Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    E para "Punëtorët e Mavrovës"

    E para "Punëtorët e Mavrovës"


    Vedat MEMEDALIU

    Shkup, 2 shtator - Katër rastet e kthyera nga Gjykata e Hagës, raste këto që kanë të bëjnë me shqiptarët tanimë presin edhe fillimin e gjykimit. Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar të katër lëndët në Prokurori, e cila sipas të gjitha gjasave, këtë muaj do të fillojë me procesuimin e tyre. E para që do të procesuohet është rasti i "Punëtorëve të Mavrovës", ndërsa është caktuar edhe Trupi gjykues që do të merret me këtë lëndë. Është interesante fakti që Prokuroria në këtë rast e ka llogaritur matematikën me Ligjin për amnisti. Partitë politike shqiptare, si ajo në pushtet - BDI dhe ajo opozitare - PDSH, edhe pse mbështeten në këtë ligj, nuk do të mund të bëjnë asgjë, pasi Prokuroria dhe Gjyqësia do të thirren në Konventën e Gjenevës për krime të luftës.

    Kjo konfirmohet edhe nga Ministria e Drejtësisë.
    "Lëndët e përkthyera tanimë u janë dorëzuar në Gjykata dhe Prokurori dhe këtë muaj pritet të fillojë gjykimi. Mendojmë se do të ketë gjykime përfundimtare, pasi këtu do të zbatohet Konventa e Gjenevës për konflikte të armatosura", theksojnë në Ministrinë e Drejtësisë. Zyrtarë të kësaj ministrie informojnë se edhe gjykatësit janë gati, pasi kohë më parë, Ministria e Drejtësisë ka trajnuar më shumë se 50 gjykatës për gjykime të autorëve të krimeve në kohë lufte. Të njëjtit zyrtarë konfirmojnë se rasti i parë që do të gjykohet është "Punëtorët e Mavrovës" për të vazhduar më tej me "të zhdukurit maqedonas", "Penda e Likovës" dhe për të përfunduar me "udhëheqësia e UÇK-së".

    Edhe salla e posaçme për këto lëndë është gati. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 kohë më parë u ndërtua salla e madhe që tanimë quhet "Salla për gjykimit e rasteve të Hagës".

    Me këtë rast, askush nuk dëshiron të komentojë asgjë përpara fillimit të gjykimit të lëndëve. Në Ministrinë e Drejtësisë drejtojnë në Prokurori, pasi siç thonë ata, puna e tyre ka marrë fund me përkthimin e lëndëve dhe dorëzimin e tyre me kohë në Prokurori.

    Edhe Prokuroria e përgjithshme është treguar e mbyllur për komentime. Nga këtu informojnë se para se të fillojë procesuimi i rasteve, do të informohen mediat për rrjedhën e gjykimit. Ndryshe, Tribunali i Hagës, nga pesë lëndët e marra nën hetime menjëherë pas konfliktit të vitit 2001, vendosi të hapë çështje gjykimi vetëm për "Rastin e Lubotenit", me çka edhe u dënua me 12 vite burg komandanti i policisë maqedonase, Johan Tarçullovski, ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u shpall i pafajshëm.

    ************************************************** *********

    Nese me te vertet nisen te gjykohen keto raste... NUK DOT KEMI NEVOJ AS PER BDI AS PER PDSH ... 100% TE PA AFTE NE C'DO ASPEKT.... TURP
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    rastet e Hages te kthyera ne maqedoni ende nuk kane mare garancion nga gruevski se ato do te mbyllen ku me kete raste qe haga nuk deshi ti procesoj dhe kthey ne gjygjet maqedone rendohen ish ushtaret e uck dhe gati e tere udheheqesia do te shohim tash a do te ket fuqi BDi dhe ALi Ameti keto raste ti mbyll njeher e pergjithmon apo vet do te shpetoj dhe shoket e luftes do tju ngul thiken pas shpine
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Të akuzuarit i mbron Haga

    Besim ILJAZI

    Tetovë, 15 shtator - Shkodran Idrizi dhe Fadil Ferati, dy nga 23 të akuzuarit për keqtrajtimin e katër punëtorëve të "Mavrovës" në vitin 2001, nuk do të paraqiten në procesin gjyqësor që është paralajmëruar të fillojë sot në Gjykatën Themelore Shkup I. Shumica e të akuzuarve nuk janë në dijeni dhe nuk kanë pranuar ftesa për t'u paraqitur në procesin gjyqësor, që do të drejtohet nga gjykatësi i pa trajnuar për kësi lloj lëndësh, Goran Boshevski. Ndërkaq, familjarëve të Shkodranit dhe Fadilit u kanë ardhur ftesat për në gjyq, por të njëjtat i kanë refuzuar. Ata akuzohen se së bashku me 21 pjesëmarrës të tjerë për "organizim grupi në nxitjen e kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës". Idrizi dhe Ferati, që të dy ish pjesëtarë të Brigadës 112 "Mujdin Aliu" të UÇK-së u arrestuan më 11 nëntor menjëherë pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 2001 së bashku edhe me pesë ish-ushtarë tjerë. U liruan pas 13 muaj burg, pasi gjykata u shpall jo kompetente dhe lënda iu kalua Tribunalit të Hagës, e cila gjithashtu nuk gjeti bazë për të ngritur akuzë për krime lufte. Lëndët e Hagës, vitin e kaluar u kthyen në Maqedoni ku pritet një nga një të fillojë edhe të procesuohen.

    Njëri në Gjermani,
    tjetri në Tetovë

    Shkodrani gati pesë vite ndodhet në Gjermani ku edhe punon, ndërsa Fadili në Tetovë. Gjatë gjithë kohës kanë qenë të kapshëm për drejtësinë, ndërsa familjarët e tyre theksojnë se ata janë të pafajshëm dhe shteti padrejtësisht i ngarkon me këtë akuzë.
    Si dëshmi se Shkodrani dhe Fadili janë të pafajshëm, familjarët thirren në letrën e Gjykatës së Hagës dërguar autoriteteve shtetërore, përmes së cilës vërtetohet se Tribunali në hetimet ndaj tyre dhe të akuzuarve tjerë nuk ka gjetur elemente për krime ndaj njerëzimit.
    "Vëllai im nuk ka marrë pjesë në të ashtuquajturin keqtrajtim të punëtorëve të 'Mavrovës'. Aktivizimi i lëndës tani, është lojë e pistë dhe e ndërlidhur me politikën. Është fatkeqësi që ne si familjarë jemi pjesë e kësaj katrahure. Jemi të dëmtuar shpirtërisht dhe materialisht", thotë Vllaznim Idrizi, vëllai i Shkodranit. Këtë e mbështet edhe xhaxhai i Fadilit, Ixhet Ferati, i cili potencon se këto janë shkaqet pse edhe djali i vëllait të tij, Fadili nuk do të paraqitet në gjykatë. "Kemi humbur besimin në drejtësinë, për këtë nuk paraqiten djemtë në gjykatë. Gjithçka është e qartë, fëmijët tanë nuk janë fajtorë", thotë ai. Që të dy familjarët paralajmërojnë se nëse merren masa për arrestimin e tyre, atëherë do ti organizojnë banorët e Zhelinës të dalin në protesta.

    "Frikë nga dëmshpërblimi"
    "Problemi më i madh është se shteti tani i frikohet dëmshpërblimit", thekson ai. "Kjo është presion që ne të tregojmë se kush qëndron pas keqtrajtimit. Shteti, gjyqësia dhe policia e din se kush janë fajtorët", potencon Vllaznimi. Theksojnë se për shtatë vite familjet e tyre jetojnë me ankthin e përfundimit të këtij procesi. "Ne jemi në pozicion të kontaktojmë me të gjithë që kjo çështje njëherë e përgjithmonë të mbyllet, ndërsa faktikisht ndodhë e kundërta. BDI na garanton se ne kemi të drejtë dhe kërkon prej neve të mos flasim, kurse në anën tjetër lënda ecën dhe procesuohet", thotë Vllaznimi. Ai dyshon se gjykata në mungesë mund ti dënojë, pasi vitin e kaluar Shkrodranit i është shqiptuar një dënim njëvjeçar për shkak të vozitjes së veturës në vitin 2002 me dokumente të parregullta. "Shteti po bën kurthe që ta sjell këndej. Pasi i kaloi afati i pasaportës, vitin e kaluar Shkodrani kishte shkuar që ta vazhdojë te ambasada e Maqedonisë në Gjermani.
    Aty i kanë thënë se s'mundet, pastaj më autorizoi këtu mua që t'ia nxjerr dhe në fund përkundër të gjitha dokumenteve, më thanë se nuk mund ta marr pasi akuzohet nga shteti", thotë Vllaznimi.

    Kacarska dhe Shvërgovski kërkojnë të akuzuarit
    Kryetarja e Gjykatës themelore Shkup 1, Dobrilla Kacarska të hënën deklaroi se Gjykata është e gatshme për fillimin e sotëm të gjykimit për rastin "Punëtorët e Mavrovës", i cili është i pari nga katërt lëndët që Prokuroria e Hagës i ktheu në procesuim në Maqedoni. "Disa herë thash se gjykata është e gatshme për fillimin e këtyre lëndëve edhe në pikëpamje të gjykatës dhe gjithçka që nevojitet që të zbatohet kjo procedurë në pajtim me ligjet", tha Kacarska, duke shtuar se pret të sigurohet prania e të gjithë personave të dyshimtë dhe dëshmitarëve në gjykim. "Shpresoj se do të sigurohet prania e tyre, por edhe nëse nuk janë të pranishëm në gjykimin ekzistojnë procedura dhe mënyra tjera që ata të sillen në gjykatë ose eventualisht të bëhet gjykimi në mungesë të tyre", tha Kacarska. Prokurori shtetëror publik Lupço Shvërgovski, në pyetjen e gazetarëve se kur mund të pritet procesuimi gjyqësor edhe i rastit "Udhëheqësia e UÇK-së", deklaroi se përveç "Punëtorëve të Mavrovës", i cili është në fazë të gjykimit, për lëndët tjera duhet të ndërmerren edhe shumë veprime procesuale. Ai edhe një herë tha se Ligji për amnisti nuk vlen për këto raste.

    Çfarë thuhet në letrën e Hagës
    Zëvendësprokurori Gream Bulit përmes një letre sqaruese të datës 5 shtator 2002 e vlerësuar si "top sekret" i njofton organet shtetërore të Maqedonisë se pas shqyrtimit të dëshmive për Shkodran Idrizin dhe Fadil Feratin nga ana e Tribunalit të Hagës, ka ardhur në përfundim se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj këtyre dy personave. Me këtë, thuhet më tej në letrën e zv/prokurorit Bulit, Haga i informoi autoritetet maqedonase përmes një letre më 26 qershor 2002 se nuk do të vazhdojë me ndjekjen e dy personave të arrestuar.

    Emrat e të akuzuarave për "Mavrovën"
    Shkodran Izdrizi
    Fadil Ferati
    Bashkim Rustemi
    Xhevat Xhemaili
    Hisen Xhemaili
    Sheval Ajeti
    Shaban Zenuni
    Kadri Sulejmani
    Mirsad Ismani
    Musli Havzii
    Safet Ogriç
    Alinaxhi Idrizi
    Xhemal Abdullahi
    Ilir Xheladini
    Nusret Mustafi
    Osman Nuhija
    Musli Nuhija
    Ismail Selmani
    Arben Jakupi
    Krenar Osmani
    Jetmir Bejtuli
    Sait Rushiti
    Faik Allaraj

    Deputeti Xhemaili
    ndër të akuzuarit
    Në mesin e 23 të akuzuarve për rastin e Mavrovës ndodhet edhe emri i Hisen Xhemailit, deputet i BDI-së. Xhemaili në një prononcim për "Studio 2" ka deklaruar se nuk është i njoftuar se akuzohet, ndërsa ka pohuar se nuk ka pranuar ftesë për t'u paraqitur në seancën gjyqësore që sot pritet të fillojë në Gjykatën Themelore Shkup I.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Nesër fillon procesi gjyqësor për rastin “Punonjësit e Mavrovës”

    Partitë shqiptare kanë kundërshtuar ashpër procedimin e katër lëndëve nga gjykatat në Maqedoni duke u thirrur në Ligjin për amnisti.

    Nesër fillon procesi gjyqësor për rastin e parë nga katër gjithsej që u kthyen nga Haga. Rasti “Punonjësit e Mavrovës” për të cilin akuzohen rreth 20 veta për keqtrajtimin e 3 punonjësve të Ndërmarrjes për Ndërtim “Mavrova” gjatë konfliktit të vitit 2001 mund të fillojë pa praninë e të akuzuarve pjesa më e madhe prej të cilëve janë jashtë Maqedonisë. Mirëpo pavarësisht kësaj, gjykatësja Dobrilla Kacarska deklaroi se procesi do të fillojë dhe të akuzuarve do t’u gjykohet në mungesë.
    “Shpresoj se do të sigurohet prania e tyre por edhe nëse nuk do të jenë të pranishëm në gjykim ekzistojnë procedura dhe mënyra tjera që të sillen në gjykatë ose eventualisht të gjykohet në mungesë të tyre”, u shpreh gjykatësja Dobrilla Kacarska.
    Ndërkohë prokurori publik Lupço Shvërgovski edhe njëherë ka përsëritur se për rastet e kthyera nga Tribunali i Hagës nuk vlen amnistia e vitit 2001.
    “Unë një herë kam deklaruar se Ligji për amnisti nuk vlen për këto raste dhe ai ka qenë komenti im i fundit dhe nuk ka nevojë që të përtëritem më”, theksoi prokurori publik Lupço Shvërgovski..
    Përveç rastit të “Punonjësve të Mavrovës”, shumë shpejtë pritet të fillojë procesi edhe për rastin “Penda e Likovës”. Këtë rast prokuroria tanimë ia ka dorëzuar gjykatësit hetues i cili pritet sërish t’ia kthejë prokurorisë e cila vendos për ngritjen ose jo të aktakuzës. Ndërsa sa i përket rastit të “Maqedonasve të rrëmbyer” dhe “Drejtuesve të ish-UÇK-së” të njëjtat ende gjenden në prokurori.
    “Për dy lëndët tjera duhet të merren shumë veprime, atje shumë persona janë të akuzuar, disa prej tyre janë të kapshëm ndërsa disa tjerë jo”. Nënvizoi Shvërgovski.
    Partitë shqiptare kanë kundërshtuar ashpër procedimin e katër lëndëve nga gjykatat në Maqedoni duke u thirrur në Ligjin për amnisti. Sipas tyre i vetmi institucion i cili mund të merrej me raste për krime lufte është Gjykata e Hagës e jo gjykatat e vendit. Gjykata e Hagës për krime lufte procedoi vetëm një rast nga konflikti i 2001 në Maqedoni rastin e Lubotenit. Për vrasjen e 10 shqiptarëve të Lubotenit me 12 vjet burg u dënua pjesëtari i njësitit special të policisë Johan Tarçullovski ndërsa nga akuza u lirua ish - ministri i Brendshëm Lube Boshkovski.

    Melihate Rustemi
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #5
    shqiptari Maska e faruk_01
    Anëtarësuar
    24-09-2006
    Vendndodhja
    maqedoni
    Postime
    590
    sonte te gjitha mediumet si ato maqedonase dhe keto shqiptare deklaruan se neser fillon procesi i rastit ''Puntoret e Mavroves'' ku me kete rast dhe bashke me 3 rastet tjera akuzohen vetem shqiptaret, BDI ende nuk eshte prononvuar per kete, presim reagimet e tyre qe dikur paten garantuar mbylljen e ketyre rasteve. te shohim epilogun e vertet, nese BDI nuk ka force qe keta raste ti mbyll MIRE ESHTE TE LARGOHET EDHE NGA QEVERIA EDHE NGA SKENA POLITIKE.
    O Sa mir t'jesh Shqiptar...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Gjykata do të kërkojë imunitetin e Xhemailit

    Bekim MURATI

    Shkup, 21 shtator- Gjykatat Themelore Shkup I pritet që gjatë dy ditëve të ardhshme të kërkojë nga Parlamenti heqjen e imunitetit për deputetin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Isen Xhemaili. Ai së bashku me 22 persona të tjerë akuzohet për keqtrajtimin e punëtorëve të "Mavrovës" në vitin 2001. Edhe pse në Gjykatën Themelore Shkupi I nuk japin detaje se kur do të kërkojnë që deputetit Xhemaili ti merret imuniteti, jo zyrtarisht merret vesh se kërkesa në Parlamenti do të arrijë gjatë tre ditëve të ardhshme. "Do të shohim, nga e hëna do të ketë informacione se si do të veprohet me imunitetin e deputetit në fjalë", thotë Sedat Rexhepagiç, zëdhënës i gjykatës Shkup I. Përveç rastit të keqtrajtimit të punëtorëve të "Mavrovës", gjykata ka paralajmëruar edhe hapjen e procese gjyqësore për digën e Likovës, udhëheqësinë e ish-UÇK-së dhe për të zhdukurit maqedonas, lëndë të cilat u kthyen nga Haga pasi u vlerësua se nuk ekzistojnë elemente për ngritje akuzash për krime ndaj njerëzimit

    Ahmeti kontakton me Gruevskin
    Ndërkq, burime në BDI kanë bërë të ditur se kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti është duke zhvilluar konsultime të rregullta me kryeministrin Nikolla Gruevski për daljen nga kjo situatë, por sipas tyre ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete pasi që ekzekutivi insiston në pohimin se gjykatat e Maqedonisë janë të pavarura nga pushteti ekzekutiv. Ndërkohë, lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kërkuar që Ligji për amnisti të vlejë edhe për katër rastet e Hagës. "Ne kemi kërkuar një interpretim të mirëfilltë dhe një ekspertizë të vërtetë mbi Ligjin për amnisti, me ç' rast në qoftë se hapen dosjet e tilla, sigurisht se nuk respektohet edhe vetë vendimi i organit më të lartë ligjvënës, Parlamenti të Maqedonisë, i cili ka ratifikuar amnistinë e përgjithshme për të gjitha palët në konflikt", ka deklaruar kryetari i BDI-së Ali Ahmeti..
    Procesumi shkel amnistinë
    Ka reaguar edhe Partia Demokratike Shqiptare përmes sekretarit të përgjithshëm Imer Aliu. "PDSH-ja konstaton se procesuimi i këtyre rasteve në gjykatat e vendit është shkelje e Ligjit për amnisti. Ne gjithë e dimë rëndësinë e Ligjit për amnisti është i lidhur me stabilitetin e Maqedonisë posaçërisht pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe ishte pikërisht ky ligj i cili në masë të madhe ndikoi në stabilitetin e vendit dhe në çarjen e rrugës së Maqedonisë për integrimet euroatlantike", nënvizoi Aliu. PDSH-ja i ka bërë thirrje Ahmetit të mos jetë indiferent ndaj çështjes së lëndëve të Hagës duke e porositur atë që të mos konstatojë problemin por të ofrojë zgjidhje. "Do të përmend në këtë rast deklaratën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili në një intervistë konstatoi se Ligji për amnisti nuk respektohet dhe në fund të përgjigjes pyet se çka të bëjmë tani. Ai duhet të ketë zgjidhje dhe jo të parashtrojë pyetje pasi që paraqet shumicën parlamentare dhe përfaqësuesin shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë", vlerësoi Aliu.

    Ekspertët për rastet e Hagës
    Ndërkohë edhe ekspertët kanë kërkuar që për këta raste të vlejë ligji për amnisti. Profesori Osman Kadriu,thotë se me hapjen e këtyre rasteve, Maqedonia mund të hyjë në krizë të thellë politike dhe etnike. "Në rast se gjykatat e Maqedonisë vazhdojnë me këtë tempo dhe fillojnë hapjen e procedurës edhe për udhëheqësinë e ish-UÇK-së, do të ketë shumë pasoja negative për Maqedoninë dhe mund të përfundojë me krizë politike dhe largimin e BDI-së nga koalicioni qeveritarë. Ligji për amnisti është i qartë dhe i përfshinë të gjithë veprat penale ,që kanë lidhje me konfliktit e vitit 2001, ai vlen si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët .Çdo tentim i gjykatave të Maqedonisë, për të vazhduar procesuimin e tyre i ngjan një procesi të montuar politik", ka thënë Kadriu. Edhe juristi Bedredin Ibrahimi, thotë se ligji për amnisti është i qartë, ndërsa kërkon nga partia shqiptare në pushtet të kërkojë seancë të Parlamentit të Maqedonisë për interpretimin e ligjit për amnisti. "Punë e parë që duhet ta bëjë subjekti politik shqiptar, edhe pse ligji është tejet koncizë dhe i qartë, është ushtrimi i kërkesës Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për interpretimin autentik të nenit 1 të Ligjit për amnisti, me çka do të eliminohen të gjitha dilemat lidhur me kapacitetin përfshirës të Ligjit. Apeli për të ndërmjetësua faktori ndërkombëtar, përkatësisht NATO si garant i amnistisë dhe kërkesa për ekspertizë ndërkombëtare të Ligjit, për momentin janë të deplasuar dhe nuk do të japin efekt. Problemi në këtë fazë është i brendshëm dhe pa i shfrytëzuar mekanizmat brenda institucioneve shtetërore, përzierje nga jashtë nuk do të ketë", thekson juristi Bedredin Ibrahimi.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Askush nuk i ka njoftuar se akuzohen për rastin “Punëtorët e Mavrovës”
    Në mesin e 23 të akuzuarve për rastin “Punëtorët e Mavrovës” janë gjetur edhe emrat e vllezërve Osman e Musli Nuhiu si dhe Xhemail Abdullai të cilët thonë se nga mediat kanë mësuar se janë në mesin e të akuzuarve për këtë lëndë.

    Si mund të paraqitemi në gjyq kur nuk kemi marrë asnjë ftesë nga gjykata, thonë ata. Osman Nuhiu është inspektor i urbanizmit në Komunën e Tetovës dhe thotë se një ditën pas seances së parë gjyqësore ka qenë në terren bashke me policinë për të zbatuar vendimet e komunes për rrënimin e objekteve të egra.
    “Ne nuk kemi ftesë për në gjyq dhe nuk e di në çfarë mënyre të shkoj në gjyq pa ftesë. Unë jam punëtor i Komunës së Tetovës, punoj inspektor ekzekutues i urbanizmit, kur atë ditë që ka pas gjykim ditën e hënë, kur unë të martën kam qenë së bashku me disa policë duke prishur një objekt pa leje. Po i demantoj informatat se jemi të pakapshëm ne jetojmë dhe shëtisim nëpër Tetovë, ku punoj, bashkëpunoj me policinë kur shkoj në punë”, u shpreh Osman Nuhiu, njëri ndër të akuzuarit për rastin “Punëtorët e Mavrovës”.
    Edhe Xhemail Abdullai i dyshuar për rastin e njëjtë thotë se për çdo ditë paraqitet në vendin e tij të punës dhe nuk është e vërtetë se është i pakapshëm për organet e rendit. Për të njëjtin rast në vitin 2003 jam paraqitur në gjykatë dhe jemi liruar nga akuza, thotë Abdullai.
    “Dëgjoj nga gjykatësja e cila ndjekë këtë procedurë së ne jemi të pakapshëm për shtetin, për gjyqin. Është e kundërta sepse ne, unë personalisht gjithnjë jam në vend të punës. Ne në vitin 2003 kemi qenë në gjyqin Shkupi 2 ku gjykatës ka qenë Vellçe Pançevski, dhe neve na ka dhënë dokument që jemi të liruar nga akuzat për të cilat jemi të ngarkuar. Prej kur ka nisë kjo procedurë unë personalisht me familjen time nuk mund të bëj gjumë të rehatshëm”, u ankua Xhemail Abdullai, i akuzuari tjetër për rastin “Punëtorët e Mavrovës”.
    Në seancën e parë gjyqësore për rastin "Punëtorët e Mavrovës", nga gjithsej 23 të akuzuar, në gjykatë u paraqiten vetëm 2 persona te cilët për momentin gjenden në arrest, Sait Rushiti dhe Havzi Musliu, ndërsa të tjerët siç u tha janë të pakapshëm për organet e rendit ose gjenden jashtë vendit.
    Në mesin e tyre është edhe deputeti aktual i BDI-së Hisen Xhemaili. Seanca e dytë gjyqësore për rastin në fjalë është caktuar për 17 tetor.

    Shkëlzen Aqifi
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •