Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Fatos Nano themelon partinë e tij - PARTIA SOCIALISTE E VËRTETË (PSV)

    EKSKLUZIVE/ Gjatë ditës së sotme, ish-lideri i PS-së, Fatos Nano në një takim me PSV-në. Gati themelimi i partisë

    Gjatë ditës së sotme, Fatos Nano së bashku me “socialistët e vërtetë” pritet ti japin dorën e fundit lëvizjes së krijuar brenda PS-së, duke nisur si fillim me kërkesën në Gjykatë për marrjen e të drejtës juridike në këtë funksion politik. Për këtë çështje burime të sigurta kanë saktësuar dje se dita e sotme do të konsiderohet dita e themelimit të Partisë Socialiste të Vërtetë, ku do të jenë pjesëmarrës shumë nga veteranët e PS-së, ku përveç Fatos Nanos edhe të tjerë si Makbule Çeço, por sigurisht edhe me mungesa si ajo e Luan Memushin, që prej kohësh ka qenë i përfolur si një nga iniciatorët e kësaj lëvizjeje. Gjatë një prononcimi për gazetën “Telegraf”, Kreu i PSV-së Petro Koçi konfirmoi takimin e sotëm ndërsa e konsideroi një takim të veçantë pune për startimin e politikës të socialistëve të vërtetë. Ndërkaq, Koçi u shpreh i rezervuar për prezencën e Fatos Nanos në takimin e sotëm, ndryshe nga zëra të tjerë që konfirmojnë të kundërtën.

    Madje sipas zërave, kreun e lëvizjes do ta mbajë vetë deputeti Koçi, ndërsa Nano pritet të marrë statusin e Presidentit të Nderit. Po kështu, të gjitha detajet e takimit të sotëm i ka konfirmuar për gazetën edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, tani në PSV, Makbule Çeço, sipas së cilës si fillim kjo parti do të mbyllë çështjen juridike të lëvizjes, për të bërë më pas rikonfiguriomin dhe qendrimet përkatëse të partisë për politikëbërjen në vijimësi. Ndërkaq, i pyetur nga “Telegraf”, ndryshe nga çpritej, Luan Memushi ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë prezent në takimin e sotëm, ndërsa mohoi lajmet e publikuara në media për largimin e tij nga Partia Socialiste. “Unë jam pjesë e grupit të PS-së, mblidhem në të, dhe diskutoj për problemet e ditës. Nuk jam larguar nga PS-ja” konfirmoi Memushi për gazetën. Ndërkaq, nuk bëhen të ditura emrat që do të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje nga dita e sotme, veçse theksohet se gjithçka do të jetë e programuar dhe përgjithësisht në funksion të një politike opozitare ndaj liderit Edi Rama.

    Takimi do të zhvillohet paraditen e sotme në Hotel Tirana International, ndërsa pritet të tërheqë vëmendjen politike të ditës. Kjo për shkak se deri më tani, Fatos Nano ka heshtur duke mos qenë aktiv në politikë, megjithëse përflitet se ende nuk ka larguar nga mendja synimin e marrjes së postit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. BOX Petro KoçiGjatë një prononcimi për gazetën “Telegraf”, Kreu i PSV-së Petro Koçi konfirmoi takimin e sotëm ndërsa e konsideroi një takim të veçantë pune për startimin e politikës të ...

    http://www.gazetatelegraf.com/index.php?news=259
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Partia PSV... partia e pisevengveee...
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  3. #3
    Bravo. Shpetoi Shqiperia tani. dhe nja 15 vjet te tjera Tosi/Sala

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    dmth qe ajo partia e pare qe kishte krijuar ne 91 ishte fallco
    eh mjer populli shqiptar
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Po qe lajm i vertete, turp i vertete dhe jo Socialiste e vertete! Nuk kuptoj si nje njeri i pavertete, me emrin e mbiemrin e vertete, ama, Fatos Nano, mund te krijoje dicka te vertete, vec lojra emrash te vertete. Cudi, si me rrodhen dhe mua keto lojra fjalesh!!!

    ----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  6. #6
    Prape u be i gjalle ky i deshtuari legjendar?!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    po pse se ka dhon ket lajm asnje stacion televiziv?

    a eshte u vertet lajmi?
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Prap u kthy a tadhetari!!!!!!!1

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Mendoj se ky eshte fillimi i fundit per ramen.Megjithe se nuk jam fan i Fatosit them se eshte i vetmi rival politik per Berishen. Megjithate koha do ta tregoje.

  10. #10

    Partia Socialiste 91 është emri i partisë më të re në spektrin politik shqiptar.

    Një parti e re politike del në skenë



    Partia Socialiste 91 është emri i partisë më të re në spektrin politik shqiptar.

    Partia është pagëzuar nga ish-funksionarë dhe deputetë të PS-së, të cilët prej kohësh kishin shprehur pakënaqësi ndaj drejtimit të PS-së nga Edi Rama.

    Partia do të drejtohet nga deputeti Petro Koci, i cili tha se partia e tij e re synon të thithë elektoratin e majtë.

    Kjo është partia e dytë që krijohet nga krisjet brenda PS-së.

    Më parë, Ilir Meta dhe përkrahësit e tij të pakënaqur nga ish- lideri socialist Fatos Nano krijuan LSI-në.


    BBC

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste
    Nga Username në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  3. Kongresi socialist: "Kujtoni vitin 1997 dhe Berishën"
    Nga gabriel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 02:24
  4. PS dhe PD, kompromis i vonuar për ndarjen elektorale zonale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:22
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •