Diçka duhet sqaruar paksa më ndryshe.
Autoriteti i shtetit dhe autoriteti i pushtetit, sunduesve, nuk është një.
Shteti i Kosovës, apo Kosova shtet, autoritetin duhet sendërtuar në të ardhmën, sepse akoma është herët për të konstatuar se a ka apo jo autoritet shteti i Kosovës. Për mua sheti si shtet po.
Kam votuar për jo, sepse pushtetarët nuk po sillen si ndërtues të shtetit, Kosovës në të gjitha sferat, por ata po sillen si ndërtues të pushtetit, bile atë autoritar ku ligjet mbeten vetëm në letër.
Ka shumë argumente për këto që po i konstatoj, por nuk do të merrem shumë me to, sepse edhe tërë faqja do të ishte e pamjaftueshme për ti renditur të gjitha.
Ka nepotizëm, ka familjarizëm, ka korrupsion, ka burokratizëm, bile nuk kaboj nëse e them se ka edhe autokratizëm...
Për ta forcuar shtetin duhet ti forcojmë dhe zbatojmë ligjet...duhet flakur nepotizmin, familjarizmin, korrupsionin...Ndryshe nuk do të ketë autoritet Kosova si shtet në arenën ndërkombëtare.
Unë kështu mendoj.
E ju?...
Krijoni Kontakt