Ramazani i ushqen të pastrehët e Londrës
"Gjatë Ramazanit ne muslimanët vetëdijësohemi rreth asaj se çka do të thotë të jesh i uritur".
E martë, 23 Shtator 2008 02:10


Duke shfrytëzuar karakterin e bujarisë dhe të mëshirëes së muajit të Ramazanit, të rinjtë muslimanë britanezë janë duke e përhapur gëzimin e Ramazanit edhe në mesin e të pastrehëve jomuslimanë të Londrës duke shpërndarë ushqime gratis të iftarit.

"Gjatë Ramazanit ne muslimanët vetëdijësohemi rreth asaj se çka do të thotë të jesh i uritur" thotë për "The Guardian" Miqdad Asaria të hënën me 22 Shtator, i cilit e pati idenë për iftaret, për të pastrehët. "Unë mendova, a ka kohë më të volitshme se gjatë këtoj muaji për shpërndarjen e ushqimeve tona atyre të cilët janë të uritur gjatë tërë vitit?"

Çdo të enjte, Asaria dhe të rinjtë e tjerë vijnë në parkun "Lincoln's Inn Fields" të Londrës, ku shumë të pastrehë, mashkuj e femra i presin vizitorët e tyre shpirtgjerë.

Të rinjtë muslimanë vijnë në këtë park me ushqime dhe pije të ndryshme për t'i shpërndarë këtyre njerëzve.

Njëri grup e fal namazin e akshamit në një kënd, ndërsa grupi tjetër ju ofron ushqime të ngrohta këtyre të uriturve dhe të pastrehëve, dhe pastaj ndërrohen.

Asaria, një 27 vjeçar i diplomuar në shkencat kompjuterike, beson se kjo iniciativë sjell përfitime të dyfishta, duke ju ndihmuar të rinjve muslimanë për të pasur kontakte me komunitetin lokal dhe nga ana tjetër për të pasur vetëdijësim më të lartë për rrethin shoqëror.

"Unë deshta të tërheq vëmendjen se kur duam të ndihmojmë, nuk ka nevojtarë vetëm në vende të largëta, por janë një mori problemesh edhe në këtë vend që mund të ndihmohen" sqaron ai.

"Të rinjtë që u tubuan nuk e njihnin njëri tjetrin, kështu që ky është një akt i mirë shoqëror poashtu".

Britania është vendqëndrim për një minoritet musliman multi etnik me përfarësisht 2 milion pjesëtarë, kryesisht me prapavijë pakistaneze, bengaleze dhe indiane.

Pasi që i aranzhoi për së pari herë iftaret e para gratis para dy jave, Asaria e hapi një faqe në Facebook për iniciativë. Gjatë javës së parë, qindra të rinjë muslimanë u lajmëruan për të marrë pjesë. Gjatë javës së ardhshme, pjesëmarrja u rrit në 150 vetë.

Videoja me iftare poashtu u bë upload në You Tube me qëllim që të shpërndahet mesazhi në rrethin publik.

Kjo ide tërhoqi vëmendjen edhe të komuniteteve tjera, kështu restoranet indiane kërkuan nga grupi musliman që ta vazhdonin idenë e iftareve edhe gjatë vitit.

Asarias ende i kujtohet momenti kur arritën për herë të parë në park me ushqime. "Të pastrehet dukeshin të habitur. Ata ishin mësuar të ju gjuhen ushqimet nga pjesa e prapme e furgonit, por me ne ishte rast tjetër, iu ndanim ushqimet bashkë që i kishim, dhe ju lente përshtypje gaditshmëria e njohjes dhe bisedës sonë me ata me të cilët hanim së bashku" vërrente ai.

"Ky është një shembull i inspirimit të të tjerëve me virtytet tona dhe mundësimi që këto virtyte ta përshijnë një komunitet më të gjerë".


www.IslamOnline.net

Shkruaj koment Dërgoja një miku Shtyp