:
“A beson ti në Zot?”.
I sëmuri e pa me kureshtje
dhe iu përgjigj me fjalë të thjeshta:
“Po, tani besoj në Zot”.
Një misionar po udhëtonte me tren
dhe e kalonte kohën e udhëtimit duke u lutur.
Një tronditje e fortë bëri që në dysheme
të rrëshkiste nga libri i vogël i lutjeve që ai po lexonte
një portet i Zojës së Bekuar.
Një fëmijë i ulur përballë misionarit e pa
u përkul dhe e mori portretin e Zojës.
Kurioz si të gjithë fëmijët,
para se t´ia jepte misionarit e vështroi.
“Kush është kjo zonjë kaq e bukur? – e pyeti misionarin”.
“Është .... nëna ime – iu përgjigj misionari”.
Fëmija i vogël e vështroi misionarin, pastaj vështroi portretin.
“Nuk i ngjan shumë – i tha”.
Misionari buzëqeshi dhe i tha:
“E megjithatë, kam gjithë jetën që përpiqem ti
ngjaj sado pak”.
Ti, kujt i ngjan?
Mawlo
VIZITA.
“Do të vij nesër. Më pritni. Firmoi: Jezusi”.
Mesazhi i shqetësoi të gjithë banorët e fshatit.
Famullitari, kryetari i komunës,parësia, të gjithë
filluan të mendojnë çfarë duhet të bënin
që ta pranonin në një mënyrë me të vërtetë të jashtëzakonshme Birin e Zotit.
Bënë një hetim e të gjithë ranë dakord
që çdo familje do t’ia kishte ofruar Krishtit
gjithçka të bukur dhe të çmueshme që kishte.
Do të kishte qenë një ngjarje e paharrueshme
dhe fshati do të kishte qenë i nderuar për gjithmonë.
Të nesërmen, nëpër rrugë, për në fshat
e panë një të varfër që me vështirësi dhe lodhje
kërkonte të shkonte në fshatin:
ishte i veshur me rroba të harrnuara,
me këpucet e prishura dhe me mjekrrën e gjatë.
“Është Ai!” –tha famullitari – “Unë e njoh stilin e tij!
Isha i sigurt që do të vishejë si një i varfër!”.
“Është e vërtetë! Është e vërtetë” – thanë të gjithë.
Dhe e rrethuan të varfërin
dhe i ofruan atij dhuratat e tyre të çmueshme,
që çdonjëri prej tyre i lavdëronte si më të mirat.
Me një fytyrë sinqerisht të habitur,
njeriu e vënte gjithçka në karrocën me kali
që vetë kryetari i komunës ia kishtë dhënë.
Në fund fare i varfëri falënderoi,
i bekoi të gjithë dhe u nis me karrocën e vet.
Njerëzit e fshatit e shprehën kënaqësinë e tyre:
kishin dalë mirë.
“Që të pëlcasin nga zilia edhe engjëjt” – saktësoi famullitari.
Por në mbrëmje erdhi Jezusi.
“Kërkoj falje për vonesë” –tha Ai – “kam pasur disa probleme dhe punë”.
“Por a je me të vërtetë Jezusi!”
– e pyeti atë famullitari, i mbetur shtang –
“E atëherë...Ai burrë...”.
“Ishtë një mashtrues! I ka marrë dhuratat tona!”.
–Filluan të bertisnin. Të gjithë.
“Le ta njdjekim atë batakçi!”
Dhe u nisën me vrap për t’i rikthyer
dhuratat e tyre, gjërat e tyre shumë të çmueshme.
E Jezusi, si zakonisht, mbeti i vetëm në atë sheshë të shkretë.
“Fakti që deri tani janë miliona njerëzë
që quhen me emrin e tij,
mijëra dhe mijëra ata që kanë bërë portretin e tij,
dhe që kanë bërë të tingëllojë Fjala e tij nën kupolat e mermerta,
gjithë kjo nuk provon asgjë për sa i përket të vërtetës së këtij njeriu.
Nuk mund t’i besojmë Fjalës së tij,
në bazë të fuqisë, të realizimeve që historikisht dolën prej saj.
Fjala e tij është e vërtetë,
vetëm sepse ajo është e paarmatosur.
Fuqia e tij është në faktin që ai nuk ka forcën në dispozicion,
është lakuriq, i dobët, i varfër: i bërë lakuriq nga dashuria e tij,
i bërë i dobët nga dashuria e tij,
i bërë i varfër nga dashuria e tij për ne.
Kjo është fytyra e mbretit më të madh të njerëzimit,
të mbretit të vetëm që i ka thirrur
‘nënshtetasit’ e vet një për një,
me zërin e ulët dhe të urtë e mëndeshës.
Bota nuk kishte mundësi që ta dëgjojë.
Bota dëgjon vetëm kur ka zhurmë apo përdorim armësh.
Dashuria është një mbret që i mungon forca.
Hyji është një njeri që ec sigurisht edhe pas perëndimit të ditës”. (Christian Bobin).
Për këtë kanë gabuar të krishterët,
kur e kanë matur forcën e religjonit të tyre
nga forca e ushtrive të tyre apo nga numri i armiqve të vrarë;
për këtë gabojnë ata që vlerësojnë çështjen për të cilën luftojnë
nga numri i heronjve të tyre dhe të kamikazëve
që për këtë çështje flijohen.
Të lumtur, ai popull që nuk ka heronj!
Torrkerry.
LETRA E FUNDIT.
Kjo lertër u gjet nga motra e spitalit,
nën jastëkun e një të riu sapo që kishte vdekur.
Nënë e dashur,
pas disa ditë arrij të ulem vetëm për gjysmë orë
dhe për tërë ditën jam i bllokuar në krevat.
Zemra nuk do të funksionojë më.
Këtë mëngjes herët profesori ka thënë diçka si “Je gati!”
Për çfarë?
Me të vërtetë është shumë e vështirë të vdesësh i ri!
Duhet të jem gati për faktin që në fillim të javës
do të jem një që ‘e ndërroi jetën”;
por nuk jam gati.
Dhembjet gërvishin në një mënyrë të padurueshme,
por ajo që më duket më të vërtetë e padurueshme është kjo
: nuk jam gati.
Gjëja më e keqe është se kur e shikoj qiellin,
është errët.
Bëhet nata, por nuk ndriçon për mua as një yll,
drejt të cilit u mund ta hedh shikimin.
Nëna ime,
kurrë nuk kam menduar për Zotin,
por tani e ndjej që ekziston diçka që nuk e njohim,
diçka e mistershme,
një fuqi më e fortë në duart e të cilës rrëzojmë,
të cilës duhet t’i japim disa përgjigje.
Dhe vuajtja ime në këtë moment është që unë nuk di kush është ai.
Ah si do të dëshiroja të njoh!
O mami, a të kujtohet si ti,
me ne fëmijët ecje në pyln,
në errësirë të muzgut, në takim të babait që kthente nga puna?
Disa nga ne vraponim përpara dhe në një moment ndieshim vetëm.
Dëgjonim disa hapa në errësirë:
çfarë frikë nga hapa të panjohura!
Çfarë gëzim kur kuptonim se ai hap ishte të babait.
Dhe tani, në vetmi,
i ndiej akoma ato hapa të panjohura.
Pse nuk i njoh këta hapa?
Më ka mësuar si duhet të vishem,
si duhet të sillem në jetë, si të haj, si të ndahem mirë.
U mor me mua dhe nuk u bë i lodhur për gjithë këto gjëra.
Me kujtohem se natën e Krishtilindjes ti shkove në meshën me fëmijët e tu. Më kujtohesh edhe për lutjen e natës që disa herë kemi bë së bashku.
Na ke mësuar si duhet të jemi të drejtë.
Por tani për mua kjo shkrihet si bora nga diell.
Pse na ke folur për shumë gjëra, dhe nuk na ke thënë as një fjalë për Jezusin? Pse nuk më ke mësuar tingullin e hapave të tija që të jem në gjendje të kuptoj nëse është ai që po vjen në këtë natë të fundit dhe në vetmi të vdekjes? Në mënyrë që unë të mund të kuptoj se ai që më pret është një Atë! Si do të mund të vdes në një mënyrë tjetër?...”.
Hyj i dashur, pse nuk e ke shpëtuar vajzën e vogël e vrarë në klasën e saj? Përshendetje të përzemërta. Një student i shqetësuar”.
Përgjigja: “Student i shqetësuar i dashur, në shkollat nuk më japin lejen që të mund të hyj unë.Përshendetje të përzemërta. Hyj”.
“Ndalohet hyrja qenjve dhe Hyjit”, ky është lajmërim më i përhapur sot.
TorrKerry
SYTË E NJË KIMISTI.
Ajo ishte gruaja e një kimisti të famshëm dhe të nderuar,
kandidatë për çmimin Nobel për kimi.
Por ajo ishte një grua që i kalonte ditët
në vetmi dhe në trishtim
për mungesat e vazhdueshme të burrit,
që kalonte nga një avion në tjetrin
dhe nga një konferencë në tjetrën.
Kur e shihte atë rastësisht duke qarë,
profesori reagonte
në një mënyrë shumë të ashpër dhe jo tërheqëse.
Një ditë, duke i parë lotët
që zbrisnin nga sytë në fytyrën e gruas,
burri ia kaloi asaj një gisht mbi faqe dhe e mori një lot.
E afroi gishtin te fytyra e gruas
dhe me gjakëftohtësi tha:
“Po pse qan ti? Shiko:
lotët janë vetëm pak albuminë,
pak sodium, kalcium, lisozimë, glukoz,
disa proteinë, karbon...
në një sasi qesharake.
Çfarë është një lot?
Një sekretim i padobishëm i ujit të papastër.
Shumë shpesh i shikojmë të tjerët me sytë e kimistit.
Në këtë mënyrë, kanë drejtë ata që thonë
që trupi i njeriut është vetëm
një sasi yndyre të mjaftueshme për të prodhuar shtatë copë sapuni,
ekur i mjaftueshëm për të prodhuar një gozhdë me madhësi mësatare,
një sasi fosfori të mjaftueshëm për të prodhuar afërsisht 2000 kokrra shkrepëse,
një sasi squfuri për t’u çliruar vetë nga pleshtat e veta.
E atëherë dashuria është vetëm një reaksion kimik, një lloj sëmundje. Njerëzit do të ishin vetëm një mall në shitje,
bota shpirtërore vetëm një formë marrëzie.
Torrkerry
NJË ZGJEDHJE KLASORE.
“Nëse nuk më lejon ta bëj, nuk mund të shkoj në shkollë!
Do të kisha shumë turp...Kjo është shumë shumë e rëndësishme, mami!”.
Elenës i shpërthyen lotët. Ishte arma e saj më efikase.
“Uh! Bëj si do ti!...” - murmuriti nëna,
duke e përplas një lugë në duarlarësen –
“Do të dukësh si një përbindësh. Aq më e keqe për ty!”
Në 23 familje tjera ndodhi diçka e ngjajshme atë mëngjes.
Ishin adoleshentët e klasës së dytë B të shkollës mesme “Naim Frashëri”.
Për këtë ditë e kishin marrë një vendim shumë të rëndësishëm.
Por nxënësit e klasës 2 B ishin 25.
Me të vërtetë vetëm në familjen 25nxënsëve,
gjërat shkonin në një mënyrë të ndryshme.
Beti kishte një grumbullim shqetësimesh,
dhe nëna e babai kërkonin ta inkurajonin.
Ishte hera pesëmbëdhjetë që vajza shkonte të shikohej në pasqyrë.
“Do të tallen, e di.
Mendo pak për Marinë që nuk më duron fare.
Dhe për Palin që më quan “grep për peshkim...
”Nuk presin asgjë tjetër!”.
Një rrëke lotësh të hidhur filluan të zbritnin në fytyrën e vajzës,
Që e kërkonte mënyrën për të sistemuar kapelen sportive
që ishte pak më e madhe.
Babai e shikoi i qetë:
“Kurajo, Beti, Do të rriten shpejt.
Je duke reaguar shumë mirë kurimeve
dhe pas disa muaj do të jesh shumë mirë”.
“Po! Dakord! Por shikoje kokën time!”.
Beti ia tregoi kokën e vet
që reflektohej në pasqyrë, të shëndritshme dhe ngjyrëtrëndafili.
Mjekime kundër leukemisë
që e kishte kapur dy muaj përpara,
bëri që ajo të humbte të gjithë flokët e saj.
Nëna e përqafoi:
“Kurajo, Beti. Do t’i bëjmë zakon kësaj gjëje sa më shpejt,
do ta shohësh vetë”.
Beti thithë diçka lart në hundën,
i mori kapelën dhe çantën dhe shkoi.
Përpara derës së klasës së saj,
zemra vazhdonte të rrihte fortë.
I mbylli sytë dhe hyri në klasë.
Kur i hapi syrtë për të gjetur bankën e saj,
pa diçka të jashtëzakonshme.
Të gjithë, me të vërtetë të gjithë, shokët e klasës së saj
kishin kapela në kokë.
U kthyen tek ajo, dhe duke buzëqeshur,
i hoqën kapelet duke thënë:
“Mirë se erdhe, Beti!”.
Të gjithë e kishin qethur kokën tullac,
edhe Maria, zakonisht shumë krenare për flokët e saj kaçurelë,
edhe Pali, Elena e Gjoni dhe Françesku...
Të gjithë u çuan këmbë
dhe e përqafuan Betin
që nuk dinte nëse qante, nëse qeshte
dhe përshpëriste vetem “Falëminderit!”.
Nga katedra buzëqeshte edhe profesori Donat
që nuk i kishte qethur flokët,
sepse ishte tashmë i tullac,
dhe e kishte kokën e shndritshme dhe e lëmuar,
pa nevojë për briskë rroje.
Që të jesh i mëshirshëm, do të thotë që të duash me zemrën hyjnore.
Torrkerry
LUMI.
Tre veta ishin një ditë
përpara një lumi të rrëmbyeshëm dhe kërcënues.
Të gjithë duheshin të kalonin përtej lumit në anën tjetër:
për ta kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme.
I pari, një tregtar shumë i shkathët,
një dallaveraxhi i vërtetë,
i aftë për të rregulluar njerëz dhe gjëra,
u gjynjëzua dhe ia ktheu një lutje Zotit:
“O Zot, ma jep kurajon e nevojshme
për t’i sfiduar këto ujëra kërcënuese
dhe për të kaluar në anë tjetër të këtij lumi.
Atje më pret puna shumë e rëndësishme për mua.
Do t’i shumëfishoj fitimet e mia,
por duhet të veproj me shumë shpejtësi”.
U çua në këmbë,
dhe pas një çasti ekzitimi, u zhyt në lum.
Por uji e tërhoqi atë poshtë, në fund të luginës.
I dyti ishte një ushtar,
i njohur për drejtësinë dhe për kurajon e tij,
mbeti në qëndrim gatitu dhe u lut:
“O Zot, më jep forcën për të tejkaluar këtë lum.
Unë do ta mund lumin,
sepse të luftoj për fitore është puna ime”.
U zhyt pa ekzitim në lum,
por rryma e lumit ishte më e fortë se ai
dhe u mbyt e u zduk në ujërat kërcënuese.
E treta ishte një grua.
Në shtëpi e pritnin,atë burri dhe fëmijët.
Edhe ajo u gjynjëzua dhe u lut:
“O Zot, më ndihmo!
Më jep një këshillë të mirë dhe urtinë
për të kaluar në anë tjetër të këtij lumi të rrezikshëm”.
U çua në këmbë dhe pa
se jo larg një bari e ruante grixhën e vet.
“A ka një mënyrë për të kaluar në anën tjetër të lumit?” pyeti gruaja.
“Pesë qind metra më lart, pas kësaj dyne, ka një urë”, i përgjigj bariu.
Disa herë mjafton një fijë përvujtërie.
E dikush që ta jep informimin saktë.
Torrkerry
PËRRALLË KINEZE
Një kal i vogël jetonte në një stallë së bashku me nënë e tij dhe nuk kishte dalë asnjëherë nga shtëpia, dhe as nuk ishte larguar asnjëherë nga mbrojtësja e tij.
Një ditë nëna i tha: “Është momenti që ti të dalësh dhe të mësosh që të bësh disa blerje të vogla për mua. Çoje këtë thes të vogël gruri në mulli´!”.
Me thesin e vogël mbi samar, i kënaqur që po bëhej i dobishëm, kali i vogël kërcente nga gëzimi duke shkuar për në mulli´. Por pas pak përgjatë rrugës pa që lumi ishte i fryrë nga uji që rridhte duke gurgulluar.
"Çfarë duhet të bëj? A mund ta kaloj lumin?”. U ndal i pasigurtë në breg të lumit. Nuk dinte se kujt mund t´i kërkonte një këshillë. Hodhi vështrimin përreth dhe pa një buall që po rrinte aty. Kali i vogël iu afrua dhe e pyeti: “Xhaxha, a mund ta kaloj unë lumin?”. “Sigurisht, niveli i ujit nuk është i thellë, mua më arrin deri tek gjuri, shko i qetë”.
Kali i vogël vrapoi drejt lumit, por kur arriti afër bregut gati për ta kaluar, një ketër i vogël iu afrua duke kërcyer dhe i tha i shqetësuar:
“Mos kalo, mos kalo! Është me rrezik, rrezikon të mbytesh”.
”Përse lumi është kaq i thellë? – e pyeti kali i vogël mjaft i turbulluar”.
“Sigurisht, një mik i imi dje është mbytur” - tha ketri i vogël me zë të ngjirur.
Kali i vogël nuk dinte më se çfarë të bënte dhe kujt t´i besonte dhe vendosi të kthehej në shtëpi për t´i kërkuar një këshillë nënës së tij.
“U ktheva sepse uji është shumë i thellë” – tha si i zënë në faj kali i vogël “nuk mund ta kaloj lumin”.
“Je i sigurtë? Ndërsa unë mendoj se uji nuk është aq i thellë “tha” nëna e tij.
“Kështu më tha bualli i moshuar, por ketri i vogël këmbënguli duke më thënë se lumi është i rrezikshëm dhe dje është mbytur një miku i tij”.
“Atëherë uji është i thellë apo pak i thellë? Provo të mendosh me mendjen tënde”.
“Në të vërtetë nuk kam menduar”.
“Biri im, nuk duhet të dëgjosh këshillat e të tjerëve pa menduar me mendjen tënde. Mund t´ia arrish vetë. Bualli është i madh dhe i shëndoshë dhe natyrisht që mendon se lumi është pak i thellë, ndërsa ketri është shumë i vogël dhe mund të mbytet edhe në një pusetë dhe mendon se është shumë e thellë”.
Pasi dëgjoi fjalët e nënës, kali i vogël shkoi duke vrapuar drejt lumit i sigurtë në vetvete. Kur ketri i vogël e pa me putrat e tij tashmë brenda në ujë bërtiti:
“Atëherë e ke vendosur që të mbytesh?”.
“Dua ta provoj ta kaloj”.
Dhe kali i vogël zbuloi që uji i lumit nuk ishte aq pak i thellë si kishte thënë bualli, dhe as shumë i thellë siç i kishte thënë ketri i vogël.
Mawlo
Krijoni Kontakt