Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Greqia s’ratifikon MSA. Bregu: Jemi në pritje

    Greqia s’ratifikon MSA. Bregu: Jemi në pritje

    • Greqia është një ndër tre shtetet e BE-së që nuk e ka ratifikuar ende Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Bregu tha se pavarësisht kësaj, Shqipëria i konsideron marrëdhëniet me fqinjin Greqi, si shumë të mira
      (me te mira se kaq, nuk ka ku te veje. Greqia po behet copa per Serbine dhe kjo me sa duket e ngroh shume zonjen kodra-pas-Bregut-shenim nga BARAT)


    TIRANE-Janë 3 vende që nuk kanë ratifikuar ende MSA-në mes Shqipërisë dhe BE-së: Franca, Gjermania, Greqia. Një nga këto vende, Gjermania pritet ta ratifikojë MSA-në, ndërkohë që qeveria shqiptare qëndron në pritje që fqinj Greqia dhe Franca t’a përmbyllin sa më shpejt këtë proces. Edhe pse kanë mbetur shtete të rëndësishme pa e ratifikuar këtë marrëveshje, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, shprehet optimiste për këtë fakt. Bregu shprehu në një intervistë për ATSH se brenda këtij viti mund të përmbyllet i gjithë procesi i ratifikimit të MSA-së me vendet e BE-së. “Në takimet që kam pasur me ambasadorin gjerman, jam informuar se ratifikimi i MSA-së prej Gjermanisë do të mbyllet shumë shpejt. Ndërsa pritet që ky proces të përmbyllet edhe me senatin francez dhe me parlamentin grek”.
    Edhe pse ratifikimi i MSA me Shqipërinë është lënë pas dore nga një vend fqinj si Greqia, Ministrja e Integrimit konsideron se kjo gje nuk cenon marredheniet mes dy vendeve. “Marrëdhëniet me Greqinë i konsiderojmë shumë të mira. Për sa i përket ratifikimit, duhet të kuptojmë se çdo vend ka procedurat e tij parlamentare. E rëndësishme është se tashmë procesi i ratifikimit të MSA-së nuk ka kthim prapa”, nënvizoi Bregu.

    Ministrja e Integrimit garantoi se procesi i integrimit po ecën shumë mirë, madje me ritme më të shpejta nga sa ishte parashikuar në fillimet e tij. “E kam fjalën për reforma cilësore, të cilat e kanë afruar vendin më shumë drejt standardeve europiane dhe këto deklarata nuk vijnë vetëm nga ne, por edhe nga përfaqësues të lartë nga Brukseli, që monitorojnë këtë proces në çdo hap të tij”.

    gazeta shqiptare 30/09/2008

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po pse me biba si Bregu do bejme diplomaci ne?
    Me biba qe nuk shquhen per asgje tjeter vec pordheve e megalomanise idjote qe u jep pushteti kriminal i Berishes

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    BREGU:
    “Marrëdhëniet me Greqinë i konsiderojmë shumë të mira. Për sa i përket ratifikimit, duhet të kuptojmë se çdo vend ka procedurat e tij parlamentare. E rëndësishme është se tashmë procesi i ratifikimit të MSA-së nuk ka kthim prapa”,
    Une cuditem me keta letonezet. Paskan "procedura parlamentare" shume te shpejta. S'paskan patur pune tjeter...qe ne 2006 jane marre me shqiptaret. Greket, francezet dhe gjermanet (te vetmit qe kane pune) kur te kene kohe do firmosin. Sidomos greket, kojshit tane te mbare
    Eh sa pune kane komjshit! Shume fare.


    Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës
    së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre
    Anëtare ratifikohet nga 22 shtete anëtare:

    Letonia (26 tetor 2006),
    Sllovenia (12 shkurt 2007), Sllovakia (15 shkurt 2007),
    Polonia (15 mars 2007), Suedia (21 mars 2007),
    Hungaria (23 prill 2007), Spanja (12 maj 2007),
    Lituania (17 maj 2007), Irlanda (31 maj 2007),
    Luksemburgu (4 korrik 2007), Britania e Madhe (16 tetor 2007),
    Italia (16 tetor 2007), Estonia (18 tetor 2007),
    Hollanda (26 Nentor 2007), Finlanda (29 Nentor 2007),
    Malta (21 prill 2008), Danimarka (24 prill 2008),
    Republika Çeke (6 maj 2008), Austria (21 maj 2008),
    Qipro (31 maj 2008), Belgjika (25 qershor 2008),
    Portugalia (11 Korrik 2008)

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Pritje
    Nga Gogla e Kuqe në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:41
  4. Lufta e II Boterore, Greqia i kerkon ndjese Shqiperise
    Nga militanti1980 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 07:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •