E DIELA E 25. GJATË VITIT -A-

”Kërkojeni Zotin deri sa mund të gjendet, thirreni në ndihmë deri sa është afër!...."

Don Kolë Gjergji


L1: Is 55, 6-9; Ps 145(144); L2: Fil 1, 20ad-24.27a; + Ungjilli: Mt 20,1-16
http://bibla.net/


Sot kur kremtojmë të dielën e 25. gjatë vitit, jemi mbledhur që sëbashku të gjithë në këtë vend të shenjt, në kishë si vëllezër e motra në Krishtin ta kremtojmë meshën shenjte.

E ndëgjuam Fjalën Zotit që sot na u ofrua në mënyra dhe rrethana të ndryshme të asaj kohe por e përshtatshme edhe për gjendjen aktuale të jetës sonë. Besoj që secili prej nesh këtë e ka veshtruar me zemër dhe e ka mbjellë në zemër.

Leximi i parë i Isaisë profet, një profet nga shekulli i 6. para Krishtit gjindet në një situatë shumë të vështirë shpirtërore dhe të asaj për rreth, mund të thoshim se është tërsisht i dëshpruar dhe i pafuqi. Ai e thërret popullin, por mund të thoja që ai në thërret të gjithë neve sot pa dallim moshe dhe gjinie qysh në rendin e parë të leximit posa e ndëgjuam, që ta “kërkojmë Zotin, ta kërkojmë atë gjithmonë në ndihmë dhe të kthehemi ka Ai”. Ne njerëzit e kësaj kohe më shumë se kurr kemi nevoj më së shumti për Zotin. Ne si njerëz kërkues të bëhemi edhe hulumtues për ta gjetur Zotin dhe të qëndrojmë në afërsinë e tij.

Shpesh këso fjalë të ngjajshme apo thirrjesh ndëgjojmë edhe gjatë liturgjisë shenjte, si psh.: “lutuni vëllëzër e motra”, “Zoti qoftë me ju”, “t’i lartësojmë zemrat” apo edhe “shkoni në paqe”. Këto janë një thirrje që i përngjajnë sot ftesës së Isaisë profet. Këto janë një ftesë për ne të gjithë që ta kërkojmë Zotin paprã për çdo ditë, por edhe ndoshta kur jemi në ditët më të vështira të jetës sonë. Rrugët e Zotit janë të ndryshme se rrugët tona. Ai bën gjithçka të re. E reja, e papritura vjenë prej mbrendisë, prej zemrës së Zotit, sepse “ai është i madhë dhe bujar në falje”.

Shën Pali apostull në letrën e vet drejtuar Filipianëve sot na thërret që t`jetojmë sipas vullnesës së Krishtit. Shën Pali këtë letër e shkroi në vitin 55 pas Krishtit në kohën kur ishte i burgosur. Apostulli e llogarit dhe e shef vdekjen, por vdekja për të nuk është një problem, por për të më kryesore është që Jezu Krishti të “madhërohet” nëpërmes tij. Jezu Krishti për të dhe për ne është vet jeta, sepse ai vet thotë: “unë jamë rruga, jeta dhe e vërteta”, andaj ne duhet t´a zgjedhim natyrisht Jezu Krishtin.

Jezu Krishti i merr gjithmonë shembujt prej jetës aktuale, që njerëzit, në këtë kontekst ndëgjuesit të mund ta kuptojnë sa më mirë. Ungjilli i kësaj të diele të 25. gjatë vitit temën kryesore me anë të kësaj shembëlltyre na paraqet: “Jeta jonë në shërbim të Zotit”. Ungjilli i sotëm është një tregim figurativ, ku neve dëshiron t’na hapë thelbin e qiellit, dhe bëhet fjala mbi “Mbretërinë e qiellit”. Si punëtorët në vreshtën e Hyjit janë apo është e përshkruar “kisha”. Kjo është dhe i takon thelbit të esences së Mbretërisë së qiellit, tash të jetë në ne, por ajo nuk është ende e përkryer, por megjithatë e pranishme. Ne të gjithë jemi të ftuar si bashkpuntorë në vreshtën e Zotit, por në kohë të ndryshme dhe me obligime të ndryshme, por paga është e njejtë për të gjithë që ta “arrijmë mbretërinë e qiellit”. Ne jemi të gjithë të ftuar që sëbashku t´a ecim këtë rrugë në qëllim të jetës në bashkim me Zotin, dhe në këtë mënyrë secili e pranon një pagë për vete, aq sa e meritën me jetën e vet. Zoti nuk ia bënë askujt të padrejtë, por kjo është paga e veprave tonë në jetë. Qysh tash e përjetojmë se jemi të dhuruar me anë të jetës në plotësim dhe jemi të falenderuar për vlerën e fesë sonë që Jezusi na dhuroi.

Kjo shembëlltyrë mbi vreshtën e Zotit na forcon neve dhe na thërret në kthim ka Zoti. Kthimi ka Zoti dhe jeta e re me të nuk është kurr me vonesë. Gjithmonë në jetën tonë mund t´a kemi një fillim, një nisje sa i përket jetës me Zotin. Këtë e mendon edhe Isaia profet sot në lexim dhe ia dëshiron secilit prej nesh: ”Kërkojeni Zotin deri sa mund të gjendet, thirreni në ndihmë deri sa është afër! Njëriu i keq le të kthehet te Zoti e ai do të ketë, mëshirë për të, tek Hyji ynë që është bujar në falje”. Nuk është fjala në pjesë të ungjillit këtu se sa orë njeriu ka punuar në vreshtën e Zotit. Vendimtarja është në shëmbëlltyrën tonë që secili prej nesh një herë ta ndëgjon thirrjen për bashkpunëtor, thirrjen për kthim, thirrjen për rikthim. Të mendon ndonjëherë secili prej nesh në vetvete dhe të vendos vetdijshëm: “Unë dua t´i takoj Hyjit, unë dua të jam bashkpunëtorë në vreshtëne Hyjit”.

Ishte dashur që edhe në jetën e bashkësisë sonë të mos ketë kurfarë ndryshimi, ndërmjet atyre që një kohë të gjatë ndoshta janë bashkpunëtor të misionit dhe atyre që ndoshta para disa ditëve kanë filluar të bashkpunojnë në mision, sepse mos të harrojmë se “të gjithë jemi një në Krishtin, të bashkuar për të punuar me të dhe për të”. Të punojmë edhe ne në vreshtën e Zotit me të gjitha mundësitë dhe shpresoj dhe jam i bindshëm që Zoti do të na shpërblen më atë dhuratë të madhe që ne ndoshta fare nuk e kemi paramenduar apo pritur. Zoti do të na bekoj punën dhe ndjersën tonë. Të jemi bashkpunëtor të tij dhe në vreshtën e tij gjatë tërë jetës sonë!


http://bibla.net