Vihet re nje ngjashmeri e madhe midis riteve fetare Bizantine (Ortodokse) dhe atyre Islamike. Kjo duket qarte fillimisht gjate kendimit te hoxhes ne minare. Menyra e kendimit te hoxhes ne minare ka nje ngjashmeri te jashtezakonshme me ate te prifterinjve ortodokse gjate sherbesave fetare. Ndryshimi i vetem eshte se ne pjesen me te madhe te sherbeses, hoxhallaret kendojne ne gjuhen arabe. ēfare ndryshimi do te kishte menyra e kendimit te hoxhes nga ai i nje prifti ortodoks nese hoxha do te kendonte me ze te larte ne gjuhen shqipe (ne rastin tone).
Veme re gjithashtu edhe menyren e te veshurit! Pelerina e gjate ka qene karakteristike per kishen e krishtere qe para ndarjes. Pas ndarjes se kishave, ortodokset filluan te visheshin me veshje te zeza per te mbajtur zi per kryqezimin e Krishtit. Ne koke ata filluan te mbanin "kapele" (emertimi kapele nuk eshte shume i sakte pasi quhet ndryshe por per momentin nuk me kujtohet) te zeze. Hoxhallaret gjithashtu kane "kapele" ne nje forme shume te perafert me ato te prifterinjeve ortodokse por zakonisht ne ngjyre te bardhe. "kapele" te njejte mbajne edhe kleriket bektashinj, por ne ngjyre te gjelber. Veshja e ketyre klerikeve eshte totalisht e njejte me veshjen e prifterinjeve ortodokse. Ndryshon vetem ngjyra.
Tjeter ngjashmeri ka edhe ne arkitekturen e objekteve te kultit. Xhamite, ashtu si Kishat Ortodokse, kane kupole ne qender. Kupola eshte karakteristike per objektet e kultit ne stilin Bizantin. Kembanorja e Kishave Ortodokse eshte pershtatur tek xhamite ne formen e minareve. Ndryshimi qendron ne faktin se xhamite nuk kane kembana, por hoxhallaret hipin ne maje per te kenduar gjate sherbeses fetare, ne pergjithsi ne gjuhen arabe.
P.S: Nje arkitekture te ngjashme me ate bizantine, per ndertimin e xhamive, perdorin vendet islamike te lindjes se mesme, per arsye se vendet e tjera islamike te azise kane nje arkitekture disi ndryshe ne ndertimin e xhamive.
Krijoni Kontakt